Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    102 vjet pavarësi: Cili është problemi më i madh i shqiptarëve sot?

    Ne pak dite do festojme 102 vjetorin e pavaresise se Shqiperise ne mbare boten. Krahas urimeve e perplasjeve te gotave, po hap nje teme ne forum qe eshte nje pyetje personale per cdo shqiptar sot.

    - Cili mendoni ju eshte problemi me i madh i shqiptareve ne vitin 2014?

    Secili eshte i lire t'i japi pergjigje pyetjes se mesiperme ashtu sic e gjykon te udhes. Nuk ka nevoje per replika apo komente, mund te lexoni ne heshtje mendimin e njeri-tjetrit.

    Gëzuar për shumë vjet pavarësinë!

    Albo

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: 102 vjet pavarësi: Cili është problemi më i madh i shqiptarëve sot?

    Po e filloj une i pari,dhe nuk eshte personale o "ad personam"

    Problemi kryesor ne Shqiperi jane personat si puna "jote",personat qe mbrojne e mbrojten me mish e shpirt te gjithe korrupsionin e krimet kundrejte popullit dhe ekonomise te kryera nga Sali Berisha.Personat qe kane legjitimuar te gjithe politiken e sotme dhe qe lane pa u gjykuar krimet e te kaluares komuniste.Personat qe perkrahen sjelljen e trashgimerise komuniste ne nje sistem tjeter.Personat qe zbatuan idealin e babait te tyre korruptiv;Te gjithe bashkevuajtes e te gjithe fajtor. (Sali Berisha)

    Personat qe ndaluan hapjen e dosjeve,personat qe ndaluan dallimin e personit te keq nga ai i miri,dallimin e kriminelit nga ai i drejti,dallimin e hajdutit nga ai i ndershmi.Se e bene me vetedije o nga injoranca eshte problem tjeter,e para hyne tek morali e dyta tek psikologjia.
    Persona qe e mbajne peng kete vend midis fotove te Enverit dhe fotove te Saliut,ku ka vetem dy llogore ku mund te zgjedhes;varferine e maskallikun per te gjithe o vaferine per nje pjese e maskallikun per pjesen tjeter.Nje rrugezgjidhje te trete e ndaluat,nuk ka.

    (Eshte turp,qe sot Edi Rama dhe Ilir Meta tallin menderen me hapjen e dosjeve,dhe kjo eshte nje tallje qe i drejtohet ju demokrateve,ju mungon vetem qe Nexhmija t'ju shpegoje demokracine dhe jeni ne rregull.Ata nuk do ti hapin,se prishet pakti qe ka qeverisur deri me sot,por sikur ti hapin duhet te futeni 10 pashe nen dhe me gjithe fotografin e Saliut ).

  3. 3 antarët më poshtë falenderuan SERAFIM DILO për mendimin e shprehur në këtë postim:

    dendi (27-11-2014),Maqellarjot (26-11-2014),Marjo_Fier (02-12-2014)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: 102 vjet pavarësi: Cili është problemi më i madh i shqiptarëve sot?

    Problemi me i madh per Shqipetaret pas 102 vjet pavaresi eshte pavaresia nga mafia politike.
    La verita' ti rendera' libero!

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan VOLSIV për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Marjo_Fier (02-12-2014),zylfije (02-12-2014)

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837

    Për: 102 vjet pavarësi: Cili është problemi më i madh i shqiptarëve sot?

    vete ne shqipetaret jemi problemi

  7. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: 102 vjet pavarësi: Cili është problemi më i madh i shqiptarëve sot?

    Serbi, greku, turku dhe sherbetoret e tyre (mendja e roberuar e shqiptarit), pastaj korrupsioni nga fundi ne krye.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: 102 vjet pavarësi: Cili është problemi më i madh i shqiptarëve sot?

    Ne nje treg shiteshin tru ,truri i amerikanit kushtonte 50 euro ,i gjermanit 100 ,i japonezit 150 ndersa i shqiptarit 1000 euro .Nje njeri i nevrikosur pyeti shitesin ,si eshte e mundur truri i shqiptarit te kushton kaq shtrenjte nderkohe truret e tjere shume me lire ,epo ia kthen shitesi ,keta truret tjere jane te perdorur ndersa i shqiptarit eshte ne gjendje te re ,i paperdorur fare

    Autori i kesaj batute ka qene shqiptari i pare qe e ka kuptu problemin me te madh te shqiptareve ,keshtuqe problemi me i madh i shqiptareve eshte askush tjeter pos shqiptari vet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ane : 27-11-2014 më 18:38
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: 102 vjet pavarësi: Cili është problemi më i madh i shqiptarëve sot?

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po e filloj une i pari,dhe nuk eshte personale o "ad personam"

    Problemi kryesor ne Shqiperi jane personat si puna "jote",personat qe mbrojne e mbrojten me mish e shpirt te gjithe korrupsionin e krimet kundrejte popullit dhe ekonomise te kryera nga Sali Berisha.Personat qe kane legjitimuar te gjithe politiken e sotme dhe qe lane pa u gjykuar krimet e te kaluares komuniste.Personat qe perkrahen sjelljen e trashgimerise komuniste ne nje sistem tjeter.Personat qe zbatuan idealin e babait te tyre korruptiv;Te gjithe bashkevuajtes e te gjithe fajtor. (Sali Berisha)

    Personat qe ndaluan hapjen e dosjeve,personat qe ndaluan dallimin e personit te keq nga ai i miri,dallimin e kriminelit nga ai i drejti,dallimin e hajdutit nga ai i ndershmi.Se e bene me vetedije o nga injoranca eshte problem tjeter,e para hyne tek morali e dyta tek psikologjia.
    Persona qe e mbajne peng kete vend midis fotove te Enverit dhe fotove te Saliut,ku ka vetem dy llogore ku mund te zgjedhes;varferine e maskallikun per te gjithe o vaferine per nje pjese e maskallikun per pjesen tjeter.Nje rrugezgjidhje te trete e ndaluat,nuk ka.

    (Eshte turp,qe sot Edi Rama dhe Ilir Meta tallin menderen me hapjen e dosjeve,dhe kjo eshte nje tallje qe i drejtohet ju demokrateve,ju mungon vetem qe Nexhmija t'ju shpegoje demokracine dhe jeni ne rregull.Ata nuk do ti hapin,se prishet pakti qe ka qeverisur deri me sot,por sikur ti hapin duhet te futeni 10 pashe nen dhe me gjithe fotografin e Saliut ).
    As Sali Berisha ,as Edi Rama e as Ilir Meta nuk perfituan postet vet e nuk bene ate qe bene e ate qe vazhdojne te bejne pos me bekimin e vet popullit ,populli eshte ai qe ju dha kete mundesi dhe po ky popull do vazhdoj te bej te njejten gje edhe per shume kohe .
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ane për postimin:

    zylfije (02-12-2014)

  11. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: 102 vjet pavarësi: Cili është problemi më i madh i shqiptarëve sot?

    Problemi me i madh qe ka Shqiperia eshte kthimi ne pushtet i niperve dhe mbesave te vampireve te kuq. Pjella e atyre te cilet vrane dhe internuan baballaret e kombit dhe kultures shqiptare.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  12. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2014
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    22

    Për: 102 vjet pavarësi: Cili është problemi më i madh i shqiptarëve sot?

    Gezuar Festen e Pavarsise ne rralle te pare!!! 102 vjet shtet i lire dhe i pavarur fale aty trimave qe e deshen me te vertete kete vend dhe e mbrojten pa asnje lloj interesi por sepse vertet menduar per token e gjakun e Shqipeve qe te vazhdoje te ekzistoje e te mos humbe gjaku i Shqipeve. Ato ishin Bijte e vertete te Shqiponjave sepse ato diten ta meritojne me gjak kete emer.

    Kurse sot asnje nuk mendon si ta beje kete vend te nderuar ashtu sic e meriton dhe sic i ka hije Tokes se Shqiponjave por te gjithe mendojne si te vijne ne pushtet e te kene mundesi te pasurohen me lehte ne kurriz te popullit te shkrete. E populli voton e i beson cdo pushtetari qe del gjate fushates zgjedhore me fjale te bukura por nuk e kuptojne se po i besojne vete "armikut" te rralles qe ska ne mend te beje asgje per kete vend por vec te pasurohet per vete sa te lere te pasur dhe shume breza pas tij. Pra,te dashur shqiptare ne pushtohemi cdo 4 vjet nga vete shqiptaret dhe ky eshte problemi jone me i madh,qe akoma se kemi kuptuar se duke i besuar voten dikujt qe flet perralla gjate zgjedhjeve vetem vulosim mjerimin tone per 4 vite te tjera. Deri sa te ndergjegjesohemi qe pushteti eshte per te miren e vendit e jo te atij qe ngroh karrigen e Kryeministrit apo Presidentit Shqiperia do "pushtohet" pa fund deri sa te shkaterrohet totalisht nga mjerimi dhe varferia...

  13. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 102 vjet pavarësi: Cili është problemi më i madh i shqiptarëve sot?

    Problemi me i madh qe une shoh me shqiptaret sot eshte se ata jane duke humbur shpresen. Tirana sapo pa nje nga protestat me te medha ne numer ne keto 20 vjet, ku qindra mijera qytetare dalin ne protesta ndaj qeverise per te protestuar me nje mesazh ekonomik dhe te thjeshte: "Politikat e tua o Qeveri po e bejne jeten time si qytetar te pamundur!" Kurse Prishtina ka plot 6 muaj qe ka mbajtur zgjedhje parlamentare, ne te cilat 7 ne 10 votues votuan kunder qeverise dhe korrupsionit, dhe pas 6 muajsh peripecish politike, njeriu qe zgjedhesit votuan kunder eshte ende ne pushtet dhe zgerdhiet para votuesve qe e ndeshkuan me vote. Dhe shtoji ketij realiteti politik edhe realitetin tejet e veshtire ekonomik: numri i vetevrasjeve dhe emigrimit jashte Shqiperise e Kosoves nga te rinjte eshte ne rritje, aqsa BE po kercenon se do te heqi liberalizimin e vizave ndaj shqiptareve! Shqiptaret po humbin shpresen pasi nuk shohin nje rrugedalje nga qorrsokaku qe e gjejne veten dhe nuk besojne se e ardhmja do te sjelli nje jete me te mire per ta.

    Problemi dhe zgjidhja ne fakt eshte e njejte. Gjendja ka precipetuar ne kete pike, pasi shqiptaret e lire sot, nuk e kuptojne sic duhet lirine e tyre: ata e kane marre si te falur lirine e tyre, dhe nuk jane gati te mbajne asnje pergjegjesi per te. E degjon e lexon shpesh kete papergjegjshmeri te shqiptareve te lire duke bere me faj gjithmone politikanet e tyre, pushtetin dhe asnjehere te mos pranojne fajin, se tek e fundit, jane ata qe i sollen keta politikane ne pushte dhe i kane votuar per 20 vjet. Dhe ky deshperim eshte i rrezikshem jo vetem per mireqenien shpirterore te shqiptareve por edhe per vete demokracine shqiptare: nje numer gjithmone e me i madh i shqiptareve nuk dalin te votojne ne zgjedhje duke hequr dore nga pergjegjesite e tyre qytetare pasi, duke i hapur driten jeshile "diktatures se pakices". Ne zgjedhjet e fundit te mbajtura ne Shqiperi, klasa e re politike e deputeteve, u mbush me kriminele e "biznesmene" te dyshimte pasi nga mospjesmarrja ne mase e shqiptareve ne zgjedhje, qe te behesh deputet mjaftojne 6000 vota. Dhe cmimi i nje vote per shitje ne Shqiperi varionte nga $10-$50.

    Zgjidhja e daljes nga kjo situate deshperimi eshte e lidhur me zemren e problemit: nese shqiptaret do te vazhdojne te tregohen indiferente ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike qe ndikojne direkt jeten e tyre si qytetare, shkalla e tyre e deshperimit vetem sa do te degjeneroje me keq. Por nese shqiptaret e vrasin indiferencen e tyre dhe ngrejne zerin e tyre si qytetare te lire, duke protestuar dhe duke kerkuar ndryshim, gjerat nuk do te ngelen ne statusin qe jane aktualisht. Dhe nuk mjafton vetem ngritja e zerit, nuk mjafton vetem protesta, nuk mjafton vetem tregimi me gisht nga pushtetaret e klasa aktuale e korruptuar politike, nevojitet edhe nje pjesemarrje me e madhe e shqiptareve ne procesin politik te vendit. Te gjithe ata qe kane 20 vjet qe protestojne si qytetare, ka ardhur koha qe te kandidojne per te ardhur ne pushtet. Gjerat nuk ndryshojne brenda nje nate apo nje dite, por ndryshimi nuk fillon me nje njeri te vetem, ndryshimi fillon me secilin prej nesh.

    Ky eshte ne vetvete edhe testi i kohes qe jetojme per ne shqiptaret. Jemi duke jetuar ne epoken e arte te lirise e demokracise, dhe deri me sot nuk kemi mundur qe idealin e lirise dhe demokracise ta misherojme ne jetet tona dhe ne shoqerite tona. Demokracia dhe liria ka ngelur ende nje "ideal i genjeshtert" qe tingellon bukur kur e degjon e lexon, por qe nuk e gjen ne shoqerite shqiptare. Dhe faji per kete eshte i yni si qytetare.

    Mesazhi im per gjithe shqiptaret ne kete feste pavaresie e clirimi eshte: Shqiptare, zgjohuni nga gjumi dhe mbroni lirite dhe te drejtat tuaja si qytetare nga ata qe ju shkelin me kembe perdite me vendimet dhe politikat e tyre!

    I lutem Zotit qe nentori i vitit te ardhshem te na gjeje me shprese te ngjallur e jo te vdekur...

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-11-2014 më 15:08

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •