Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: "Jemi më të pasur, por më të shëmtuar. Ne do t'iu zbukurojmë!"

    Peleshi në Berat: Jemi më të pasur, por më të shëmtuar

    Emri:  peleshi-ne-beratee.jpg

Shikime: 337

Madhësia:  26.5 KB

    BERAT – “Sot, edhe pse jemi më të pasur, jemi më të shëmtuar. Më të shëmtuar nga pikëpamja e zhvillimit të territorit,” – ka deklaruar sot, Zv.kryeministri Niko Peleshi. nga qyteti i Beratit, ku pasdite u zhvillua Forumi Urban.

    “Sot, kur mundësitë tona janë të kufizuara, ne duhet të ekonomizojmë dhe të shtojmë energjinë publike dhe private, – tha ai. – Pavarësisht se Berati është sot më i bukur për t’u vizituar, ne duam të vazhdojmë të inkurajojmë biznesin dhe privatin që të investojnë në të.

    Kur vetëdija dhe shpirti janë të çoroditur, edhe ajo që zhvillohet është e shëmtuar. Ne kaluam nga një sistem në një tjetër dhe e keqkuptuam publiken, që e përbashkëta mund të preket nga të gjithë. Por, pikërisht këtu ndryshon filozofia jonë me të shkuarën. Ne duam të kthejmë fizionominë qytetare, ndaj investuam 88 milionë lekë për këtë qëllim. Këto nuk ishin operacione kozmetike, por një investim rrugor dhe estetik për qytetet, që demostron kulturë. Dhe ne nuk do të mbështesim thjesht një projekt të ofruar nga bashkitë, por do të mbështesim me grup dhe studio arkitektësh, çdo projekt të tyre,”- përfundoi Peleshi.

    (ar.sh/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: "Jemi më të pasur, por më të shëmtuar. Ne do t'iu zbukurojm

    Pa shtepi, ti je mbret...
    Pa pune, ti je pasha...
    Pa makine eshte edhe moda!

    Keta te Qeverise se Rilindjes jane njeri me i bukur se tjetri!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-12-2014 më 16:10

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •