Emri:  auto-31551419262802-1.jpg

Shikime: 1158

Madhësia:  55.7 KB

ZVICER – Një qytetar zviceran me origjinë nga Kosova, që jeton në Zurih të Zvicrës, po kërkon djalin dhe vajzën e tij në Adana, për të cilët ka 3 ditë që nuk ka informacion se ku ndodhen. Kështu raporton Anadolu Agency, cituar nga Express.

Sipas informacionit të marrë, Halit Ljodza, 47 vjeç, i cili jeton në Zurih të Zvicrës ka bërë një denoncim në polici pas mosardhjes në shtëpi më 19 dhjetor të vajzës së tij 18-vjeçare Edita dhe djalit të tij 16-vjeçar Visar. Policia e Zyrihut, duke u përqendruar në mundësinë e pjesëmarrjes në ISIS të fëmijëve, e ka raportuar këtë rast në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL).

Autoritetet e Interpolit pasi kanë ndjekur, celularët e fëmijëve dhe pas lokalizimit të sinjalit në Adana, bënë që babai të shkojë në Adana, ku i ka dhënë informacion policisë se fëmijët e tij mund të ndodhen aty. Ljodza, pasi ka arritur në Degën e Byrosë së Fëmijëve të humbur, ka dhënë informacion në lidhje me fëmijët e tij.

Pas procedurave, ai iu është drejtuar gazetarëve dhe me sytë e përlotur ai iu ka treguar mediave fotografitë e fëmijëve. Ljodza, i cili punon si sanitar në një kompani në Zurih ka theksuar se fëmijët e tij asnjëherë më parë nuk janë larguar nga shtëpia. Ai është shprehur se ka ardhur në qytetin Adana pasi sinjali celular ka treguar se fëmijët kanë vajtur nga Europa për në Stamboll me avion dhe më pas janë lokalizuar në Adana.

Babai i 4 fëmijëve, me lot në sy kërkon “ndihmë” dhe shprehet se “jam këtu për 2 fëmijët e mi. Fëmijët, prej 2 vitesh shkonin në një xhami, ku kisha dëgjuar se ata që faleshin atje merrnin pjesë në ISIS.

Fëmijët, më parë kanë ardhur në Stamboll e nga këtu mund të kenë shkuar në Siri. Vajza 3-4 muaj më parë filloi të mbulohet me shami. Nuk di asgjë për ISIS, por ndoshta fëmijët e mi mund të jenë përfshirë në të”.

(ar.sh/BalkanWeb)