Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Incidenti Serbi-Shqipëri, Komisioni i Apelit në UEFA: Shqipëria humb 3-0 në tavolinë



    Asgjë e re nga fronti i perëndimit. Komisioni i Apelit pranë UEFA-s nuk i lëviz asnjë presje vendimit të Komisionit të Displinës duke mbajtur në fuqi verdiktin e 23 Tetorit. Ose më saktë konfirmoi fitoren në tavolinë të Serbisë në ndeshjen e 14 Tetorit. Pavarësisht se pikët e përfituara ju revokuan menjëherë për incideneteve tashmë të njohura të Beogradit.
    Në faqen zyrtare të organit më të lartë të futbollit europian shkruhet se Komisioni i Apelit u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesat e Federatës shqiptare dhe Federatës serbe për pretendimet e tyre ndaj vendimit të Komisionit të Displinës në lidhje me incidentet e ndryshme të ndodhura gjatë takimit Serbi- Shqipëri I vlefshëm për kualifikueset e europianit France 2016.
    Apeli i Federatës Shqiptare të Futbollit është refuzuar duke lënë në fuqi dënimin e displinës, kështu që konfirmohet hmbja 3-0 në tavolinë dhe masa administrative 100.000 euro.
    Po ashtu refuzohet edhe apelimi i Federatës Serbe të Futbollit. Në këtë mënyrë Komisioni i Apelit nuk i ndryshon asgjë vendimit të Displinës, duke i zbritur Serbisë 3 pikë nga klasifimi me detyrimin e zhvillimit të dy takimeve në shtëpi pa praninë e tifozëve.
    Kjo ka qënë komuniakata zyrtare e komisionit të Apelit.
    Pritet që drejtuesit e Federatës Shqiptare t’i drejtohen tashmë gjykatës së arbitrazhit sportiv në Lozanë, si shpresa e fundit e mbetur për të fituar të drejtën.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Incidenti Serbi-Shqipëri, Komisioni i Apelit në UEFA: Shqipëria humb 3-0 në tavo

    FSHF: Do të shkojmë në Arbitrazhin Sportiv

    Federata Shqiptare e Futbollit, ka reaguar për vendimin e dhënë nga Apeli i UEFA-s. Në një deklaratë për media, FSHF thotë se nuk do të tërhiqet nga e drejta që mbron, duke e ccuar vendimin e UEFA-s për ndjeshjen me Serbinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

    “FSHF u njoh të martën në mbrëmje me vendimin e Komisionit të Apelit, tek i cili shpresonte që të gjente më tepër drejtësi, në lidhje me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, për ndeshjen e Serbi – Shqipëri, zhvilluar në Beograd më datë 14 tetor 2014 dhe të ndërprerë në minutën e 41 të takimit. Ky vendim i këtij Komisioni, la në fuqi të gjitha vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, në lidhje me këtë takim të papërfunduar”, shkruhet në deklaratë.

    Më tutje thuhet se, “pavarësisht argumenteve juridike dhe fakteve të dokumentuara me foto dhe video, si edhe mbrojtjes profesionale të avokat Antonio Rigozzi dhe studiove ligjore, të prenotuara nga FSHF, përsëri asgjë nuk ndryshoi. Pavarësisht nga qëndrimi i njëjtë politik i Komisionit të Apelit, FSHF është e indinjuar për mosmarrjen parasysh e fakteve të vërtetuara të dhunimit të lojtarëve shqiptarë. Të pushtimit të fushës, nga tifozë dhe persona të inkriminuar, të thirrjeve raciste “vritini shqiptarët”, të hedhjes në fushë të sendeve të forta dhe fishekzjarreve dhe të shumë elementëve të pasigurisë”.

    “Megjithatë, gjatë seancës së pyetjeve, kanë dalë shumë fakte të reja dhe deklarata kontradiktore, të zyrtarëve të ndeshjes, që deklaruan për këtë takim, të cilat akoma më shumë na bindin se në shkallët e mëtejshme, Shqipëria do të gjejë drejtësinë”, nënvizohet në deklaratën e bërë publike nga Federata Shqiptare.

    “Federata Shqiptare e Futbollit, e pakënaqur me këtë vendim njofton opinionin, dhe median, se do të vazhdojë ta kërkojë drejtësinë, pranë Gjykatës të Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë, edhe më shumë e binduar se i takojnë tre pikët e fitores, së kësaj ndeshjeje. FSHF do të vazhdojë betejën e saj ligjore, e qartë në qëndrimin e saj, se vetëm kështu do të fitojë vetëm futbolli. Një lojë e pastër, pa dhunë dhe pa racizëm”, përfundon deklarata e bërë nga FSHF.

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •