Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 102
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716

    Agim Doçi, Kadaresë: Përsëri një "Letër e Hapur"!

    “Kandidatit” për Nobel, Ismail Kadare
    O gjeniu ynë i madh, Kadare!
    O populli ynë “i vogël” shqiptar!
    Thashë të bëja dhe unë një nga “këto” letrat e hapura, se kurrë nuk e kam provuar më parë. Një herë thashë ta bëja anonime, si Jovan Bregu, por kur lexova letrën tënde, o Gjeniu ynë, kur pashë nivelin e të shkruarit tënd sipë(mje)ran, mendova le të dalë ku të dalë...
    M’u kujtua që të gjitha “Letrat e Hapura” që u janë drejtuar shqiptarëve, popullit në dekada, pra, e kanë origjinën nga Gjinokastra (!).
    E mbani mend të nderuar lexues, që të gjithë Letrat e Hapura që dilnin nga korridoret e krimit të KQPPSH-së, i hartonte një gjirokastrit.
    Po ju kujtoj disa “Letra të Hapura”, që i drejtoheshin popullit. Po e nis me më të çuditshmen ku dhe i mëshohej fort parimit “Kur flet kllasa -hesht burokracia!”. Ishte kjo Letër që Partia u bënte gjëmën të gjithë të shkolluarve në akademitë europiane, duke eliminuar intelektualët e vendit. Numërohen rreth 169 akademikë shqiptarë që mbaruan shkollat e larta në Itali, Austri, Francë e gjetkë, që shkuan për lesh.
    Apo ajo “e famshmja” “Letër e Hapur” drejtuar ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe gjeneralëve për “heqjen e gradave”!? Pasi ua hoqi gradat, ua hoqi dhe kokat nja 36 gjeneralëve akademikë (!). Madje i quajti “puçistë dhe komplotistë” më besnikët e tij, ushtarakët, që flinin me çizme veshur?!
    Po ajo letra e hapur “Bujqësia, çështje e të gjithë popullit”, që pikërisht për herë të parë u prodhua buka në vend, e dënoi paradoksalisht ministrin e Bujqësisë P. Dodbiba (!), duke e degdisur në humbellat e Belshit...
    Po ajo “Ta bëjmë kursimin natyrë të dytë”, apo ajo e “Revolucionarizimit të Shkollës”, duke e “sistemuar” ish-ministrin Deljana në Stallat e Tepelenës. “Letra e Hapur” për “rrufjanët politikë” apo për “sabotimet” në naftë.
    “Letra e Hapur” për “rolin drejtues të Partisë”, apo për organizatat e masave, ku të zgjodhën ty, o gjeniu ynë, madje përkrah sh. Nexhmije si nënkryetar të Frontit “Demokratik” të Shqipërisë, etj.
    Pra, ky lloj inventarizimi i Letrave të Hapura na duhej dhe në vitin 2011 të na vinte prej një gjirokastriti francez. Burojnë dhe nuk shterojnë këto bëmat dhe gjëmat e gjirokastritëve!
    Rrofsh, o gjeniu ynë, se na hoqe mall për komandantin, që Ti dhe vetëm Ti e fute si personazh kryesor te “Dimri i madh”, tek “Dimri i fundit”, tek “Koncert në fund të Dimrit” etj. Se ashtu porosiste Maksim Gorki! Futja e udhëheqësit në letërsi të realizmit socialist, është Hop Cilësor në letërsi. Dhe ti e kreve këtë detyrë shkëlqyeshëm. Tashti, në Shqipëri, që ti e sheh me dylbi” (prej Pigalit ndofta) ka pranvera demokratike. Në kapërcyell të viteve ’90-të, Ne e donim një shkrimtar disident. Ti “mjeshtërisht” na e kërkove të pohonim “disidencën” tënde dhe ne, çuditërisht, na vinte turp të mos ta jepnin “titullin” e lypur prej teje dhe dhuruar prej nesh si fansa të tu. Ne “intelektualët” që ishim kavie ideologjikë të diktaturës, menduam se sa “pa gjë”, të kemi një disident dhe të zgjodhëm Ty.
    Aferim të qoftë! Na e fute... Madje, ata të vërtetët që guxuan e thyen vargonjtë e diktaturës i quajte “jashtëqitje e kombit”. Ti asokohe, kur vareshin, pushkatoheshin, eliminoheshin, burgoseshin Avzi Nelaj, Bilal Xhaferi, Jorgo Bllaci, M. Myftiu, ishe monument që mbroheshe nga shteti diktatorial. Pastaj, ishe dhe nga Sokaku… Ne fisnikët mediokër gegë, të deshëm si vëllanë tonë toskë. Nuk bëmë ndonjë mëkat, ishim mjeranë që ende nuk na ishte larguar frika dhe, sinqerisht, si mjeshtër në pendë.
    Sa shkrimtar i madh je, aq njeri i vogël ke mbetur. Ti, kur hyn në politikë, nga Mal kthehesh në buburrec. Po pse me votën tonë do tallesh ti, gjeniu ynë?! Ke të drejtë se hileja yt prej një shpirti demoniak gjirokastriti qëndron tek një fakt, duke e parë sesa fisnik është Kandidati dhe, pse jo, Kryetari i Bashkisë kryeqytetase, L. Basha, i kërkove atij djallëzisht “Jep dorëheqjen!”, se qetësia dhe rrënimi i vendit varet nga fisnikëria e Lulzim Bashës, duke i dhënë bashkinë z. Rama. Madje, ngul këmbë që Basha “të mos ta marrë pushtetin në tavolinë (!). Po pse ku numërohen votat tona o gjeniu ynë, në maj të mullarit apo në maj të Eifelit!?. Po nuk bëhesh interesant, madje dhe atij çmimit që të del në ëndërr çdo natë i je larguar kaq shumë, ose i “je afruar” me urdhër masonerie.
    Na përmendje Ismail Qemalin që dha “dorëheqje”, se ia ka paska kërkuar Europa (!). Po çfarë e gjeti Shqipërinë pasi ay iku? Shkodrën e morri Mali i Zi, Korça u bë Republikë Franceze, Mirdita u bë Republikë Katolike, Durrësi Republikë Myslimane e Toptanit, Vlorën e morri Italia, Dibrën e morën sllavët dhe Shqipëria mbeti nën mëshirën e Cute Gjatës, dhe Shahin Matrakut, (personazhet e tu të preferuar). Mos e ngatërro Edvinin me Cute Gjatën?!.
    Shkruan në Letër të Hapur drejtuar Bashës, që për hir të qetësisë, Lulzimi të japë dorëheqjen. Të ha meraku që të ruhet qetësia në vend. Po cila qetësi po të prishet ty, në mes të Parisit apo bijave të tua, që pushteti demokratik ku bën pjesë dhe L. Basha i emëron Ambasadore, ndërsa plot demokratë janë pa punë apo me asistencë.
    Ore gjeniu ynë, je në vete apo...?!
    Pra, siç shkrova në krye të radhës, të gjitha “Letrat e Hapura” e kanë origjinën nga Gjinokastra(!). Kësaj here, për çudi, Ismail gjirokastriti na e shkroi nga Parisi. Nuk e besova që të ishte e vërtetë. Pandeha se ndonjë emigrant i dështuar e ka pseudonimin “Ismail Kadare”. Dikush më tha: “Je në vete, ore poeti ynë patriot, vetë Ismaili e ka pseudonimin “gjenerali”.
    I thirra mendjes më pas dhe u kujtova! Po dhe ky nga “Sokaku i të Marrëve” është. Banorët e qytetit të gurtë Gjinokastrës, vetëm atyre të Sokakut të të Marrëve, që zbrisnin në kadërdhëmet e Palortosë me nallane druri si të azdisur, saqë trokëllima e nallaneve, çmend një qytet i dha emrin banorëve të atij Sokaku, që siç thonë janë dhe kushërinj midis tyre.
    Aty linde dhe Ti gjeniu ynë, Kadare. Padyshim gjenitë lindin dhe nga incesti. A nuk ishin nëna e i ati i Enverit kushërinj të parë si ata të tutë!? Po ti, Z. Kadare, a nuk e di sesa shumë (madje më shumë sesa e ke merituar) të kemi dashur dhe respektuar? Të kam thënë dikur, që ruaju mos të zëntë mallkimi gegnor! Kur të mallkon Mirdita, thotë: “Të vdektë fjala!”. Pikë e zezë, ku i pate mendtë kur shkrove atë trahana intelektuale?
    Ti sistematikisht i ke rënë në qafë gegëve. Çuditërisht gegët të kanë vënë në ballë të oxhakut. Madje, dhe kur shkrove për malësorët trima që kishin hapur bordell(!), apo kur ShtojZo’vallet e Bjeshkëve i fute në Shtëpitë publike. Pah, çfarë mllefi deri në urrejtje ke për ato Bjeshkë. Madje, dhe kur të dhanë titullin e (pa)merituar “Nderi i Kombit”, Ti nga Kulla Eifel, e ulje dhe e ngrije edhe dhënësin e titullit malok! “Fajin” e ka Saliu! Ai të vlerëson, ti ia kthen mjaltin me pështyma! Po a kjo është mirënjohja o gjeniu ynë?
    Habitem se si nuk të vjen turp që i shkruan ashtu Lulzim Bashës apo sepse ta emëroi vajzën tënde Besjanën (një fëmijë që kaloi një fëmijëri skizofreneje plot andralla dhe me mungesë edukate maksimale) Ambasadore të UNESCO-s në Paris?! Apo kjo është “mirënjohja” për Bashën? Kur nuk e mban mend ti, ta kujtoj unë, kur i kërkoje Edvinit aparat celular, se i ishte prishur madam Helenës ai “i vjetri” dhe ti, me shpirtin cingun të gjirokastritit tipik, mezi prite të vinte nga “rojet” e Ramës celulari i ri. Tashti, kjo Letra e Hapur, mos është shpërblimi për atë celularin që të dërgoi Rama asokohe?! Po ky Rama i dha Çelësin e Tironës Janullatosit, madje dhe Goran Bregoviqit, atij që pozonte me kallash kundra shqiptarëve të Kosovës përgjatë genocidit millosheviçian (!)
    Mos harro! Jam malësor kokëshkamb! Jam nip andej nga Kolonja dhe kurrë nuk shkruaj keq për vallezrit jugorë! Ndërsa Ti nuk je lodhur kurrë duke na përfolur dhe shpërfillur, madje dhe fyer. Jam 12 vite më i ri nga Ti, o gjeniu ynë!... Nuk lodhem nga rruga e gjatë dhe e lodhshme e tranzicionit. Por do bëhet Shqypnia Etnike dhe ti do jesh për fatin “e keq” në minorancë, si në këtë “Letër te Hapur”.
    Dikush t’u përgjigj që ke gabuar adresë. Unë them që bëre mirë që shkrove “Letrën e Hapur” Lulzim Bashës, se, më në fund, e morëm vesh se ku fle “lepuri”...
    Shkrove dikur “Ra ky mort dhe u pamë.”
    Unë po të përgjigjem në emrin e Votës sime që, edhe pse nuk jam i detyruar ta bëj të ditur publikisht, u ngrit në kufijtë e vlefshmërisë për Aleancën për Qytetarin. Ndërsa votat për Rrugën e Vetme, kishin biletë njëdrejtimëshe. Ikën dhe nuk u kthyen në fitore. U kthyen në bllokime autostradash, në djegie gomash të konsumuara, u kthyen në protesta urlatorësh e oratorësh të konsumuar prej 1941-shit. Ra, pra, “fitorja” e bojkotuesve! Ra miti i Edvinit dhe betonit.
    Ra, pra, vota me notën dhjetë!
    Ndaj përfundoi: Ra kjo “votë” dhe u pamë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Turp i madh! Jo çka ka thanë, po për kë punon (për çifutët)!

    Me të vërtetë "duhet të krenohemi" me "figurat" që kemi!

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin

    a apet e qele kit *** letre a. kishe e paten mshel ni her. ishalla e shohin moderator e e mshelin prap.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    kadareja nuk perfaqeson as jugun, as tosket. ai ka jeten e vet, ai eshte kadareja, ai nuk eshte jugu. ashtu si nuk mund te thuhet ramis alia perfaqeson shkodren.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Po e kemi trajtur kete teme dhe letra me duket se eshte e njejta
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    e pergezoi kadaren per guximin e shkrimit te letres se hapur drejtuar bashes,se pari ai e ka dij shume mire qe njeres pal nuk do ti pelqej kjo leter,por paria e kombit duhet te ket guximin intelektual qe te shprehet per ngjarjet qoft a i pelqen agim doqave apo jo dhe te ngjajshem te till.
    ne kete gjendje qfare eshte shqiperia por jo vetem shqiperia populli shqipetar gjendet shume i hutuar pikrisht nga mos berja ze e akademive tona edhe pse per nje gje te till ka mjaf vend per te fol.
    kur kosoves i kercnohet ndarja a mendoni qe eshte mir qe akademia e kosoves dhe shqiperis nuk prononcohen,kur bejm zgjedhje prej me te kqijave ne rajon a mendoni qe akademiket duhet te heshtin,kur korrupcioni po e grryen shoqerin shqiptare a mendoni qe akademiket duhet te heshtin,apo ndoshta keta akademik jan shitur tek pushtetmbajtesit.
    edhe nje her kadare beri vetem detyren e nje intelektuali duke i lutur qe te terhiqet njeri krah nga nje post qe nuk ka rendesi aspak se a do te fitoi ai apo tjetri,qellimi ka qen qe te ulen gjakrat dhe vendi te mos futet ne kriz institucionale siq eshte futur dhe ter bota po qesh me ne

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Abaz S. Hoxha
    Anëtarësuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    BRD ( Germany ).
    Postime
    16
    Te pranishem ose jo ne kete diskutim ... per sa i perket Letres se hapur te rradhes sic e parashtron autori A.Doci ... lexoni te dy letrat ... pastaj secili ka midene e shijet e veta . si zgjedhjet e 8 majit dhe ato te dhenies se titullit ose Cmimit nobrl per Letersi kane nje trup gjykues ... dhe se vendimi i tyre duhet respektuar . Votuesit e 8 Majit ku ben pjese dhe zt. A.Doci nuk ka ngritur 3 gishtat serbo-sllave ne revolucionin e vonuar " demokratik " . Gjakepirse te vlores 1997 ( konkretisht Luiza Hoxha ) shkrimtari I. Kadare nuk e ka pare te udhes qe ti shkruante nje leter te hapur ... por R. i Qoses edhe sot vazhdon e i lavdron 3-gishtoret qe dogjen Shqipnine ... as ketij limoni mjekrosh nuk i ka shkruar akoma nje leter te hapur Kadareja qe te largohet nga udha e qofte Largut LUGAT hoxhisto-punisto-staliniste .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po ju lutem mos krahasoni agim doqin me kadaren nuk eshte e drejt,agimit i lejoen edhe keso letrash qe mund ti shkruaj kuj ti teket,por kadare them se ka ber gjest te mire,tjeter eshte se si disa e interpretoin.
    Sot i vetmi eshte kadare qe merr guximine flet per krizat shqiptare,shiqoje vetem ne kosove ka vite qe akademiket nuk kan then nje fjal te vetme,edhe pse ka vend per kritika kjo eshte pa pergjegjesi.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    drenicsk!!!!!!!!!!
    Ku e njeh ti Kadarene? Ma mire shkoa mba Albin Kurtit, se na "zbardhet" faqen ju drenicaket tash ne Paqe. Ndersa per lufte çlirimtare i qofsha fal Shaban Polluzhes dhe UÇK-se!
    Po cili asht "guximi" i Kadares per çashtjen kombetare?!...Na jep ndonji fakt se ta di per nder ty dhe atij.
    Tung

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    drenicsk!!!!!!!!!!
    Ku e njeh ti Kadarene? Ma mire shkoa mba Albin Kurtit, se na "zbardhet" faqen ju drenicaket tash ne Paqe. Ndersa per lufte çlirimtare i qofsha fal Shaban Polluzhes dhe UÇK-se!
    Po cili asht "guximi" i Kadares per çashtjen kombetare?!...Na jep ndonji fakt se ta di per nder ty dhe atij.
    Tung
    Miku im !
    Nuk ja vlen me u mare me Kadarene e aq me pak me drenicakun.
    As qe mos ta mendosh se mund te gjesh gjuhen e perbashket me keta njerez.
    Keta perpos vetes se tyre dhe idealit komunist, nuk njohin asgje tjeter
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •