Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 180
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Gjykata: Vetëm 2 vjet burg për sekretarin pedofil të Koço Kokëdhimës

    Skandal, sekretari i Kokëdhimës ofron punë, si këmbim kërkon seks me 14-vjecare. News24 video ekskluzive

    Skandal, sekretari i Kokëdhimës ofron punë, si këmbim kërkon seks me 14-vjecare. News24 video ekskluziveSARANDË-Skandal me punësimet në Sarandë, ofrohet vend pune në këmbim të favoreve. Dhe në këtë rast favori është tronditës, të dhurohet për seks një vajzë e mitur 14 vjec.

    Gazetari i emisionit "Ajsberg' në News24, Artur Cani zbuloi se në qendër të skandalit është Agron Cane, 60 vjec, sekretari i deputetit të PS, Koco Kokëdhima, i cili i premton një gruaje se do i gjejë një vend pune në rast se ajo i jep vajzën 14-vjecare. News24 do të publikojë në orën 19:00 një video ekskluzive ku Agron Cane, sekretari i Kokëdhimës i ofron punë një gruaje në këmbim të vajzës 14 vjec.

    Agron Cane ka një zyrë në selinë e Partisë Socialiste në degën e Sarandës ku shumë qytetarë rëndom drejtohen për problemet e tyre sociale. Kështu dhe rasti i shtetases E.G, e cila ka trokitur në zyrën e Agron Cane me qëllim që ky i fundit të ndihmojë sadopak në zgjidhjen e hallit më të madh të saj, gjetjen e një pune. Ajo cfarë i kërkoi Cane ishte tronditëse për gruan.

    “Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua”, janë disa nga fjalët që Cane i ka shqiptuar gruas.

    Pasi policia u vu në dijeni nga gazetari Artur Cani për cështjen në fjalë, personalisht ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka telefonuar gazetarin dhe i ka garantuar se ‘do të mbahet qëndrim ndaj personit Agron Cane. Pritet në minutat në vijim arrestimi i sekretarit të Kokëdhimës, Agron Cane.



    Tash duhet te presim pak per tu konfirmu lajmi por nji gja dihet Qeveria Rilindjes po len lesht ne jug duke hap vende pune, duke ba projekte nga ma madheshtoret.
    Kuptohet falenderimi ktu i takon deputetit Koqo Kokdhima pa kontributin e te cilit asnje nga kto projekte nuk do te baheshin realitet.
    Sigurisht ai nuk do te kishte arrit ktu pa ndihmen e nje stafi te kualifikum pjese e te cilit ashte edhe ky zoteria ma siper.

    Ky me siguri do te kete lexu naten perpara ate prrallen me Qerosin qi shkon si puntor te Hoxha edhe ky i fundit e çon me marr kazmen e lopaten.
    Ai mbasi shkon te gruaja e Hoxhes i thote me ka kerku hoxha me ju q* te dyjave (ty edhe vajzen) : jo i thote ajo s'ka mundsi !!!!

    Ky i therret hoxhes me za te nalte atje ne fund te ares : Hoxhe a njenen a te dyja ???

    Hoxha : te dyyyyja te dyyyyja.

    Tash edhe ky sekretari do te kete marre ne tel Kokdhimen (qi me sa flitet si len gja mangut ktij te fundit) edhe do ta kete pyt

    :Shef a njenen a te dyja ???

    Hajde Rilindje hajde.....

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Te presim..
    Shpresoj mos te jete e vertete por dhe shume nuk do habitem sikur te jete.
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Kokedhima te japi doreheqje dhe te arrestohet. Kokedhima e ka punesuar kete maskarain dhe ai duhet te mbaje pergjegjesi te drejteperdrejte!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Ballkanweb
    PRANGOSET AGRON CANE
    Pas publikimit te lajmit, policia arrestoi rreth ores 12:00 sekretarin e Kokëdhimës, Agron Cane.
    Ministria e Brendshme njofton
    Ditën e djeshme, datë 15.08.2014‎, rreth orës 19:30, Komisariati i Policisë Sarandë është vënë në dijeni të një veprimtarie të paligjshme nga ana e shtetasit A.C.

    Gazetari Artur Çani ka njoftuar në Polici për rrethanat paraprake të ngjarjes, duke deklaruar se disponon edhe materiale të tjera që hedhin dritë për zbardhjen e saj dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së autorit.

    Strukturat e policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbardhur këtë ngjarje. Është marrë denoncimi i shtetases E.G. dhe ka nisur puna për verifikimin e fakteve dhe dëshmive të saj.

    Në të njëjtën kohë, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka telefonuar personalisht gazetarin Çani, duke i kërkuar që të dorëzojë në Polici sa më parë të gjitha materialet që disponon, për të bërë të mundur dokumentimin e aktit të paligjshëm dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.

    Deri në këto momente, materiali që disponon gazetari Artur Çani, nuk i është vënë ende në dispozicion Policisë.

    Policia e Sarandës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit është duke vijuar veprimet proceduriale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të saj".

    DIDI: TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT
    didi per ngjarjen e Sarandes
    Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi komentoi skandalin në Sarandë të zbuluar nga gazetari i News24, Artur Cani. Didi garantoi se ligji do të veproje dhe kundrejt sekretarit të deputetit, sepse theksoi ai, ‘të gjithë janë të barabartë para ligjit.
    “U vura në dijeni për ngjarjen pak kohë më parë. Do veprojmë si për cdo shtetas tjetër sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit”.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    hahahahahaaaaaaa...po ky Kokedhimja s'mbante dot sekretare si gjithe te tjeret?????? te shpetonte nga "telashet" e rilindjeve....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Kokedhima ne burg!
    Sekretari vepron gjithnje per llogari te Kokedhimes, deputetit etj...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Rama kërcënon me jetë gazetarin të mos trasmetojë në Tv pamjet e skandalit të pedofilisë në qeveri

    Super skandali që ka përfshirë qeverin “Rama” është thelluar edhe më shumë, kjo pasi gazetari është kërcënuar me jetë në rastë se videoja bëhet publike.

    Kërcënimi kundrejt gazetarit është bërë publike në rrjetin social Facebook, nga ish Kryeministri Sali Berisha.

    “Te dashur miq, nje video tejet tronditese qe deshmon fytyren e vertete te "aleances se qelbesirave", kreut te saj Edvin Kristaq Rama, qarkullon ne mediat sociale. Nderkohe mesohet se Rama kercenon, nepermjet zedhenesit te tij Tahiri, me burg gazetarin po qe se transmeton videon ne te cilen shfaqet mekembsi i Kokedhimes, apo "kryeministrit te jugut", siç e ka shpallur ai veten, duke i kerkuat te emes se nje vajze 14 vjeçare marredhenie seksuale me te bijen ne shkembim te vendit te punes per te! Nderkohe mesohet se Policia e Sarandes ka marre ne pyetje vajzen 14 vjeçare ne prani te Koço Kokedhimes duke e kercenuar ate. Me pare, ne Parlament, kam denoncuar kete kriminel, qe me porosi te Koços rrembente pronat qytetareve te Sarandes duke i kercenuar me jete. I bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme te nise menjehere hetimin dhe te vendose para ligjit kete kriminel, sponsoret dhe mbrojtesit e tij ne nivelet me te larta te "aleances se qelbesirave"! Rruga eshte nje dhe vetem nje: t'i shporrim, t'i shporrim, t'i shporrim qelbesirat!! shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook

    Taulant Aliaj / Ekspres.al

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    hahahahahaaaaaaa...po ky Kokedhimja s'mbante dot sekretare si gjithe te tjeret?????? te shpetonte nga "telashet" e rilindjeve....
    Po flasim per skandal ketu, per dinjitet njerzor te neperkembur nga specia e piste Kokedhima. Per abuzim me pushtetin...
    Sekretari punon per llogari te Kokedhimes, dmth qe perfaqeson ate dhe vepron me urdher te tij. Nuk eshte si nje nenpunes i thjeshte i nje kompanie te Kokedhimes; ketu sekreatari ndervepron vazhdimisht me Kokedhimen, cka mund te flasi edhe faktin se ky sekretari mund te jete njefare ndermjetesi, duke ia cuar "mallin" pronarit.
    Po flasim per shkelje ligji.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Kokedhima ne burg!
    Sekretari vepron gjithnje per llogari te Kokedhimes, deputetit etj...
    si e verteton kete???? sekretari ka edhe ky jeten private qe s'varet nga Kokedhima, por s'besoj te jete ideja e Kokedhimes orgjia e sekretarit...i bie se nese tahiri ben nje gabim ed rama duhet te futet ne burg...njeri drejton biznesin e tjetri drejton shtetin...secili mban pergjegjesi per jeten e vet. nese ti vete do te kishe nje sekretare apo nje sekretar dhe per jeten e tij private s'do te dije gje pse duhet te futesh ti ne burg????

    p.s. ketu ne kete rast mendoj (nga halli) se Kokedhimja ishte i paafte per te "zgjedhur" nje sekretar/e per veten e vet...ose jane nje emerues i perbashket...Kokedhima Group per shembull...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #10

    Për: QEVERIA RILINDJES po hap vende pune (me nje kusht, vajzen 14 vjeçe ose te dyja)

    Bravo, u arrestua menjehere. Akt shume i ulet

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •