Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Demokratët zgjedhin kryesinë e re të Partisë Demokratike

    Emri:  10170756_841814279203088_2536709304658943261_n-300x239.jpg

Shikime: 899

Madhësia:  15.1 KB

    Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur dje zgjedhjet e strukturave të reja, duke vendosur emrat e Kryesisë së re.

    Pas numërimit të 265 fletëve të votimit, proces që zgjati rreth 6 orë, janë zgjedhur sekretari i Përgjithshëm, dy nënkryetarët, 6 sekretarët funksionalë dhe drejtuesit e 22 departamenteve. Së bashku me Kryesinë e Grupit Parlamentar dhe kryetarët e nënkryetarët e komisioneve parlamentare që i përkasin PD-së, ata do të jenë pjesë e Kryesisë së PD-së. Për herë të parë, Kryesia e re do të ketë mbi 40 anëtarë. Detyra e parë e krerëve të rinj të departamenteve do të jetë hartimi i strategjive mbi fushat që ata mbulojnë. Në këtë mënyrë ata do të luajnë edhe rolin e qeverisë hije të demokratëve.
    Nga votimi i djeshëm nga Kryesia e vjetër e PD-së do të mbesin jashtë Sali Berisha, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Genc Ruli, Arben Qirjako, Arta Sakja, Fatos Beja, Ilir Rusmali, Keltis Kruja, Lajla Përnaska, Mesila Doda, Myqerem Tafaj dhe Rajmonda Bulku. Po ashtu, jashtë Kryesisë mbetet dhe Bujar Nishani tashmë i zgjedhur President, si dhe Sokol Olldashi, i ndarë nga jeta rreth një vit më parë.

    Gara
    Ka qenë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që ka vendosur përballë njëri-tjetrit emra të njohur si “prurje të reja të Kuvendit” dhe të atyre që kanë kontribute dhe më të hershme në selinë blu. I pari që ka votuar për drejtuesit e rinj ka qenë ish-kreu i PD-së Sali Berisha dhe menjëherë pas tij edhe Mesila Doda e Astrit Patozi. Ndërkohë që para nisjes së procesit të votimit, Berisha është ndalur në zyrën e Bashës. Por, pavarësisht kësaj, tashmë kanë konfirmuar emrin Eduard Halimi, Suzana Guxholli, Florion Mima, Sherefedin Shehu, Voltana Ademi, Luçiano Boçi, Tritan Shehu dhe Fatbardh Kadilli. Ndërsa dhe dy nënkryetarët e Bashkisë, Enno Bozdo dhe Nevila Xhindi, kanë marrë mbështetjen e Këshillit Kombëtar. Bozdo do të jetë në Sekretariatin për organizim dhe Xhindi në shoqërinë civile. Ndërkaq, nuk ka arritur të kalojë garën Petraq Milo, Dorian Teliti, Albina Dede, Ferdinand Xhaferri dhe Liljana Elmazi. Pavarësisht se në votë u vunë përballë emra të hyrë së fundmi në PD përballë me figurat që kanë dhënë kontribute në vite, sërish vihet re se Këshilli i qëndroi besnik emrave të njohur. Pas një gare me diferencë të ngushtë votash, u konfirmua fitues Ervin Salianji, i cili kishte përballë Meri Ponin, Bashkim Shehu përballë Leondard Ollit dhe Belind Këlliçi përballë Genti Malkos. Salianji e Këlliçi mund të quhen fitues nga prurjet e reja në PD. Ndërkaq, edhe ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati, ka marrë besimin e demokratëve duke fituar përballë Nertila Qafëzezit.

    Kryesia e re e PD
    § Lulzim Basha
    § Arben Ristani
    § Edi Paloka
    § Edmond Spaho
    § Gent Strazimiri
    § Jorida Tabaku
    § Fatbardh Kadilli
    § Enno Bozdo
    § Ivi Kaso
    § Grida Duma
    § Valbona Mezini
    § Nevila Xhindi
    § Suzana Guxholli
    § Ervin Minarolli
    § Enkelejda Sallaku
    § Endri Hasa
    § Florion Mima
    § Sherefedin Shehu
    § Lealba Pelinku
    § Ervin Salianji
    § Kastriot Sulka
    § Bardh Spahia
    § Belind Këlliçi
    § Bashkim Shehu
    § Endira Bushati
    § Eduard Halimi
    § Voltana Ademi
    § Jamarbër Malltezi
    § Luçiano Boçi
    § Arben Skënderi
    § Tritan Shehu
    § Laura Vorpsi
    § Kreshnik Çollaku
    § Avenir Peka
    § Albana Vokshi
    § Majlinda Bregu
    § Genc Pollo
    § Oerd Bylykbashi
    § Aldo Bumçi
    § Ridvan Bode

    Forumet drejtuese te PD
    Sekretar i Përgjithshëm
    Arben Ristani (fitues)
    Eduard Selami
    Enkelejd Alibeaj
    Ishte
    Ridvan Bode

    Nënkryetarët
    Edi Paloka
    ishte
    Astrit Patozi
    Edmond Spaho
    Ishte
    Jozefina Topalli

    Sekretariatet

    Burimet njerëzore
    Fatbardh Kadilli (Fitues)
    Arbër Agalliu

    Për Organizimin
    Enno Bozdo (Fitues)
    Mateo Spaho
    Ishte
    Flamur Noka

    Për Zgjedhjet
    Ivi Kaso (Fitues)
    Gazmend Bardhi
    Ishte
    Ferdinand Poni

    Për Marrëdhëniet me publikun
    Grida Duma (fitues)
    Rejla Bozdo
    Ishte
    Ferdinand Xhaferri

    Organizatat partnere
    Valbona Mezini (Fitues)
    Liljana Elmazi

    Për Shoqërinë civile

    Nevila Xhindi (Fitues)
    Merlinda Hoco

    Departamentet

    Energjia dhe Burimet Natyrore
    Suzana Guxholli (fituese)
    Eneida Guria

    Infrastruktura dhe transporti
    Ervin Minarolli (fitues)
    Taulant Zeneli

    Informacioni dhe komunikimi
    Endri Hasa (fitues)
    Fisnik Kruja

    Ekonomia dhe tregu
    Florion Mima (fitues)
    Dorjan Teliti

    Financat publike
    Sherefedin Shehu (Fitues)
    Petraq Milo

    Antikorrupsioni
    Lealba Pelinku (Fitues)
    Klodiana Cankaj

    Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore
    Ervin Salianji (fitues)
    Meri Poni

    Punësimi dhe çështjet sociale
    Kastriot Sulka (fitues)
    Eleina Qirici

    Emigracioni dhe diaspora
    Bardh Spahia (fitues)
    Bujar Vukaj

    Te përndjekurit politikë dhe pronarët
    Belind Këlliçi (fitues)
    Gent Malko

    Siguria, rendi publik, lufta kundër krimit
    Bashkim Shehu (fitues)
    Leonard Olli

    Administrata publike
    Endira Bushati (fitues)
    Nertila Qafzezi

    Sistemi i Drejtësisë dhe Gjyqësori
    Eduard Halimi (fitues)
    Fabian Topallaj

    Pushteti vendor dhe territori
    Voltana Ademi (fitues)
    Dhurata Çupi

    Ambjenti, pyjet dhe turizmi
    Jamarbër Malltezi (fitues)
    Lediana Aliolli

    Arsimi, shkenca dhe inovacioni
    Luçiano Boçi (fitues)
    Arta Musaraj

    Kultura, rinia dhe sporti
    Arben Skënderi (Fitues)
    Ardian Isufaj

    Shëndetësia
    Tritan Shehu (fitues)
    Albina Dede

    Integrimi europian
    Laura Vorpsi (fitues)
    Ina Zhupa

    Politika e jashtme
    Kreshnik Çollaku (fitues)
    Lediana Fratari

    Siguria kombëtare
    Avenir Peka (fitues)
    Ferdinand Xhaferri

    Bujqesia, zhvillimi rural, peshkimi dhe agroindustria
    Enkelejda Salaku (Fitues)
    Fatbardh Sallaku

    BRAHIM SHIMA

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: Demokratët zgjedhin kryesinë e re të Partisë Demokratike

    Mos i nxirrni emrat,se po na hapin dosjet e na mbetet kryesia bosh.

    Merni ore te shkrete shembull nga shoku Sali,mbeshteteni nga jashte.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Demokratët zgjedhin kryesinë e re të Partisë Demokratike

    Elvi FUNDO





    Dje Partia Demokratike, forca politike më e madhe ne opozitë përmbylli një proces të gjatë zgjedhor. Pas gati njw viti e gjysën Lulzim Basha dje finalizoi strukturat, duke zgjedhur departamentet dhe sekretariatin. Një proces transparent në dukje por në fakt më shumë se korruptiv dhe klientelist. Ta fillojmë nga e dyta.

    Klientelist pasi gjithkca u be në funksion të zgjedhjes që kërkonte Basha. Ai ditë pas ditë takoi plot kandidatë, ju premtoi por nuk i la as në garë, ku tw paktwn tw provonin veten e tyre. Rasti i Kiri Hajdarit djalit të tribunit të demokracisë Azem Hajdari, është më flagranti. Basha i premtoi dhe me pas e skualifikoi. Ende nuk ka asnjë rregull të përcaktuar por disa kritere të përgjithshme, të cilat i plotësonte edhe roja i partisë. Klienteliste pasi Basha mori disa formularë dhe nw fund la nw garw, për cdo pozicion, ata dy përsona që ai donte. Kuptohet një të dobët dhe një të fortë, që të hapte rrugën për klientët e tij. Pasi shumica nuk kishin asnjë lidhje me PD, por ishin ose turistët e PDR ose njërëz të rekomanduar nga UET-i i Naim ( Henri ) Cilit. Ky i fundi klient direkt i kryeministrit Rama, por me një dorë në bakllavanë e kryeministrore dhe tjetrën ne revaninë e opozitës. Gara, në rast se mund të quhet e tillë ishte paravendosur, u hoq kush deshi kryetari pa asnjë sqarim dhe u shtuan njerëz në dukje të rinj por në fakt disa nuk mund të quhen as mbetje të dikurshme të PD-së.

    Korruptiv dhe s’ka sesi të jetë ndryshe një proces i paravendosur dhe manipuluar. Ketu nuk dua të shtoj edhe akuzat se një nga njerzit e organizimit I quajtur Florian Xhuti merrte lekë në këmbim të mbështetjes së ndonjë rivali, kwshtu flitej nw kafet dhe korridoret e PD-sw. Pa harruar edhe ndonjë klloun apo struc politik që ka mbijetuar duke shitur e tradhëtuar, pa bërë asgjë ne jetën e tij politike. Shiti Bamir Topin sapo i ra telefoni, më pas servilosej tek ndonjë ministër, më pas bënte sikur ishte me Olldashin dhe zhgryhej nën carcaf me Bashën. A mund të mos jetë korruptiv pazari për emërim në një ofiq. Korruptiv dhe aspak burrëror, nuk të ka dhënë shuk me lekë në xhep direkt, por të jep një post që nuk e meriton, pasi karriera si e kërmillit është ajo qw e ka ndjekur nga pas.

    Genc Pollo dhe PDR

    Sot PD mund të quhet e dorëzuar tek PDR e Genc Pollos. Njërzit e tij, ata më të besuarit që sakatuan PD-në në vitin 1999, kapën postet kyce. Enno Bozdo, ish zëvendësministri I Dritan Priftit, I përfolur dhe akuzuar jo pak. Një njeri që nga 1999 deri në 2005 nuk bëri asnjë gjë politikisht vetëm dilte në konferenca shtypi e shante PD-në dhe strukturat e saj te cilat I quante “struktura të kriminalizuara nga Saliu dhe bandat”. Tani këto struktura kriminale ky njeri do shkojë ti drejtojë. Pra një nga postet më kyce sic është organizimi i partisë merret nga një njeri që ka punuar tek një subjekt politik ku nuk i votonin as gratë e tyre. Tani ky njeri do drejtojë organizimin e PD-së. Klani sektar i PDR ka rrëmbyer edhe disa departamente, ku bie në sy ajo e mardhënieve me jashtë; Kreshnik Collaku i cili është po aq shkatrimtar për PD-në sa Pollo & co, i cili shitet si një diplomat i madh pasi për qokë u bë zv/ministër i jashtëm. Por ta krahasosh këtë individ më Besnik Mustafaj apo dikë tjetër tregon se ajo strukturë do jetë inegzistente dhe në shërbim të Pollos ashtu sikundër vetë ai veproi me të huajt përpara përcarjes së PD. Më tej lista ka të tjerë emra; përmendëm dy kolona të PD, organizimin dhe mardhëniet me jashtë, pa folur për integrimin që e lanë në duart e Laurës, që ka nisur më kohë integrimin e saj.

    PD-ja e Naimit

    Këtu e kam fjalën për Naim (Henri) Cilin. I cili revaninë e opozitës po e copton me zënie postesh për të bërë politikat e tij të pista korruptive. Reforma e arsimit ishte totalisht shembulli më I dukshëm dhe I prekshëm. Shumica e fituesve janë ose pedagogë në UET, ose ortakë, ose njerëz të sponsorizuar totalisht nga Naimi. Sekretariat mer nën/kryetarja e bashkisë Tiranë, product 100% Naimi, Grida Duma dhe kjo produkt Naimi te cilat janë dy shembuj jo pak për t’u folur. E para e katapultuar pa asnjë kontribut. E dyta e sponsorizuar nga kredia që i ndjeri Santo I dha Henri Cilit. Kuptohet komunikimi i Gridës me Edi Ramën i ka dhënë asaj jo pak hapesirë në fjalimet e këtij të fundit . Me gjithë skandalet e saj në prokurori, dosjet hetimore, pyetja nga prokurorët për vrasjen e Santos etj, nuk u penguan që Grida e UET-it të ngrihet në piedestal.Të tjerë UET ka por nuk po I marim të gjithë pasi ndonjë fytyrë e pavlerë mund të vlerësohet po ta përmendim. Mos harojmë edhe UET-istët e GOP-it (Grupimit te Orientimit te Politikave), ku cunat dhe gocat e Naimit kishin shumicën.

    Këto fakte janë të mjaftueshme për të mos vazhduar më tej më njerëz të tjerë që zunë poste kyce. Si ndonjë ish ministër pazarxhi që në 2001 punonte për PS dhe në 2011 mbyllte pazaret e numerimit të votave në Apel. Djali i ndonjë të akuzuari për ekzekutor në diktaturë etj.

    Krimi më i madh që i bëhet PD-së sot është sjellja si Edi Rama më PS-në. Që ngadale e dorëzoi tek G99. Basha me kopjimet e tij të shëmtuara po bën të njëjtën gjë, po e dorëzon tek PDR e Pollos dhe cunat e gocat e Naim Cilit. Të presim efektet elektorale të Pollos dhe Naimit pasi PD mesa duket do jetë trupa e tyre elektorale ku kryetar është Lulzim Basha.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Demokratët zgjedhin kryesinë e re të Partisë Demokratike

    Ajo qe bie ne sy nga keto votime e emerime jane dy gjera:

    1. Kjo nuk eshte me PD e Sali Berishes, kjo eshte PD e Lulzim Bashes. Njerezit qe fituan ne zgjedhje jane bashkepuntoret me te afert te Lulzim Bashes ne vite.
    2. PD me keto emerime beri rrokaden e brezave. Po te shikoni moshen e te emeruarve, ajo qe bie ne sy eshte mosha shume e re, dhe gati te gjithe i perkasin brezit te ri te demokrateve.

    PD sot e drejton nje shqiptar nga brezi i ri dhe qe ka arritjet dhe pergatitjen me te mire per te drejtuar ate vend ne te ardhmen.

    Le te shpresojme qe fryma e re qe ai solli ne politike ne garen per Bashkine e Tiranes dhe menyra se si e qeverisi Tiranen, do te jete edhe fryma qe do te sjelli ne opozite.

    Si politikan Lulzim Basha ka dy cilesi qe i mungonin Sali Berishes: 1) frymen evropiane te komunikimit dhe jo frymen populiste 2) aftesite e tij menaxheriale dhe drejtuese, sidomos ne perzgjedhjen e njerezve, jane me te mira se te Sali Berishes.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •