Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    212

    Zbardhet skema me mashtrimin për azil në Gjermani, 5 në pranga

    Një skemë mashtrimi për azilantë ishte ngritur në një angjenci udhëtimesh në qytetin e Fierit, ku vetëm në një periudhë të shkurtër, me qindra qytetarë, kryesisht nga fshatrat e komunës Novoselë kanë blerë biletat 140 euro për në Gjermani me qëllim përfitimin e azilit. Dhjetëra prej tyre kanë mundur të arrijnë tokën gjermane, ndërsa rreth 250 persona u bllokuan të enjten nga policia në portin e Vlorës në tentativë për të kaluar kufirin, fillimisht drejt Brindisit të Italisë e më tej në Mynih të Gjermanisë. Policia ka arritur të zbulojë këtë skemë mashtrimi dhe të vë në pranga 5 persona, mes tyre dhe 55-vjeçarin Agim Muçaj, administrator i agjencisë së udhëtimeve “Agimi Travel”, me zyra në qytetin e Fierit. Të arrestuarit, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kaluar në mënyrë të paligjshme jashtë kufirit shqiptar një numër të konsiderueshëm qytetarësh, nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Sipas uniformave blu, kjo ka ndodhur duke i dezinformuar ata se në Gjermani këtë periudhë mund të përfitohej lehtësisht azil ekonomik.
    Të arrestuarit
    Agim Mucaj, 55 vjeç, administrator i Agimi Travel
    Shezai Aliaj, 45 vjeç, agjent shitjesh të biletave, pronar i pikës së Western Union në Novoselë
    Kastriot Hoxha, agjent shitjesh të biletave në Western Union në Novoselë
    Arrestohen për moskallëzim krimi
    Derisa Mitro, 26 vjeçe, agjente e shitjes së biletave në agjencinë “Agimi Travel”
    Matilda Mazreku, 26 vjeçe, agjente e shitjes së biletave në agjencinë “Agimi Travel”
    Procedohen penalisht edhe 4 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    azilantet
    Policia bllokoi ne Vlore 6 autobuse me rreth 250 persona, do shkonin ne Gjermani per azil
    Duke pasur parasysh fluksin e pazakontë të udhëtarëve në portin e Vlorës dhe informacionet e ditëve të fundit të “eksodit” drejt Gjermanisë, policia e qytetit bregdetar bllokoi të enjten në port 6 autobusë të agjencisë “Agimi Travel”. Nga verifikimet e policisë, rezultoi se rreth 245 nga udhëtarët që do të niseshin drejt Mynihut, kishin mangësi në dokumentacion. Policia shoqëroi rreth 50 prej udhëtarëve, kryesisht banorë të Komunës Novoselë-Vlorë, të cilët kanë pohuar se kishin dëgjuar që në Gjermani ofrohet lehtësisht azil ekonomik. Ata kanë treguar gjithashtu se në shmë raste, të njohur të tyre kanë kur edhe familjarisht drejt Gjermanisë, ndërsa thonë se i është dashur të marrin para borxh e të sheshin sende me vlerë për të siguruar 140 euroshin e biletës.
    azilantet me logo
    Ne agjencine “Agimi Travel” edhe 320 bileta te tjera te prenotuara per ditet ne vijim…serish ne Gjermani
    Policia sekuestroi gjithashtu të gjithë dokumentacionin e agjencisë “Agimi Travel” nga ku rezultoi se ishin prenotuar edhe 320 bileta të tjera nga qytetarë të Elbasanit, Beratit dhe Durrësit, me të njëjtin destinacion si udhëtarët e bllokuar, Gjermaninë. Udhëtimi i tyre drejt Mynihut ishte planifikuar për në ditët në vijim.

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Zbardhet skema me mashtrimin për azil në Gjermani, 5 në pranga

    Me pak fjalë agjenci Agimi Perendoj
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •