Një person i ka vënë flakën vetes para Komisariatit të policisë të Lushnjes vetëm pak minuta më parë. Peroni që kreu aktin ekstrem është identifikuar si Jorgo Derga 53-vjeç.
Sipas të dhënave të para mësohet se burri i vuri flakën vetes pasi policia nuk i kishte pranuar denoncimin për një konflikt pronësie
“Më është bërë padrejtësi nga komuna. Policia e di” mësohet të ketë thënë 53 vjeçari nga ambientet e spitalit të Lushnjes kur po merrte mjekimin e parë.
Kanë qeë kalimtarë të rastit të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë për shuarjen e flakëve. Pas mjekimit të parë ai është sjellë me urgjencë në Tiranë për mjekim më të specializuar.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt