Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Presidenti dekreton nesër datën, zgjedhjet lokale mbahen më 21 qershor

    TIRANE- Presidenti Bujar Nishani do të nxjerrë nesër dekretin për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale. Gazeta ‘Panorama’ ka mësuar se kreu i shtetit do të dekretojë të dielën e tretë të qershorit të vitit 2015, ditën kur do të organizohen zgjedhjet për bashkitë në të gjithë vendin.

    Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se kreu i shtetit i është referuar nenit 92 pika ‘gj’ e kushtetutës dhe nenit 10 të Kodit Zgjedhor, për të caktuar datën 21 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve.

    Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme pritet të dalë edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e Partisë Demokratike për rrëzimin e hartës së re territoriale. Në seancën e zhvilluar pak ditë më parë opozita pretendoi se ka të paktën pesë arsye që duhet rrëzuar harta me 61 njësi vendore. Ndërsa, sipas maxhorancës, në gjithë procesin e zhvilluar nuk ka pasur asnjë shkelje kushtetuese.


    (ma.ar/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    212

    Për: Presidenti dekreton nesër datën, zgjedhjet lokale mbahen më 21 qershor

    shum mire sukses

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Presidenti dekreton nesër datën, zgjedhjet lokale mbahen më 21 qershor

    Me çfarë do t'i gënjejnë kësaj radhe votuesit për t'u marë votën ?!

    Do premtojnë se do ngrenë minimumin jetik ?

    Do ngrenë rroga e pensione ?

    Do sigurojmë çdo puntor me sigurime shoqërore/shëndetsore ?

    Do rregullojnë ambientet dhe do heqin korrupsionin në Shkolla e Spitale ?

    Do vëndosin ligjin ?

    Do i japin prioritet mallit vëndas dhe jo të huajit ?

    Hë mo me çfarë do na gënjeni se këto premtime keni 24 vjet që nuk i mbani ?!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Presidenti dekreton nesër datën, zgjedhjet lokale mbahen më 21 qershor

    "Rrëzohet" PD-ja, Kushtetuesja le në fuqi Ndarjen Territoriale, Rama: Vendim i kthjellët

    TIRANË – Ligji për ndarjen e re territoriale të Shqipërisë mbetet në fuqi, pasi Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë sot, ankimimin që ka paraqitur Partia Demokratike për ta shpallur atë të papajtueshëm me Kushtetutën.

    Lajmin e ka publikuar Kryeministri Rama në Twitter, që duket se e ka pritur me padurim fatin e njerës prej reformave më të mëdha që mori përsipër.

    “Vendim i kthjellët i Kushtetueses, – shkruan Rama në Twitter,- që vulos një reformë historike dhe i hap rrugë riorganizimit rrënjësor të territorit e shërbimeve.

    Më 9 dhjetor, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar edhe kërkesën e parë të Partisë Demokratike për të pezulluar ligjin për reformën e re territoriale, ndërsa sot dha vendim edhe për kërkesën e dytë, për ta shpallur ligjin të papajtueshëm me Kushtetutën.

    (ar.sh/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •