Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Opozita: Qytetarë protestoni çmimin e lartë të naftës duke fikur makinat në rrugë

    Emri:  naftaecuria.png

Shikime: 946

Madhësia:  15.6 KB

    TIRANE-Që nga janari i këtij viti, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 105 dollarë për fuçi në rreth 66 dollarë aktualisht , apo me 37%…

    Çmimi i benzinës dhe naftës ka shënuar një ulje me 2-3 lekë për litër ditët e fundit, duke reflektuar rënien e tij në tregjet ndërkombëtare, shkruan revista ekonomike ‘Monitor’. Në pikat e tregtimit të Kastratit, më e madhja në vend, një litër benzinë tregtohet me 178 lekë për litër nga 180 lekë që ishte më parë, ndërsa nafta shitet me 175 lekë, nga 177 që ishte javën e kaluar. Në pikat e tregtimit të “Elda”, operatori i dytë më i madh në vend, benzina shitet me 179 lekë dhe nafta me 176 lekë. IT Oil e shet një litër naftë 2 lekë për litër më lirë sesa konkurrentët kryesorë.

    Megjithatë, tkurrja e karburanteve përgjatë këtij viti në tregun e brendshëm është shumë më e ulët në raport me bursat ndërkombëtare.

    Që nga fillimi i fitit, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 107 dollarë për fuçi në rreth 70 dollarë aktualisht , apo me rreth 35%.

    Edhe kjo rënie prej 12 lekë për litër ka shumë të ngjarë që neutralizohet në fillim të vitit të ardhshëm, kur është parashikuar rritje e taksës së qarkullimit për karburantet me 10 lekë për litër (12 lekë me gjithë TVSH).

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Bravo shoku kryemistri Rama.

    Le te flasi mileti;Me ngritjen e taksave ne Shqiperi ule dhe çmimin e naftes ne tregjet nderkombetare.

    Shiko te ngresh çmimin e korrendit ne Shqiperi se mbase na ulet çmimi i birres ne tregjet nderkombetare.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    me sa kam par keto dit ne itali nafta ne krahasim me nje muaj me pare ka rene gati 10 cent per liter dmth 35%
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #4

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    me sa kam par keto dit ne itali nafta ne krahasim me nje muaj me pare ka rene gati 10 cent per liter dmth 35%

    Ne cilen Itali jeton ti?
    Jo per gje po deri tani kam pare ne tv e lexuar ne gazeta qe eshte komplet e kunderta e asaj qe po thua ti.

    p.s albo po dele do ngelesh.

  5. #5

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    besoj se cmimi i naftes tani do jete rreth 30% me i larte se ne gjithe Europen meqe andej eshte ulur me 37% dhe ne Shqiperi vetem 7%

  6. #6

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    kush eshte shifra e sakte?

    Që nga janari i këtij viti, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 105 dollarë për fuçi në rreth 66 dollarë aktualisht , apo me 37%…

    Që nga fillimi i vitit, nafta në tregun vendas ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 107 dollarë për fuçi në rreth 70 dollarë aktualisht , apo me rreth 35%.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Çmimi i lartë i naftës, ekspertët: Shkak janë taksat e shumta



    Shqiptarët detyrohen të blejnë naftë të shtrenjtë si pasojë e taksave të shumta që aplikohen. Ato përbëjnë 58 % të çmimit përfundimtar me të cilin e blejnë konsumtarët ndërkohë që çmimi konkret I naftës zë vetëm 42%.Kjo sipas ekspertit Ibrahim Aktoz nuk lejon që kompanitë të reflektojnë uljen e çmimit në nivelin e tregjeve ndërkombëtare.
    “Sot në tregun e pakicës cmimi final reflektohet në treg afërsisht 58%. 42 % është në pjesën e naftës. Prandaj kur flasim 30% ulje të cmimit, konsumatorët mendojnë se ky reflekton në çmimin final”
    Eksperti shpjegon se pavarësisht taksave të larta përsëri çmimi I karburanteve ka pësuar ulje me disa lekë.
    Brenda disa muajve çmimi për një fuci naftë në tregjet ndërkombëtare është ulur në 69 dollarë nga 100 që ishte më parë.

    ORA NEWS

  8. #8

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Nje krahasim i ndryshimit te cmimit (dollar per liter) ne Shqiperi me SHBA, Gjermanine, Zelanden e Re, Kandane, Angline, qe nga muaji gusht.

    Emri:  Albania gasoline prices  01 Dec 2014   GlobalPetrolPrices.com.jpg

Shikime: 465

Madhësia:  22.3 KB

    http://www.globalpetrolprices.com/Al...soline_prices/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 03-12-2014 më 09:05

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Tregu oligopol i naftës zbret çmimin me vetëm 3 lekë/litër

    Nga qershori, çmimet në bursë kanë rënë 35%, në Shqipëri 3%

    Zamir Alushi

    Tregtarët e naftës ulin me 3 lekë çmimet para Vitit të Ri. Në krahasim me fundin e gjashtëmujorit të parë, ndryshimi i çmimit është rreth 3-4%. Ulja që bëhet para Vitit të Ri, nuk ka lidhje me bursën, por me fluksin e emigrantëve që vijnë me mjete dhe rrisin konsumin e karburanteve. Gjithashtu, pas një muaji, 1 janar 2015, hyn në fuqi rritja e taksës së qarkullimit. Tregtarët do të mundohen të mos e reflektojnë këtë rritje në çmim, të paktën do të ruajnë nivelin e këtij viti, (pas paralajmërimeve të qeverisë se “çmimi nuk do të ndryshojë”). Ashtu si në të kaluarën, tregu i karburanteve që kontrollohet nga pak duar, nuk pasqyron luhatjet në bursë, por reagon vetëm ndaj taksave, duke ruajtur kuotat e fitimeve. Dje, në pikat e pakicës nafta arriti në rreth 171 lekë për litër, ndërsa në disa stacione karburanti, çmimet u ulën deri në 168 lekë për litër. Që prej muajit qershor të këtij viti, kur një fuçi naftë kushtonte 105 dollarë dhe deri tani, që çmimi i saj në bursa ka shkuar 69$, ulja është me 35%. Në qershor çmimi në tabelën e karburanteve për naftën shënonte vlerën 185 lekë, ndërsa sot ai është 171 lekë/litër.

    Taksa e qarkullimit

    Deri në fund të vitit, kjo taksë vazhdon 17 lekë për çdo litër karburant, ndërsa pritet që në janar 2015 të bëhet 27 lekë për çdo litër karburant, pa përfshirë këtu Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), e cila e rrit këtë vlerë me 5.4 lekë të tjera. Rritja e taksës së qarkullimit pritet të sjellë automatikisht një kosto te tregtarët e karburantit me të paktën 120 lekë për litër, duke sjellë një efekt pozitiv për zërin “Taksa kombëtare” dhe efekt negativ për konsumatorin shqiptar. Taksa e qarkullimit në vitin 2012, u rrit në 5 lekë për litër, ndërsa në korrik të vitit të kaluar, qeveria, e cila po linte mandatin, e rriti me 2 lekë të tjera, duke e çuar në 7 lekë për litër. Në fund të vitit të kaluar, qeveria vendosi që kjo taksë të rritet me 10 lekë për litër (17 lekë gjithsej). Ministria e Financave, në relacionin e saj për Kuvendin dhe në shpjegimet për paketën fiskale 2015, ka shpjeguar se kjo rritje e taksës së qarkullimit nuk do të reflektohet në çmim për konsumatorin. Kjo është argumentuar duke marrë si shembull vitin e kaluar, ku nuk ka pasur rritje të madhe të çmimit dhe me situatën botërore të tregut të naftës, e cila parashikohet të sjellë vlera të ulëta për karburantet. E thënë me fjalë të tjera, rënia e çmimit të karburanteve në tregun ndërkombëtar nuk do t’i shkojë konsumatorit, por qeverisë, e cila e mbledh me taksën e naftës.

    Hetimi i kompanive

    Në muajin maj 2014, Autoriteti i Konkurrencës shqyrtoi “Raportin e hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve” dhe relacionin e sekretarit të përgjithshëm të Autoritetit të Konkurrencës, nga ku doli në konkluzion se 8 kompani importuese dhe prodhuese dyshohen të kenë shkelur ligjin për mbrojtjen e konkurrencës nëpërmjet caktimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve të shitjes. Në këto kushte vendosi të hapë hetim të thelluar për aktivitetin e këtyre kompanive. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, struktura e tregut të karburanteve në Shqipëri është e formës oligopolistike, ku një numër i vogël ndërmarrjesh rezultojnë që importojnë dhe tregtojnë karburant në territorin shqiptar. Ndërmarrjet nuk reflektojnë çmimet e blerjes në bursa në rastin kur këto të fundit pësojnë rënie të ndjeshme duke i transferuar fitimet në llogaritë e tyre, kur në kushte konkurrenciale, këto ulje çmimi duhet të transferoheshin në përfitime të konsumatorëve. Sa i përket nivelit (benchmark-ut) rajonal të çmimit, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore rezulton se, për sa i përket çmimit, Shqipëria gjatë vitit 2012 ka një çmim mesatar të shitjes më të lartë se Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia dhe Bosnjë & Hercegovina.

    Shqip

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Çmimi i naftës bie 35% në botë, por vetëm 7% në Shqipëri

    Nafta? 100 lekë për litër i merr shteti

    Prej muajsh shqiptarët presin të ulet çmimi i karburantit në vend, meqë kjo po ndodh në tregun ndërkombëtar.

    Por pse nuk ulet me 50 % çmimi i naftës në vendin tonë, kur kjo ndodh në botë?

    Specialistët fajsojnë për këtë taksat e larta.

    Sipas tyre, taksat arrijne ne gati 100 lekë për litër, ose rreth 60 % e çmimit të karburantit.

    Përllogaritjet e ekspertëve bëhen nga nafta bruto, ndërsa vleresohet se importi në dogane të ketë një vlerë më të lartë, pasi importojnë naftë të përpunuar.

    Ndërkohë analisti Besjan Pesha, shkruan në FB: “Në pikat e karburantit shqiptare nuk blihet karburant, por paguhen taksa. Si shperblim të japin edhe karburant.

    Në 165 lekë për litër naftë, shteti mban 95.5 leke. 37+20+10+27.5=94.5 akcizë+ taksë qarkullimi+ taksë karboni+ tvsh.

    Pra, nëse mbush një serbator me 65 litra naftë, 6142.5 lekë të reja shkojnë për taksa dhe vetëm 4257.5 shkojnë për naftën. Dhe këtu s’kam futur as Tatim Fitimin as Takse Pasurie e më the të thashë.

    Hallall t’i kenë nëse i përdorin, se fundja për të mirën tonë janë, por faktet thonë që as i përdorin. 55% ishte realizimi i investimeve vitin që shkoi. D.m.th nga paratë e një serbatori, vetem 3378 lekë nga 6142.5 përdoren nga shteti. Realisht tek ne vjen gjysma se gjysma dihet që rrjedh rrugës….

    Propozimi yne është, na i lini t’i përdorim vetë ato para. Të blejmë më shumë, të lëvizim më shumë, të prodhojmë më shumë. Unifikojeni taksën në 1 të vetme, e cila mos kalojë 50% të çmimit të blerjes”.

    MAPO

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •