Arrestohet shqiptari i cili akuzohet për plagosjen e 15 personave në lokalin e natës, ngjarje e ndodhur fundjavën e kaluar, zonën Akti Dilavefri të Athinës.
Mediat greke informojnë se Arbër Bako u arrestua mesditën e sotme në shtëpinë e një shoku të tij në Athinë, në lagjen “Gudhi”
Policia bën me dije se në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë.
Operacioni i arrestimit u krye nga forcat speciale EKAM dhe ishte një operacion tepër i fshehur.
Bashkë me Bakon është arrestuar dhe një person i dytë.
Pak ditë më parë mediat greke thanë se emri i shqiptari ishte Arben Glodiani, por sot mediat greke bënë publike emrin Arben Bako.
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës 22 nëntor, shqiptari qëlloi me kallashnikov brenda një klubi nate duke plagosur 15 persona.
Bako është i dyshuar dhe per dy perplasje të tjera me armë, në një prej të cilave u vra një 44-vjecar grek dhe një 21-vjecar shqiptar.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt