Itali, goditet banda e shqiptarëve që furnizonte me drogë Mestren
Policia e Shtetit në Itali, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka vënë në pranga disa shqiptarë që ishin anëtarë të një bande që furnizonte dhe shpërndante drogë në veri të shtetit fqinj.
Hetimet janë koordinuar me Prokurorinë e Venecias dhe gjithsej janë vënë në pranga 12 persona.
Sipas hetimeve të para, bëhet fjalë për një bandë shqiptaro-tuniziane, që operonte në territorin e Venecias dhe e kishte shtrirë veprimtarinë e saj të paligjshme deri në zonën e Mestres. Policia italiane ka bërë të ditur se janë kontrolluar edhe shtëpitë e personave të arrestuar.
Për momentin, emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar për të çuar deri në fund zbardhjen e hetimeve.
Shqip
Krijoni Kontakt