Pas Skemave Piramidale, Liberalizimi i vizave tragjedia shqiptare e radhës
Besoj ende e kemi të freskët kujtimin për Skemat Piramidale ( kur doli ndonjë e tha se ishin para të ”pastra” ), i cili na kujton kohën kur u çmend Shqipëria, meqë njerëzit humbën gjithçka ”me kuç e me maç”, pasojat e të cilit ndihen akoma. Unë nuk po e shprush këtë, sepse fjala thotë: ”Shprush zjarrin, prit shkëndijat”, por po lutem: Qoftë e harruar kjo mynxyrë!
Edhe pse në vite u lutem ( sepse kur bie ndonjë gjëmë e madhe njerëzit luten ) :”U harroftë kjo ”, doli tragjedia tjetër: Liberalizimi i vizave në Luginën e Preshevës, Medvegjë e Bujanovc dhe në Maqedoni.
Sipas informatave që kemi rezulton se vetëm nga Lugina e Preshevës kanë dalë jashtë mbi 9.000 veta, ndërkaq në Maqedoni ky numër është dhjetëfish më i lartë, mbi 160.000 veta – që të gjithë shqiptarë. Edhe këtu del se shumica kanë shitur ”me kuç e me maç” disa për të ”shijuar” parajsën e ëndërruar në Evropë, por shumica nga halli, apo siç shprehej njëri hallexhi: ”Halli të çon në derë të hasmit”.
Unë për gjithë ata që ende nuk kanë dalë, por që mendojnë të dalin po jap këto të dhëna të besueshme:
* Në Evropë nuk ka më shans për të fituar asnjë lloj azili,
* Viza jepet për gjashtë muaj, por në një shtet nuk ke të drejtë të qëndrosh më shumë se 90 ditë ( ta zëmë vetëm në Gjremani, Belgjikë apo në cilindo shtet tjetër të Evropës ),
* Me këto viza nuk ke të drejtë pune,
* Me këto viza nuk ke sigurim shëndetësor,….
Unë këtu përmenda vetëm disa, ndërsa për detale, ne kemi ftuar në studion tonë, më 27 shkurt 2010, nga ora 21:00, analistin politik, dr. Jeton SHASIVARI, ligjërues i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik-UEJL, Maqedoni.
Krijoni Kontakt