Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Ka një përplasje Rama-Meta. Rama ka nisur joshjen drejtuesve lokalë të LSI

    Përplasja/ Meta-Ramës në Kuvend: Unë dëgjoj vetëm Ruçin

    Bota Sot | 27.11.2014 16:01


    Seanca parlamentare e 27 nëntorit ka nxjerrë në pah atë që flitej prej kohësh “në korridoret” e politikës dhe jo vetëm. Mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta raportet janë në një pikë kritike. Krerët e dy partive më të mëdha të koalicionit që bëjnë qeverinë kanë nxjerrë edhe në publik përplasjet që prej kohësh “i bluajnë” mes tyre.

    Shkak për këtë u bë fillimisht rrëzimi i amendamenteve të propozuara nga Petrit Vasili, në emër të grupit parlamentar të LSI-së për fasonët. Partia e Ilir Metës dhe ai vetë personalisht e kanë mbështetur publikisht këtë industri. Për gati dy vjet zyrtarë të lartë të LSI kanë marrë në mbrojtje kërkesat e biznesit fason. Një vit më parë pati një marrëveshje për ta mbështetur me fonde këtë biznes ndërsa për vitin që vjen ato do të jenë dyfish më pak.

    Kjo “nuk është përtypur” mirë nga deputetët e LSI dhe kryetari Meta. Menjëherë në sallë ka nisur një debat mes deputetëve socialistë, Bashkim Fino dhe Erion Braçe. Ky i fundit kundërshtoi rritjen e numrit të mbikqyrësve të reformës administrativo-territoriale. Gjatë votimit Meta abstenoi ndërsa grupi i PS votoi “pro” Finos.

    Kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi i hodhi më shumë benzinë zjarrit kur tha se “votimi” nuk ishte në përputhje me ligjin dhe rregulloren. Në këtë pikë ka dashur të ndërhyjë kryeministri Edi Rama, por Meta nuk ka pranuar “këshilla” nga kryeministri i cili po i drejtohej pa ndezur mikrofonin.

    “Zoti Rama, unë komunikimin zyrtar përsa i përket rregullores e kam me kryetarin e grupit parlamentar Gramoz Ruçi, - tha Meta pa e parë në sy kreun e qeverisë. Pas “sqarimit” të Metës, Rama ka kërkuar fjalën dhe me tone serioze ka propozuar një variant që sipas tij i kënaqte të gjitha palët.

    Ky incident tregoi “marrëdhënien e ftohtë” mes dy krerëve të koalicionit, marrëdhenie e tensionuar që pak muaj më parë kur u përfol arrestimi i kryetarit të bashkisë së Lezhës Viktor Tusha, përfaqësues i LSI. Lapsi.al solli në atë kohë edhe debatet mes të dyve për këtë çështje. Arrestimet e të tjerë eksponentëve të LSI (drejtoresha e arsimit Lushnje) ka shtuar dyshimet brenda maxhorancës për një luftë të brenshme.

  2. #2

    Për: Ka një përplasje Rama-Meta. Rama ka nisur joshjen drejtuesve lokalë të LSI

    Shenjë trëguese se Rama nuk desheron që të shkojë në zgjedhjet e ardhshme lokale në koalicion me LSI.

    Ai është hedhur në sulm për të gjetur partnerë të rinj dhe më pas ti japë shkelmin Ilir Metës.

  3. #3

    Për: Ka një përplasje Rama-Meta. Rama ka nisur joshjen drejtuesve lokalë të LSI

    Meta-Ramës në Kuvend: Unë dëgjoj vetëm Ruçin

    Emri:  largea_asdasdasdasd1417100507.jpg

Shikime: 191

Madhësia:  33.2 KB

  4. #4

    Për: Ka një përplasje Rama-Meta. Rama ka nisur joshjen drejtuesve lokalë të LSI

    Sa deputetë të LSI jane duke u joshur apo dhe duke u shantazhuar që të ulen në karriget e PS?

    Sa drejtues të pushtetit lokal të LSI janë duke u joshur apo duke u shantazhuar?

    Pse kamerat dhe mikrofonët e fshehtë janë drejtuar kryesisht në vëndet ku drejtojnë njerëzit e LSI?

    Edhe media pranë Edi Ramës është udhëzuar që gjatë ditëve në vijim të godasë "bandën e Ilir floririt"!

    Edi Rama po përdor çdo mjet për të shkelmuar Metën. A do t'ja arrijë?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 27-11-2014 më 15:06

  5. #5

    Për: Ka një përplasje Rama-Meta. Rama ka nisur joshjen drejtuesve lokalë të LSI

    Se PS ka patur gjithmonë një plan për marrjen e anëtarësisë së LSI, flet dhe Servet Pëllumbi në vitin 2013.

    http://www.gazetatema.net/web/2013/02/22/servet-pellumbi-lsi-ja-do-te-bashkohet-me-ps-ne/

    Ishte po xha Serveti, që 6 ditë më parë tha se:

    Pëllumbi: PS e LSI duhet të shkrihen në një parti, Arvizu gaboi për Enverin

    http://www.oranews.tv/vendi/pellumbi-ps-e-lsi-duhet-te-shkrihen-ne-nje-parti-arvizu-gaboi-per-enverin/

    Pse nuk flet xha Serveti bie fjala për partinë e Gjinushit? Po flet vetëm për LSI!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 27-11-2014 më 15:28

  6. #6

    Për: Ka një përplasje Rama-Meta. Rama ka nisur joshjen drejtuesve lokalë të LSI

    Dikur Edi Rama për koalicionin PD-LSI!

    17 Janar 2011

    ...Kreu socialist Edi Rama vazhdoi edhe dje akuzat ndaj kreut te LSI-se Ilir Meta pas doreheqjes se tij nga postet qeveritare. Gjate takimit hapes me studentet e Akademise Politike te PS-se Rama e konsideroi aktin e ish-zevendeskryeministrit dhe ish-ministrit te Ekonomise thjesht si nje levizje te detyruar ku ka nderruar vetem emri i individit por dikasteri i Ministrise se Ekonomise mbetet serish nje prone qe duhet ta mbaje LSI-ja. Ikja e nje ministri- tha Rama- nuk ndryshon asgje sepse ka mbetur sistemi i korruptuar i qeverise per sa kohe eshte ne krye te puneve te vendit qeveria e Sali Berishes. Ndersa koalicionin PD-LSI Rama e ka cilesuar thjesht si nje bashkim kusaresh e matrapazesh te cilet jane bashke per te vjedhur prona e pasuri publike te shqiptareve. A ka shembull me kuptimplote sesa edhe manovra ku pavaresisht asaj qe njerezit pane e degjuan me syte dhe veshet e tyre pavaresisht largimit te nje aktori ne kete skandal Ministria e Ekonomise trajtohet si nje domen i nje partie e cila eshte futur ne nje bashkim kusaresh e matrapazesh sic rezulton nga faktet dhe nuk trajtohet si Ministria e Ekonomise Shqiptare. Trajtohet Ministria e Ekonomise si te ishte nen ne statutin e ndjese paste LSI-se qe i perket kesaj partie dhe qe pa kete kjo parti nuk ekzistoka. Kjo eshte e vertete dhe kjo e vertete eshte e tmerrshme gje qe provon qe ketu nuk eshte ceshtje e nje personi qe deri dje ishte zv.kryeminister dhe sot nuk eshte me pjese e kabinetit qeveritar po ketu eshte ceshtje e nje sistemi te kalbur teresisht qeverises i cili duhet zhbere pasi ky kalbezim rrezikon ta coje vendin ne nje katastrofe te plote ekonomike dhe shoqerore tha Rama. Sipas tij arsyeja qe e mban te bashkuar koalicionin qeveritar eshte korrupsioni dhe plackitja e shqiptareve. Jo vetem ska pohim jo vetem ska ndjese jo vetem ska reflektim po ka nje manover nga e cila ka nje rezultat qe tregon se ne thelb ska ndryshuar asgje pasi ka ikur Meta por ka mbetur blloku aty u shpreh Rama...

    http://www.arkivalajmeve.com/Grupi-i-PS-sot-vendimi-per-bojkotin.1046982201/

    Ndërsa Edi Rama po qeveris sot edhe me Metën edhe me bllokun e Metës!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 27-11-2014 më 15:35

  7. #7

    Për: Ka një përplasje Rama-Meta. Rama ka nisur joshjen drejtuesve lokalë të LSI

    PS pritet që ti bashkangjitet Gjinushi.

    14 Nëntor 2014

    ...Gjinushi vazhdon të bëj fajtore LSI për mungesën e tij në koalicon por pa e përmendur faktin që dikur edhe pse nuk kishte përqindje të lartë votash, PS i ka dhënë pjesë të rëndësishme nga pushteti i saj...

    http://kohajone.org/index.php/aktualitet/item/1818-skender-gjinushi-pd-po-mbron-hajdutet

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: Ka një përplasje Rama-Meta. Rama ka nisur joshjen drejtuesve lokalë të LSI

    Mos u beni merak se nuk ka asnje perplasje,eshte debat per pak lek,gjera qe zgjidhen. Si Berisha dhe Meta nuk mund te gjejne politikan qe i garanton me mire se Rama.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ka një përplasje Rama-Meta. Rama ka nisur joshjen drejtuesve lokalë të LSI

    Ne mendjen e budallait kryeminister, ai nuk ka nevoje per njeri, ai eshte i gjithepushtetshem. Nuk do t'ia dije as per qindra mijera shqiptare qe i dolen ne shesh me nje mesazh te thjeshte: "Po na nxin jeten me politikat e tua!" Nuk do t'ia dije as per grupet e interesit sic jane biznesi i fasoneve qe kane mbeshtetjen e tyre politike ne pushtetin e djeshem e te sotem, ne LSI. Dhe eshte gati qe t'i bier edhe me shkelm koalicionit te tij qeverises, pasi kujton se "1 milion shqiptare me votuan mua". Ne fakt, shume nga ata qe dolen ne shesh te protestonin, votuan per Rilindjen vetem 1 vit me pare. Ne fakt, ata 1 milion shqiptare nuk votuan per Edi Ramen, votuan kunder Sali Berishes dhe por koalicionit te majte te PS dhe LSI. Dhe gjeja me elementare qe budallai nuk kupton, pasi eshte veshgjati i politikes, eshte qe fatin e qeverise e koalicionit te tij nuk e ka ai ne dore, e ka LSI. PS me deputetet e saj nuk e mandaton dot qeverine, dhe nese neser LSI dhe Ilir Meta del nga koalicioni, mjafton te bashkoje votat me opoziten ne Kuvend, dhe Rama e Qeveria e tij bie. E pastaj budallai, le te kruaje koken e tij qeros, e t'i ckermitet gjithe shqiptareve qe edhe shqiptaret te shikojne se cfare njeriu te shkalluar i kane besuar pushtetin.

    Ilir Meta nuk eshte budalla por eshte politikan finok. Kur ai shikon qindra mijera shqiptare te pakenaqur me politikat e Rames, ai e ka te qarte qe urrejtja dhe zhgenjimi i shqiptareve nuk i drejtohet vetem Rames, por edhe LSI. Dhe ashtu sic e kuptoi qe pushteti i Berishes po merrte fund dhe duhej te dilte nga koalicioni, ai po e kupton qe cdo dite qe ai vazhdon te jete ne koalicion me Ramen, eshte nje dite ku LSI po humbet vota ne elektoratin e saj. Po sikur te gjitha keto te mos mjaftonin, LSI sot e gjen veten te kercenuar edhe nga dinozauret komuniste te se majtes, qe duke qene xheloze nga pushteti ne rritje i LSI ne kurriz te PS, i sulmojne Meten dhe LSI qe te mos ekzistoje me si force politike por te shkrihet me PS.

    Sic e thashe me lart, Ilir Meta eshte politikan finok. Ne mendjen e tij tashme nuk behet fjale me nese do ti japi shkelmin Rames nga qeveria, por kur do t'i japi shkelmin Rames nga qeveria. Ai po e le Ramen urte e bute ne rrugen e tij te budallait, pasi budallalleku i Rames eshte ne favorin e Ilir Metes. Kur urrejtja e shqiptareve me Ramen e qeverine e tij te kete arritur tempuraturen e vlimit (shkurt 2015) dhe kur protestat e opozites te jene shtrire ne cdo qytet te vendit, Ilir Meta edhe njehere do te dali si shpetimtar i shqiptareve: ai do ta rrezoje qeverine e Rames ne Kuvend me votat e tij, dhe do ta coje vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme. Dhe kur Rama i cakerdisur te vazhdoje te qendroje ne krye te PS, llogarite e Ilir Metes jane qe ne zgjedhjet e ardhshme, cdo mandat i humbur i PS do te jete nje mandat me shume i LSI. Dhe kjo sipas Ilir Metes, do te jete pergjigjia me e mire ndaj atyre qe i kerkojne qe LSI te shkrihet me PS. Ata nuk e kuptojne qe misioni i LSI nuk eshte te behet nje me PS, por te transformoje e zevendesoje PS-ne.

    Lart e me lart Qeveria e Rilindjes!

    Albo

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    DYDRINAS (28-11-2014)

  11. #10

    Për: Ka një përplasje Rama-Meta. Rama ka nisur joshjen drejtuesve lokalë të LSI

    Te zhdukesh hajdutin Meta do ishte plus i madh po veshtire se ndodh. Kur te vijne zgjedhjet do i luten te dyja palet prap.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •