Vendimi i autoriteteve serbe, për ta zyrtarizuar urdhrin e paralajmëruar për arrestimin e 32 vjeçarit, i cili dyshohet se është autor i ngritjes së dronit me simbole kombëtare në stadiumin e Beogradit në 14 tetor, vjen pikërisht në ditën, kur kryeministri shqiptar zhvilloi një takim tjetër me homologun e tij serb Vuçiç. Lajmin e bën të ditur gazeta serbe Kurir. Madje në shkrim theksohet se Morina mund të arrestohet së shpejti. Ndër të tjera, shkrimi përmend se urdhër-arresti i është dërguar edhe disa vendeve të tjera, ku dyshohet se mund të strehohet Morina. Sipas autoriteteve serbe ai është parë së fundi në Kosovë. Kurir thotë se këtë e vërtetojnë disa foto që ai ka postuar disa foto të bëra në shtëpinë e Adem Jasharit, në Drenicë. Kurir saktëson se pavarësisht se për shqiptarët, Morina është kthyer në një hero ”Spider man”, serbët do ta arrestojnë pa asnjë dyshim. Kurir risjell në vëmendje, se fillimisht për ngritjen e dronit gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi në stadiumin e Partizanit në Beograd, u akuzua vëllai i kryeministrit shqiptar, Olsi Rama. Alsat-Mhttp://alsat-m.tv/thumbnail.php?file...article_medium
Krijoni Kontakt