Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Deputetët socialistë për Ramën: "Boll i kërcënove shqiptarët me burg për çdo shkelje"

    Ben Blushi kritika Ramës: Mjaft me fjalën burg

    Mes deputetit Ben Blushi dhe kryeministrit Edi Rama, janë zhvilluar sot replika në Kuvend lidhur me disa nga nismat e qeverisë. Deputeti Blushi ka kritikuar qëndrimin e mazhorancës lidhur me ndryshimin e Kodit Penal për ndërtimet pa leje. Blushi u shpreh se është e ekzagjeruar që të dënohen njerëzit me burg për çdo shkelje ligjore.

    “Është e padrejtë, pa dashur të kthej në polemikë, që fjala burg më shqetëson dhe po e përdorin pa masë. Nuk besoj se burgu është mundësia më e mirë për të korrektuar e kanë provuar 50 vjet shqiptarët. Ka instrumente të tjerë shteti didaktik, verbal, pastaj gjoba për tu vetëkorrektuar. Dhe ne si shoqëri kemi nevojë të korrektohemi por nuk mund të shkojmë menjëherë në burg. Ka shumë mundësi që amenamentit ë rishikohet për ta rregulluar., tha Blushi. Ben Blushi u shpreh se nuk duhej lejuar që në Kodin Penal të parashikohej burg dhe për punëtorët që punojnë në ndërtime pa leje.

    Më pas ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se nuk shihte asnjë terapi tjetër, veç ndërhyrjeve radikale.

    “Faleminderit për vërejtjen. Nuk është origjinale, sepse ka kohë që e bën me zë të madhe opozita, por unë dua që çdo gjëje ti vë fjalën që ka.... Nuk shoh asnjë terapi tjetër, veç terapive radikale”,- tha Rama.

    Kryeministri u shpreh se reformat kanë qenë të suksesshme dhe disa vende të tjera kanë kërkuar të mësojnë nga eksperienca e Shqipërisë në aksionet për energjinë dhe kanë dërguar ekspertët e tyre.

    Veç deputetit Blushi edhe deputeti i LSI-së, Spartak Braho, kërkoi që në ndryshimin e Kodit Penal për ndërtimet pa leje, të rishikohej pjesa që fliste për dënimet me burg. Menjëherë pas fjalës së Kryeministrit, kryetari i Parlamentit i kërkoi kryetarit të komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj të mbledhë komisionin për të riparë riformulimin e amendamentit pasi nëse ka qoftë dhe një votë të vetme atëherë rrezikon që ky amendament të mos kalohet.

    Koha Jone

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    212

    Për: Deputët socialistë për Ramën: "Boll i kërcënove shqiptarët me burg për çdo shkel

    ps po tregohet shum sukses ne disa rast vet kryetar i saj edi rama

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Deputët socialistë për Ramën: "Boll i kërcënove shqiptarët me burg për çdo shkel

    Dmth Blushi perfaqeson te gjithe deputete socialiste te kuvendit qe e paske vene titullin me shumes ti?

    Shume dakort jame une me Ramen, sepse nuk merr vesh ndryshe bagetia se kane 22 vjet rrumpalle!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Deputët socialistë për Ramën: "Boll i kërcënove shqiptarët me burg për çdo shkel

    ..keshtu sic e ka nisur, me siguri nje dite do te denohet per krime kunder njerzimit.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Deputët socialistë për Ramën: "Boll i kërcënove shqiptarët me burg për çdo shkel

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Dmth Blushi perfaqeson te gjithe deputete socialiste te kuvendit qe e paske vene titullin me shumes ti?

    Shume dakort jame une me Ramen, sepse nuk merr vesh ndryshe bagetia se kane 22 vjet rrumpalle!
    Me burg e provoi Enveri dhe sot nuk i dihet ku eshte varri i tij. Uroj qe Rama yt te mos kete te njejtin fund, por nese vazhdon ne rrugen e te jatit i cili coi ne pushkatim Havzi Nelen ne 1998 sepse kishte bere ca vjersha, me siguri do perfundoje shume me keq.
    Ne cdo kohe e ne cdo vend, here pas here behen amnisti fiskale.
    Do isha ok edhe une me Ramen nese do bente nje amnisti te tille per popullin e vet e pas kesaj ligji te forcohej ne piken me radikale, por ajo qe Rama sot kerkon nga njerezit eshte ne shumicen e rasteve e pamundur. Njerezit nuk po nxjerrin dot ushqimin e femnijeve dhe Ky mostra u merr babane femijeve e ua fut ne burg. Kush do i ushqeje femijet e tij?
    A fiton ndonje lek Rama nga ky fatkeq qe u fut ne burg?. Thesht do dalin ndonje duzine te trembur qe do paguajne ca fatura nga frika, por nuk mbushet arka e keshit e as e shtetit me te tremburit. Duhen politika sociale sepse je nje Parti Socialiste ne pushtet qe baze te programit ka pilitikat sociale. Kaq radikale nuk ka qene as e djathta qe teorikisht nuk eshte per politika sociale.

    nderkohe burgjet lirohen nga kriminelet e vertete

    http://tvklan.al/lirohet-djali-i-lui...endje-te-lire/
    Ndryshuar për herë të fundit nga 2043 : 19-12-2014 më 07:20
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Deputët socialistë për Ramën: "Boll i kërcënove shqiptarët me burg për çdo shkel

    Jane vetem keshilla miqesore, nga Haleatet e Haleances. Nga rilindas te pa lindur o te abortuar.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetët socialistë për Ramën: "Boll i kërcënove shqiptarët me burg për çdo shk

    Kodi Penal, zbardhet debati Rama-Blushi me dyer të mbyllura

    Emri:  Takimi-Blushi-Rama.jpg

Shikime: 149

Madhësia:  36.5 KB

    IRANE-Zbardhet debati në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të PS-së, Ben Blushi dhe Paulin Sterkaj.

    Gjatë seancës së ditës së enjte, Rama dhe Blushi debatuan për ndryshimet në Kodin Penal, për masën e dënimit të ndërtuesve pa leje, që sipas propozimit fillestar ishte deri në 5 vite burg.

    “Panorama” zbardh prapaskenat e vendimit të Grupit të PS-së, që çoi më pas në uljen e dënimit deri në 3 vite burg. Gjatë seancës parlamentare, Ben Blushi kërkoi që të rishikohet masa me burg, pasi ishte kundër përdorimit të termit “burg”, sepse kjo po krijon bezdi në publik.

    Por gjatë replikës, Kryeministri Rama e ka quajtur vërejtjen e Blushit si jo origjinale, pasi ajo përdorej nga opozita.

    Ndërkaq në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit të Partisë Socialiste, Ben Bluishi ka replikuar me kryeministrin duke i thënë se ndërhyrja në debat ishte me kosto, pasi e krahasoi deklaratën e tij me ato të opozitës.

    Debati me dyer të mbyllura

    Ben Blushi: ka kosto në mënyrën sesi ndërhyn kryeministri në këtë debat që është shumë teknik.
    Edi Rama: Ka kosto?! Përsa i përket anës teknike, të dy teknikisht nuk duhet të merremi me këtë punë
    Ben Blushi: Më lre ta mbaroj pra…
    Edi Rama: Meqë fole për anën teknike pra…
    Ben Blushi: S’e kisha për atë anë teknike që thua ti. Por nëqoftëse ka një amendament të sjellë nga dy deputetë dhe nuk është propozim i qeverisë, hajde të bëjmë debat teknik dhe të mos hapim debate të tjera në parlament. Kjo nuk vlen as ne dhe as qeverisë. Nëqoftëse unë, apo dhe shumë të tjerë këtu, në parim janë kundër burgut, kjo nuk do të thotë që jemi kundër qeverisë. Këtu the që po përdor të njëjtin argument të opozitës.
    Edi Rama: Unë ndërhyra se…
    Ben Blushi: Ky nuk ishte amendament i qeverisë, por i deputetëve.
    Edi Rama: E para, unë thashë që ti po imiton opozitën, por thashë që vërejtjen për ta përdorur fjalën ‘burg’ e kam dëgjuar me shumë zhurmë të madhe nga opozita dhe nuk është e re për mua. Kjo ishte ajo që thashë. E fundit, e marr fjalën sa herë dua dhe flas cfarë të dua, sepse këtë të drejtë ma jep Regullorja e Parlamentit si Kryeministër. Dhe sigurisht do respektoj dhe fjalën e kujtdo tjetër. Por këtu, në këtë rast ka një problem ka një problem në thelb, që ka të bëjë me qëllimin. Qëllimi ynë është që ne të frenojmë përfundimisht dhe ta bëjmë të ndëshkueshme në mënyrë të paanashkalueshme nga artificiet e gjykatave apo qoftë dhe nga prokurorët.

    “Ndërtimi pa leje” është në Kodin Penal sot, nuk është se e fusim ne. Është, nuk ka funksionuar dhe për këtë arsye ne kemi sjellë këtë dispozitë. Dhe ne nisemi nga problematika në terren, kemi kërkuar që të përfshihet i gjithë zinxhiri dhe jo vetëm pronari. Përsa i përket anës teknike, e thashë s’kemi problem me formulimin, problemin e kemi të mos devijojmë nga qëllimi. Pastaj, të tjerat, diskutojmë sa të duash, por fakti që bëhet një lojë me fjalën “burg” apo me “shtetin policor”, apo ekzagjerimi i dënimeve e kështu me radhë, është fakt. Edhe këtë lojë e bën opozita për qëllimet e saj. Unë e kam dëgjuar dhe stërdëgjuar dhe s’e kam problem fare ta ridëgjoj, por vërejtjen nuk e marr përsipër.

    (d.b/BalkanWeb)

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Deputetët socialistë për Ramën: "Boll i kërcënove shqiptarët me burg për çdo shk

    per hajdutet ka vetem burg , burg me pun te detyruar qe te rimerren parat e vjedhura, ne kemi gjith jeten qe paguajm uje e drita paguajm dhe per keta maskarenj qe jan mesuar te han qyl

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Deputët socialistë për Ramën: "Boll i kërcënove shqiptarët me burg për çdo shkel

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Dmth Blushi perfaqeson te gjithe deputete socialiste te kuvendit qe e paske vene titullin me shumes ti?

    Shume dakort jame une me Ramen, sepse nuk merr vesh ndryshe bagetia se kane 22 vjet rrumpalle!
    Jam dakort me ty.
    La verita' ti rendera' libero!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Deputët socialistë për Ramën: "Boll i kërcënove shqiptarët me burg për çdo shkel

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Me burg e provoi Enveri dhe sot nuk i dihet ku eshte varri i tij. Uroj qe Rama yt te mos kete te njejtin fund, por nese vazhdon ne rrugen e te jatit i cili coi ne pushkatim Havzi Nelen ne 1998 sepse kishte bere ca vjersha, me siguri do perfundoje shume me keq.
    Ne cdo kohe e ne cdo vend, here pas here behen amnisti fiskale.
    Do isha ok edhe une me Ramen nese do bente nje amnisti te tille per popullin e vet e pas kesaj ligji te forcohej ne piken me radikale, por ajo qe Rama sot kerkon nga njerezit eshte ne shumicen e rasteve e pamundur. Njerezit nuk po nxjerrin dot ushqimin e femnijeve dhe Ky mostra u merr babane femijeve e ua fut ne burg. Kush do i ushqeje femijet e tij?
    A fiton ndonje lek Rama nga ky fatkeq qe u fut ne burg?. Thesht do dalin ndonje duzine te trembur qe do paguajne ca fatura nga frika, por nuk mbushet arka e keshit e as e shtetit me te tremburit. Duhen politika sociale sepse je nje Parti Socialiste ne pushtet qe baze te programit ka pilitikat sociale. Kaq radikale nuk ka qene as e djathta qe teorikisht nuk eshte per politika sociale.

    nderkohe burgjet lirohen nga kriminelet e vertete

    http://tvklan.al/lirohet-djali-i-lui...endje-te-lire/
    Shoku Rama po zbaton vetem ligjin qe miratoi shoku Sali. Ndersa per kriminelet qe hyn e dalin nga burgjet me leke, ka pergjegjesi shoku Sali ngaqe ai ishte protagonisti i zgjedhur nga partia per keto 22 vjet politike ne shqiperi, dhe ai e kishte ne dore qe ta bente shqiperine shtet. Fati deshi qe ai te mos e kishte primare kete gje ja ku perfunduam.
    La verita' ti rendera' libero!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •