
Postuar më parë nga
Mexhid Yvejsi
Pergojimi është nje ves shume i ulet; feja, logjika e shendoshe dhe mbare shoqeria e urren ate. Por perkufizimin me te sakte te ketij vesi e pasqyron hadithi i meposhtem:
Transmetohet nga Ebu Hurejre ra se i Derguri i Allahut sa i ka takuar shoket e tij dhe iu ka thene: “A e dini se c’eshte pergojimi?" Sahabet u pergjigjen , Allahu dhe i derguari i Tij e dine. Ai tha: "Ta permendesh per vellain tend ate qe ai e urren." I thane, "E nese eshte e vertet ajo cka thuhet per te?" Ai tha "Ne qofte se eshte e vertete ajo cka thua, ti e ke pergojuar, e nese jo, ti ke shpifur per te“. (Transmeton Muslimi)
Duke u nisur nga ky hadith ne si besimtar na del si detyre qe ti ruajme gjuhet tona, e mos ti perlyejme ato me thashetheme, me fjale dhe vepra boshe e te mos ofendojme cilindo me to.
Te pergojosh dmth te permendesh me ulje cilesite, atributet dhe vetite e vellait (motres) tende qofte kjo ne tiparet e trupit, te prejardhjes, te nderit, te fese, te veprave apo te fjaleve dhe cka lidhet me te personalisht duke i thene qenka i shkurter, i verber, i zi , i ndyre, i pacipe , koprac, genjeshtar, mashtrues, zullumcare dhe jo i denje ndaj rruges se besimit etj.
Per gjuhen, Profeti saws ne nje hadith citon "Kur zgjohet biri i Ademit te gjitha gjymtyret i nenshtruohen gjuhes dhe i thone asaj "Ki frike e nderoje Allahun per ne, sepse ne jemi te lidhur me ty, nese ti flet drejte atehere edhe ne jemi ne te drejte, e nese ti devijon edhe ne devijojme".
Imam el- Kurtubi ra percjell mendimin e te gjithe dijetareve Islam, te cilet normalisht miratojne qe pergojimi eshte i ndaluar (haram) dhe e numerojne ate nder mekatet me te medha. Kur’ani ne disa ajete te tij e paraqet pergojimin te ndaluar dhe ves shume te shemtuar. Allahu xh.sh thote: "E mos pergojoni njeri tjetrin, a deshiron ndokush te haje mishin e vellait te vet te vdekur ? Ate e urreni e pra kini frike ndeshkimin e Allahut…” (Kur'an, 49:12)
Jane te shumta hadithet e Pejgamberit (a.s.) qe flasin per pergojimin si gjest te shemtuar dhe veprim degradues per besimtarin. Nga Enesi ra transmetohet se i Derguari i Allahut saws ka thene: "Kur u ngjita ne Miraxh kalova prane nje populli me thonje prej bakri, gervishnin dhe cirrnin me to krahroret e tyre. Thash "Kush jane keta, o Xhibrail?" Tha "Keta jane ata te cilet hanin misherat e njerezve dhe merrnin neper goje nderin e tyre”. (Transmeton Dauti me sened te sakte)
Gjithashtu Xhabiri ra transmeton se ka qene bashke me Profetin as. dhe perballe tyre eshte ngritur nje ere e ndyre dhe e keqe. I derguari i Allahut as pyeti: ”A e dini cfare ere eshte kjo, eshte era e atyre qe pergojojne besimtaret”. (Transmeton Ahmedi)
Nga Ebu Hurejra ra transmetohet se Muhammedi savs ka thene “Kush beson në Allahun dhe në diten e gjykimit të flasë mirë ose të heshtë” (Mutefikun Alejh) Me selame, Mexhidi, Gjakovë
Krijoni Kontakt