A po e humb Shqipėria luftėtarin e saj mė tė vyer?
BENJAMIN W.COVINGTON III
Pėr njė periudhė tė jashtėzakonshme prej 4 vitesh, nga 2008 e deri mė 2012, isha kėshilltari ushtarak i ministrit tė Mbrojtjes. Detyra ime ishte qė gjerėsisht tė reformoja Forcat e Armatosura Shqiptare. Disa gjėra kanė nevojė tė qartėsohen qė nė fillim pėrsa i pėrket titullit tim dhe zinxhirit tim tė komandimit. Unė nuk isha kėshilltari ushtarak amerikan te ministri i Mbrojtjes nė Shqipėri, por thjesht kėshilltari ushtarak te ministri i Mbrojtjes (dhe kam punuar me tre ministra Mbrojtjeje ndėrkohė, Mediun, Oketėn dhe Imamin). Kjo do tė thoshte qė nė takime me pėrfaqėsuesit e NATO-s apo ata amerikanė, unė gjithnjė qėndroja nė anėn shqiptare tė tavolinės.
Me vetėm shumė pak ditė para se tė pėrfundojė koha nė dispozicion, dhe ai mund tė hiqet totalisht nga rolet ushtarake, kolonel Dritan Demiraj, ish-komandant i Forcave Speciale Shqiptare dhe komandant garnizoni, gjithashtu edhe pėr Batalionin Komando, mund tė jetė duke u nxjerrė nė mėnyrė tė pavullnetshme nė pension.
Kolonel Dritan Demiraj, pa dyshim komandanti dhe stėrvitėsi/edukuesi/trajnuesi mė i mirė nė radhėt e Forcave tė Armatosura, ėshtė tashmė pranė sakrifikimit nga njė sistem personeli ushtarak, i cili dėshton sėrish nė vlerėsimin e profesionalizmit si njė prioritet kyē. Ai shumė drejt mund tė quhet babai i Forcave Speciale Shqiptare, tė cilat ai i organizoi, stėrviti, pajisi si dhe udhėhoqi nė misionin e tyre tė parė luftarak nė Afganistan, aty ku ai personalisht drejtoi nė ēdo mision tė rrezikshėm, ashtu siē ai bėnte gjithmonė gjatė stėrvitjeve tė rrezikshme e tė vėshtira.
Unė besoj nė parimin e situatės mė tė vėshtirė. Pra tė jesh i pėrgatitur pėr skenarin mė tė keq. Periudhat e tranzicionit gjithnjė ngjyrosen me optimizėm. Nė tė njėjtėn kohė ne marrim pėrsipėr pėrgjegjėsi tė jashtėzakonshme pėr rezultatet. Njė gjė e tillė kėrkon vėmendje tė veēantė nė tė gjitha nivelet te Forcat e Armatosura. Sigurisht qė qėllimi duhet tė jetė tė mos hedhim jashtė gjithēka nga e kaluara, thjesht sepse ėshtė e lidhur me tė kaluarėn, por tė studiojmė parametrat dhe realitetet e mbrojtjes dhe sigurisė dhe tė aplikojmė kėto masa, tė cilat janė mė tė mirėpėrshtatura pėr kushtet e Shqipėrisė. Ėshtė gjithashtu njė lloj e rėndėsishme qė kuadrot dhe i tėrė personeli tė jenė tė integruar nė kėtė proces dhe tė lejohen qė tė marrin pjesė nė debate qė kanė lidhje me sigurinė kombėtare. Ka shumė eksperiencė nė radhėt e Forcave tė Armatosura qė do tė ishte e gabuar tė shmangej apo mėnjanohej.
Qeveria shqiptare ka bėrė shumė pak pėr tė mbėshtetur Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė (FARSH) ose pjesėtarėt nė tė nė vitin 2014. Perspektiva buxhetore pėr vitin 2015 ėshtė edhe mė keq seē ishte nė fillim tė vitit 2014. Buxheti pėr 2015 u ul nga njė tashmė teorik 2% e PBB (GDP) nė njė 0.87% tė deklaruar.
Morali nė FARSH ėshtė i ulėt dhe nė rėnie. Kombinimi i pagave tė ulėta, mbėshtetja e pamjaftueshme pėr ushtarakėt (uniformat dhe pajimet bazė tė ushtarakut) dhe mungesa e koherencės nė programet e mbėshtetjes ka ēuar gjithnjė e mė shumė nė humbjen e vazhdueshme tė personelit kyē me aftėsi tė larta dhe njė qėllim tashmė tė qartė nga ana e oficerėve tė gradave tė ulėta dhe nėnoficerėve, tė largohen nga radhėt e FARSH sapo tu paraqitet mundėsia e parė. Vetėm Batalioni i Forcave Speciale humbi shumė personel kyē dhe me eksperiencė gjatė vitit 2014 dhe Forca Ajrore humbi shumicėn e pilotėve mė me eksperiencė dhe personelit tė mirėmbajtjes drejt sektorit civil apo ministrive tė cilat paguajnė mė shumė.
Nė pėrgjithėsi FARSH janė duke kryer njė progres tė ngadaltė dhe tė dhimbshėm drejt njė force profesioniste moderne, por shumė ėshtė akoma pėr tu pėrmbushur qė kjo forcė tė arrijė njė gjendje normale gatishmėrie operacionale dhe tė ndėrmarrė rolin e saj tė plotė si njė Forcė totalisht e aftė dhe partnere nė NATO. Viti 2015 tashmė ėshtė destinuar tė jetė njė vit i vėshtirė pėr FARSH, gjatė tė cilit shumė pak progres do tė bėhet pėr tė modernizuar dhe pajisur njėsitė operacionale.
Edhe pse janė hedhur disa hapa pėrpara, ushtria vazhdon tė veprojė nė njė mjedis shumė tė kufizuar, i cili rrit inefikasitetin, mbyt iniciativėn, shpėrdoron burimet, dekurajon koordinimin profesional dhe bashkėpunimin, si dhe nėnvleftėson sjelljen etike.
Rrėnjėt e kėtij mjedisi negativ qėndrojnė si nė mentalitetin dhe nė ligjet shumė kufizuese. Prapambetjet e sistemeve totalitare janė mbi tė gjitha njė mbledhje pushteti nė majė, dhe kjo mbetet ende nė efekt me Qeverinė shqiptare dhe Ministrinė e Mbrojtjes, ku nė mėnyrė virtuale tė gjitha vendimet merren nga ministri dhe nė njė shkallė mė tė vogėl nga shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm. Miratimet me gojė dhe urdhrat tip misioni (apo udhėzimet) janė gati joekzistente dhe komandantėt e shtabet janė gjithnjė tė ngurruar nė marrjen e veprimeve vetėm nėse kėto janė me shkrim dhe tė vulosur nga njė autoritet mė i lartė. Koncepti i delegimit tė autoritetit nė pėrgjithėsi kuptohet, por shumė rrallė i pėrqafuar. Mė shpesh refuzohet nė baza tė njė besimi tė pėrgjithshėm qė ēdo ligj e bėn individin tė pėrgjegjshėm pėr atė dhe kėshtu qė ai/ajo duhet tė menaxhojė pėrgjegjėsinė nė detaje dhe nė kėtė mėnyrė tė ndėrmarrė ēdo vendim qė lidhet me tė. Ajo ēka rrjedh ėshtė qė nėse agjenti i pėrgjegjshėm delegon, ai do tė ketė pėrgjegjėsinė e gabimeve. Fajėsia nė tė tillė rast sjell ndėr mend imazhet e gjobave apo burgimit njė imazh i cili u pėrforcua pas shpėrthimeve nė Gėrdec.
FARSH nuk kanė njė sistem personeli gjithėpėrfshirės dhe ndėrveprues. Nė mungesė tė njė tė tilli, sistemi, nė mėnyrėn si ekziston, pėrbėhet nga njė seri funksionesh shumė lehtė tė thyeshme, tė cilat nuk janė nėn menaxhimin qendror dhe nuk aplikohen nė mėnyrė uniforme. Kjo ėshtė njė formė e shprehur pakėnaqėsie nė tė tėrė forcėn. Nėn kėto rrethana, tri fenomene madhore nėnvleftėsojnė efikasitetin e forcave operacionale. E para, pėrzgjedhja nė bazė tė meritave pėr detyra, shkollim dhe rritjen nė gradė nėnvlerėsohet. E dyta, rotacioni i arsyeshėm i personelit ndėrmjet shkollave dhe personelit nė njėsitė operacionale as inkurajohet dhe as implementohet nė mėnyrė rutinė. E Treta, menaxhimi i funksioneve tė forcės pengohen nga mangėsia e informacionit tė duhur dhe nė kohė.
Njė rezultat i aftėsive tė centralizuara tė menaxhimit ishte qė procesi i pėrcaktimit tė personelit tek organizmat e sapokrijuar zgjati pėr muaj tė tėrė pėrtej ēdo kufiri dhe u implementua kryesisht nga komandantėt, tė cilėt pėrzgjidhnin, dhe nė disa raste qė grindeshin me njėri-tjetrin pėr individė tė caktuar. Shumė oficerė, nėnoficerė dhe ushtarė u lanė pa detyra pėr periudha tė gjata kohe dhe njė pjese tė tyre iu tha qė ta kėrkonin vetė njė punė pėr tė kryer. Ndėrsa ky jo-sistem i menaxhimit tė personelit mund tė kishte eliminuar tė dobėtit nga tė fortėt nė disa vende, vetėm ka shėrbyer pėr tė rritur tendencėn e pėrkujdesjes ndaj miqve dhe farefisit, qė ėshtė metoda kryesore e pėrzgjedhjes nė tė gjithė Shqipėrinė.
Aftėsia e pėrgjithshme e zonave stėrvitore pėr tė mbėshtetur stėrvitjen u pėrmirėsua mjaft gjatė vitit 2010 falė pėrfundimit tė njė fshati ose MOUT (Military Operations in Urban Terrain), si dhe njė poligoni tė sponsorizuar nga danezėt prej 300 metrash nė Zall-Herr. Kėto projekte tė dhuruara u shtuan gjithashtu edhe nga njė seri pėrmirėsimesh inovative tė drejtuara nga komandanti i BOS, kolonel Demiraj, qė pėrfshinin njė kompleks tunelesh pėr luftėn nė shpella dhe pozicione hapje zjarri me plumba prej vėrteti (Shoot House), njė kullė stėrvitore pėr sulmet vertikale, njė avion pėr stėrvitje pengjesh dhe njė anije tė vendosur nė fundin e njė pishine olimpike pėr sulme nga uji etj.
Ky ushtar i ushtarėve, ky kolonel qė shumė shpejt mund tė nxirret nė pension, ėshtė njė prej luftėtarėve mė tė zellshėm pėr pėrmirėsimin e shkaqeve tė mėsipėrme tė regresit qė vėrehen nė Forcat e Armatosura Shqiptare dhe pėr kėtė arsye ai po luftohet me mish e me shpirt nga tė prapambeturit e sistemit tė lidhjeve tė vjetra, tė cilat janė tė gjithė kundėr meritokracisė. Batalioni i Forcave Speciale, pėr arsye tė statusit tė tij tė veēantė si njėsia prioritare operacionale, ishte nė atė kohė veēantia e rregullit. Njėsia kreu stėrvitje shumė tė vėshtira nėn mbėshtetjen e njė grupi shumė tė talentuar nga General Dynamics (GD) i pėrbėrė nga Forca Speciale Amerikane tashmė nė lirim tė kontraktuar nga Zyra e Bashkėpunimit tė Mbrojtjes (Office of Defense Cooperation-ODC), si dhe nga grupe aktive tė Forcave Speciale Amerikane A team dhe tė tjerė. Stėrvitja pėr mė tepėr ishte e fokusuar, dhe njėsia ka kryer kurse bazė tė Forcave Speciale shumė intensive, tė cilat gjeneronin mesatarisht 57 tė certifikuar nga mbi 300 kandidatė fillestarė.
Ky ėshtė kolonel Dritan Demiraj, njė profesionist i pashembullt, i cili ėshtė i barabarti i drejtuesve mė tė mirė nė ēdo komb. Humbja nga radhėt e Forcave tė Armatosura e kolonel Demirajt do tė ishte njė goditje jo vetėm pėr Forcat e Armatosura, por edhe pėr kombin qė ai kaq mirė i ka shėrbyer.
*Ekipi i Ekipit tė Modernizmit tė Mbrojtjes nė Shqipėri (2008-2012) nė Ministrinė e Mbrojtjes.
Analist i vjetėr stėrvitjeje.
Kolonel (r) Ushtria Amerikane.
Krijoni Kontakt