Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Përurohet xhamia më e bukur në Evropë

    Përurohet xhamia më e bukur në Evropë





    Me zbulimin solemn të pllakës me emrin dhe datën e ndërtimit, sot në Rijekë, të Kroacisë, është bërë hapja solemne e Qendrës Islamike, që konsiderohet ndër më të bukurat në Europë.

    Hapjes solemne i parapriu dorëzimi i “Vakufnameve të Arta” të ministrit të Vakufit Shtetëror të Katarit, Gajs Mubareku el-Kuwari, dhe të mirënjohjeve të veçanta për personat meritorë për ndërtimin e xhamisë së Rijekës.

    Pas hapjes solemne ndërkaq u organizua një vizitë e xhamisë, e cila u pasua me lutje.

    Në ceremoninë e hapjes së Qendrës Islame të pranishmëve iu drejtuan edhe kryebashkiaku i Rijekës, Vojko Obersnel, presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic, kryeparlamentari kroat, Josip Leko, shefi i diplomacisë së BE’së në Kroaci, Paul Vandoren, dhe anëtari i Kryesisë së BeH, Bakir Izetbegovic. Fjalimet e tyre ndërkaq u pasuan edhe me fjalët e rasit që mbajtën krerët fetarë në Kroaci, si dhe ministri i Katarit, Gajs b. Mubarek el-Kuwari, dhe emiri i Katarit, Hamed bin Khalif et-Thania, si donatori më i madh i projektit.

    Në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin edhe ish-kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, ish-presidenti kroat, Stjepan Mesic, si dhe shumë mysafirë nga Sllovenia, BeH, Turqia, Serbia dhe vendet tjera europiane.

    Sipas vlerësimeve të organizatorit në hapjen solemne të xhamisë në Rijekë morën pjesë dhe disa dhjetëra mijëra qytetarë dhe mysafirë të tjerë.

    Xhamia, respektivisht Qendra Islamike është konceptuar dhe projektuar nga akademiku Dusan Dzamonja, ndërsa për shkak të vlerave të veçanta të saja arkitektonike, kjo Qendër tashmë ka marrë epitetin e “Xhamisë më të bukur në Evropë”.

    Xhamia,ka marr këtë titull për shkak vlerave të veçanta të saja kulturore dhe arkitektonike, ndërsa është konceptuar dhe projektuar nga akademiku Dushan Xhamonja ndërsa idenë e tij e kanë jetësuar arkitektët Darko Vllaoviq dhe Branko Vuçinoviq.

    “Një proekt të ngjashëm me këtë nuk mund ta gjeni askund.Shpresoj se pikërish nga se është e veçantë, shum shpejtë do të bëhet e njohur” – tha Arkitekti, Darko Vllaoviq.

    Qendra Islamike në Rijëkë, kap një sipërfaqe prej 5.300 metër katror, ndërtimi i saj ka zgjatur më shumë se 3 vjet e gjysmë, ku janë investuar rreth 76 milion kuna kroate ose mbi 10 milion euro.

    Emri:  Dzamija-u-Rijeci-Foto-Marko-GRACIN-8_multimedia_gallery_full.jpg

Shikime: 1315

Madhësia:  54.5 KB

    Emri:  croatiaislamcentre.jpg

Shikime: 1315

Madhësia:  72.6 KB

    Emri:  CroatiaIslamicCenter.jpg

Shikime: 853

Madhësia:  48.1 KB
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Përurohet xhamia më e bukur në Evropë

    pse nuk marrin shembull edhe keta tanet nga keto vepra???

    por do na lene kusur ate shemtiren qe do ndertohet mu ne mes te tiranes.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Përurohet xhamia më e bukur në Evropë

    Si kermill, bunker. S'me pelqen.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Përurohet xhamia më e bukur në Evropë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Si kermill, bunker. S'me pelqen.
    Mos u merzit se ka plot qe e pelqejne. Ndaj dhe ne Tirane do ndertohen xhami te stilit turk se shqiptareve vetem me ate lloj i eshte mesuar syri.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: Përurohet xhamia më e bukur në Evropë

    ..dhe une kujtoja se c'eshte kjo eré benzine ketu!!! U vika era petro-dollareve e nga Rijeka der te kompjuteri im...............!!!!!
    Nuk e kishin gabim rilindasit qe thonin se per shqiptaret edhe dielli lind nga perendimi! Nga lindja ne na ka ardhur............. nje .... ! he kush e gjen!?
    Allahu ekberr hiqni preket se u err!

  6. #6
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Përurohet xhamia më e bukur në Evropë

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Përurohet xhamia më e bukur në Evropë





    Me zbulimin solemn të pllakës me emrin dhe datën e ndërtimit, sot në Rijekë, të Kroacisë, është bërë hapja solemne e Qendrës Islamike, që konsiderohet ndër më të bukurat në Europë.

    Hapjes solemne i parapriu dorëzimi i “Vakufnameve të Arta” të ministrit të Vakufit Shte................................
    Selam alejkum,


    Kush ja la mor epitetin "me e bukura ne europe" ???........bukuria kuptohet se qendron ne syrin e atij qe e vlereson, ne syte e mi se paku duket shume banale dyqish, e thjeshte.....gjigandomania i ben gjerat imponuese, aman jo doemos edhe te bukura....akoma per syrin ideali i bukurise qednron ne symetrine e gjerave...ose, nese thehet symetria, atehere se paku nuk duhet te perseriten pamjet, vijat, kendet, ose, nese perseriten atehere perseri vetem ne perpjesetime symetrike.....ketu ka prerje te tre figurave gjeometrike te topit ne perpjesetime asymetrike (perkundrazi, shih sydney opera house).....per mua s'eshte e bukur....

    Ndoshta shkoj nga fundi i gushtit ne ate zone dhe ja bej nje vizite, e e nderoj mendimin pastaj......do shohim inshallah...
    albanish by nature

  7. #7

    Për: Përurohet xhamia më e bukur në Evropë

    Emri:  999038_592381050802700_1315347331_n.jpg

Shikime: 1734

Madhësia:  69.2 KB

    Kjo ketu eshte nje perl e vertete! Na ka ardhe dhurate nga vellezerit nga Stambolli!
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Përurohet xhamia më e bukur në Evropë

    Përurohet xhamia më e bukur në Evropë
    Per mua, nje nder xhamite me te shemtuara te botes...

  9. #9
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Përurohet xhamia më e bukur në Evropë

    Ja disa foto aktuale nga xhamia e rijekes.

    Nga jashte pra mbetet akoma per mua jo aq e bukur, edhe permasat nuk jane aq te medhaja sa e kujtoja, keshtuqe symetria e thyer nuk eshte imposante. Sidoqofte, guximi i arkitekteve ta thejne monotonine stiliste te xhamise ballkanike duhet pershendetetur dhe rrespektuar.

    Sa i perket funskionalitetit, objekti ishte goxha i kompletuar, me hapesira te ndryshme per sherbime te ndryshme. Objekti posedonte salle konference, dhome pritese (divan), restoran/kafeteri, mektep (me disa klassa mesimi), nje hapesire per ekspozime, dhe kuptohet faltoren per meshkuj dhe femra (larte ne mafil), si dhe krejt orendite anesore. Perndryshe kish edhe parking nentokesore me ashensore qe edhe te hendikepuarit te mund te levizin lirshem deri tek faltorja ose hapesirat sherbyese.

    Si facit per mua mbetet rrespekti ndaj projektuesve per guximin, energjia e muslimaneve te kroacise per te realizuar nje projekt te ketille nen kushte te veshtira financiare si dhe rrespekti ndaj shtetit kroat ne keto kohe te veshtira te tregoje tolerance te ketille qe nuk eshte e vetekuptueshme. Sinqeriteti i boshnjakeve qe kane treguar ne luften kunder serbise ne krah te kroateve me siguri se ka qene nje nder faktoret kryesore, qe edhe popullata kroate ta shoh kete xhami me sy tjere sec shihen sot projekte te ketilla ne europe.

    Sipas kohes do te sjell edhe fotografi tjera....

    me nderime

    Emri:  IMAG2921.jpg

Shikime: 630

Madhësia:  39.5 KB
    albanish by nature

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Nuh Musa për postimin:

    angmokio (25-06-2014)

  11. #10
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Përurohet xhamia më e bukur në Evropë

    Emri:  IMAG2924.jpg

Shikime: 622

Madhësia:  29.6 KB

    Emri:  IMAG2933.jpg

Shikime: 652

Madhësia:  25.7 KBEmri:  IMAG2936.jpg

Shikime: 739

Madhësia:  48.5 KB
    albanish by nature

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •