Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq e kanë harruar pothuaj krejtësisht përplasjen që e patën gjatë nëntorit për Kosovën, kur Rama po qëndronte në kryeqytetin serb.
Dy kryeministrat kanë buzëqeshur derisa ministrat e tyre kanë nënshkruar marrëveshje për njohjen e patentë-shoferëve.
Rama përsëriti në Beograd se “beson fuqishëm” se Serbisë do t’i shkojë puna më mbarë “pasi ajo të lirohet nga barra, të ballafaqohet me ralitetin dhe të njohë Kosovën”. Në deklaratën dhënë për N1, kryeministrit shqiptar tha se dy shtetet duhet të punojnë bashkërisht asisoj që Evropa ta kuptojë që duhet ta mbështesë më fuqishëm Ballkanin në integrimet evropiane.
I pyetur se kur dhe ku do të jetë takimi i tij i ardhshëm me Vuçiqin, Rama u përgjigj se e ka ftuar kryeministrin serb të vizitojë Tiranën.
"Mund të vijë dhe të thotë çka do që dëshiron në Tiranë dhe askush nuk do ta ndjejë veten të provokuar, askush nuk do të ndjejë asgjë të keqe për arsye se nuk kemi harmoni të plotë për sa i përket kësaj çështje të madhe (Kosovës)”, theksoi Rama.
Krijoni Kontakt