Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,198
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: "Pas aksionit të energjisë e ka rradhën uji i pijshëm"

    Rama: Fund bandave në sistemin energjitik dhe në ujësjellësa

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërmarrjen e një tjetër aksioni të njëjtë me operacionin kundër vjedhësve të energjisë, mbi shpërdorimin dhe abuzimin me ujin.

    Nga Forumi Kombëtar Kundër Korrupsionit, Rama paralajmëroi se një tjetër gropë financiare, edhe më e madhe se ajo e energjisë ndodhet në ujësjellësa. Në këtë kuadër Rama theksoi se ndarja e re territoriale do t'i japë zgjidhje edhe këtij problemi.

    Në fjalën e tij Kreu i Qeverisë u shpreh se nuk kemi të bëjmë me ndërmarrje apo me kompani, por me banda që abuzonin me energjinë dhe abuzojnë me ujin.

    Kryeministri Rama paralajmëroi sot se pas energjisë elektrike, do të nisë aksioni për ujin. Sipas Kryeminstrit Rama, nga uji është krijuar gropë më e madhe financiare se energjia.

    “Kemi trashëguar borxhe nga sistemi i ujësjellësave. Sistemi i ujësjellësave administrohet nga banda. Bandat që administrojnë ujësjellësat s’duan t’ja dinë për politika lokale”, tha Rama.

    “Lufta ndaj korrpsionit kalon nga bashkëpunimi me qytetarët. Lufta nga korrupsioni nuk mund të jetë një betejë e njëanshme. Prej vitesh qytetarët dyshojnë se denoncimi mund të meret parasysh. Tashmë çdo ankesë shqyrtohet dhe çdo ankesë i referohet ministrit përkatës”, tha Rama.

    Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë Forumit Kombëtar kundër korrupsionit u shpreh se “kjo qeveri është një qeveri e modernizimit të vendit tonë".

    Do të doja, tha Rama, “që tek çdo minstër në fund të mandatit publiku të identifikonte modernizmin e sektorit”.

    "Lufta ndaj korrupsionit nuk është gjueti shtrigash dhe as nuk mund të shihet e kufizuar në betejë ndaj të korruptuarve, por është lufta për modernizimin e shtetit dhe transformimin e një sistemi që korrupton njerëzit në një sistem që është i pakorruptueshëm, sepse nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin po është sistemi që korrupton njerëzit”, theksoi Kreu i Qeverisë.

    Sipas kreut të qeverisë, “asnjë sistem tjetër përveç demokracisë, nuk e garanton dot transaprencën. Në asnjë sistem tjetër nuk është e mundur që qeveria apo Presidenti i një vendi të kërkojë nxjerrjen e transparencës përpara publikut apo të ballafaqohet me faktet si ai që ndodh në SHBA”.

    “Vendosja në sistemin tonë të qeverisjes e një rutine raportimi publik, gjë që është bërë nga çdo ministri, është në fakt vendosja e kësaj vlere të madhe të respektit për qytetarët në themel të qeverisjes”, tha Kryeminsitri Rama.

    Ky formë dhe kjo paraqitje, vijoi Rama, “nuk është një paradë suksesesh, por është vetëdija se i detyrohemi të gjitha palëve transparencë në raport me ç’ka kemi bërë dhe ç’ka duam të bëjmë”.

    “Një vit më parë ne në të njëjtin format morëm përsipër disa sfida dhe sot një vit më pas jemi këtu për t’u ballafaquar me premtimet, por dhe për të pranuar se jemi ende larg objektivit tonë”, u shpreh kryeministri Rama.

    Duke u ndalur tek shembujt konkretë Rama shtoi se “korrupsioni nuk luftohet me ndëshkimin e një drejtuesi apo 20 të tillëve, ky është një iluzion për sa kohë sistemi do jetë i tillë, ku gjithkush do jetë i cenueshëm, i tundueshëm dhe i korruptueshëm potencialisht”.

    Për të treguar se ku ndryshon një shtet modern nga një shtet rrumpallë, Rama tha “kemi nisur të ndryshojmë sistemin e rekrutimit të mësuesve. Ngritëm sistemin e një testimi kombëtar të sekretuar dhe tërësisht transparent që do sjellë si rezultat një rankim të mësuesve në të gjithë republikën në bazë të testimi,t cdo mësues do ketë kreditit e veta”.

    Duke folur për debitorët e energjisë, Rama njoftoi se, po hetohen personat që punojnë në polici dhe shifrat që na rezultojnë deri tani, tha Rama, janë alarmante.

    “Fokusi ynë në të gjithë sektorët është ndëshkimi, por në radhë të parë modernizimi i sistemeve. Shikoni se çfarë bëhet me energjinë. Imagjinoni sikur këta njerëz të kishin paguar energjinë në këto vite”, tha Rama.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,198
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Pas aksionit të energjisë e ka rradhën uji i pijshëm"

    O shoku Rama,

    Nje pyetje kemi ne hajdutat e korrentit dhe ujit te pijshem dhe ne te papunet qe nuk kemi para te paguajme faturat e ujit e korrentit se nuk kemi pune e jemi pensioniste:

    - Mire kur na i pret dritat, se mund te ndezim qirinj e kandila, por kur te na presesh ujin, me se do ta shuajme etjen ne?

    - Si the? Ta blejme ujin ne pazar?

    - Po ku ti gjejme parate per te blere ujin ne dyqan?!

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Pas aksionit të energjisë e ka rradhën uji i pijshëm"

    Ju kujtohet filmi "Odisea ne hapsire" i Kubrik.
    Per nje pellg uje fillon beteja e pare e njerzimit.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Pas aksionit të energjisë e ka rradhën uji i pijshëm"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O shoku Rama,

    Nje pyetje kemi ne hajdutat e korrentit dhe ujit te pijshem dhe ne te papunet qe nuk kemi para te paguajme faturat e ujit e korrentit se nuk kemi pune e jemi pensioniste:

    - Mire kur na i pret dritat, se mund te ndezim qirinj e kandila, por kur te na presesh ujin, me se do ta shuajme etjen ne?

    - Si the? Ta blejme ujin ne pazar?

    - Po ku ti gjejme parate per te blere ujin ne dyqan?!
    ju hajdutet e korentit dhe te ujit as te drejte fjale nuk duhet te keni.

    veq mjeranet e PD justifikojn vjedhjen dhe shkeljen e ligjeve.

    jo po tashti meqe skam pun un paskam te drejte te dal e te vjedh ku te me doje qefi, e nuk duhet te guxoje kush tme preki me dor se em del me ni her ne mbrojtje albushi, lulushi dhe slaushi
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar derjansi për postimin:

    goldian (12-12-2014)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Pas aksionit të energjisë e ka rradhën uji i pijshëm"

    Sipas ligjeve nderkombetare per te drejtat e njeriut kur dikush nuk paguan faturen e ujit, atij i mbyllet saracineska deri ne ate pike sa nga rubineti te mbushet nje gote uje per nje kohe te caktuat te cilen nuk e mbaj mend sakte. Kjo per arsyen se uji eshte jetik dhe nuk eshte si dritat. Gjithsesi uji dhe dritat duhen paguar pavarsisht se thua nuk kam leke. Abuzohet shume me kete fakt ne kuptimin se pervec qe nuk paguan nga ana tjeter harxhon trefishin e sepse nuk arsye te kursesh. Une e mbeshtes kete aksion dhe denoj ata qe kane vetem fjale dhe kurr muk ben dicka te mire lidhur me kete abuzim.
    La verita' ti rendera' libero!

  7. #6

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Pas aksionit të energjisë e ka rradhën uji i pijshëm"

    Sa isha une ne Shqiperi, hallexhinjte qe kisha ne pallat e perreth paguanin cdo qindarke per uje e korent, kurse ata qe kishin lek plot, vidhnin. Ata qe ankohen per aksione te tilla, jane ata qe vjedhin. Njerezit e ndershem nuk i prek fare ky lajm.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Pas aksionit të energjisë e ka rradhën uji i pijshëm"

    Na eshte fut ndonje nga forumi ne burg?��lol
    Feelings change - memories don't.

  9. #8
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Pas aksionit të energjisë e ka rradhën uji i pijshëm"

    E forta ndodhi ne Durres par pak ditesh nje person te lagjia gjat kontrollit i kam nje linje jo e ligjshme te cilin djali 30 vjecar i shtepise kishte pak kohe qe e kishte vene.
    Vijne e arrestojne babane 65 vjecar dhe e rrasin ne burg i lutej djali me arrestoni mua jo thoshin shtepia eshte ne emer te zoterise ahha mir qe nuk ishte ne emer te gjyshit qe ka vdek
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Taulanti97
    Anëtarësuar
    10-12-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    16

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Pas aksionit të energjisë e ka rradhën uji i pijshëm"

    Rama fitoi me 67% te votave per kryeminister,Sala mori 30.4% te votave... Thoni ca te doni ju por kur populli eshte budall,"i zgjuari e ka te lehte te fitoje".

    Na,gezojeni Ramen.

  11. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Pas aksionit të energjisë e ka rradhën uji i pijshëm"

    Aksion për mos paguesit e ujit ??!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Ujë ??? Ku ka ujë ? Ka 20 vjet që nuk shohim një pikë ujë në çezme !! Unë kam hapur pus para dhjetë vitesh... fatura vazhdon e vjen... Le të vijnë e ta presin ujin po deshën
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •