Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    OSBE: "Deri më sot, asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar për korrupsion"

    Antikorrupsioni, OSBE: Asnjë zyrtar i lartë i dënuar. Rama: Jo gjueti shtrigash, luftë mes modernizimit të sistemit. Reagon Basha

    UPDATE/Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar sot se lufta ndaj korrupsionit nuk është një gjueti shtrigash, por një luftë që duhet bërë përmes modernizimit të sistemit.

    Duke u ndalur në skandalin e zyrës Arsimore të Lushnjes, Rama ka thënë se ndalimi sipas ligjit është gjëja e duhur, por nuk është zgjidhja e plotë për luftën ndaj fenomentit.

    “Për sa kohë sistemi do të jetë i tillë, për aq kohë gjithkush do të jetë i cenueshëm, tundueshëm dhe korruptueshëm potencialisht”- tha ai.

    Për të treguar se ku ndryshon një shtet modern nga një shtet rrumpallë, Rama tha: “Kemi nisur të ndryshojmë sistemin e rekrutimit të mësuesve. Ngritëm sistemin e një testimi kombëtar të sekretuar dhe tërësisht transparent që do sjellë si rezultat një rankim të mësuesve në të gjithë republikën në bazë të testimit cdo mësues do ketë kreditit e veta”.

    Rama u ndal ne aksionin per ndeshkimin e debitoreve te energjise, duke thene se “nëse energjia elektrike do ishte paguar nga të gjithë qytetarët, do të kishte dy fish të ardhura për të paguar ndihmën ekonomike, do kishte 150 shkolla më shumë dhe spitale”.

    Reagon Basha

    Ndërkohë që Rama fliste në takimin kundër korrupsionit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me një postim në rrjetin social FB. Sipas tij, ikonat e korrupsionit nuk mund të drejtojnë luftën antikorrupsion.

    “A mundet qe ikonat e korrupsionit kombetar te drejtojne luften antikorrupsion? Nje kauze diskretitohet kur flamuri rrembehet nga baballaret e inkriminimit te shtetit”- shkruan ai.

    OSBE

    Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori, Florian Raunig ka theksuar sot perceptimi I korrupsionit në vendin tonë mbetet I lartë dhe është një nga problemet kryesore që dëmron vendin, biznesin dhe qytetarët

    Sipas tij, me gjithë rastet e denoncuara, gjithsesi shumë pak, Raunig ka theksuar se nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsionin.

    Gjatë fjalës së mbajtur në një takim për luftën kundër korrupsionit, ku ministrat e qeverisë Rama pasqyrojnë me radhë arritjet në këtë luftë, ambasadori ka thënë se korrupsioni nuk luftohet dot një një institucion i vetëm.

    “Nuk ka asnjë vend pa korrupsion, e ai rrënon ekonominë kombëtare, rerzikon stabilitetin dhe shkatërron besimin e publikun, shtrembëron konkurrencën”- tha ai, duke garantuar mbështetjen për qeverinë në këtë luftë.

    Kreu i qeveriës, Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale se gjithë paraditja e sotme i kushtohet antikorrupsionit. “Paraditja sot e gjitha kushtuar antikorrupsionit me bindjen se modernizimi permes reformave eshte rruga e zmbrapsjes se korrupsionit!”- shkruan ai.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-12-2014 më 13:03

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •