Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Ish-koloneli amerikan: "Qeveria po largon nga detyra kolonel Dritan Demiraj"

    A po e humb Shqipėria luftėtarin e saj mė tė vyer?

    BENJAMIN W.COVINGTON III

    Pėr njė periudhė tė jashtėzakonshme prej 4 vitesh, nga 2008 e deri mė 2012, isha kėshilltari ushtarak i ministrit tė Mbrojtjes. Detyra ime ishte qė gjerėsisht tė “reformoja” Forcat e Armatosura Shqiptare. Disa gjėra kanė nevojė tė qartėsohen qė nė fillim pėrsa i pėrket titullit tim dhe zinxhirit tim tė komandimit. Unė nuk isha kėshilltari ushtarak amerikan te ministri i Mbrojtjes nė Shqipėri, por thjesht kėshilltari ushtarak te ministri i Mbrojtjes (dhe kam punuar me tre ministra Mbrojtjeje ndėrkohė, Mediun, Oketėn dhe Imamin). Kjo do tė thoshte qė nė takime me pėrfaqėsuesit e NATO-s apo ata amerikanė, unė gjithnjė qėndroja nė anėn shqiptare tė tavolinės.
    Me vetėm shumė pak ditė para se tė pėrfundojė koha nė dispozicion, dhe ai mund tė hiqet totalisht nga rolet ushtarake, kolonel Dritan Demiraj, ish-komandant i Forcave Speciale Shqiptare dhe komandant garnizoni, gjithashtu edhe pėr Batalionin Komando, mund tė jetė duke u nxjerrė nė mėnyrė tė pavullnetshme nė pension.
    Kolonel Dritan Demiraj, pa dyshim komandanti dhe stėrvitėsi/edukuesi/trajnuesi mė i mirė nė radhėt e Forcave tė Armatosura, ėshtė tashmė pranė sakrifikimit nga njė sistem personeli ushtarak, i cili dėshton sėrish nė vlerėsimin e profesionalizmit si njė prioritet kyē. Ai shumė drejt mund tė quhet “babai” i Forcave Speciale Shqiptare, tė cilat ai i organizoi, stėrviti, pajisi si dhe udhėhoqi nė misionin e tyre tė parė luftarak nė Afganistan, aty ku ai personalisht drejtoi nė ēdo mision tė rrezikshėm, ashtu siē ai bėnte gjithmonė gjatė stėrvitjeve tė rrezikshme e tė vėshtira.
    Unė besoj nė parimin e “situatės mė tė vėshtirė”. Pra tė jesh i pėrgatitur pėr skenarin mė tė keq. Periudhat e tranzicionit gjithnjė ngjyrosen me optimizėm. Nė tė njėjtėn kohė ne marrim pėrsipėr pėrgjegjėsi tė jashtėzakonshme pėr rezultatet. Njė gjė e tillė kėrkon vėmendje tė veēantė nė tė gjitha nivelet te Forcat e Armatosura. Sigurisht qė qėllimi duhet tė jetė tė mos hedhim jashtė gjithēka nga e kaluara, thjesht sepse ėshtė e lidhur me tė kaluarėn, por tė studiojmė parametrat dhe realitetet e mbrojtjes dhe sigurisė dhe tė aplikojmė kėto masa, tė cilat janė mė tė mirėpėrshtatura pėr kushtet e Shqipėrisė. Ėshtė gjithashtu njė lloj e rėndėsishme qė kuadrot dhe i tėrė personeli tė jenė tė integruar nė kėtė proces dhe tė lejohen qė tė marrin pjesė nė debate qė kanė lidhje me sigurinė kombėtare. Ka shumė eksperiencė nė radhėt e Forcave tė Armatosura qė do tė ishte e gabuar tė shmangej apo mėnjanohej.
    Qeveria shqiptare ka bėrė shumė pak pėr tė mbėshtetur Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė (FARSH) ose pjesėtarėt nė tė nė vitin 2014. Perspektiva buxhetore pėr vitin 2015 ėshtė edhe mė keq seē ishte nė fillim tė vitit 2014. Buxheti pėr 2015 u ul nga njė tashmė teorik 2% e PBB (GDP) nė njė 0.87% tė deklaruar.
    Morali nė FARSH ėshtė i ulėt dhe nė rėnie. Kombinimi i pagave tė ulėta, mbėshtetja e pamjaftueshme pėr ushtarakėt (uniformat dhe pajimet bazė tė ushtarakut) dhe mungesa e koherencės nė programet e mbėshtetjes ka ēuar gjithnjė e mė shumė nė humbjen e vazhdueshme tė personelit kyē me aftėsi tė larta dhe njė qėllim tashmė tė qartė nga ana e oficerėve tė gradave tė ulėta dhe nėnoficerėve, tė largohen nga radhėt e FARSH sapo t’u paraqitet mundėsia e parė. Vetėm Batalioni i Forcave Speciale humbi shumė personel kyē dhe me eksperiencė gjatė vitit 2014 dhe Forca Ajrore humbi shumicėn e pilotėve mė me eksperiencė dhe personelit tė mirėmbajtjes drejt sektorit civil apo ministrive tė cilat paguajnė mė shumė.
    Nė pėrgjithėsi FARSH janė duke kryer njė progres tė ngadaltė dhe tė dhimbshėm drejt njė force profesioniste moderne, por shumė ėshtė akoma pėr t’u pėrmbushur qė kjo forcė tė arrijė njė gjendje normale gatishmėrie operacionale dhe tė ndėrmarrė rolin e saj tė plotė si njė Forcė totalisht e aftė dhe partnere nė NATO. Viti 2015 tashmė ėshtė destinuar tė jetė njė vit i vėshtirė pėr FARSH, gjatė tė cilit shumė pak progres do tė bėhet pėr tė modernizuar dhe pajisur njėsitė operacionale.
    Edhe pse janė hedhur disa hapa pėrpara, ushtria vazhdon tė veprojė nė njė mjedis shumė tė kufizuar, i cili rrit inefikasitetin, mbyt iniciativėn, shpėrdoron burimet, dekurajon koordinimin profesional dhe bashkėpunimin, si dhe nėnvleftėson sjelljen etike.
    Rrėnjėt e kėtij mjedisi negativ qėndrojnė si nė mentalitetin dhe nė ligjet shumė kufizuese. Prapambetjet e sistemeve totalitare janė mbi tė gjitha njė mbledhje pushteti nė majė, dhe kjo mbetet ende nė efekt me Qeverinė shqiptare dhe Ministrinė e Mbrojtjes, ku nė mėnyrė virtuale tė gjitha vendimet merren nga ministri dhe nė njė shkallė mė tė vogėl nga shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm. Miratimet me gojė dhe urdhrat tip misioni (apo udhėzimet) janė gati joekzistente dhe komandantėt e shtabet janė gjithnjė tė ngurruar nė marrjen e veprimeve vetėm nėse kėto janė me shkrim dhe tė vulosur nga njė autoritet mė i lartė. Koncepti i delegimit tė autoritetit nė pėrgjithėsi kuptohet, por shumė rrallė i pėrqafuar. Mė shpesh refuzohet nė baza tė njė besimi tė pėrgjithshėm qė ēdo ligj e bėn individin tė pėrgjegjshėm pėr atė dhe kėshtu qė ai/ajo duhet tė menaxhojė pėrgjegjėsinė nė detaje dhe nė kėtė mėnyrė tė ndėrmarrė ēdo vendim qė lidhet me tė. Ajo ēka rrjedh ėshtė qė nėse agjenti i pėrgjegjshėm delegon, ai do tė ketė pėrgjegjėsinė e gabimeve. Fajėsia nė tė tillė rast sjell ndėr mend imazhet e gjobave apo burgimit – njė imazh i cili u pėrforcua pas shpėrthimeve nė Gėrdec.
    FARSH nuk kanė njė sistem personeli gjithėpėrfshirės dhe ndėrveprues. Nė mungesė tė njė tė tilli, sistemi, nė mėnyrėn si ekziston, pėrbėhet nga njė seri funksionesh shumė lehtė tė thyeshme, tė cilat nuk janė nėn menaxhimin qendror dhe nuk aplikohen nė mėnyrė uniforme. Kjo ėshtė njė formė e shprehur pakėnaqėsie nė tė tėrė forcėn. Nėn kėto rrethana, tri fenomene madhore nėnvleftėsojnė efikasitetin e forcave operacionale. E para, pėrzgjedhja nė bazė tė meritave pėr detyra, shkollim dhe rritjen nė gradė nėnvlerėsohet. E dyta, rotacioni i arsyeshėm i personelit ndėrmjet shkollave dhe personelit nė njėsitė operacionale as inkurajohet dhe as implementohet nė mėnyrė rutinė. E Treta, menaxhimi i funksioneve tė forcės pengohen nga mangėsia e informacionit tė duhur dhe nė kohė.
    Njė rezultat i aftėsive tė centralizuara tė menaxhimit ishte qė procesi i pėrcaktimit tė personelit tek organizmat e sapokrijuar zgjati pėr muaj tė tėrė pėrtej ēdo kufiri dhe u implementua kryesisht nga komandantėt, tė cilėt pėrzgjidhnin, dhe nė disa raste qė grindeshin me njėri-tjetrin pėr individė tė caktuar. Shumė oficerė, nėnoficerė dhe ushtarė u lanė pa detyra pėr periudha tė gjata kohe dhe njė pjese tė tyre iu tha qė ta kėrkonin vetė njė punė pėr tė kryer. Ndėrsa ky jo-sistem i menaxhimit tė personelit mund tė kishte eliminuar tė dobėtit nga tė fortėt nė disa vende, vetėm ka shėrbyer pėr tė rritur tendencėn e pėrkujdesjes ndaj miqve dhe farefisit, qė ėshtė metoda kryesore e pėrzgjedhjes nė tė gjithė Shqipėrinė.
    Aftėsia e pėrgjithshme e zonave stėrvitore pėr tė mbėshtetur stėrvitjen u pėrmirėsua mjaft gjatė vitit 2010 falė pėrfundimit tė njė fshati ose MOUT (Military Operations in Urban Terrain), si dhe njė poligoni tė sponsorizuar nga danezėt prej 300 metrash nė Zall-Herr. Kėto projekte tė dhuruara u shtuan gjithashtu edhe nga njė seri pėrmirėsimesh inovative tė drejtuara nga komandanti i BOS, kolonel Demiraj, qė pėrfshinin njė kompleks tunelesh pėr luftėn nė shpella dhe pozicione hapje zjarri me plumba prej vėrteti (Shoot House), njė kullė stėrvitore pėr sulmet vertikale, njė avion pėr stėrvitje pengjesh dhe njė anije tė vendosur nė fundin e njė pishine olimpike pėr sulme nga uji etj.
    Ky ushtar i ushtarėve, ky kolonel qė shumė shpejt mund tė nxirret nė pension, ėshtė njė prej luftėtarėve mė tė zellshėm pėr pėrmirėsimin e shkaqeve tė mėsipėrme tė regresit qė vėrehen nė Forcat e Armatosura Shqiptare dhe pėr kėtė arsye ai po luftohet me mish e me shpirt nga tė prapambeturit e sistemit tė lidhjeve tė vjetra, tė cilat janė tė gjithė kundėr meritokracisė. Batalioni i Forcave Speciale, pėr arsye tė statusit tė tij tė veēantė si njėsia prioritare operacionale, ishte nė atė kohė veēantia e rregullit. Njėsia kreu stėrvitje shumė tė vėshtira nėn mbėshtetjen e njė grupi shumė tė talentuar nga General Dynamics (GD) i pėrbėrė nga Forca Speciale Amerikane tashmė nė lirim tė kontraktuar nga Zyra e Bashkėpunimit tė Mbrojtjes (Office of Defense Cooperation-ODC), si dhe nga grupe aktive tė Forcave Speciale Amerikane – A team dhe tė tjerė. Stėrvitja pėr mė tepėr ishte e fokusuar, dhe njėsia ka kryer kurse bazė tė Forcave Speciale shumė intensive, tė cilat gjeneronin mesatarisht 57 tė certifikuar nga mbi 300 kandidatė fillestarė.
    Ky ėshtė kolonel Dritan Demiraj, njė profesionist i pashembullt, i cili ėshtė i barabarti i drejtuesve mė tė mirė nė ēdo komb. Humbja nga radhėt e Forcave tė Armatosura e kolonel Demirajt do tė ishte njė goditje jo vetėm pėr Forcat e Armatosura, por edhe pėr kombin qė ai kaq mirė i ka shėrbyer.

    *Ekipi i Ekipit tė Modernizmit tė Mbrojtjes nė Shqipėri (2008-2012) nė Ministrinė e Mbrojtjes.
    Analist i vjetėr stėrvitjeje.
    Kolonel (r) Ushtria Amerikane.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Ish-koloneli amerikan: "Qeveria po largon nga detyra kolonel Dritan Demiraj"

    nuk eshte per tu cuditur me kesoj lajmesh, edhe sala kur erdhi ne fuqi keshtu beri
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Pėr: Ish-koloneli amerikan: "Qeveria po largon nga detyra kolonel Dritan Demiraj"

    Kur do te heqin dore keta nga ofendimi ndaj ushtarakeve?!

    Kolonelin ne fjale e njoh, kemi bere disa here diskutime mbi FA, profesionist i rralle.

    Ketu eshte problemi, qe keta nuk i duan profesionistet, kane alergji nga kundershtite me te drejte qe ata ngrejne per te miren e repartit te tyre, ndaj nje buxheti anormal.

    Respekte kolonel, eshte koha e maskarejve por atdheu i shqiptareve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ingenuous : 21-12-2014 mė 06:37
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ingenuous pėr postimin:

    2043 (22-12-2014)

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ish-koloneli amerikan: "Qeveria po largon nga detyra kolonel Dritan Demiraj"

    Berisha akuzon Ramėn pėr lirimin: Kolonel, nuk ke kujt t’i shkruash!

    Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi dje pėr lirimin nga detyra tė kolonel Dritan Demirajt, pėr tė cilin ka dhėnė vlerėsime maksimale. Pėrmes rrjetit social “Facebook”, ai ka theksuar: “Edi Rama liroi nga detyra ushtarakun mė tė pėrgatitur, mė tė pėrkushtuar, mė tė stėrvitur dhe mė tė dekoruar pėr akte trimėrie, burrėrie, aftėsie nė kohė paqeje, por dhe direkt nė front lufte, kolonel Dritan Demiraj. Koloneli komandoi pėr vite tė tėra njėsinė mė luftarake, mė eficiente, mė tė njohur, mė tė vlerėsuar tė Ushtrisė shqiptare nė tėrė historinė saj. Vetė ai dhe njėsia qė ai komandonte ka marrė nga komandantėt dhe kryekomandantėt e trupave tė NATO-s nė Afganistan vlerėsimet mė superlative. Mirėpo, kolonelin e bėnė naiv pasioni dhe dashuria e tij pėr ushtrinė. Ai ende nuk e kupton se pėr atė nuk mund tė ketė vend nė shtėpinė e Edit, ministrave tė tij qė vjedhin paratė publike, duke u dhėnė tenderat firmave tė burrave, vėllezėrve, motrave, baballarėve tė tyre makutė dhe hajdutė. Kolonel Demiraj ėshtė naiv dhe nuk kupton se, pėr atė dhe sojin e tij njerėzor, nuk ka vend nė shtėpinė Edit, ndrikullave, Mimrave dhe gjeneral Trafikut, qė vjedhin tenderat dhe pėrvetėsojnė pronat e Ushtrisė, apo tė Gysve, Canėve, Lizave, Mozave kuqalashe, Denarve qė presin gjoba marramendėse pėr tendera dhe pėr mosprishje shtėpish, kėrkojnė marrėdhėnie seksuale pėr vend pune, madje dhe me tė mitur, apo presin gjoba 3000-6000 euro pėr tė fituar ose dhe mbajtur vendin e punės. Duke ju uruar festat e fund vitit juve i nderuar z. Dritan dhe tė gjithė ushtarakėve tė ndershėm shqiptarė, me keqardhje mė duhet t’ju them se: Kolonel, nuk ke kujt t’i shkruash!”.

    Panorama

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ish-koloneli amerikan: "Qeveria po largon nga detyra kolonel Dritan Demiraj"

    Dritan Demiraj: Lirimi im nga ushtria u gatua me pėrqasje staliniste

    Emri:  dritan-demiraj.jpg

Shikime: 1626

Madhėsia:  45.9 KB

    TIRANE - Koloneli qė u lirua nga detyra pėr shkelje tė disiplinės ushtarake thotė nė njė letėr tė hapur qė botohet sot nė “GSH”, se lirimi i tij nga detyra u gatua me qasje staliniste. Dritan Demiraj falenderon Berishėn dhe Mediun pėr mbėshtetjen publike dhe thotė se ėshtė kundėr politizimit tė ēėshtjes. “Lėvizjet e mia kanė qenė mė leje. Shefi i Shtabit tė mos shohė armiq imagjinarė”, thotė kolonel Demiraj. Ai ka qenė komandant i Forcave Speciale tė Ushtrisė, aq sa njihet si “babai”, udhėheqėsi i parė luftarak nė terren dhe trajnues i misioneve “Eagle”, pedagog dhe autor i shumė librave.

    LETRA E PLOTE

    Paraprakisht dėshiroj tė falėnderoj me mirėnjohjen mė tė sinqertė mijėra kolegė, qytetarė tė zakonshėm brenda dhe jashtė vendit pėr vėmendjen mesazhet dhe inkurajimin qė mė kanė dhėnė mua dhe familjes time, me kėtė rast.
    Pėr tė tejkaluar keq informimet, keq interpretimet dhe spekulimet, e ndjej pėr detyrė shtetare tė bej disa qartėsime dhe qėndrime personale, nė lidhje me kėtė mase ekstreme:
    Sė pari, e konsideroj veten produkt tė njė investimi 31 vjeēar nė Forcat e Armatosura (FA). I siguroj tė gjithė se 24 libra, disa misione, 10-tra konferenca ndėrkombėtare, rreth 45 dekorata, nga Presidentė, “Medalja e Artė e Shqiponjės” nga Presidenti Topi, Medalja “Nderi i Kombit” nga Presidenti Nishani, Ministrat e Mbrojtjes, Shefat e Shtabit tė Pėrgjithshėm, Komandantėt e Forcave, etj, Sekretari Pėrgjithshėm i NATO-s, ish komandanti ISAF-it Petreus, Komandantė tė ushtrisė Amerikane, nuk janė vetėm vlerėsime pėr pėrkushtimin, performancen dhe sakrificat e mia dhe tė familjes time, por i ndaj me respekt me vartėsit, kolegėt, eprorėt, qė mė kanė shoqėruar me mbėshtetje tė jashtėzakonshme nė ketė CV jo tė zakonshme.
    Sė dyti, falėnderoj drejtpėrdrejtė, ish-kryeministrin, SHT Zoti Berisha, ish-ministrin Zotin Mediu, dhe disa personalitete tė njohura nė jetėn publike, pėr vėmendjen dhe investimin nė rastin tim. Me kėtė rast, Ju garantoj tė gjithėve se Kolonel Dritan Demiraj, ashtu si deri tani do tė vijoj tė mbetem njė ushtar i Atdheut dhe profesionist i pėrgjegjshėm nė FA. Si e tillė, lutem mirėkuptimin e gjithsecilit qė ėshtė i interesuar nė kėtė rast, se edhe pse ėshtė njė vendim tėrėsisht i papėrgjegjshėm dhe i kundraligjshėm- nuk dėshiroj tė marrė ngjyra politike, pasi besoj fort nė devizėn perėndimore se FA – janė asete kombėtare, nė dobi tė sigurisė qytetareve, shoqėrisė dhe Kombit.
    Sė treti, bėj me dije se vendimmarrja e Ministres Kodheli, ėshtė ankimuar dhe kam besim tė plotė se drejtėsia do ta gjeje ketė vendimmarrje nė kundėrshtim me ligjet dhe rregulloret, nė kundėrshtim tė frikshėm me modelet perėndimore tė trajtimit tė ushtarakeve, tė padrejtė dhe tė paprecedente njėherėsh. Mjafton tė pėrmend qė pėr kėtė masė ekstreme (ose “hakmarrje primitive”), nuk ėshtė zhvilluar njė procedure zyrtare normale, e cila ėshtė marrė nė datė 5.12.2014, dhe vetėm me interesimin tim jam njohur nė datėn 17 dhjetor? Gjithashtu, qartėsoj se nė tė gjithė vlerėsimet e mija, nuk kam patur asnjė masė disiplinore, duke pėrfshirė edhe vlerėsimin pėr vitin 2014, ku jam vlerėsuar maksimalisht.
    Sė katėrti, qartėsoj ekskluzivisht, se nė tė gjitha rastet qė kam lėvizur jashtė shtetit, kam marre leje sipas rregullave, nga Autoritetet pėrkatėse qė nga momenti qė kemi marrė njoftim pėr kėtė me urdhėr – pėrkatėsisht Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe Zv/Mbrojtjes. Praktikat pėr ēdo rast, janė administruar nė sekretaritė e MM dhe tė SHP.
    Sė pesti, sqaroj se nė tė gjitha daljet jashtė shtetit (pėrsėris me leje) pėrveē arsyeve familjare – “nuk kam kėrcėnuar/tradhtuar sigurinė kombėtare”, por kam ndarė nė mėnyrė tė pėrgjegjshme me kolegė dhe autoritetė tė larta tė SHBA, etj, partnerė strategjikė, ekspertizėn, vlerėsimet dhe shqetėsimet e mija profesionale pėr ēėshtje tė Sigurisė, Terrorizmit dhe tė Mbrojtjes Kombėtare.
    Sė gjashti, nėpėrmjet kėtij prononcimi bėj me dije se kam venė nė dijeni paraprakisht Autoritetet (Presidentin Kryeministrin, Ministren) dhe qartėsoj kolegėt, dhe kėdo tė interesuar se vendimmarrja e lirimit tim nga ushtria nuk ka ardhur brenda njė dite, por ėshtė gatuar me njė pėrqasje staliniste, dhe terminologji tė sistemit tė keqshpėrdoruar, tėrėsisht i padenjė pėr njė vend anėtar tė NATO-s. Mbetem ende me shpresė, se Kryeministri Zoti Rama, ka qėnė i pa informuar ose keq-informuar pėr kėtė vendimmarrje, dhe si e tillė vijoj tė besoj se Ai do tė tregojė vėmendjen e duhur dhe do ta adresojė nė mėnyrė shtetare kėtė rast. Shpresoj gjithashtu, qė edhe aleatet strategjik, nga tė cilėt kam marrė vlerėsime maksimale, tė kontribuojnė pėr ta tejkaluar kėtė rast.
    Sė shtati: nė vlerėsimin tim, shpresoj jo vetėm – definicioni dhe kufizimi pėr daljet jashtė shtetit tė ushtarakeve, ėshtė njė qasje e trashėguar nga regjimi paranojak komunist, dhe rregulloret e Mehmet Shehut. Konteksti jashtė shtetit, (ishte pėr vendet armike), ėshtė po ashtu terminologji e viteve 74, e sistemit tė keq shpėrdoruar e Vito Kapos, e dekoruar sė fundmi. Me keqardhje gjykoj se MM dhe SHSHP nė vend qė tė pėrditėsojė/pėrmirėsojė definicionin “jashtė shtetit, dhe masat nė referencė tė kėsaj rregullore paranoje”–vijoj nė tė keq shpėrdorojnė dhe trajtojnė si mekanizėm pėr tė gjetur grupe armiqėsore dhe dėnuar armiqtė e radhės. Pėr shembull shtrohet njė pyetje e thjeshtė, si tė kuptohet ky definicion dhe kjo mase ekstreme kur udhėtojmė nė hapėsirėn Euroatlantike ku ne jemi pjese/anėtare?. E parė nė kėtė kontekst, besoj tė jetė e shumė mirė kuptueshme se masa ekstreme nė rastin tim, dhe tė ndonjė rast tjetėr, ėshtė vetėm “arsyeja banale dhe qesharake njėherėsh”! Gjithashtu gjykoj se spekulimi me termin “Siguria Kombėtare”, nuk ėshtė as pėr tė hapur rrugė ilegjetimitetit tė prokurimeve, si rasti investimeve me banjot, tapetet, karriket, sistemet IT) me 1 milion $!
    Pėrtej rastit personal, informoj Aktorėt dhe opinionin publik se jam thellėsisht i shqetėsuar pėr gjendjen alarmante tė kohezionit, solidaritetit, dhe trajtimit tė ushtarakėve nė FA.
    Nė fundit por jo nga rėndėsia,i bėj thirrje publike M. Kodheli, tė revokojė kėtė masė jo kundrejt individit, por kundrejt ushtarakut, kolonelit, dhe Nderit tė Kombit, Kolonel Dritan Demiraj.
    I bėj thirrje publike, Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithsėm nė vend qė tė harxhojė energji pėr tė “zbuluar armiq imagjinarė” dhe tė mė uroj nė mėnyre meskine pėr “jetėn private”, te jap dorėheqjen pėr shkelje nė raste te pėrsėritura tė Kushtetutės, pėr shpėrdorimin e parimit kushtetues tė pa-asnjanėsise politike nė ushtrimin e detyrės, dhe pėrdorimin e dy fishit tė dekoratave, aplikimin e sjelljeve dhe standardeve tė dyfishta (ndėrsa kolegun pėr tė njėjtėn arsye e padit me burg), heqjen nga vlera e pikėsimit tė kontributeve nė operacionet jashtė vendit, tė cilat jo vetėm e turpėrojnė por edhe e komprometojnė rėndė pozitėn e tij zyrtare.
    Me kėtė rast, i siguroj tė gjithė tė interesuarit se do tė vijoj tė angazhohem edhe me fuqishėm edhe mė pėrgjegjshėm nė ēėshtjet e Sigurisė dhe Mbrojtjes Kombėtare.

    Kolonel Dritan Demiraj

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •