Nisma e re: Administrata shërbim me dinjitet, ose penalitete
Shumë shpejt qeveria do i drejtohet Parlamentit me një nismë sipas së cilës edhe punonjësit e administratës do të marrin përgjegjësi dhe do të ndëshkohen me penalitete nëse nuk do I shërbejnë si duhet qytetarëve.
Kjo u paralajmërua nga kryeminsitri Edi Rama në takimin që zhvilloi në kryeministri me 38 punonjës të rinj të cilët janë punësuar në administratë përmes konkursit.
“Shumë shpejt do i drejtohemi Parlamentit përsëri për të futur nocionin e marrjes së përgjegjësisë individuale apo të një strukuture nominalisht, dhe për këtë përgjegjësi nëpunësi publik do të penalizohen me penalitete të ndryshme.
Seicili duhet të jetë i vetëdijshmë se nuk është aty per të marë vetëm rrogën, dhe për të qenë në rregull me ligjin në kuptimin për të mos vjedhur apo për të mos shkelur me ligjin, por është aty për ti shërbyer të tjerëve dhe të jetë garant i të drejtave kushtetuese të çdo individi. Është e drejtë kushtetuese të shërbejë me dinjitet”
Rama, administrata, dhe delja e ujku që ikin në drejtim të paditur
Kryeministri foli për angazhimin e qeverisë për realizimin e një administrate publike dinjitoze e cila është garante e respektimit të të drejtave kushtetuese të çdo individi, dhe jo të një administrate si delja me ujkun.
Edi Rama: “Ne shqiptarët nuk shquhemi si shumë të aftë për të pranuar dështimet dhe për këtë arsye jemi këtu ku jemi pasi nuk kemi ditur kurrë të pranojmë dështimet dhe mbi të ndërtojmë suksesin. Dhe 99 % e tyre mendojnë se kanë fituar padrejtësisht dhe ju jeni ajka e militantizmit partiak dhe jeni këtu falë parave që keni paguar dhe njëmijë e 100 të tjera histori. Jemi bërë si ata barinj që nuk arrijmë dot të numërojmë delet që ikin e delet që vijnë. Këtë që e ha ujku, kush ha ujkun, kush bashkë me ujkun ikën në drejtim të paditur dhe kush kthehet me dy ujq për të ngrënë atë që ka lënë pas. Administrata jonë sot është kjo dhe nuk ka të bëjë me Europën.”
ORA NEWS
Krijoni Kontakt