Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Shqipëria e Rilindur: Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve

    Reduktohet prodhimi vendas i vezës, Shqipëria importon pas 10 vitesh, rritet çmimi

    Emri:  Vezeeeee.jpg

Shikime: 1400

Madhësia:  42.3 KB

    Nga Mariglen Mërtiri

    TIRANE- Mungesa e prodhimit vendas të vezëve ka bërë që pas 10 vitesh Shqipëria të importojë këtë produkt. Sipas përfaqësuesve të ministrisë së Bujqësisë ky import po plotëson 20% të nevoja të vendit pas mbylljes së një prej prodhuesve ndër më kryesor të prodhimit të vezës. Prej disa muajsh kanë qenë qytetarët të cilët ka ndjerë rritjen e çmimeve të cilat duket se rriten nga dita në ditë.

    Ndërsa tregtarët e këtij produkti si të shumicës ashtu edhe të pakicës flasin për këtë mungesë e cila ka sjellë edhe këtë rritje çmimi që sipas tyre ka rreth 3 muaj që po ndodh.

    “Kjo rritje çmimi ka ulur fuqinë blerëse të qytetarëve ndërsa shumë prej nesh nuk po paguajnë do as qiratë e tregjeve apo të magazinave”, ankohen tregtarët.
    Megjithëse importi po plotëson 20% të nevojave, tregtarët deklarojnë se vetëm shtimi i këtij produkti nga importi do të ishte zgjidhja për uljen e çmimit. Sipas tyre, rritja për pak muaj ka shkuar mbi 30-40 lekë për kokërr ndërsa shtojnë se presin që çmimi të rritet pasi siç ata shohin ende nuk ka prodhim të shtuar.

    (m.k/BalkanWeb)

  2. #2

    Për: Shqipëria e Rilindur: Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve

    i madh ai citimi nga tregtaret qe flasin njezeri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria e Rilindur: Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve

    Panariti takon prodhuesit e vezëve: Iu kërkova transparencë për çmimet, veza jo më shumë se 15 lekë

    TIRANË- “Do ta mbaj në kontroll situatën që çmimi i vezëve të mos rritet”. Kështu ka deklaruar ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në konferencën për shtyp, pas takimit me prodhuesit e vezëve, pas publikimit të lajmit se Shqipëria do të importojë vezë e për pasojë pritet të rritet edhe çmimi i tyre.

    Ministri është shprehur se i ka kërkuar tregtarëve të bëjnë transparente çmimet reale të vezëve, ndërsa bëri të ditur se çmimi i vezëve me pakicë është 15 lekë.

    “I kërkova rritje të ofertës dhe çmime më të favorshme, i kërkova kostot e prodhimit të vezëve dhe marxhin e fitimit, me qëllim që konsumatorit t’i shkojnë vezë me çmime të favorshme dhe me cilësi të mirë. I kërkova të bëjnë transparente çmimet e shumicës. Ata do fusin në prodhim një kontingjent të ri pulash, këto zoga që do futen në prodhim do rrisin ofertën. Kërkova që çmimet të jenë transparente dhe të favorshme”, tha Panariti.

    Ministri shtoi më tej se ka pasur spekulime edhe nga mediat kur shpreheshin se çmimi i vezëve shkoi në 30 lekë.

    Ndërsa njëri prej prodhuesve të vezëve, shtoi se, “Shqipëria eksporton që në 2012 Kjo periudhë e shkurtër dhe nuk ka pasur abuzim me çmimin, Nga muaji janar ne kemi kontrata me vendet e BE për të eksportuar sërish”, tha ai.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria e Rilindur: Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve

    Fluturojnë vezët, çmimi me pakicë thyen rekorde dhe arrin në 20 lek



    Tiranë- Vezët në Shqipëri këtë nëntor kanë filluar të fluturojnë ende pa u bërë zogj. Fjala në fakt është për çmimin e tyre që nga 12 lekë në pak ditë ka kapërcyer në 18-20 lekë.
    Qytetarët shqiptarë që prej disa ditëve janë të detyruar që të blejnë vezët me çmim më të shtrenjtë.
    Tregtarët shprehen se po falimentojnë si pasojë e kësaj situate.Ndërkohë që zgjidhja e vetme sipas tyre do të ishte të ulen tarifat e importit të vezëve nga rajoni, pasi janë me çmime shumë të ulëta.
    Ndërkohë në lidhje me këtë situatë Ministria e Bujqësisë sqaron se gjithçka ka ardhur si pasojë e mbylljes së një prej pularive më të mëdha, e cila nuk përballonte dot konkurencën dhe çmimet e ulëta.
    Ndërkohë që edhe një shkak është edhe skartimi Iipulave për prodhim vezësh në të njëjtën kohë nga tre pulari.Situata pritet që të stabilizohet në fillim të janarit, pasi pritet të hyjnë në prodhim 260 mijë pula të reja.

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria e Rilindur: Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve

    Panariti replika me gazetarët për vezët: 30 lek i merrni te Sheratoni



    Rritja e çmimit të vezëve është mohuar nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, megjithëse stituata në treg është krejtësisht e kundërta. Çmimi i vezëve ka pësuar rritje me 3 lekë. Tregëtarët thonë se me çmim më të shtrenjtë po bëhen furnizimet dhe kjo situatë ka gati një muaj.
    Tiranë- “Ka pasur spekulime sikur veza ka fluturuar në 30 lekë për kokërr, gjë që nuk është e vërtetë. Nuk ka rritje çmimi në kuptimin e një rritje që ju shpesh në mënyrë të çuditshme e keni raportuar si 30 lekë kokrra. Unë vetë kam lëvizur nëpër tregje, nëse do ta blesh vezën në Sheraton sigurisht që do ta blesh 30 lekë”.
    Situata në treg është ndryshe nga ajo që tha Ministri Panariti në konferencën për shtyp. Çmimi i vezëve ka gati 1 muaj që është rritur.
    Kjo diferencë nuk është bërë në vende të shtrenjta siç ironizoi Ministri i Bujqësisë , por në një aneks të tregut në Pazarin e Ri, ku ky tregëtar prej vitesh ushtron aktivitetin e tij.
    Edhe pse veza është një produkt bazë për shëndetin e qytetarëve, Ministri tha se do të monitorojë sittuatën, por pa dhënë detaje se kur do të nis të vërë në kontroll në këto rritje qofshin dhe abuzive.
    “Sa herë afrohemi në festa kemi rritje të çmimit dhe jo vetëm të vezëve. Ne do të monitorojmë tregjet. Për vezën duhet të caktojmë një çmim shumice që qytetarët ta dinë”.
    Ndërkohë gjatë një takimi me biznesin e prodhimit dhe të shpërndarjes së vezëve, biznesi shprehu shqetësimin se nëse do të kërkonin nga importi ulje të çmimit, cilësia e vezëve lë për të dëshiruar.
    “Çmimi nuk përbën as më shumë, as më pak sa vendet e rajonit.Greqia ka çmim edhe më të lartë. Nuk lëshojmë pe për cilësinë e tregut. Nëse do lejojmë import me çmim të ulët, cilësia do të jetë e ulët”.
    Jashtë kamerave, bizneset thanë se kostoja e biznesit të tyre është rritur, prodhimit vendas ka rënë, importi dhe zhdoganimet, janë arsye të cilat reflekohen në këtë rritje të çmimit.

    ORA NEWS

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607

    Për: Shqipëria e Rilindur: Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve

    mir koka be se na i mbytet prodhuest kosovar. vezet e aibas dhe te floryhen made in albania mund ti gjeje gjithkund ne kosov me qmim shum te ulet duke ber qe prodhuest vendas te jen buz falimentimit, do te deshiroja te dija tash sa jan prezente vezet kosovare tash ne shqiperi ne ket munges atje se ne kosove eshte shtuar numri i fermave me pula vezore

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëria e Rilindur: Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve

    Normal që herët a vonë do kishte probleme fornizimi me vezë për popullatën. Domosdo, suma e kësaj soje nuk mban dot lagjen time e jo më 5 meleon Shqipëtarë


    Emri:  gallina_destruida.jpg

Shikime: 552

Madhësia:  19.9 KB
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607

    Për: Shqipëria e Rilindur: Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Normal që herët a vonë do kishte probleme fornizimi me vezë për popullatën. Domosdo, suma e kësaj soje nuk mban dot lagjen time e jo më 5 meleon Shqipëtarë


    Emri:  gallina_destruida.jpg

Shikime: 552

Madhësia:  19.9 KB
    kjo qenka pul e ama kjo pul do bej vez te vockla e,

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëria e Rilindur: Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve

    Ç'a tha ky mo ?!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Shqipëria e Rilindur: Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Normal që herët a vonë do kishte probleme fornizimi me vezë për popullatën. Domosdo, suma e kësaj soje nuk mban dot lagjen time e jo më 5 meleon Shqipëtarë


    Emri:  gallina_destruida.jpg

Shikime: 552

Madhësia:  19.9 KB
    Per te bere veze te medha duhet te perveshim menget.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •