Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232

    Papa Kristo Negovani

    Mendoj se duhet te perkujtojme herojt e martirat e kombit shqiptar ku pa dyshim vend te nderuem zen edhe prifti ortodoks Papa Kristo Negovani, i cili pagoi me jeten e vet ne moshen 30 vjecare dashunine per atdheun dhe Gjuhen SHQIPE.

    Te gjithe jane te mirepritun me sjelle materiale e komente. Po ja filloj une me nje shkrim te marrun prej www.albanovaonline.com :

    PAPA KRISTO NEGOVANI
    (1875-1905)

    Jetėshkrimi

    Papa Kristo Negovani—martyri dhe prinjėsi shpirtėror i Shqipėrisė pėr krah tė cilit mbas njėzet e katėr vjetėve u rreshtua martyri i madh i Veriut At Shtjefėn Gjeēovi—lindi nė katundin Negovan tė Maqedhonisė nė vitin 1875. Negovani, katund nė rrethet e Florinės, ėsht i banuar krejt nga Shqiptarė e thuhet se kėta, bashkė me ata tė katundit Bellkamen, kanė vajtur atje dyke u ēpėrngulur nga katundi Plikat i Kolonjės sė Korēės njėqind e pesėdhjetė e ca vjet mė parė.

    Kristua nė fshatin e vet mbaroi shkollėn fillore greke edhe pastaj pėr mėsime mė tė lartėra hyri nė gjymnas t’Athinės. Mbas tre vjetve u shtėrngua t’a lėrė shkollėn, sepse atin e tij i a vranė kusarėt dyke i marrė tėrė pasurinė edhe tė riut i u desht tė kujdesohej pėr ushqimin e familjes sė vet.

    Mė 1890 nė Negovan e emėruan si mėsonjės tė shkollės greke. Nė kėtė kohė filloi veprimtarija e tij atdhetare: Shqiptarėt e Negovanit edhe tė Bellkamenit, tė rrethuar vetėm nga armiqtė, po kėrcėnoheshin nga njė mijė tė zeza, qė tė humbisnin gjuhėn, zakonet dhe tė harronin fare Mėmėdheun e tyre tė vėrtetė: nėn rrogozė e sheshazi Patrikana e Fanarit me agentat e saj e me andarėt e maleve bėnte ē’mos pėr t’i greqizuar kėta Shqiptarė tė kulluar. Kundrejt kėtij rreziku nisni luftėn e parė Mėsonjėsi i ri i shkollės sė Negovanit: Kultura greke nuk i dha asnjė valė ideali helenik, rroga e saj nuk e embėlsoi aspak: Kristua vendosi tė krijojė n’ato katunde tė vetėmuara ēerdhen e vėrtetė tė shqiptarizmės. Dyke u mėsuar nxėnėsvet alfavitėn greke, nuk rreshti fshehurazi e ku sheshazi t’u predikojė tė rinjvet e bashkėfshatarėve tė vet dashurinė pėr Mėmėdheun e vėrtetė: “Pėr mbi ēdo gjė gjuha shqipe ishte ajo qė duhej mėsuar, sa mė parė”, — i thoshtė or’ e ēast, kujdo e kudo.

    Kristua – mėsonjės kishte dije tė plotė pėr zulmėn e madhe tė stėrgjyshėrve t’anė, ndoqi kėmba-kėmbės lėvizjen e madhe tė Rilindjes Kombėtare pas Lidhjes sė Prizrendit, u thith nga veprimtarija e Shoqėrisė sė Stambollit tė vitit 1879 e nga ajo e shoqėrisė Drita tė Bukureshtit tė viti 1881 edhe u familjarizua me udhėheqėsit mė nė zė tė lėvizjes shqiptare tė asja kohe. Por kishte formuar besimin e patundur se nėn petkun e zķ do t’i sillte shėrbimet mė tė mėdha Kombit tė vet tė robėruar, prandaj, edhe nė marrėveshje me mėmėdhetarėt e mėrgimit, mė 1892 mėsonjėsi i ri shkelmoi dėfrimet e djalėrisė dhe u bė prift i katundit dyke u bėrė njėkohėsisht pararendėsi, frymėzonjėsi dhe krijonjėsi i Kishės sė mė vonėshme Orthodokse Autoqefale Shqiptare.

    Edhe punės i dha zjarr: nė shtėpin e vet hapi njė shkollė shqipe tė natės:

    ...O djem, o vashė, vraponi
    Nd’ i bekuar mėsim!
    Gjuhėn e Mėmės mėsoni
    —Me dėshir’ e mallėngjim!

    Sepse:

    Mėsimi do t’shpėtonjė
    tė varfrėnė Shqipėri!... [1]

    u bėnte thirjen Shqiptarėvet kudo e veēanėrisht bashkėfshatarėvet tė vet.

    Puna ideale mori rrugėn e mbarė: njėqind djem e vajza katundare natė pėr natė nė kėthinėn e ngushtė tė shtėpisė sė tij mėsonin abecenė shqipe dhe historinė lavdi-plote kombtare nga goja e At Kristos. Pėr mėsimin e gjuhės shqipe i mungonin tė gjitha, por prifti-mėsonjės-idealist i plotėsonte me shpenzimet e veta edhe or’ e ēast shkruante me duart e veta abetaren nepėr fletore edhe u ēpėrndante nxėnėsvet.

    Mė vonė gjuhėn shqipe filloi t’a pėrdorė dalė ngadalė nė kishė: sė pari e kėndonte shqip vetėm ungjillin, pastaj shtoi lutje tė vogla e sė fundi meshėn e tėrė. Kisha dhe shtėpija e tij u bėnė ēerdhe kombtare: Aty grumbulloheshin tė mėdhenj e tė vegjėl pėr tė marrė kungatėn e shqiptarizmės nga Papa Kristo Negovani, i cili me veprat e gjalla e me ligjėrata e shumta i nxiste pėr tė ruajtur si syt e ballit gjuhėn e zakonet, kėngėt dhe vallet thjesht shqiptare edhe tė bėnin theror ēdo gjė, sa edhe jetėn pėr tė fituar lirinė e vetėm lirinė!

    E Negovanėsit dhe Bellkamenėsit u magjepsėn aqė fort nga vepra e nga fjale e Atit tė Mirė sa qė ēdo botim, qė dilte nepėr kolonitė shqiptare, me njė herė fluturonte nepėr kėto vėnde me aqė ankth e dashuri sa edhe njė abetar vetėm shėtiste me njėzet vetė sa grisej e bėhej lėvere!
    Ketė propagandė tėrė flakė atdhedashurije Papa Kristua e pėrhapte edhe ndėr zemrat mė tė strukura shqiptare me anėn e libravet tė tija qė botonte, si edhe me anėn e shkrimevet tė tjera tė shumta qė shkruante nepėr fletoret dhe nepėr tė pėrkohėshmet.

    As kėrcėnimet e Mitropolitit tė Kosturit, as ato tė komandantit tė komitetit grek Pavllo Mellajt edhe as ngatėrresat e parreshtura tė atdhemohonjėsvet edhe t’anmiqėvet tė tjerė nuk e trembėn Atin e Bekuar.
    Emri i Shenjtorit e i Mėsonjėsit idealist mori dhenė nepėr Shqipėri si prinjės i lirisė, ndėrsa u ēfaqej si fantomė tmerri armiqėvet. Por atdhemohonjėsit edhe armiqt e Kombit nuk lanė dy gurė bashkė gjer sa e vunė nė vijė punėn e tradhėtisė: Papa Kristo Negovani ishte halė nė sy, luftėtari mė i rrezikshėm edhe armiku mė i math i tyre, prandaj duhej ēdukur! Vepra e shėmtuar e trathėtisė nuk vonoi shum:
    Nė natėn e errėt tė 12 Shkurtit tė vitit 1905, atėherė kur Shenjtori-Mėsonjės ēpėrndante naforėn nė kishė, njė grup njerėzish tė panjohur e rrėmbyen nga shtėpija dhe e shpunė jashtė katundit.

    Atje u zhvillua tragjedija mė ēnjerėzore: Gjakpirėsit sė pari me sopata e me thika i a copėtuan trupin e pastaj me tehin e pėrgjakur tė sopatės mė tė rėndė i a ēanė kryet nė dysh e i a derdhėn trutė dyke e pėrcjellur gjakėsin’ e tyre me fjalėt therėse:

    Shko tani tė bėsh propagandė pėr lirin’ e Shqipėrisė e t’a thuash ungjillin shqip!

    E:
    ...Papa Kriston e vranė,
    dhe s’ra pėr ’tė njė kėmbanė!...


    Por zemra e pėrvėluar e Kombit e vajtoi me dėnesė:

    ...E gjithku nė Shqipėri,
    Mbajėn e rin ndė zi;
    Cilido si pėr njė bir,
    Ēė la jetėn me pa-hir;
    Cilido si pėr njė vlla,
    Ēė nga Grekėrit u vra;
    Jo nė luftė e jo pėr ftesė,
    Po ndė fshehie e me pa-besė;
    Jo te sheshi i burrėris,
    Po te prita e kuseris!...


    e qau me plot vrer Poeti i math arbėresh Zef Skiroi.
    Edhe gjaku i martyrit dhe i Shenjtorit-mėsonjės-idealist Papa Kristo Negovanit rrodhi rrėke nė moshėn tridhjetė vjeēare pėr tė zbukuruar e pėr tė kristalizuar pėr jetė tė jetėvet lulen e lirisė Kombtare.
    Papa Kristua shum shkrime e vjersha tė tija i ka nėnshkruar me shkronjat P.H. H. N., ase P.

    Pėrgatiti: Sterjo Spasse


    SHKRIMTARĖT SHQIPTARĖ, II, Tiranė, 1941.


    Pregatiti: Arben Marku (Ndreca)

    www.albanovaonline.com

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga Labeati

    Atje u zhvillua tragjedija mė ēnjerėzore: Gjakpirėsit sė pari me sopata e me thika i a copėtuan trupin e pastaj me tehin e pėrgjakur tė sopatės mė tė rėndė i a ēanė kryet nė dysh e i a derdhėn trutė dyke e pėrcjellur gjakėsin’ e tyre me fjalėt therėse:

    Shko tani tė bėsh propagandė pėr lirin’ e Shqipėrisė e t’a thuash ungjillin shqip!

    Si propagande komuniste me duket mua ! Fashistet dhe nazistet torturonin dhe vrisnin popullin shqiptar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    A lexon ti i *miri * se cfar shkruhet aty?

    Labeati, mendoj se deri tash ska liber me te vlefshem se ky "shkrimtaret Shqiptare" te botuar ne kohen e Mustafa Krujes.
    Pse nuk ribotohet ashtu sic eshte? Do ishte nje ngjarje kulturore me rendesi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Njeriu_i_mire
    Si propagande komuniste me duket mua ! Fashistet dhe nazistet torturonin dhe vrisnin popullin shqiptar.
    Je shume i mirepritun te na ndricosh me "te verteten" tende ne lidhje me temen.

    Si "te duket" ty, apo ne te pelqen nuk i intereson askujt.

    Fakti eshte qe P.K.Negovani u vra nga agjentet greke meqe meshonte shqip.

    Fakti eshte edhe se S.Spase ne vitin 1941 pra 35 vjet mbas vrasjes kur deshmitaret ishin gjalle, e nuk kishte censure, pra atehere duhet ti kene ditur disa gjera me mire se sa "te duken ty" sot.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Pjese nga krijimtaria:

    PAPA KRISTO NEGOVANI
    (1875-1905)


    Lypėsi


    “Pėr emėrin’ e Perėndisė,

    pak bukė, se po urėtonj;

    ah, merrni pjesė prej njerėzisė,

    i mjeri do tė perėndonj!”



    Njė plak i lasht’ edhe i thinjur

    me lot ndė qiell po kėlthet,

    i gjori shumė i pėrgjynjur

    dhe zemėrė bardhė rrėmet



    Na, shumė pėrpar’ atij shkojnė

    tė veshurė me barkun plot,

    po sytė s’kthejnė t’a shikojnė,

    s’lėshojnė fare as njė lot!



    Vetėm “Zot tė pėrdhėlleftė”,

    i thonė, po s’i apin gjė,

    dhe ketė fjalė me tė reftė[3]

    i esėlluar ē’mbetėt mź!



    Pėr veē njė tjatėr’ afėronet

    fort i vobegėt’ e i flet,

    me reēka veshur, pjesėtonet

    bukė tė thatė njė thel’ i ep!



    (Kalendari Kombiar, vj. 1904)


    Pėrgatiti: Sterjo Spasse


    SHKRIMTARĖT SHQIPTARĖ, II, Tiranė, 1941.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Labeati pėr postimin:

    Maqellarjot (22-02-2016)

  7. #6
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Je shume i mirepritun te na ndricosh me "te verteten" tende ne lidhje me temen.

    Si "te duket" ty, apo ne te pelqen nuk i intereson askujt.

    Fakti eshte qe P.K.Negovani u vra nga agjentet greke meqe meshonte shqip.

    Fakti eshte edhe se S.Spase ne vitin 1941 pra 35 vjet mbas vrasjes kur deshmitaret ishin gjalle, e nuk kishte censure, pra atehere duhet ti kene ditur disa gjera me mire se sa "te duken ty" sot.

    Nuk besoj asnje germe nga ky shkrim.
    Ne filmin shqiptar per kete personazh thuhej se u helmua (apo ka qene fjala per tjeter njeri).Nuk e besoj se greket te vritnin po te flisje shqip.Sa e sa prifta te tjere flisnin shqip dhe nuk pesuan asgje .
    Ne fund te fundit do kete qene edhe ai nje i shitur tek "vellezerit myslymane" sic jane dhe sot me dhjetra ne Shqiperi.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Njeriu_i_mire
    Nuk besoj asnje germe nga ky shkrim.
    Ne filmin shqiptar per kete personazh thuhej se u helmua (apo ka qene fjala per tjeter njeri).
    E ngaterron me filmin "GOL"

    Eh kane vrare e helmuar kaq shume greket sa ata qe kane memorje 2KB si puna jote ngaterrohen.

    Ai qe u helmua ka qene Petro Nini Luarasi, dhe nuk ka qene prift. Po ashtu kishes greke i faturohen edhe vrasjet e Dh.Todrit, K.Hoxhit pa permendur mallekimet e c'kisherimet.


    Nuk e besoj se greket te vritnin po te flisje shqip.Sa e sa prifta te tjere flisnin shqip dhe nuk pesuan asgje .
    Ne fund te fundit do kete qene edhe ai nje i shitur tek "vellezerit myslymane" sic jane dhe sot me dhjetra ne Shqiperi.
    Kujt po i behet vone se nuk beson ti. Kur jen puna tek gjuha shqipe e nacionalizmi shqiptar greket e turqit kane qene "by'th e breke" si thote populli.

    Zaten kishat greke perseri sot e kesaj dite i quajne ortodokset shqiptare - greke.

  9. #8
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296

    Papa Kristo Negovani

    Papa Kristo Negovani (1875-1905), i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi lindi nė Negovan afėr Follorinės nė Greqinė veriore, njė fshat qė, bashkė me Bellkamenin fqinjė, kishte qenė banuar nė mesin e shekullit tė nėntėmbėdhjetė nga shqiptarė tė Plikatit tė krahinės sė Kolonjės. Shkollėn e bėri nė Athinė, ku e dėrgoi i ati Harallamb Ēali, qė ishte tregtar. Shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundėr synimeve shkombėtarizuese tė kishės e tė qarqeve shoviniste tė borgjezisė greke. Propagandoi idenė e bashkimit tė forcave patriotike nė luftėn kundėr lakmive tė shteteve shoviniste fqinje. Vdiq i masakruar barbarisht nga andartėt grekė.

    Vdekja e tė atit, tė cilin e vranė banditėt mė 1891, e shtrėngoi Kristo Negovanin tė braktisė studimet e tė punojė si mėsues nė njė shkollė fillore greke nė Leskovik pėr tė mbajtur familjen. Mė 1894 emigroi nė Braila tė Rumanisė ku punoi tre vjet si marangoz. Bash kėtu ra nė kontakt me lėvizjen kombėtare dhe mėsoi tė shkruajė shqip (me alfabetin e Stambollit). Mė 1897 u kthye nė fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punėn si mėsues. Shtėpinė e vet Negovani e ktheu nė shkollė dhe u mėsoi shkrim e kėndim shqip mbi njėqind fėmijėve e tė rriturve. Ai edhe meshėn e mbante shqip, gjė qė nuk i pėlqeu aspak hierarkisė ortodokse greke.

    Mė 10 shkurt 1905 Negovani mbajti njė shėrbesė kishtare shqip nė prani tė Karavangjelisit, peshkop i Kosturit, i cili duke dalė nga kisha, flitet se tha ato fjalė fatale, "Mos tė gjettė viti tjetėr ndėr tė gjallėt". Pas dy ditėsh, tė shtunėn, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditė, qė e detyruan tridhjetėvjeēarin Negovani, tė vetėdijshėm pėr fundin qė e priste, tė dilte jashtė shtėpisė nė mes tė natės pėr ta masakruar pastaj me sėpatė bashkė me pesė tė tjerė, ndėr ta edhe i vėllai. Pėr tė marrė hak pėr kėtė akt qė hierarkia ortodokse greke ua veshi shqiptarėve, komiti shqiptar Bajo Topulli (1868-1930) i zuri pritė dhe vrau Fotin, peshkopin e Korēės, nė shtator 1906.


    Krijimtaria
    Papa Kristo Negovani ėshtė autor proze e poezie, si dhe tekstesh shkollore, pėrkthimesh e pėrrallash. Veprat e tij u botuan nė revista tė kohės, sidomos nė Kalendari kombiar. Ndėr botimet e tij janė:

    Istori e dhiatėsė vietėrė, Bukuresht 1899;
    Vjershė shkresėtoreja, Sofje 1899; vjersha Prisheja e Hormovėsė , Sofje 1903; njė pėrmbledhje vjershash me 78 faqe
    Bėnjatė tė shėnjtorėvet dėrgimėtarė, Sofje 1906 (Bėma tė apostujve shenjtorė); - libri me 122 faqe
    dhe njė tjetėr me 16 faqe Istorishkronja e Plikatit, Selanik 1909, botuar pas vdekjes.
    Pėrshtatjet e fabulave tė Ezopit dhe tė La Fontenit dhe poezia e tij didaktike me frymė patriotike e edukative u drejtoheshin kryesisht fėmijėve. Ato paraqesin kryesisht interes historik dhe mund tė themi se nuk dallohen pėr ndonjė vlerė artistike tė veēantė.
    Vjershėshkresėtoreja (1899 - vargje)
    I drunjti kryq (1906 - vargje vepra nė dy pjesė) - Sofje 1906
    Prishja e Hormovės (1904 - vjershė lirike)
    I vogėli Donat Argjendi (1908 - novel pėr fėmijė) - Sofje 1904


    Burimi :
    Robert Elsie: Histori e Letėrsisė Shqiptare. Botim i dytė. Pėrktheu nga anglishtja: Abdyrrahim Myftia. Pejė: Dukagjini 2001, Fq. 211 - 212

  10. #9
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Fotiun e vrane Spiro Kosturi dhe Spiro Bellkameni,dhe une e kam permendur kete ne nje teme tjeter tek heronjte e harruar.Fatkeqesisht fatin e Kristo Negovanit e paten shume atdhetare te tjere qe perpiqeshin te mesonin gjuhen dhe kulturen shqiptare.Dhe sot pa pike burrerie dhe dinjiteti nipat e atyre qe u masakruan nga dora e grekut jane bere vegla e grekerve dhe i ke edhe ne kete forum me shumice.Turp per ta dhe gjaku i te pareve i vrafte.Ata do ta njohin vetveten ne kete shkrim.

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2006
    Postime
    170
    Citim Postuar mė parė nga Julius
    Kush tha qe nuk i gjykojme? Po une me Albon nuk do rri te merrem, se ma fshin shkrimin

    Ec se keni filluar me lojra fjalesh. Ca do te thuash per ndryshimin me Nolin? Statusi yne eshte prej tij i formuar deri me sot. Une psh jam ortodoks shqiptar. Asnje nga te dyja nuk mund te heqesh. As ortodoks as shqiptar. Ajo qe dua te them eshte se ortodokset shqiptare jane nje pjese e konsiderueshme e kombit. E si te tille nuk i menjanon dot prej qenies se tyre. Madje madje ben te kunderten, u krijon shkaqe per tu hedhur ne anen tjeter te lumit, andej nga e ka burimin Vjosa...
    Feja e te pareve tane, duke filluar te pakten qysh mbas mbarimit te luftes se Trojes e deri me hyrjen e kristianizmit, ka qene Illyre me perendi Yll-in (e Illyrise), fe e cilla thuajse eshte e abandonuar, pervec disa zakoneve e riteve, qe te tjeret na i quajne ato si pagane, ndersa ne ditet e sotme feja jone eshte: orthodhokse e katolike me profet Jezu Krisht-in (nga Lindja e Mesme), myslimane e bektash-iane me profet Muhamet-in (po nga Lindja e Mesme), dhe Shqiptaria me "profet" Patriotizmin (e Rilindasve Shqiptar).
    Sipas renditjes, e pare the e fundit jane fe e te pareve tane, ndersa kater te mesit jane fe e te pareve te te tjereve.
    Te paret tane me fene e tyre Illyre me perendi Yll-in (e Illyrise), jo vetem, qe e mbajten per me shume se 1000 vjet (1225 BC deri 229 BC), por edhe arriten civilizimin me te larte ne boten e asaj kohe, i cili me vone kaloje ne Rome e ne gjithe perendimine e diteve te sotme, ndertuan demokracine me te larte te te gjitha koherave, shtrine zonat e tyre te influences ne pjesen me te madhe te botes se njohur te asaj kohe etj. etj., pra kemi te bejme me periudhen me te arte te rraces tone.
    Ndersa po gjithashtu te paret tane me ato kater fete e botes, qysh kur kane hyre per here te pare, "si per cudi" kane kaluar ne vrime te gjylperes.
    Qysh kur eshte futur feja e Shqiptarise nga Rilindasit tane kemi arritur te fitojme te drejten te futemi ne loje, por a thua tine se do ta fitojme dot lojen, kur ne lozim vetem nje lojtar (fe) dhe kundershtari me kater lojtar (fe)?
    Meqe ra fjala, ja p.sh. te piesim tyne, meqe je pe fares sone, a e len tine fushen (fene) e kundershtarit e te vish te lozesh ne fushen tone, sepse po ta bejne kete gje, jo vetem tine, por qe te gjithe shqipfolesit e dhene pas feve te tjera, atehere ay raporti aty siper shnderrohet nga 1 : 4 ne 5 : 0 dhe s'eshte ndonje cudi qe te kthehemi serish ne ate periudhen e lavdishme te Illyreve te atij 1000 vjecari te famshem aty siper!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arsato1 : 07-10-2006 mė 02:08

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rilindasi Kristo Kirka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-07-2012, 16:33
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Nė Himarėn e kapedanėve tė penės e tė dyfekut
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Kristo Kono, krijuesi i palodhur i artit popullor
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-08-2004, 19:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •