Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31

    Për: Opozita: Qytetarë protestoni çmimin e lartë të naftës duke fikur makinat në rrug

    Protesta sigurisht qe eshte politike, se njerezit normal protestojn ku u vret xhepin cmimi dhe cmimi te vret me shume kur cmimi eshte me i larti, pavaresisht se sa % jane taksa e sa eshte kosto e karburantit. Por ama ne 2015 cmimi i naftes ne Shqiperi nuk ka rene si ne gjith boten dhe ngeli ne vend.

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Qytetarë protestoni çmimin e lartë të naftës duke fikur makinat në rrug

    Zbardhen amendamentet e PD-së për uljen e çmimit të naftës dhe energjisë. Spaho: Rama t’i miratojë

    TIRANE – Partia Demokratike ka paraqitur në Kuvend amendamentet për ndryshimin e ligjit për taksat kombëtare dhe ndryshimin e ligjit për TVSH, duke propozuar heqjen e rritjes së taksës së qarkullimit dhe uljen me 14% të TVSH për energjinë elektrike. PD kërkon shqyrtimin me shpejtësi të këtyre amendamenteve ditën e enjte në seancë dhe votimin e tyre me konsensus. Në të kundërt, Partia Demokratike ka paralajmëruar përshkallëzimin e protestave popullore kundër taksave e çmimeve të larta.

    JA AMENDAMENTET E PD-së

    PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 92/2014 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
    Në mbështetje të nenit 78 pika 1, nenit 81 pika 1 dhe të nenit 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
    KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    VENDOSI:
    Në ligjin nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, bëhet shtesa si vijon:
    Neni 1
    Pas nenit 48, shtohet neni 48/1 me përmbajtje si më poshtë vijon:
    “Neni 48/1
    Përjashtimisht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për furnizimin e energjisë elektrike është 6%.”.
    Neni 2
    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    Miratuar më ____/____/2015.
    DEPUTETI PROPOZUES KRYETARI
    EDI PALOKA ILIR META
    RELACION
    PËR PROJEKTLIGJIN
    “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 92/2014 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
    Ekonomia shqiptare gjatë vitit të fundit po kalon moment të vështira. Paketa fiskale të Dhjetorit 2013 dhe 2014 kanë rritur taksat për 100 % të qytetarëve shqiptar, dhe të dhënat fiskale të vitit 2014 treguan se kjo barrë u përballua kryesisht nga konsumatorët e varfër shqiptar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë për një rënie të shpejtë të besimit të konsumatorëve, për një stanjacion të kreditimit të ekonomisë. Ndërkohë, dita ditës shqiptarët po varfërohen edhe më shume dhe numri i të papunëve është më i lartë se ai i vitit 2013.
    Pavarësisht këtyre zhvillimeve negative të ekonomisë shqiptare, Në Dhjetor 2014, me kërkesë dhe miratim të Qeverisë, çmimi i energjisë elektrike u rrit me 25 % për rreth 80% të qytetarëve shqiptar. Kjo rritje rëndon akoma edhe më shumë gjendjen e vështirë ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare.Do të ishte detyrë e çdo qeverie të përgjegjshme dhe e çdo ligjvënësi që në përputhje me realitetit të mos lejonte rritjen e kostos së jetesës së shqiptarëve, por të merrte të gjitha masat për të lehtësuar koston e energjisë elektrike, dhe jo vetëm. Duke qenë se tatimi mbi vlerën e shtuar i faturohet konsumatorit në çmimin final të energjisë, si rrallë ndonjëherë biem dakord me Kryeministrin për nevojën e uljes së TVSH-së për energjinë. Por, në këtë rast ndryshe nga Kryeministri që këtë qëndrim e mbajti vetëm gjatë fushatës elektorale, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, vazhdon të besojë se ulja e TVSH-së për energjinë duhet të bëhet realitet.
    Për këtë qëllim, propozojmë që TVSH-ja për furnizimin e energjisë elektrike të ulet nga 20% në 6%. Kjo masë çmojmë se do të lehtësonte jashtëzakonisht barrën e rëndë ekonomike që po përballojnë sot shqiptarët. Gjithashtu, dëshirojmë të theksojmë se ulja e normës se TVSH-se nuk ndikon ne performancën e të ardhurave të kompanive shtetërore, siç janë KESH, OSHEE dhe OST.
    DEPUTETI PROPOZUES/EDI PALOKA

    PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.07.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
    Në mbështetje të nenit 78 pika 1, nenit 81 pika 1 dhe të nenit 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
    KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    VENDOSI:
    Në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon:
    Neni 1
    Paragrafi 2 i nenit 4, ndryshohet si më poshtë vijon:
    “Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 7 lekë/litri për benzinën dhe 7 lekë/litri për gazoilin”.
    Neni 2
    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    Miratuar më ____/____/2015.
    DEPUTETI PROPOZUES KRYETARI
    JORIDA TABAKU ILIR META
    RELACION
    PËR PROJEKTLIGJIN
    “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.07.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR”
    Politikat fiskale të ndjekura nga Qeveria gjatë kësaj periudhe janë udhëhequr nga parimi i rritjes së shpejtë të taksave dhe tatimeve, madje në disa raste rritja ka qenë 4 herë më shumë, si në rastin e taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin. Kjo politikë e rritjes së taksave, veçanërisht e rritjes së taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin, ka dhënë impaktin e saj negativë në ekonominë vetjake të qytetarëve dhe bizneseve shqiptare.
    Brenda 13 muajve Qeveria rriti taksën e qarkullimit plot dy herë, respektivisht me 12 lekë/litër. Sot taksa e qarkullimit është 27 lekë/litër pa përfshirë TVSH, ndërkohë që në vitin 2013 ishte 7 lekë/litër pa përfshirë TVSH-në. Efekti shtesë që kanë paguar shqiptarët për xhepat e Qeverisë, si efekt i secilës prej rritjeve që i është bërë kësaj takse, është 56 milion $ në vit. Sipas llogaritjeve tona, të cilat në fakt janë edhe llogaritë e qytetarëve shqiptar, mbi 60 % e çmimit të karburantit që paguajnë shqiptarët sot shkon në xhepat e Qeverisë. Aktualisht, për çdo litër naftë, shqiptarët po detyrohen të paguajnë 100.8 lekë taksë. Kjo taksë është një giotinë në qafën e shqiptarëve të cilët kanë të ardhura 3 herë më të ulëta se mesatarja europiane dhe në vlerësimin tonë është një krim ekonomik që duhet frenuar sa më parë.
    Nga analiza e tregut rezulton se në Bursat Ndërkombëtare çmimi i naftës gjatë 6 muajve të fundit ka rënë me ritme galopante. Por, ky tregues nuk është reflektuar në tregun vendas dhe shqiptarët ende vijojnë ta paguajnë atë më shtrenjtë se fqinjët e tyre në rajon. Nga Korriku i vitit 2014 e deri më sot, çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ka rënë me 120% (konkretisht, nga 110 $ për fuçi, në 48 $ për fuçi). Mosreflektimi i kësaj ulje në tregun shqiptar është rrjedhojë e drejtpërdrejt e rritjes së çmimit të taksave që ka aplikuar Qeveria gjatë kësaj periudhe.
    Jo vetëm pagimi më i shtrenjtë i naftës dëmton interesat e qytetarëve shqiptar, por çmimi i lartë i saj ka një impakt negative edhe në ekonominë shqiptare në përgjithësi. Konkretisht, vetëm rritja e taksës së qarkullimit gjatë këtyre 13 muajve të fundit ka një impakt negative mbi ekonominë shqiptare prej rreth 0.7 % të PBB-së. Pavarësisht se kjo politikë fiskale dëmton drejtpërdrejt interesat e qytetarëve shqiptar, Qeverie oligarkike që është instaluar këtë periudhë, ka treguar vendosmëri për të mos dëgjuar zërin e shqiptarëve. Ne vlerësojmë se Qeveria duhet të zëvendësojë politikën e dëmtimit të interesave të shqiptarëve, me një politikë të rreptë kontrolli ndaj veprimtarisë së kompanisë shtetërore të naftës ALBPETROL, ku të dhënat zyrtare që disponohen nga ana jonë flasin për një dëm të lartë ekonomik të shkaktuar interesave të shtetit shqiptar. Menaxhimi korrekt i kësaj kompanie do të kishte të njëjtin efekt rritës për Buxhetin e Shtetit, pothuajse në ngarkesën fiskale të rritjes së taksës së qarkullimit. Duke e vlerësuar si thelbësore për ruajtjen e interesit të qytetarëve, duke përfshirë edhe përgjegjshmërinë e Qeverisë në garantimin e mirëqenies ekonomike të shqiptarëve, propozojmë uljen e nivelit të taksës së qarkullimit. Për këtë qëllim, propozoj shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.
    DEPUTETI PROPOZUES
    JORIDA TABAKU

    SPAHO: RAMA TË MBËSHTESË PD

    Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend dy projektligje që synojnë uljen e çmimit të naftës dhe uljen e çmimit të energjisë. Menjëherë pas dorëzimit të këtyre iniciativave PD i ka bërë thirrje Ramës që të reflektojë dhe të mbështesë projektligjet e PD-së.

    Ka qenë deputeti i PD Edmond Spaho që ka folur për PD në një konferencë për shtyp duke u shprehur se, nëse Rama nuk i miraton këto dy drafte, do të thotë se ka braktisur popullin.

    Deklaratë e nënkryetarit Spaho
    Nëse Edi Rama nuk i miraton këto dy iniciativa, ai konfirmon edhe një herë se ka braktisur popullin e këtij vendi, dhe është aty thjesht për interesat e tij dhe të klientelës që e rrethon. Qeveria duhet të reflektojë përpara se të jetë vonë. Në të kundërt, qytetarët do të marrin vetë në duar të ardhmen e tyre, do të mbrojnë familjet dhe vendin nga kursi i pandalshëm shkatërrimtar i Edi Ramës.

    Partia Demokratike sapo dorëzoi në Kuvend, dy projektligje që synojnë uljen e cmimit të naftës dhe uljen e cmimit të energjisë.

    Nga sot, Edi Rama, ka në dorë mundësinë për të miratuar këto projektligje, për t’u shërbyer qytetarëve të vendit, duke hequr taksën e qarkullimit, e duke ulur TVSH-në për energjinë elektrike me masën 14 përqind.

    Deri më sot, Edi Rama ka bërë zgjedhjen e kundërt, ka rritur taksën e qarkullmit në mënyrë të përsëritur, duke bërë që karburanti sot të paguhet nga shqiptarët shumë shtrenjtë, duke i ndaluar ata që të përfitojnë nga ulja e madhe e cmimit të naftës kudo në rajon, në europë e në botë.

    Deri më sot, Edi Rama ka bërë zgjedhjen e kundërt, ka rritur cmimin e energjisë me 25 përqind, ndërkohë që erdhi në pushtet duke premtuar ulje drastike të faturës, me reduktimin e TVSH-së.

    Sot, ai ka në tryezë dy projektligje që do të bënin të mundur kthimin e normalitetit në vend, uljen e cmimit të naftës dhe të energjisë për ekonominë dhe familjet.

    Nisma e Partisë Demokratike, është materializimi i kërkesës së përditshme të qytetarëve, të cilët po vuajnë papunësinë dhe varfërinë më ekstreme të 20 viteve të fundit, për shkak të politikave dhe taksave të Edi Ramës,.

    Nëse Edi Rama nuk i miraton këto dy iniciativa, ai thjesht do të konfirmojë edhe një herë se ka humbur cdo kontakt me realitetin, ka braktisur popullin e këtij vendi, dhe është aty thjesht për interesat e tij dhe të klientelës qe e rrethon.

    Qeveria duhet të reflektojë përpara se të jetë vonë.

    Në të kundërt, qytetarët do të marrin vetë në duar të ardhmen e tyre, do të mbrojnë familjet dhe vendin nga kursi i pandalshëm shkatërrimtar i Edi Ramës.

    Dhe ne do të jemi në ballë të protestave me masive që ka njohur ndonjëherë vendi.

    (er.nu/d.b/BalkanWeb)

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Opozita: Qytetarë protestoni çmimin e lartë të naftës duke fikur makinat në rrug

    Keta qe e rriten naften pa fund kerkojne ta i ta ulin? Qe nuk lane takse pai ngjeshur e monopol pa krijuar? Po pse se ulen kur ishin ne qeveri po kerkojne ta bejne tani?

    Ja dhe nje postim i Taulantit per protesten:

    Emri:  image.jpg

Shikime: 268

Madhësia:  85.2 KB
    Emri:  image.jpg

Shikime: 260

Madhësia:  69.8 KB

    Keta duan ti marrin njerezit per budallenj, po e pane se sa ju eci ne 23 Qershor. Pas ketyre zgjedhjeve vendore ka mundesi te shuhen fare si parti!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Qytetarë protestoni çmimin e lartë të naftës duke fikur makinat në rrug

    Nafta, rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare reflektohet direkt në Shqipëri

    Çmimi i naftës fillon të rritet përsëri. Në tregjet e shitjes me pakicë vihet re se brenda pak ditëve nafta ka pësuar një rritje të çmimit me 6 deri në 8 lekë për litër.

    Kështu një litër naftë nga 160 lekë aktualisht shitet me 166 deri ne 169 lekë natyrisht kjo ndryshon në varësi të pikave të karburanteve.

    Tendenca në rritje e çmimit të karburanteve në Shqipëri lidhet me faktin e rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare ku për herë të parë gjatë 2015 një fuci naftë kapi nivelin e 60 dollarëve.

    Ajo që vlen të theksohet është fakti se tregjet shqiptare reflektojnë menjëherë rritjen e çmimit në tregjet ndërkombëtare por nuk reflektojnë aspak uljen.

    Kështu kanë mjaftuar vetëm pak ditë nga vlerësimi i naftës në tregjet ndërkombëtare dhe kjo tashmë është reflektuar në Shqipëri.

    Sipas ekspertëve kjo tregon mosfunksionimin e tregut pasi pikat e karburanteve nuk mund ta reflektojne kaq shpejt rritjen e çmimit duke qene se kanë rezerva.

    Rritja e çmimit e naftës do të thotë që qytetarët shqiptarë tashmë do të shpenzojnë më shumë para për të mbushur automjetin e tyre me karburant.

    Që nga janari, shpenzimet e ulëta të kësaj iindustrie kanë ndikuar në përmirësimin e çmimeve me më shumë se 30%.

    Ndërkohë që rritja e papritur e ekonomisë në tre mujorin e fundit te 2014 ka ndikuar në uljen e çmimit nga 115 ne 45 $ për fuci e konsideruar si më e ulta në 6 vitet e fundit.

    Koha Jone

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Opozita: Qytetarë protestoni çmimin e lartë të naftës duke fikur makinat në rrug

    Si shkoi kjo protesta patriotike,si eshte gjendja sot mbas kesaj proteste madheshtore ?
    Nuk do ket ndonje protest tjeter,apo po presin blerjen e ndonje skuadre tjeter mbas shitjes se Parmes.

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Qytetarë protestoni çmimin e lartë të naftës duke fikur makinat në rrugë

    Shqipëria, e 17 -ta në botë për çmimin e lartë të naftës

    Emri:  42f14_Karburanti-nafta.jpg

Shikime: 215

Madhësia:  32.0 KB

    Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë. Në përditësimin më të fundit të “Global Petrol Price” ajo është në vendin e 17, me çmime më të larta se vendet me ekonomitë më të fortë në botë, si Franca.
    Çmimi mesatar i një litër nafte në Shqipëri, sipas Global Price është 1.31 dollarë. Në Francë është 1.22 dollarë.

    Në rajon, Shqipëria mban vendin e parë për shtrenjtësinë e karburanteve.

    Shoqata Shqiptare e Hidrokarbureve, e kontaktuar nga Tv Klan thotë se jo vetëm që nuk pret ndonjë ulje të ccmimit, por paralajmron rritje të mëtejshme për shkak të dy taksave shtesë që tregtarët po ua faturojnë qytetarëve.

    Sipas grosistëve, sot një litër naftë pa taksa kushton nga 32 deri në 35 lekë.

    Duke i shtuar taksat e përhershme, si akcisa, TVSH, taksa e qarkullimit, e karbonit dhe ajo e markimit të karburanteve, ccmimi tek konsumatori do të duhej të ishte, sipas grosistëve, afro 124 lekë. Përfshirë shpenzimet e tjera dhe normën e fitimit, cmimi final përllogaritet nga 135 deri në 140 lekë.

    Por sot një litër nafte në kryeqytet shitet me 155 lekë për litër.

    Në këtë çmim, sipas Shoqatës së Tregtarëve, ka nisur të përfshihet edhe tarifa që pikat e karburantit do të paguajnë në fund të qershorit për lejen e tregtimit apo rilicencimin, që është rritur nga 1 në 5 milion lekë të reja për Bashkinë e Tiranës dhe nga 200 mijë në 2 milion lekë të reja për Bashkitë e tjera.

    Në Tiranë, është e përfshirë në ccmimin e naftës që blejnë konsumatorët edhe taksa e arsimit, për të cilën subjektet duhet të paguajnë afro 37 mijë lekë në vit për çdo NIPT.

    Që nga Janari kur hynë në fuqi këto taksa, tregtuesit e karburanteve kanë nisur t’ua faturojnë ato në çmim qytetarëve.

    Tv Klan

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •