Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Korrupsioni ne Shqiperi

    Citim Postuar më parë nga rromanoku Lexo Postimin
    per tashti dhe te ardhmen e afert e ka marre dreqi punen,por per me tej me shpresen e Zotit.......fe atdhe familje!!! Duhet filllu me kalamajt qe shkojn ne shkolle....para fillimit te mesimit kendohet Hymni Kombiar,masandaj cerek ore msm fetar masandaj mesim,masandaj cerek ore msim moral qytetar........cdo dite.
    Pak po sa a hic
    Ne te vertet ashtu duhet te fillohet nga shkolla,vetem se dhe edukimi me atdhetarizem duhet te jete i drejte,duhet qe ti sherbeje mirqenies materiale shpirterore dhe morale.Perndryshe, krijon efektin e kundert,krijon efektin qe krijoi komunizmi,ku ne shkolle mesohej "atdhetarizmi" por krijoi njerezit me pak atdhetar te globit.
    Duhet qe njeriu ti shikoj rezultatet e atdhetarizmit, qe mbase dhe te kuptoje mundimin dhe sakrificat e bera.Me pak fjale atdhetarizmi o patriotizmi funksionon o ka vlefte kur ti i tregon shtetasit qe ky rron o jeton me mire se greku o malazezi,o te pakten jeton ne nje shtet ku ka me pak padrejtesi.

    Sa per fene,feja kerkon njerez te vertet fetar,fetar qe ti sherbejne njeriut.Fetar te ndershem e te mire ka sa te duash por nuk jane fetar te vertete.
    Fetar i vertete mbase ishte Fan Noli,qe kur i kerkuan leke per ndertimin e nje kishe ju pergjigj; "Ne vend qe te kerkoni leke per dinamit qe ti hidhni kishat ne ere kerkoni leke per ndertimin e kishes ". Po te gjesh fetar te tille edhe mund ta fusesh fene ne shkolla,por prap nuk eshte e sigurte qe feja mund te ndihmoje ne edukim,se per mesim nuk duhet.

    Qe ai vend ka nevoje qe te permiresohet njeriu nuk diskutohet,se veç varferise dhe korrupsionit njerezit jetojne keq edhe me njeri tjetrin

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lushnjë: Drejtoresha rilindase e arsimit, para në këmbim të një vendi pune

    Skandali në arsim, Tabaku emëronte mësues për një javë. Nikolla: Emërimi i Liza Tabakut në Lushnjë u bë pa konkurs

    Emri:  Liza-Tabaku.jpg

Shikime: 184

Madhësia:  9.4 KB

    Drejtoresha e Arsimit në Lushnjë, Liza Tabaku

    Skandalet në Zyrën Arsimore në Lushnjë po zbulohen njëri pas tjetrit, menjëherë pas arrestimit të drejtoreshës së saj, Liza Tabaku. Një ndër personazhet që ka treguar rastet e abuzimit nga ana e drejtoreshës tregon për gazetën dëshminë e dhënë dhe për grupin hetimor. Ai është drejtori i një shkolle 9- vjeçare në një fshat të Lushnjës, sipas të cilit drejtoresha bënte emërime disaditore, me qëllim vetëm marrjen e parave. Drejtori, i cili nuk identifikohet për shkak të bujës që ka bërë dosja Tabaku, thotë se drejtoresha e Arsimit i ka kërkuar të punësonte një mësuese, e cila në atë shkollë nuk mund të plotësohej me asnjë orë mësimi. Drejtori nuk ka pranuar, duke i bërë me dije faktin që s’kish asnjë vend bosh. Më tej Tabaku i ka kërkuar takim në zyrë dhe në këtë takim i kërkon që të paktën ta mbajë vetëm një javë në punë dhe më pas të gjente një shkak për ta hequr. Sipas tij, kjo ka lënë dyshimet se mësuesja i ka paguar ryshfet dhe drejtoresha i ka mbajtur paratë për të “justifikuar” emërimin. Ai nuk ka mësuar se çfarë ndodhi me mësuesen e re pasi u largua nga shkolla që drejton, ndërkohë që jep një tjetër element me rëndësi për hetimin. “Po në atë takim kam dëgjuar edhe një bisedë telefonike të drejtoreshës me një politikan. E them këtë sepse, pasi drejtoresha mbylli telefonin, u shpreh: “Ky s’të lë asnjë pjesë, por t’i merr të gjitha për vete”. Nga burime të grupit hetimor për çështjen e abuzimeve në Drejtorinë Arsimore të Lushnjës pohohet se një person i afërt me drejtoreshën ishte ai që kryente aferat në para, por edhe ndere seksuale, dhe për këtë drejtoresha ishte në dijeni. Madje i njëjti person dyshohet se ndërhynte për të rritur pazarin. Në një rast që dyshohet se Tabaku i kishte marrë një mësueseje 300 mijë lekë të rinj për një vend pune, por nuk ia kishte gjetur vendin dhe e kishte zvarritur, në lojë kishte hyrë bashkëpunëtori i saj. Ky i fundit i kishte thënë mësueses se duhet t’i jepte atij 500 mijë lekë dhe të niste qysh atë ditë nga puna. Dhe kështu kish ndodhur. Asaj i ishin kthyer mbrapsht 300 mijë lekët dhe kishte nisur punë me 500 mijë. Po ashtu, një mësues në një shkollë të qytetit shprehet se ka shumë për të thënë, por i trembet ndonjë hakmarrjeje të mundshme edhe nga ana e pasuesve të drejtoreshës. Mësuesi shprehet se kohët e fundit aferat korruptive ishin bërë edhe hapur. “Kush kërkonte një vend pune duhej të paguante dhe sërish do të qëndronte në pritje derisa t’i sigurohej vendi”, thotë ai. Skandali në Arsim pritet të thellohet më tej në fillim të javës që vjen, kur prokuroria do të zbardhë materialet filmike.

    Nikolla: Emërimi i Liza Tabakut në Lushnjë u bë pa konkurs

    Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, reagoi dje edhe për skandalin në Zyrën Arsimore të Lushnjës. Nikolla pranoi se drejtoresha Liza Tabaku ishte emëruar rishtazi në atë post, por procedurat për përzgjedhjen e saj nuk ishin ato për të cilat u trumbetua më herët se ishin ndjekur. Ministrja pohoi se vendosja e Tabakut në krye të Zyrës Arsimore të Lushnjës ishte bërë pa konkurs, një praktikë kjo që u pretendua se u ndoq me emërimet e titullarëve të DAR dhe ZA-ve. “Askush nuk është imun. Unë, ministrja e Arsimit, ju them se janë larguar drejtues të drejtorive arsimore edhe pse u zgjodhën pas konkursit. Po, është arrestuar një drejtuese e një zyre arsimore në Lushnjë. Ndonëse nuk u zgjodh me konkurrim, por kjo pak rëndësi ka. Janë çuar para drejtësisë 4 Drejtorët rajonalë të arsimit nuk do të kenë më kompetencë për emërimin e mësuesve. “Duke filluar nga viti tjetër, asnjë drejtor drejtorie rajonale dhe asnjë drejtor zyre arsimore nuk do të ketë në dorë të bëjë emërime dhe çemërime mësuesish. Asnjë drejtor zyre arsimore dhe asnjë drejtor drejtorie rajonale nuk do të ketë më në dorë fatin e asnjë njeriu që shkon troket në zyrat e arsimit për të ofruar dijet e tij dhe që i përplaset dera në fytyrë, apo lihet në rrugë”, tha Rama. mësues, inspektorë të një drejtorie arsimore, pedagogë e drejtues të institucioneve të arsimit të lartë që rezultuan piramidë. Janë shkarkuar rektorë dhe dekanë që kanë shkelur ligjet”, tha Nikolla. Për Kryeministrin Rama, ngjarja e Zyrës Arsimore në Lushnjë nuk është një aksident i veçuar, por maja e një ajsbergu, të cilin ai u zotua se do ta shembë. “Jam shumë i shqetësuar për faktin që edhe pse ka ndryshime rrënjësore të ndjeshme dhe të padiskutueshme, vazhdon të ketë një shprehje të përgjithshme shqetësimi, nga Veriu në Jug, për mitmarrje në sistemin arsimor. Jam i bindur që ngjarja e rëndë e Zyrës Arsimore në Lushnjë nuk është një aksident i veçuar, por është maja e një ajsbergu që ne do ta bëjmë copë-copë. Do ta bëjmë copë-copë, pa kursyer askënd”, tha Rama.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-11-2014 më 14:11

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Lushnjë: Drejtoresha rilindase e arsimit, para në këmbim të një vendi pune

    Prap si shtypi dhe politika meren me e "lagu se lagu",meren me gjitheçka vetem me problemin e vertete nuk meren ! Problemi kryesor nuk eshte çfare beri Drejtoresha o kush parti politike e vendosi e me radhe...

    Problemi ketu eshte : Pse mesuesit paguajne rryshfet per ate vend pune ? Qe do te thote ; pse populli,prindi,nxenesi i paguan rryshfet mesuesit ? Pse korrupsioni eshte futur edhe ne gjerat elementare o ne qelizen e shkolles ?

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lushnjë: Drejtoresha rilindase e arsimit, para në këmbim të një vendi pune

    Gjykata dënon me 9 vite burg Drejtoreshën e Arsimit në Lushnjë, Liza Tabaku dhe 3 vite djalin e saj

    TIRANË- Gjykata e Lushnjës ka dënuar me 9 vite burg ish-Drejtoreshën e Arsimit në Lushnjë, Liza Tabaku, ndërsa djalin e saj me 3 vite burg. Gjykata ka pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Lushnjës për shpalljen fajtor dhe ka dënuar me 9 vite burg Liza Tabakun, ish-drejtoreshën Arsimore në këtë qytet, e akuzuar për veprat penale; “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanat rënduese “më shumë se një herë” dhe “Duke shpërdoruar funksionin publik”.

    Po ashtu, Gjykata ka dënuar edhe djalin e saj, shtetasin Xhonluko Tabaku, me 3 vjet burg, i akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanën rënduese “më shumë se një herë” parashikuar.

    Ndërsa shtetasi Rigert Zeneli është dënuar me 1 vit burg, po për akuzën “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjykata ka dhënë vendimin pak ditë më parë, ndërkohë që hetimi dhe gjykimi për këta persona është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Procedura është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pasi të pandehurit pranuan aktet në gjendjen që ishin në dosjen hetimore të Prokurorisë së Lushnjës.

    (m.k/BalkanWeb)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •