-
Ah,moj IPERI e dashur.
Po,c'kane malet qe nuk flasin,
vetem rrine degjojn-shikojne
me heshtjen e thelle mbuluar,
si s'shperthejne?si nuk plasin?!
Te shpertheje llavhistoria
te na djeg te na perveloje
si su beme nje here bashke?
vec e vec mbet Shqiptaria.
Pellazge ishim,
bashke,su beme.
Ilire,mbetem te percare.
Gjalle kete tradite e ruajtem
dhe tani si Shqipetare.
Na pushtuan,na sunduan
pa meshire na cunguan.
Na pine gjakun,bene c'far deshen
krahet IPJES ja copetuan.
Si cakej shqyejm njeri-tjetrin
vret vellau,vellane e vet,
ah moj IPERI e dashur,
shih c'ke mbet
sa ke mbet.
Per pak pare,shesim nderin
tradhetojm Fe e Flamur.
Venger sheh dhe thote Shqiponja:-
Deri kur keshtu,
deri kur?
Gege e Toske kemi nje gjak
O sa mir me ken Shqiptar
bije te Shqipes te gjithe jemi
por,sa turp,mbetem te ndare.
Gege e Toske
jemi dy krena
si Shqiponja ne Flamur.
Shpata beme lahutat tona
Iso mban c'do lis,c'do gur.
Por lahuta,me,s'degjohet.
Bjeshket,pse kane ngelur shkret?
Shqipja, s'po lind me Kreshnike?
a,mos valle ka mbetur shterpe?
Ndoshta, Malet kete e dine
por turp u vjen te na tregojne
c'kane degjuar,c'kane pare,
te rrjedh e lene historine.
...............
Dicka dinte Herodoti
ndaj,me kote s'do kishte shkruar:
-''Sikur nje prijes te kish ky popull,
gjithe boten do kish pushtuar.''
vladimir dyrmishi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt