Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    212

    As Belgjika s’pranon azilantë nga Kosova

    Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku takoi sekretarin e Shtetit për Azil, Migracion dhe thjeshtëzimin e çështjeve Administrative të Belgjikës, Theo Francken.

    Në këtë takim, Çollaku tha se Belgjika nuk ofron strehim për azilkërkuesit kosovarë, ndërsa Francken konfirmoi këtë, duke shtuar se duhet t’i kushtohet vëmendje edhe faktorëve nxitës që detyrojnë njerëzit të dalin nga Kosova.

    “Biseduam me z. Francken për vazhdimin e shkëlqyeshëm të bashkëpunimit ne mes shtetit Belg dhe Kosovës. E falënderova për mbështetjen e Belgjikës në të gjitha fushat me prioritet integrimin Evropian.

    Sa i përket çështjes së migrimit ilegal është me rëndësi të theksohet se për Belgjikën, Kosova është në listën e vendeve të sigurta, gjë që nënkupton se nuk ofron strehim për azilkërkues. Një gjë është e sigurt se streha më e mirë dhe më e sigurt për Kosovarët është Republika e Kosovës”, tha Çollaku.

    Ndërsa, Francken tha “Kemi bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës për kthimin dhe ripranimin e qëndruesve të parregullt nga Kosova. Megjithatë, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje faktorëve nxitës për njerëzit që dalin nga Kosova.

    Ne shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me autoritetet e Kosovës për të bërë të vetëdijesuar publikun për rreziqet e pretendimeve të rreme të azilit.

    Kosova është në listën belge të vendeve të sigurta, që do të thotë se shanset janë shumë të ulëta se kërkesat për azil do të miratohen”.http://www.zhurnal.mk/preview/800/?i...a2ba68a2_L.jpg

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: As Belgjika s’pranon azilantë nga Kosova

    Po nga Shqipëria a pranojnë azilantë ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: As Belgjika s’pranon azilantë nga Kosova

    Po keto jane fakte qe jan dite qe 15 vjet po jan bo keto portale te lodhta veq sa me jep kishem lajm diqka
    Gjaku lahet me Gjak

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    212

    Për: As Belgjika s’pranon azilantë nga Kosova

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Po nga Shqipëria a pranojnë azilantë ?
    si turiste po e jo azli kerkues

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2010
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    17

    Për: As Belgjika s’pranon azilantë nga Kosova

    Pranohen azilkerkues ne perendim vetem te arrdhurit Nga siria!
    http://www.fjalori.shkenca.org/

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SHPATARAKU për postimin:

    legjenda12 (18-12-2014)

  7. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    212

    Për: As Belgjika s’pranon azilantë nga Kosova

    Citim Postuar më parë nga SHPATARAKU Lexo Postimin
    Pranohen azilkerkues ne perendim vetem te arrdhurit Nga siria!
    franca i pranon te kosoves

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •