-
Perjashtuar
LDK-ja do ta votojë Thaçin për president
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja do ta respektojë marrëveshjen me PDK-në dhe do ta votojë për president të vendit në vitin 2016, Hashim Thaçin. “Çdo gjë që kemi nënshkruar shumë qartë, do ta respektojmë. Ne do ta votojmë për president kandidatin e PDK-së, zotin Thaçi. Është detyrim që e kemi marrë si parti e koalicionit. Duhet të mësohemi që të respektojmë marrëveshjet”, ka thënë Mustafa në emisionin “Debat” në “RTK”.
Sa i përket rritjes së pagave, Mustafa ka thënë se kjo do të merret në konsideratë nga Qeveria që ai udhëheqë, por se kjo nuk varet nga vullneti po nga mundësitë buxhetore. Ndërkohë sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se agjenda përgatitet nga BE. Mustafa ka thënë se temat ende nuk dihen por se takimi i parë në mes tij dhe kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të realizohet në fund të muajit janar ose në 10 ditëshin e parë të muajit shkurt.
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se migrimi i qytetarëve të Kosovës nuk është diçka e re pasi kjo ka ndodhur edhe më parë. Ai ka bërë me dije se nuk është vetëm papunësia arsye sepse, sipas tij, nga Kosova po ikin edhe ata që e kanë një punë.
Por, ai ka theksuar se, do të punojnë që qytetarët e Kosovës të kenë një standard evropian në Kosovë.
Mustafa ka theksuar se po të kishte Kosova liberalizimin e vizave gjërat do të ishin ndryshe.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt