Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Tentoi të rilidhë energjinë e ndërprerë, vdes 26-vjecari. Hapet morti me qirinj

    TIRANË-Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Tiranë ku viktime u shënua një 26-vjecar pas kontaktit që pati më rrymën elektrike. I plagosur në vendngjarje ka mbetur i ati.

    Burime nga policia bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës në fshatin Mzez, në familjen Kasa, ndërsa të dëmtuarit janë kryefamiljari Sami Kasa dhe djali i tij, 26 vjec, Sokol Kasa. Nga Spitali i Traumës konfirmojnë se i riu mbërriti i pajetë në institucionin e tyre. Ndërkohë Sami Kasa ndodhet ndodhet jashte rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në shtëpinë e viktimës ku po heton rrethanat sesi ndodhi ngjarja e rëndë.

    News24 mëson se në zona të shumta të Mzezit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrikeve për shkak se rezultonin debitorë dhe një prej tyre ka qenë dhe banesa e familjes Kasa. Sipas informacioneve të fundit, viktima dhe i ati kanë tentuar të rilidhin në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike.

    Dhe ndërsa në familjen Kasa ka rënë morti, viktima po qahet në heshtje nën dritën e qirinjve, pasi energjia vijon të jetë e ndërprerë.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tentoi të rilidhë energjinë e ndërprerë, vdes 26-vjecari. Hapet morti me qirinj

    Ngjarja në Mëzez, Berisha: Familja dënohet edhe në zi, nuk i lidhen dritat. Viktima qahet në ‘dritën’ e qirinjve


    TIRANE-Ish-kryeministri Berisha ka reaguar me një status në FB për ngjarjen që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Mëzez ku nga tentativa për të lidhur energjinë elektrike një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Kështu në këtë postim Berisha shkruan ‘Edhe në zi i dënojnë, nuk ju lidhin dritat!! Tentoi të rilidhë energjinë e ndërprerë, vdes 26-vjeçari. Hapet morti nën dritën e qirinjve! Një ngjarje e rende ndodhi sot ne Tirane ku viktimë u shënua një 26-vjeçar pas kontaktit që pati me rrymën elektrike. I plagosur në vendngjarje ka mbetur edhe i ati i tij. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi sot në mesditë në fshatin Mëzez, në familjen Kasa, dhe të dëmtuarit janë kryefamiljari Sami Kasa dhe djali i tij, 26 vjeç, Sokol Kasa i cili mbërriti i pajetë në spital. Mësohet se në zona të shumta të Mëzezit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike për shkak se rezultonin debitorë dhe një prej tyre ka qene dhe banesa e familjes Kasa. Në zonë mbretëron mjerimi, 80% e familjeve janë të papunë dhe pa ndihmë ekonomike. Energjia është ndërprere pothuajse në të gjithë zonën. Sipas informacioneve të fundit, viktima dhe i ati kanë tentuar të rilidhin në mënyre të paligjshme energjinë elektrike. Dhe ndërsa në familjen Kasa ka rënë morti, viktima po qahet në heshtje nën dritën e qirinjve, pasi energjia vijon te jete e ndërprere. Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasa i kërkoj ndërprerjen e menjëhershme të terrorit dimëror me energjinë ndaj të papunëve dhe familjeve në ndihmë ekonomike! Protesta dhe vetëm protesta është përgjigja e merituar ndaj klikës ne pushtet!!’-shkruan Berisha

    (o.d/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tentoi të rilidhë energjinë e ndërprerë, vdes 26-vjecari. Hapet morti me qirinj

    Vdekja e të riut në Mëzez, i afërmi: Familja e Sokolit në gjendje të vështira ekonomike

    TIRANË- Një ditë pas vdekjes së 26-vjeçarit Sokol Kaca, pasi tentoi të rilidhte energjinë elektrike, një i afërm i tij tregon zona e Kasharit ka mbi 15 ditë pa drita. Qerim Kaca tha për News24 se Sokoli ishte babai i një vajze të vogël, ndërsa familja e tij është në gjendje të vështirë ekonomike.

    “Ka mbi 15 ditë që zona e Kasharit nuk ka energji. Janë debitorë ndaj OSHEE 13 milionë lekë të vjetra. Sokoli tentoi të lidhë energjinë, e po e ndihmonte babai. Iu kishin ardhur miq në shtëpi ndaj shkoi të lidhë energjinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00-17:30 të së dielës”, ka treguar Qerim Kaca, i afërm i viktimës.

    Ai pohon se familja e 26-vjeçarit, ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike. “Janë debitorë ndaj OSHEE 13 milionë lekë të vjetra. Familja e Sokolit ndodhet në kushte të vështira. Ai la një vajzë të vogël jetime”, ka thënë i afërmi i 26-vjeçarit.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës. 26-vjeçari Sokol Kaca humbi jetën pas kontaktit që pati më rrymën elektrike, duke u përpjekur të lidhte energjinë që i ishte ndërprerë nga OSHEE. I plagosur në vendngjarje ka mbetur edhe i ati. Zona e Kasharit është ndër më të prekurat nga aksioni i OSHEE, për shkak të debive të mëdha. Pak javë më parë, banorët e këtyre zonave bllokuan edhe rrugën dytësore Tiranë-Vorë në shenjë proteste.

    (m.k/BalkanWeb)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tentoi të rilidhë energjinë e ndërprerë, vdes 26-vjecari. Hapet morti me qirinj

    tjetri myt veten tu vjedh e i hapet teme dhe ne forum
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Tentoi të rilidhë energjinë e ndërprerë, vdes 26-vjecari. Hapet morti me qirinj

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    tjetri myt veten tu vjedh e i hapet teme dhe ne forum
    i madh asht ky Berisha apapaa sa ju dhimen njerzt qe vdesin
    meqe ju dhimen aq shume tju kishte likujdu dritat sa ishte ne pushtet APO ska pas kohe
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Tentoi të rilidhë energjinë e ndërprerë, vdes 26-vjecari. Hapet morti me qirinj

    Shyqyr vdiq qe t bojm cik politik

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Tentoi të rilidhë energjinë e ndërprerë, vdes 26-vjecari. Hapet morti me qirinj

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Vdekja e të riut në Mëzez, i afërmi: Familja e Sokolit në gjendje të vështira ekonomike

    TIRANË- Një ditë pas vdekjes së 26-vjeçarit Sokol Kaca, pasi tentoi të rilidhte energjinë elektrike, një i afërm i tij tregon zona e Kasharit ka mbi 15 ditë pa drita. Qerim Kaca tha për News24 se Sokoli ishte babai i një vajze të vogël, ndërsa familja e tij është në gjendje të vështirë ekonomike.

    “Ka mbi 15 ditë që zona e Kasharit nuk ka energji. Janë debitorë ndaj OSHEE 13 milionë lekë të vjetra. Sokoli tentoi të lidhë energjinë, e po e ndihmonte babai. Iu kishin ardhur miq në shtëpi ndaj shkoi të lidhë energjinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00-17:30 të së dielës”, ka treguar Qerim Kaca, i afërm i viktimës.

    Ai pohon se familja e 26-vjeçarit, ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike. “Janë debitorë ndaj OSHEE 13 milionë lekë të vjetra. Familja e Sokolit ndodhet në kushte të vështira. Ai la një vajzë të vogël jetime”, ka thënë i afërmi i 26-vjeçarit.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës. 26-vjeçari Sokol Kaca humbi jetën pas kontaktit që pati më rrymën elektrike, duke u përpjekur të lidhte energjinë që i ishte ndërprerë nga OSHEE. I plagosur në vendngjarje ka mbetur edhe i ati. Zona e Kasharit është ndër më të prekurat nga aksioni i OSHEE, për shkak të debive të mëdha. Pak javë më parë, banorët e këtyre zonave bllokuan edhe rrugën dytësore Tiranë-Vorë në shenjë proteste.

    (m.k/BalkanWeb)
    Shteti me ne krye Ramen ka 3 opsione.
    1.Ti gjeje pune, tu siguroje trajnim banoreve te Kasharit
    te fitojne zanat dhe punojne si gjithe te tjeret dhe paguajne faturen
    2.Te hape programe speciale qe shteti te financoje paguaje 40% te fatures se elektrikut
    per familje qe jane cope cope me te ardhura shume minimale.
    3.Te ndertoje ferma me panela diellore per te thithur fotonet e drites dhe konvertuar ne elektricitet
    dhe me kete elektricitet te furnizohen fshatrat dhe paguajne me nje cmim te ulet simbolik,
    ose te ndertoje ferma me mullinj ere gjigande per te gjeneruar elektricitet dhe furnizuar
    familjet e varfera me cmime simbolike.Ose siguroje energji elektrike per fshatrat nga djegiet e plehrave.
    Shteti kur ka vullnet te mire dhe don me te vertete te ndihmoje e gjen zgjidhjen dhe te ndihmon,
    Per kete ka pergjegjsi direkte Rama qe duhet ti jape drejtim duke e zgjidhur problemin dhe jo duke
    mbajtur mitingje politike pa drejtim dhe pa buke.
    Ato fshatare nuk meritojne asnje ndihme nga shteti nqs parate e fituara i harxhojne duke pire alkol, apo duke luajtur
    kumar ne lojra fati baste etj.
    Per te pire alkol dhe kafe dhe luajtur bixhoz kane para ato dhe per te paguar elektrikun nuk kane.
    Nuk eshte e drejte,perderisa konsumon elektrik atehere paguaje.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •