Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    70 vjetori i çlirimit festohet me portrete të Enver Hoxhës

    Tirana 70 vjet çlirim, politika e ndarë, qeveria ceremoni me foton e Enver Hoxhës- FOTO

    Emri:  98079_6.jpg

Shikime: 1978

Madhësia:  27.2 KB

    TIRANE- Në 70-vjetorin e Clirimit të Tiranës, politika është ndarë sërish në dy aktivitete të ndryshme. Krerët e qeverisë, kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit Ilir Meta, Zv.kryeministri Niko Peleshi, ministrat e kabinetit e deputetët e majtë kanë marrë pjesë në një ceremoni të organizuar nga prefektura tek 'Ushtari i Panjohur'.

    Në ceremoninë për të nderuar të rënët e Luftës Nacional-Çlirimtare nuk munguan as fotot e ish-diktatorit Enver Hoxha, që për ironi qendronin shumë pak larg kryeministrit. Gazetarët tanë raportuan nga vendngjarja që në ceromoni ka pasur edhe thirrje pro ish-diktatorit.

    Nën tingujt e himnit kombëtar dhe të këngëve partizane, përfaqësuesit më të lartë të shtetit vendosën kurora me lule pranë monumentit të “Partizanit të Panjohur” në nderim të dëshmorëve që dhanë jetën në betejën e Tiranës 70 vite më pare.

    Në fjalën e rastit, Prefekti i Qarkut Tiranë, z. Sadi Vorpsi theksoi se 17 Nëntori bashkoi sot qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm, për të kujtuar një nga ditët më historike të kryeqytetit.

    “70 vite më parë, në Tiranë agoi një ditë e re, e lirë nga pushtuesi i huaj. Shtëpitë përdhese të këtij qyteti u bënë fole e ëndrrave, shpresave, idealeve të lartësuara, planeve dhe strehimit të gjithë atyre njerëzve që i dolën për zot kombit në ato ditë të errëta të historisë. Bujaria e njohur e tiranasve i hapi dyert për të gjithë ata që kaluan në ilegalitet. Rinia tiranase e dëgjoi thirrjen e atdheut të saj që lëngonte për liri dhe nuk hezitoi për asnjë moment të bashkohej me idealet e larta kombëtare” – theksoi z. Vorpsi.

    Nga ana tjetër, Prefekti i Qarkut Tiranë u shpreh se mospajtimi i të rënëve me robërinë ishte forma më e lartë e patriotizmit, shembull që sot duhet të ketë gjithsecili prej nesh për të bërë realitet ëndrrën e një shteti të së drejtës, të integritetit moral dhe të një Shqipërie të denjë si anëtare e Bashkimit Evropian.

    Pas përfundimit të ceremonisë, Prefekti Vorpsi vizitoi familjen e Dëshmorit të Atdheut, Sulejman Cenameri ku shprehu mirënjohjen për kontributin e kujtdo që u bë pjesë me koalicionin fitues antifashist.

    17 Nëntori shënon një nga aktet politike dhe ushtarake më të rëndësishme të shekullit të XX, ndërkohë që për çlirimin e kryeqytetit dhanë jetën mbi 230 dëshmorë.

    Bashkia e Tiranes
    Ndërkohë që dy nënkryetarët e Bashkisë, Enno Bozdo dhe Nevila Xhindi ishin të pranishëm në ceremoninë e nderimit të të rënëve tek Varrezat e Dëshmorëve.

    Nën tingujt e Bandës së Qytetit, Bozdo dhe Xhindi u përkulën dhe vendosën kurora me lule në memorialin “Nëna Shqipëri”, në nderim të dëshmorëve të Atdheut të rënë për çlirimin e Tiranës. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha nuk mundi të merrte pjesë në aktivitetet përkujtimore, pasi ndodhet në Bruksel, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë politike të PPE-së.

    Çlirimi i Tiranës nga trupat nazifashiste më 17 Nëntor 1944, shënon aktin më të rëndësishëm politik dhe ushtarak, pasi kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke i shkaktuar humbje të mëdha trupave gjermane. Beteja për çlirimin e kryeqytetit ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike, i zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare për çlirimin e qyteteve.

    IDEALI I DËSHMORËVE PËR DEMOKRACI FUNKSIONALE ENDE PREZENT
    Pas homazheve, nënkryetari Bozdo ka deklaruar se nderojnë sot idealet e të rinjve që dhanë jetën për çlirim. Ai tha më ej se ideali për një demokraci funksionale është ende prezent.

    “Nderojmë ata që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës. Tirana ndër të paktët kryeqytete të Europës që u çlirua nga gjaku i bijve dhe bijave të saj. Çlirimi është një fitore ndaj forcave të boshtit nazifashist. Nderojmë idealin e të rinjve për një atdhe më të mirë, demokratik. Sot në 70 vite sfidat janë sa të ndryshme dhe kaq të ngjajshme, ideali ynë për një vend më të mirë më të drejtë, për një demokraci funksionale vazhdon të jetë prezant. Me shembullin e tyre mësojmë se jeta ia vlen të jetohet”.

    BASHA: MIRËNJOHJE PËRJETË BIJVE QË LUFTUAN DHE DHANË JETËN PËR LIRI
    Nga Brukseli, ku po merr pjesë në Asamblenë politike të PPE-së, kryetari i PD-së njëherësh kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, shpreh mirënjohje për ata që luftuan dhe dhanë jetën për çlirimin e Tiranës 70-vjet më parë. Përmes faqes së tij zyrtare në “Facebook”, Basha thekson se “ky përvjetor i gjen qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë para sfidave të mëdha”.

    “Sot përkujtojmë 70 vjetorin e çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashistë. Mirënjohje përjetë bijve dhe bijave të këtij qyteti që luftuan dhe dhanë jetën për liri. Ky përvjetor i gjen qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë para sfidave të mëdha. Ekonomia në krizë, varfëria dhe papunësia, shpërfillja, dhuna dhe arroganca qeveritare po hapin plagë të thella kudo. Por të frymëzuar nga vepra e atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe zhvillimin e vendit, ne do t'i japim Shqipërisë të ardhmen që meriton.”- shkruan Basha.

    PD: Dënojmë ceremoninë qeveritare me foto dhe koret për Enver Hoxhën nga ceremonia e PD

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka dënoi sot në emër të PD, ceremoninë përkujtimore të 70-vjetori të Clirimit të Tiranës nga pala qeveritare.

    Sipas PD, Edi Rama dhe Ilir Meta, zyrtarisht sot konfirmuan dhe e vunë në jetë projektin e tyre për rehabilitimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha.

    “Me fotot e Enverit pas shpatullave, me korin e Enverit në sfond, Rama dhe Meta, gjetën mënyrën më të turpshme për të baltosur 70 vjetorin e clirimit të Tiranës.

    Duke përkujtuar këtë ditë të shënuar, me dikatorin Hoxha, Rama dhe Meta, kanë fyer kujtimin e dhjetra intelektualëve, heronjtë e vërtetë të luftës, të cilët u vranë dhe u lincuan drejtpërdrejt nga dora e Enverit”.

    Më tej, Paloka theksoi se Rama dhe Meta kanë fyer sakricifat e dëshmorëve të luftës.
    Vlerat e atyre që dhanë jetën për lirinë e vlerat europiane, vlera të cilat i përdhosi dikatori Hoxha, me instalimin e regjimit më të egër dhe më gjakatar në gjithë lindjen”.

    Sipas PD, Rama dhe Meta sot provokuan gjithë shoqërinë shqiptare.
    “Me Enver Hoxhën në sfond, Edi Rama dhe Ilir Meta, provokuan sot të gjithë shoqërinë tonë, dhe plagët e saj më të dhimshme të periudhës së shkeljes brutale të dinjitetit njerëzor, të plagëve të urisë që solli dikatori në këtë vend për më shumë se 40 vite.
    Kjo duhej të ishte dita për të bashkuar gjithë shqiptarët pavarësisht preferencave politike, në nderim të të rënëvëe, në nderim të luftës së tyre, por Edi Rama zgjodhi kursin e përcarjes, duke provokuar e duke baltosur sakrificat më të larta njerëzore që u bënë në emër të lirisë dhe kombit”.

    Berisha shkruan në Facebook, Rama: Me Enver Hoxhen perpara drejt Europes!!

    Nuk ka heshtur ish-kryetari i PD, Sali Berisha mbi 70-vjetorin e Clirimit të Tiranës nga pushtuesi nazi-fashist.

    “Te dashur miq, Edi Rama po perdor 70 vjetorin e Luftes per rehabilitimin e atit te tij shpirteror dhe trashegimise se tij politike familjare. Sot, ne 70 vjetorin e hyrjes se forcave partizane ne Tirane, Edi Rama dhe kabineti i tij vendosen kurora te monumenti i Partizanit te panjohur, te rrethuar me portrete te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore, siç do ta damkosnin ate lideret e qendres se djathte europiane ne deklaraten e Samitit te Parisit te pranveres se vitit 1991.

    Festimi i kesaj date me portrete te Enver Hoxhes eshte perdhosje e te gjithe atyre qe luftuan, sakrifikuan dhe dhane jeten kunder pushtuesve te huaj dhe diktatures hoxhiste per lirine kombetare, lirite dhe te drejtat, dinjitetin njerezor. Enver Hoxha me bllokmenet e tjere, baballare te neo-bllokmeneve te sotem, me regjimin e tij barbar beri qe shqitaret te fitojne Luften ne koalicionin antifashist, por per dekada te tera te humbasin lirite dhe dinjitetin njerezor, te kalojne nga nje pushtim barbar i huaj ne nje pushtim mizor te brendshem. Edi Rama eshte nipi i Spiro Kolekes, xhelatit te inteligjences teknike gjate diktatures hoxhiste dhe i biri i Kristaq Rames, konfidentit te Nexhmije Hoxhes dhe Ramiz Alise qe ngarkohej me misione speciale si ne rastin e negociatave me palen italiane per familjen Popa dhe qe firmoste se bashku me Ramiz Aline varjen ne sheshe publike dhe ekzekutimin e disidenteve dhe qytetareve te pafajshem edhe pas renies se murit te Berlinit.

    Shpirtrat e te reneve ne te dy pushtimet, lumenjte e gjakut, dhimbjeve, sakrificave, vuajtjeve mbi njerezore te shqiptareve per liri dhe dinjitet njerezor, na ftojne te shnderrojme protesten mbare popullore te 22 nentorit ne nje 20 shkurt te ri! Sb”

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 70 vjetori i çlirimit festohet me portrete të Enver Hoxhës

    Fotoja e Enver Hoxhës, Rama: Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me praninë e fotos së diktatorit Enver Hoxha në aktivitetin organizuar me rastin e 70-vjetrit të Çlirimit të kryeqytetit.

    Në një status në “facebook” Rama shkruan se ndjen keqardhje për personat e paftuar që hyjnë si diversantë nëpër turma në aktivitete dhe ngrenë foton e Enver Hoxhës. Ai thekson se ndjen keqardhje dhe për personat që kapen pas kësaj fotografie për të bërë luftë politike.

    “Keqardhje për të paftuarit që futen si diversantë nëpër turmat e aktiviteteve përkujtimore të çlirimit, për të ngritur fotografitë e Enver Hoxhës. Keqardhje për të fandaksurit që kapen pas fotografive të Enver Hoxhës, për të bërë luftë politike me ne. Të dyja palët janë e shkuara e këtij vendi i cili s’ka kohë për të humbur me marrëzitë e tyre! Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”- shkruan Rama.

    (a.n/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: 70 vjetori i çlirimit festohet me portrete të Enver Hoxhës

    Eshte jashte llogjike te festosh festat komuniste-partizane ne Shqiperi pa foton e Enverit,eshte sikur te festosh Shtetin Shqiptar pa Ahmet Zogun,eshte sikur te festosh ngritjen e flamurit pa Ismail Qemalin,eshte sikur te festosh Kuvendin e Lezhes pa Skenderbeun.
    Ne keto festa socialiste nuk mund te festosh o te nderosh te kaluaren komuniste pa fotografine e Enverit,eshte sikur te festosh zogun e Tunes pa Tunen.Eshte jashte llogjike qe socialistet nuk festojne (o festojne fshehurazi ) 17 tetorin dhe 8 nentorin.

    Eshte jashte llogjike te jesh socialist ne Shqiperi e mos mbash fotografine e Enverit ne xhep,gjithashtu eshte jashte llogjike edhe te jesh demokrat e mos mbash fotografine e xhaxhit Enver ,o ne pamundesi per demokratet shqiptare te pakten fotografine e Saliut me familjen e Enverit.

    Mire e ka shpeguar dhe kryeministri Rama,qe ne te Levizjes Socialiste per Integrim e mbeshtesim me trasparence te plote,;kur nuk ka komunist te vertete vetem diversanteve u ka mbetur te ngrene hapur foton e Enverit.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Maqellarjot (18-11-2014)

  5. #4
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: 70 vjetori i çlirimit festohet me portrete të Enver Hoxhës

    te kesh frik nga frik nga fotografia e dikujt eshte sikur te kesh frik nga hija jote
    mos u merni me budalliqe enveri ka plot 30 vjet gati qe ka kaluar ne histori nga vdekja e ti
    Partizoni

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    180

    Për: 70 vjetori i çlirimit festohet me portrete të Enver Hoxhës

    Kur fotoja e nji diktatori na prezantohet si gja normale

    heshtet kur duhet me e ngrit zanin ..

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: 70 vjetori i çlirimit festohet me portrete të Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Eshte jashte llogjike te festosh festat komuniste-partizane ne Shqiperi pa foton e Enverit,eshte sikur te festosh Shtetin Shqiptar pa Ahmet Zogun,eshte sikur te festosh ngritjen e flamurit pa Ismail Qemalin,eshte sikur te festosh Kuvendin e Lezhes pa Skenderbeun.
    Ne keto festa socialiste nuk mund te festosh o te nderosh te kaluaren komuniste pa fotografine e Enverit,eshte sikur te festosh zogun e Tunes pa Tunen.Eshte jashte llogjike qe socialistet nuk festojne (o festojne fshehurazi ) 17 tetorin dhe 8 nentorin.

    Eshte jashte llogjike te jesh socialist ne Shqiperi e mos mbash fotografine e Enverit ne xhep,gjithashtu eshte jashte llogjike edhe te jesh demokrat e mos mbash fotografine e xhaxhit Enver ,o ne pamundesi per demokratet shqiptare te pakten fotografine e Saliut me familjen e Enverit.

    Mire e ka shpeguar dhe kryeministri Rama,qe ne te Levizjes Socialiste per Integrim e mbeshtesim me trasparence te plote,;kur nuk ka komunist te vertete vetem diversanteve u ka mbetur te ngrene hapur foton e Enverit.

    Varianti 2
    Po mos te ishin shqiptaret ortodoks nuk do te ishte Greqia, po mos te ishin shqiptaret katolike nuk do te ishte Serbia e Mali i zi dhe po te mos ishin shqiptaret musliman nuk do te ishte Turqia!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 18-11-2014 më 07:21

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: 70 vjetori i çlirimit festohet me portrete të Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga Bajraku Lexo Postimin
    Varianti 2
    Po mos te ishin shqiptaret ortodoks nuk do te ishte Greqia, po mos te ishin shqiptaret katolike nuk do te ishte Serbia e Mali i zi dhe po te mos ishin shqiptaret musliman nuk do te ishte Turqia!
    Varianti i trete

    Po mos ishin kinezet nuk do ishte as Kina,po mos ishin trashgimtaret e komunizmit nuk do kishim as festat komuniste.
    (Por shyqyr thuj; qe kemi Levizjen Socialiste per Integrim qe festat i feston me trasparence te plote).

    Ne jemi popull vetem per gallate,jo vetem qe nuk kuptojme se çfare festojme por kujtojme se me festa te tilla lajme ndergjegjen.I shfaqesojme krimet dhe kriminelet me festa.Dhe jane festa te lezeçme se festohen bashke si nga budallenjte e varver dhe si nga hajdutet e pasur.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Maqellarjot (18-11-2014)

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: 70 vjetori i çlirimit festohet me portrete të Enver Hoxhës

    Varianti 4
    Pashk Vasa
    Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit eshte shqiptaria!

    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...jqwQbPnXYqpZFQ

    Shqiptarët, këta njerëz të lindur për luftë!
    Nga André Ordioni

    Historia e këtij libri fillon që më 1998, në kuadrin e kërkesave modeste të profesor Anesti Postoli, asokohe dekan i Fakultetit të Pyjeve të Tiranës, për të ndihmuar studentët e tij tek disa autoritete frënge. Ndërtesat e universitetit të tij ishin plaçkitur gjatë vitit 1997. Biseda e tij me një koleg frëng, solli një fakt interesant. Nipi i kolonel Ordionit, i propozoi dhe përgatiti kujtimet e gjyshit të vet në lidhje me Shqipërinë dhe Perëndimin e Maqedonisë ku i gjyshi jetoi nga viti 1917 në 1925, shkrime të pabotuara dhe të ruajtura nga trashëgimtarët e tij. Për fat, Profesor Postoli gjykoi se këto shkrime mund të ishin të dobishme për Shqipërinë dhe kështu doli ky botim. Ky botim u drejtohet lexuesve që dëshirojnë ta njohin Shqipërinë e kohës së Luftës së Madhe dhe të "pasluftës". Për librin bashkëpunuan profesor Anesti Postoli, profesor Pëllumb Xhufi, Luan Rama, Pierre Cabanes etj. Ambasada ka mbështetur botimin në shqip të librit, që është botuar tepër cilësisht nga "Papirus"

    Banorët e Korçës ndahen në shumë grupe:
    1) Grekë ose shqiptarë me prirje grekofile, që flasin greqisht dhe janë
    ortodoksë.
    2) Shqiptarë myslimanë që flasin shqip,
    3) Rumunë (Kuco-Vllehët) që kanë shkolla të veçanta.
    Në këtë kohë, në Korçë ka shumë refugjatë nga Voskopoja (ortodoksë grekofilë)
    Të gjitha këto elemente e spiunojnë njëri-tjetrin, kanë pikëpamje dhe aspirata të ndryshme dhe kërkojnë të kenë një ndikim dominues mbi këshillin e administrimit të Korçës.

    http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=154883
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 18-11-2014 më 10:38

  11. #9

    Varianti peste.

    Po ka bashkepunuar Pellumb Xhufi per zbardhjen e historise,me trasparence,eshte njesoj si bashkpunimi i Saliut per demokracine.

    Mund edhe ta lexoja,por ma ha mendja qe mungojne personazhet kryesore,perveç Enverit duhet te mungojne agjente dhe poliagjentet partizan.

    Se meqe jemi ne Korçe ma ha mendja qe Thoma Orogollain nuk e njohin.

  12. #10
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: 70 vjetori i çlirimit festohet me portrete të Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Varianti peste.

    Po ka bashkepunuar Pellumb Xhufi per zbardhjen e historise,me trasparence,eshte njesoj si bashkpunimi i Saliut per demokracine.

    Mund edhe ta lexoja,por ma ha mendja qe mungojne personazhet kryesore,perveç Enverit duhet te mungojne agjente dhe poliagjentet partizan.

    Se meqe jemi ne Korçe ma ha mendja qe Thoma Orogollain nuk e njohin.
    hahahaha...

    'do korresh ate qe do mbjellesh thot populli'
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •