Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Opozita proteston para kryeministrisë, Rama inaguron bunkerin e Enver Hoxhës

    Basha: 200 mijë shqiptarë në shesh, kjo qeveri është fatkeqësi, po godet pas shpine

    Emri:  protestaepd4.jpg

Shikime: 916

Madhësia:  74.8 KB

    TIRANE - Përpara protestuesve të shumtë që kishin mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryetari i PD-së Lulzim Basha i siguroi qytetarët se opozita nuk do të lejojë që qeveria t’i gjunjëzojë ata. Kreu i demokratëve i bëri thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë zërin e 200 mijë shqiptarëve dhe të mos luajë me bukën e fëmijëve të tyre. “Mos u mbyll në bunker por dil e dëgjo popullin. Nëse nuk mban premtimet largohu bashkë me qeverinë”- deklaroi Basha.

    “Jemi më shumë se asnjëherë në historinë e këtij qyteti në bulevardin e shpresës, bashkimit dhe dinjitetit të shqiptarëve të lirë. Kemi ardhur të përballemi, të mbrojmë të drejtat tona, ta izolojmë të keqen dhe t’i kthehemi së mirës për këtë vend. Rama sot është futur në bunkerin e Enver Hoxhës për të mos ju shikuar ju. Eshtë futur aty se mendon se aty nuk e ndjen forcën e bashkimit të një populli të tërë. Eshtë futur në bunkerin e izolimit kryeministri që mashtroi dhe bën sikur harroi. Por ne jemi në këtë shesh që t’ja kujtojmë mashtrimet e tij dhe ta pyesim me zërin e bashkuar pse nuk qeveris por do të sundosh. Pse nuk flet, nuk i dëgjon qytetarët por i godet ata pas shpine si kaçaku i ferrës”- vijoi Basha.

    Duke kujtuar premtimet e pambajtura të kësaj mazhorance, kryetari i opozitës tha se kjo qeveri po instalon reprezaljen policore, ka hapur burgjet, e ka futur vendin në krizë, ka rritur çmimet e taksat dhe u ka çuar shqiptarëve fadromat në derë.

    “Kjo nuk quhet qeveri, kjo është fatkeqësi. Ne emër të gjithë shqiptarëve që ndajnë me 200 mijë shqiptarët sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shqetësimin e thellë për të sotmen dhe të nesërmen. Shqiptarët nuk i kanë harruar dhe nuk i harrojnë për asnjë rast mashtrimet e tua, shqiptarët nuk mposhten as me shtet policor as me varfëri. Mos u fshi bunkerëve të diktaturës. Mos luaj me durimin e popullit, mos luaj me bukën e fëmijëve dhe me të ardhmen e tyre. Shqiptarët nuk i ngop dot me propagandë dhe reklama, shqiptarët të thonë sot që këtu duam punë dhe dinjitet.”- deklaroi Basha. protesta e pd

    Kreu i opozitës theksoi gjatë fjalimit të tij para qytetarëve të mbledhur në shesh se nuk u pyet askush mbi buxhetin e qeveris. “Kryeministri dhe klientët e pushtetit vendosën të vetëm. Rregulluan aferat dhe punët e tyre në kurriz të popullit. Opozita, grupi ynë parlamentar, i kemi bërë thirrje qeverisë të hapë sytë dhe veshët të kthehet në realitet. Të shohë gjendjen e njerëzve dhe të vendosë në interes të të gjithëve. Kryeministri dhe oborri i tij janë të izoluar në luks, shëtisin në botë për javë të tëra. Zor se ua ndjen për hallet e shqiptarëve. Janë zhytur në delirin e pushtetit nuk janë kanë haberin problemeve halleve. Buxheti i vitit të ardhshëm kaloi në fshehtësi se qeveria ka dështuar në luftën kundër informalitetit. Dështimin po ja hedhë qytetarëve të ndershëm. Qeveria i ka nxjerrë vendin dhe qytetarët me këpucë të kuqe se ka dështuar, ka abuzuar. Qytetarët i kanë përmbushur detyrimet e tyre, është qeveria ajo që nuk i ka përmbushur detyrat e saj. Qytetarët kanë dhënë ç’kanë mundur por nuk kanë marrë çfarë kanë merituar.”- u shpreh Basha.

    Më tej ai theksoi se vendi është në gropë dhe gropën e ka krijuar qeveria. “Vendi është në recesion dhe recesionin e ka shkaktuar qeveria. Dhe thonë, zgjidhe ti o popull, zgjidhe duke shtrënguar rripin, zgjidhe duke sakrifikuar më shumë. Pjesën e luanit e marrin shpenzimet qeveritare, luksi qeveritar, fryrja e organikave ku punësohen militantët e qeverisë, fryrja e shtetit policor. Rritja e taksave nuk është zgjidhje. Asnjë vend i botës nuk është ngritur me rritjen e taksave dhe akcizave, me pasurimin e klientelës politike. Me këtë buxhet nuk ka punësim për të rinjtë e të rejat, nuk ka dëmshpërblime reale për ish të përndjekurit. Me bindje se po afro një varfëri e madhe dhe rënie ekonomike më e madhe i kërkoj qeverisë Rama- Meta mos e bëj më të vështirë jetën e shqiptarëve, mos e rrit çmimin e energjisë elektrike, mos i rrit taksat mos i rrit akcizat e karburantit, mos i rrit të ardhurat e tatimeve, por uli shpenzimet qeveritare. Mos i jep oligarkisë paratë që i merr popullit e qytetarëve. Boll se nuk mban më! Hiq dor para se të jetë vonë!”- u shpreh Basha.

    Basha theksoi se opozita nuk i përkrah ndërtimet paleje por sipas tij asnjë gjë nuk duhet të prishet pa u diskutuar. Ai i bëri apel qeverisë që të zbllokojë ndërtimet dhe të zbatojë planet urbanistike. “Ne jemi për një shtet të ligjit. Ne i njohim detyrimet tona. Ne nuk kemi thënë kurrë që qytetarët mos përmbushin detyrimet por jemi të bindur të paguajmë shtetin me taksat tona por kemi të drejtën të dimë ku shkojnë taksat tona të dimë pse është bërë më keq kur kemi paguar më shumë. Asnjë në këtë bulevard, asnjë në këtë shesh nuk ka dal se është kundër detyrimeve ligjore, apo se ka diplomë false, apo se do të ndërtojë pa leje. Cinizmi i kryeministrit është fyerje për qytetarët. Ne kemi dalë se duam drejtësi. Ndërtimet pa leje nuk kanë pasur e nuk kanë për të pasur mbështetjen tonë. Ne nuk do rrimë indiferentë ndaj shkatërrimit të paligjshëm të pasurive të njerëzve të thjeshtë. Shteti duhet të jetë i pabarabartë për të gjithë. Besimi tek institucionet është çelësi. Asnjë gjë nuk mund të prishet pa u diskutuar. I bëjmë apel qytetarëve të ndërtojnë vetëm me leje dhe institucioneve të shtetit të respektojnë planet urbanistike dhe të hapin ndërtimet. Ne protestojmë edhe për gjendjen e arsimit mungesën e vizionit dhe tarifat e larta.

    Jemi pranë gjithë studentëve dhe familjarëve. Jemi pranë studentëve dhe qyteteve që i privuan nga e drejta për arsim. Diplomat false i kanë ngritur në piedestal qeveria Rama –Meta. Në Kukës, Vlorë, Korçë i tregojë me gisht drejtorët me diplomë false të emëruar nga Partia Socialiste. Kërkesa jonë është jo rritje të tarifave, rihap universitetet! I bëjmë thirrje Edi Ramës dhe Ilir Metës larg duar nga pedagogët larg duar nga mësuesit. Dil nga bunkeri dhe dëgjoi qytetarët”- u shpreh kreu i PD-së. Lulzim Basha

    Basha i kërkoi qeverisë të zbatojë kontratën që sipas tij ka firmosur me qytetarët në zgjedhjet e 23 qershorit, në të kundërt të largohet nga qeveria. “I them Edi Ramës e Ilir Metës lëreni historitë e Nastradinit, lëreni adhurimin për Enver Hoxhës. Shkunduni! Hapini veshët! Dëgjoni! Keni detyrimet sipas kontratës të hapni 300 mijë vende pune, të siguroni shëndetësi falas. Kur e merr gjithë pushtetin do mbash të gjitha përgjegjësitë. Kontrata me shqiptarët është e shenjtë, nuk mund të luani me shqiptarët. Kur nuk përmbush kontratën nuk largohet qytetari, por jepet dorëheqja ose rrëzohet qeveria. Ne nuk do pranojmë qeverinë e mashtrimit, ne do ju largojmë”- u shpreh Basha.

    Fjalimi i Lulzim Bashës mbylli protestën e 22 nëntorit dhe lajmëroi vijimin e asaj që e quajti luftë për të drejtat e shkelura të qytetarëve.
    “Nuk do të pushojmë së luftuar për të drejtat e shkelura të qytetarëve shqiptarë. Këtu na keni sot nesër, javën e ardhshme, muajin e ardhshëm derisa të plotësoni kushtet e kontratës tuaj me qytetarët. Mos të të gënjejë mendja se mund t’ia hedhësh duke u marrë me zërin tim, zëri im është zëri i protestës, i qytetarëve shqiptarë, është zëri i drejtësisë. Të gjithë në këmbë, të gjithë të bashkuar, të gjithë në një mendje për të drejtat tona, për të shpëtuar vendin”- deklaroi Basha.

    QYTETARËT MBUSHEN SHESHIN PËRPARA KRYEMINISTRISË: ‘DUAM PUNË E DINJITET’

    Qytetarë të shumtë iu bashkuan mesditën e sotme protestës së thirrur nga Sindikatat, e cila është mbështetur fort nga Partia Demokratike. Ashtu siç ishte paralajmëruar marshimi ka nisur rreth orës 12:00 nga sheshi “Skënderbej” në kryeqytet, për tu ndalur në bulevardin përpara godinës qeveritare.

    Protestues nga e gjithë Shqipëria zbritën sot në shesh për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë, rritjen e taksave, papunësinë, varfërinë, rritjen e pasigurisë në vend etj.

    Në momentin që kryetari demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha iu bashkuan protestuesve, marshimi u zhvendos përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përpara Kryeministrisë. Në krye të turmës mbahej një pankartë ku shkruhej: “Duam punë dhe dinjitet”.

    Por ndërsa sheshi përpara zyrës së tij ishte mbushur me qytetarë të pakënaqur nga qeverisja aktuale, kryeministri Edi Rama ndodhej në tunelin antiatomik të kohës komuniste, i cili u hap sot për vizitorët.

    Protesta ka nisur me fjalimet e qytetarëve të thjeshtë, të cilëve u është shembur shtëpia e hipotekuar pa paralajmërim, janë të papunë dhe nuk mbajnë dot familjen, apo nuk përballojnë dot faturat e shkollës. Pas tyre, fjalën e mori kreu i PD-së Lulzim Basha i cili mbylli edhe protestën e 22 nëntorit.

    GEZIM KALAJA: RAMA MBAJ ANGAZHIMET, REFLEKTO OSE LARGOHU
    Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Gezim Kalaja i bëri thirrje kryeministrit Rama që të mbajë angazhimet e 23 qershorit dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve të cilët i ka zhytur në mjerim.

    “Si kjo protestë është parë vetëm në vitin 1991, ku janë mbi 200 mijë pjesëmarrës të opozitës, sindikalistë, punonjës, qytetarë. Shiko popullin e ke çuar në mjerim. Unë sot në emër të anëtarëve të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura shqiptare kërkoj: mbaji angazhimet e 23 qershorit. Ndalo rritjen e çmimit të energjisë, ndalo reformën selektive në arsim, reflekto ose largohu”- deklaroi Kalaja.

    RAMA NË BUNKER, SHESHI PËRPARA ZYRËS SË TIJ MBUSHET ME PROTESTUES

    Kur sheshi përpara zyrës së tij është mbushur me qytetarë të pakënaqur nga qeverisja aktuale, kryeministri Edi Rama ndodhet në tunelin antiatomik të kohës komuniste, i cili është hapur sot për vizitorët.

    POLICIA E SHTETIT: NUK ESHTE NDALUAR ASNJË PROTESTUES

    Ora 12:20 – Policia e Shtetit, sqaron opinionin publik se, lajmet e publikuara në disa media mbi ndalimin nga policia të qytetarëve pjesëmarrës në tubimin e organizuar nga PD, për mungesë të dokumentacionit të identitetit, nuk janë të vërteta.

    “Nga strukturat e Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është ndaluar apo penguar ndonjë qytetar, për të marrë pjesë në këtë tubim, për këtë shkak apo edhe për shkaqe të tjera. Policia e Shtetit garanton qytetarët se janë marrë të gjitha masat për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.”- thekson policia.

    PROTESTUESIT MBLIDHEN NE SHESHIN “SKENDERBEJ”, PRITET MARSHIMI

    Ora 11:56 – Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, në pritje për të nisur marshimin drejt godinës qeveritare, për të kërkuar uljen e çmimit të energjisë, uljen e taksave, mosmiratimin e buxhetit 2015, papunësisë, varfërisë, rritjes së pasigurisë në vend etj.

    PROTESTUES NGA RRETHET NISEN DREJT TIRANES

    Ora: 08:35 – Protestuesit e rretheve, të cilët do t’i bashkohen protestës në Tiranë, janë nisur me autobusë të shoqëruar nga krerët lokalë të PD-së si dhe deputetët e zonave respektive. Mësohet se nga Dibra janë nisur rreth 1500 persona, ndërsa 250 protestues të tjerë po udhëtojnë me autobusa e makina personale nga Berati drejt kryeqytetit. Protestës do t’i bashkohen edhe 1500 qytetarë nga Shkodra. Ndërkohë qytetarë të shumtë po udhëtojnë drejt Tiranës me autobusë, furgona e makina personale nga Korça, Fieri e qytete të tjera të vendit.

    PROTESTA, JA AKSET QË DO TE BLLOKOHEN
    oRA 08:00 – Policia e Tiranës ka publikuar një ditë më parë masat e marra për ruajtjen e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas protestës së Partisë Demokratike, që parashikohet të nisi sot në orën 12:00.

    Sipas një komunikate për shtyp, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë të gjitha masat për rendin e sigurinë për zhvillimin normal të marshimit protestë dhe duke filluar nga ora 10.00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.

    Do të bllokohet totalisht qarkullimi i mjeteve duke filluar nga 11.00 deri në orën 16.00 të ditës së sotme dhe nuk do të lejohet parkimi në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” si dhe Sheshin “Italia”.
    Policia e kryeqytetit ka marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të marshim – protestës para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti politik.

    BASHA: MISION I MADH. BERISHA: DITA E FITORES NDAJ KLIKËS NË PUSHTET
    Ora 07:00 – Një ditë para protestës, kreu demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë demokrat u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së 22 nëntorit. “Protesta ka mision të madh të bashkojë zërin e opozitës me zërin e grupeve të interesit, sindikatave dhe zërin e rinisë për t’i thënë jo rritjes së çmimit të energjisë, jo rritjes së taksave, jo rritjes së tarifave për studentët, jo shtetit policor, por punë dhe luftë kundër krimit e korrupsionit e barazi për të gjithë shqiptarët. Ti themi jo buxhetit të 2015-ës të qeverisë Rama-Meta”,- nënvizoi Basha. Më tej ai theksoi se kudo ndihet mjerimi dhe akuzat për gjendjen e rëndë në të cilën po kalojnë shqiptarët.

    Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ftoi dje të gjithë qytetarët shqiptarë që të protestojnë sot kundër varfërisë, dhunimit e mashtrimit të qeverisë Rama. “Të protestojmë kundër varfërimit, dhunimit dhe mashtrimit tonë që ne nuk i meritojmë. Të gjithë në protestën tonë mbarëpopullore. Nesër (sot) dita e fitores sonë mbi klikën në pushtet që po rrënon shqiptarët çdo ditë!”, – shkruan Berisha në “Facebook”.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-11-2014 më 18:36

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Protesta e opozitës - 22 nëntor 2014

    Na plasi trapi !!

    Protestat që organizohen nga parti politike janë të dështuara që pa nisur. Luli organizon protesta për papunsinë, varfërinë pagat dhe pensionet A nuk qe populli i cili e shporri në 79% të qëndarave të votimit pikërisht për këtë arsye ??!!!!!!! Po ç'do ky tani ? Apo do na sjellë lumturinë që na premtojnë në ç'do miting e sa herë ka zgjedhje ?! Ik o lul SHporru ti me gjithë gangrenën "Demokrate"
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Protesta e opozitës - 22 nëntor 2014

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Na plasi trapi !!

    Protestat që organizohen nga parti politike janë të dështuara që pa nisur. Luli organizon protesta për papunsinë, varfërinë pagat dhe pensionet A nuk qe populli i cili e shporri në 79% të qëndarave të votimit pikërisht për këtë arsye ??!!!!!!! Po ç'do ky tani ? Apo do na sjellë lumturinë që na premtojnë në ç'do miting e sa herë ka zgjedhje ?! Ik o lul SHporru ti me gjithë gangrenën "Demokrate"
    edhe kesulkuqen ledio.dorzoja dhjetshen gjergjit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Protesta e opozitës - 22 nëntor 2014

    Proteste e drejte,vetem se nuk dukeshin fotografit e Feçor Shehut.Kur pozita feston me fotot e Enverit opozita duhet te protestoje me fotot e Feçorit,se perndryshe nuk kuptohet dallimi.

    Shum protestojne keta politikanet shqiptar per varferine,mjerimin dhe luften kunder korrupsionit !Kaq te varfer e te ndershem te jene ?

    Kur ishte PD ne pozite protestonte PS,tani qe eshte PS proteston PD-ja,merni shembull nga ne te Levizjes Socialiste per Integrim qe nuk protestojme fare.
    Edhe kur nuk protestojme e bejme me trasparenc te plote.

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Protesta e opozitës - 22 nëntor 2014

    Luli testoi popllin e ndershem...

    Por shumicen e gangstereve e kane qelborilindasit...tashi per tashi...

    Mendimi im: te djathtet nuk jane gati per pushtet, ka shume hajdute
    .........


    Aktualitet"
    Kam 10 dite qe jam ne Shqiperi.
    Rruget jane t'mushme me polic te tipit "ferrave", qe dalin si bandite..., te trembin per bese...

    Ne TR gumzhijne sirenat e policise, edhe kot fare.
    Sillen me shoferet e thjeshte shum eger...

    E tmerrun met popull..
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Protesta e opozitës - 22 nëntor 2014

    Nese Basha nuk ndahet me Berishen as me dylbi nuk e shikon dot pushtetin.Por per fat te q keq as Basha vet nuk ta mbush mendjen per nje politikan qe mund ti besosh .Ndiqja ne youtube nje interviste ne opinion dhe fliste kot me kot .Vazhdon ne te njejten menyre si Berisha qe te ben te ndjejesh i ofenduar me ato qe thote qe kujton se je duke i besuar.Perfundimishtte djathen ne shq. e shkaterroi berisha duke i eliminuar te gjithe ata qe ai i ndjente se kishin aftesi .E djathta vdiq bashke me shpresat tona te viteve '90 se shqiperia mund te behet.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Protesta e opozitës - 22 nëntor 2014

    si eshte e mundur qe albo se hapi temen dje
    cka ka ndodh moreeeeeee
    na trego njeri ca u be per ca u fol per ca u ra dakort ?
    cilat jane pikat qe i kerkohen qeverise per te miren e qytetareve APO vec sali Berisha e rama ik
    JO SEKS PARA MARTESE

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Protesta e opozitës - 22 nëntor 2014

    Dje ne shesh me te drejte kishin dale shume njerez qe nuk duan t'ia dine per PeDe-ne por njerez qe kane hallet e tyre te cilet jane prekur drejtperdrejt nga politikat e qeverise per prishjen e ndertimeve pa leje, per vjedhjen e energjise elektrike etj etj. Secili kishte te drejten e vet per te protestuar per ate qe beson se nuk eshte e drejte por fatkeqsisht ligji eshte vetem 1.

    Sesa popullore do te jene politikat qe ka ndjekur qeveria do te duket ne zgjedhjet lokale Majin e ardhshem. Besoj se zgjedhjet e ardhshme lokale do te jene gozhda e fundit e arkivolin e PeDe-se se Berishes.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Protesta e opozitës - 22 nëntor 2014

    8 vjet nuk iu dhimbsem ketyre njerzve te ndyre..
    tani qe duan pushtet direkt ne proteste per interesat tona,c'fare lloj kafshesh jane keta?

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Protesta e opozitës - 22 nëntor 2014

    Keta jane hajvane, nuk kane kurrfare ndergjegje te punojne per te miren e Shqiperise. Ate dite qe nuk mund te vjedhin e shkatrrojne shtetin keta i sheh ne protesta. Hajvane te medhenje paskan qene. Qe 25 vite shqiptarit nuk ia zgjidhen problemet bazike, te cilat shtetet normale do t'i zgjidhnin per 4 - 8 vite. Ptu

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •