Tmerr ; zhduket nje tjeter avion malajzian.
Njė avion i kompanisė Air Asia qė po udhėtonte nga qyteti indonezian Surabaja, nė Singapor me 155 pasagjerė, nga tė cilėt 16 femije, dhe 7 anėtarė tė ekuipazhit nė bord ėshtė zhdukur pasi ka humbur kontaktet me kullėn e trafikut ajror pasi kishte kryer pjesėn mė tė madhe tė udhėtimit prej tre orėsh.Avionėt ushtarakė indonezianė kanė nisur prej disa orėsh tashmė kėrkimet nė det.
Ministria indoneziane e Transporteve bėri tė ditur se piloti kishte kėrkuar qė tė ngrihej nė kuotėn e 11 mijė metrave pėr tė shmangur retė e dendura, por nuk ka pasur asnjė komunikim pėr kushte tė vėshtira apo probleme tė tjera nga ana e ekuipazhit.Pėrveē avionėve indonezianė janė nisur pėr tė ndihmuar nė kėrkime edhe anijet me skuadėr shpėtimi nga Singapori, Malajzia dhe Australia.
AirAsia Indonesia, pjesė e kompanisė Malaysia Airlines, ishte pezulluar nė vitin 2007 pėr tė udhėtuar nė vendet e Bashkimit Europian pėr ēėshtje sigurie, por pezullimi ishte hequr nė vitin 2010.Sipas komunikimeve tė drejtorisė sė avionėve civilė te Singaporit, kontaktet e avionit a320 kanė humbur nė hapėsirėn Indoneziane, 200 milje ose 350 km ne veri, midis zonės se Xhakartės e Singaporit.
Kompania ajrore ka konfirmuar qė kanė humbur kontaktin me avionin dhe menjėherė kanė nisur kėrkimet pėr ta lokalizuar.Fluturimi ka nisur nė orėn 5 e 20 me orėn lokale dhe duhet tė arrinte nė orėn 1 e 30 me orėn lokale.Ky ėshtė incident i tretė pėr aviacionin malajzian, pas zhdukjes sė avionit me 239 pasagjerė qė po udhėtonte nga Kuala Lumpuri pėr nė Pekin nė mars tė kėtij viti dhe dhe njė tjetri tė rrėzuar nė Ukrainė nė korrik, me 298 persona nė bord.
Ora news
Krijoni Kontakt