Edhe pse shqetësimi për cilësinë e karburanteve ka rreth 7 ditë që është ngritur përsëri ministri i Energjisë Damian Gjiknuri nuk ka marrë asnjë masë konkrete. Qytetarët vijojnë të ankohen se automjetet e tyre po shkatërrohen .
Qyteratët shprehen të shqetësuar gjithmonë e më shumë për cilësinë skandaloze të karburanteve që tregtohen në Shqipëri. Shumë prej tyre tregojnë se i kanë mbetur makinat serviseve dhe kjo vetëm si rezultat i karburanteve të cilat janë të përziera me lëndë të ndryshme shumë të dëmshme,midis tyre edhe naftë vendi thuajse e papërpunuar. E pavrësisht kësaj institucioni i cili duhej të merrej me këtë problem aktualisht ka mbetur pa një drejtues.
Ish-kreu I Inspektoriatit Qendror Teknik Adrian Çela tashmë ka marrë drejtimin e Operatorit të Shpërndarjes së energjisë eleketrike. Ndërkohë që ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ende nuk ka zgjedhur drejtuesin e ri duke e lënë këtë institucion në mëshirë të fatit bashkë me shqetësimet e drejtuesve të automjeteve.
Por nuk përfundon këtu . Ish-kreu i Inspektoriatit Qendror Teknik është kallëzuar penalisht nga Kontrolli I Lartë i Shtetit pasi ka abuzuar me tendera në kohën kur ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashiksë së Durrësit. Çela akuzohet se ka favorizua'r në mënyrë jo ligjore në dy tendera duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1.3 milionë dollarësh.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt