Postuar mė parė nga
Ilir-Arber
O shoku, perse fut pedofiline ne kete teme se marr vesh?!?
Ku i ke BURIMET apo FAKTET qe Skenderbeu ishte Ortodoks?
Perse aletatet e tij te huaj me te aferm ishin Ferdinandi i Spanjes (po ashtu i quajtur si Mbrojtesi i Katolicizmit) dhe Roma (Shtepia e Katolicizmit)?!.
Nese ishte Ortodoks, ateher perse nuk mbante lidhje me te ngushta me Serbet, Ruset apo Bullgaret?!
Tokat e Skenderbeut kane qene deri ne Kukes o mik, dhe siper Tiranes ke patur vetem Katolike ne ate kohe!
Gjergj Kastrioti nuk eshte degjuar apo te jete cituar diku si Ortodoks.
Ai ishte strateg, diplomat i shkelqyer, qe perdori fete per aleanca.
Nese marrim parasysh amanetin qe la ai (e ka percjelleur nje historian Francez, nuk e di se sai i besueshem eshte):
Ju do tė keni lidhje tė shumta me oborrin e Romės, qė unė kam qenė deri tani mbėshtetės dhe mbrojtės. Interesat e mia mė kanė detyruar tė pėrshtas politikėn time me tė sajėn. Rrethanat nė tė cilat jam gjetur veten nuk mė kanė lejuar tė luftoj uzurpimet turke dhe pretendimet e papės. Pėr tė mirėn e krahinave tė mia kam qenė gjithmonė i lumtur me veprimet qė kam ndėrmarrė. Roma ėshtė fodulle vetėm me princat e dėshtuar. Roma, duke mė pasur frikė, mė ka bėrė gjithmonė lajka. Ajo ndryshon maksimat dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb tokat e saj ndaj sulmeve tė Muhamedit, e ka detyruar atė tė qėndrojė modeste ndaj meje, duke mė njohur tė gjitha tė drejtat, titujt, dhe zotėrimet e realizuara gjatė betejave tė mia. Papėt nuk kanė arritur kurrė tė manipulojnė njė ushtar tė vjetėr si unė, por nuk do tė hezitojnė tė bėjnė njė gjė tė tillė ndaj jush si arsye e moshės sė re dhe mungesės sė eksperiencės pėr tė qeverisur, pėr tė shėrbyer. Mos harroni, se me praktikat e shumta qė ata pėrdorin pėr tė arritur qėllimet e tyre, mė e forta, ėshtė rrėfimi. Por ėshtė e lehtė ta kuptoni : kur prifti do tė dojė tė dijė mė shumė sesa mėkatet tuaja, kthejeni si njė mashtrues nė vendin e tij, dhe dėnojeni si tė tillė, qė tė shėrbejė si shembull pėr pasardhėsin e tij.
…Megjithatė, ėshtė shumė e rrezikshme tė kundėrshtosh hapur Papėn, kėtė idhull tė madh tė fesė sonė. Ai ėshtė njė njeri si tė tjerėt, me pasionet dhe dobėsitė e tij… Nėse Papa ju dėrgon faljet, reliket, bekimet, merrni ato me respekt, dhe i nderoni me njerėzit tuaj duke e dhėnė ju shembullin kryesor… Por nė qoftė se Papa pėrpiqet tė rrisė numrin e priftėrinjve dhe murgjve pėr tė nxjerrė para nga krahinat tuaja…ose ju nxit qė tė hapni luftėra nė emėr tė Zotit, rrufeja hakmarrėse qėlloftė mbi ju dhe pasardhėsit tuaj nė rast pranimi. Zoti hakmerret ndaj fyersve tė tij, pra nuk ka nevojė pėr ndihmėn e njeriut. Mos kėrcėnoni Romėn, kur ajo nuk ju kėrcėnon. Por shpallni lulftė ndaj kujtdo qė mundohet tė prishė harenė e popullit, dhe legjitimitetin e fronit.
Ju do tė ndaloni ēdo banor i cili ndodhet nėn qeverisjen tuaj, qė tė mos bėhet as prift e as murg pa arritur moshėn dyzet vjeēare. Pėr tu ushqyer nga puna e tė tjerėve, duhet mė parė qė njeriu (mashkulli) tė ketė kontribuar nė mbėshtetjen e komunitetit, prej tė cilit dėshiron tė ndahet pėr tė shijuar jetėn e tij… Kėta priftėrinj dhe murgj duhet tė ju ndihmojnė tė mbroni kombin nė kohė lufte, sepse nė kohė paqeje po ky komb i ushqen pa i pėrdorur. Nėse Papa kundėrshton, bindeni atė me butėsi, dhe vetėm nė qoftė se ėshtė e nevojshme pėrdorni shpatėn… Njė politikė e tillė do tė ju pajtojė me dashurinė atėrore tė pasardhėsve tė tij, dhe do tė bėheni shembull dhe lider pėr tė gjithė mbretėrit, tė cilėt frikacakė, tė dobėt, injorantė, budallenj, u uzurpohet nga Papa dhe ministrat e tyre, fuqia qė Zoti u ka dhėnė pėr tė pėrhapur lumturinė e Kombeve, ku ata duhet tė jenė zotėrit dhe etėrit ».
Ketu e ke Gjeegj Kastriotin qe e permend dhe vete qe ai ka perdorur Rome etj per interesat e popullit.
Por ,aty thote qe Roma te rrespektohet dhe te degjohet (edhe ose duhet pasur kujdes dhe vigjilence) pasi Papa eshte "idhulli i madh i fese sone" , pra Fese Katolike dhe jo Ortodokse.
Roma dhe Papa jane simbolet e Katokicizmit o mik, jo fese Ortodokse!
Por Gjergj Kastrioti ishte aq i zgjuar (Ateist, qe mbarte koken e dhise ne perkrenare) sa i njihte mire fete e Abramaike, keshtu qe ishte i afte te manovronte me diplomaci si te ishte nje Zot ne vete!
Nen boten Katolike dhe me pas Protestante u zhvillua Rilindja e Europes (ne humanizem dhe shkence).
Ti harron diēka kryesore ne renjen e Kostandinopojes, Roma me Kostandinopojen ishin "armiq" .
Ne rrethimin e Kostandinopojes, Roma dergoi emisare qe i ofriuan aleance Gjon Paleologut, dhe me pas Roma te ishte sekia kryesore e Krishterimit.
Gjon Paleologu tha, me mire ne doren e Islamikeve sesa ne doren e Romes.
Nė qoftė se fati ju bėn endacak, tė varfėr apo nevojtar kurrė mos e ndryshoni fenė pėr interes…Mbyllini qė nė origjinė mosmarrveshjet e teologėve dhe hipokritėve, tė cilat janė mė tė rrezikshmet pėr lumturinė e njė shteti. Kemi parė perandoritė mė tė lulėzuara tė pėrēahen dhe tė tronditen nga kėta fanatikė…Shihni Perandorinė e Konstandinit tė rrėnuar nga Muhamedi, dhe princin Jean Paléologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arabėve. Ai ishte supersticioz, priftėrinjtė e tij ambiciozė dhe injorantė, oborrtarėt e tij tė rremė dhe tė shthurur nga luksi, dhe tani princi, priftėrinjtė dhe oborrtarėt kanė vdekur dhe po vdesin nė skllavėri.
Ketu e cikat dhe Gjergj Kastrioti kete ēeshtje.
Gjergj Kastrioti nuk ishte fetar ( mbi te gjitha nuk ishte Ortodoks), prandaj dhe ishte i suksesshem si udheheqes.
Ai e perbuzte fanatizmin dhe lartesonte dijen dhe pragmatizmin.
Krijoni Kontakt