Close

Rezultati i Sondazhit: A do të mundë qeveria ti largojë nga qarkullimi furgonët ?

Votues
26. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Do ti largojë

    14 53.85%
  • Do të dështojë

    12 46.15%
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 194
  1. #-9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Qeveria bllokon furgonat. Shoferët në protestë bllokojnë rrugët kombëtare të vendit

    Heqja e furgonëve nga qarkullimi është një sfidë shumë e lehtë për qeverinë. Largimi i furgonëve nga qarkullimi po gjen pengesa nga drejtuesit e furgonëve dhe se fundmi ka gjetur dhe përkrahjen e partisë demokratike e cila po e shrytëzon politikisht këtë problem madhor për vëndin .

    Qeveria duhet të tregohet e vëndosur në heqjen e furgonëve.

    Heqja e tyre jo vetëm që shërben për parandalimin e skicofrenisë të shoferëve "Pilotë vdekje" që çdo ditë po mbjellin viktima, por do të lehtësonte trafikun, ndotjen e qyteteve si dhe do ti hiqte një pamje të shëmtuar vëndit që aspiron për t'ju bashkangjitur vëndeve Europiane.

    Këtyre furgonëve që kanë pamjen e arkivolëve bosh, e që lëvizin nëpër rrugë për tu mbushur me kufoma duhet tu thuhet STOP.

    Në asnjë vënd të UE-së nuk ekzistojnë furgonë për transport pasagjerësh në qytete!

    Kosova i hoqi për 1 vit të gjithë furgonët nga qytetet !

    Po ne ?

    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 12-02-2014 më 11:33
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: A do të mundë Qeveria të heqë furgonët nga qarkullimi ?

    perderisa ekzistojne dhe prodhohen makinat e te gjitha llojeve, te gjithe kane te drejte brenda rregullave te bejne cfare te duan...
    1. shteti merr taksat dhe s'ka te beje fare me pronen private
    2. shteti para se te nxjerr idiotlleqe te tilla duhet t'u siguroje me pare punen atyre qe e kane fituar me gjak
    3. shteti i Rilindjes eshte shtet hajdut dhe shkaterrues i pronave
    4. shteti duhet te merret me ata qe shesin patentat se ketu fillon pislleku, por si shtet hajdut qe eshte do te vjedh nga te dyja anet, si puna e atij qengji qe per fat te keq mbetet gjithnje qengj
    5. shteti qe te denon vetem 10 dite per ata ne gjendje te dehur apo nen efektin e drogerave duhet te kuptoje qe duhen 10 dite qe t'u kete dale pija guiduesave
    6. shteti po shkakton skandale kastile per te rrjepur perseri popullin me metodat e reja "EKOLOGJIKE"
    7. o shtet, nuk ka makina te mira apo te vjetra, por ka shofere te paafte dhe pijanec dhe pa patente (si shendetesore edhe rrugore) qe shkaktojne keto rremujera dhe qe ju i lejoni te mblidhen ne hapesira te gabuara.
    8. o shtet, mos genje se ne evropen e bashkuar s'ke per te hyre kurre, sepse je ti shtet qe pengon zhvillimin me paaftesine tende.

    p.s. une tallesha ku Vorpsi thoshte te hynin jabanxhinjte me viza, por ky Tahiri e meriton te hyje me vize ne Tirane se po e ben lemsh kete shtet....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  3. #-7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: A do të mundë Qeveria të heqë furgonët nga qarkullimi ?

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Heqja e furgonëve nga qarkullimi është një sfidë shumë e lehtë për qeverinë. Largimi i furgonëve nga qarkullimi po gjen pengesa nga drejtuesit e furgonëve dhe se fundmi ka gjetur dhe përkrahjen e partisë demokratike e cila po e shrytëzon politikisht këtë problem madhor për vëndin .

    Qeveria duhet të tregohet e vëndosur në heqjen e furgonëve.

    Heqja e tyre jo vetëm që shërben për parandalimin e skicofrenisë të shoferëve "Pilotë vdekje" që çdo ditë po mbjellin viktima, por do të lehtësonte trafikun, ndotjen e qyteteve si dhe do ti hiqte një pamje të shëmtuar vëndit që aspiron për t'ju bashkangjitur vëndeve Europiane.

    Këtyre furgonëve që kanë pamjen e arkivolëve bosh, e që lëvizin nëpër rrugë për tu mbushur me kufoma duhet tu thuhet STOP.

    Në asnjë vënd të UE-së nuk ekzistojnë furgonë për transport pasagjerësh në qytete!

    Kosova i hoqi për 1 vit të gjithë furgonët nga qytetet !

    Po ne ?

    Heqja e fugonave do shoqerohet me rritjen e cmimit te biletes nga ana e shofereve te autobuzeve dhe e taksixhinjve.
    fugonet hiqen pasi te kete hekurudha moderne si i ka gjithe bota.
    fugonat jane gjeja me efikase qe ka shqiperia.

  4. #-6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: A do të mundë Qeveria të heqë furgonët nga qarkullimi ?

    MTI : Fund konkurencës së pandershme në transportin ndërurban !

    Ministria e Transporteve ka reaguar për protestën e furgonave 8+1 që tashmë vazhdon prej disa ditësh dhe ka marrë shtrirje thuajse në të gjitha qytetet e vendit. Në një njoftim për shtyp nga kjo ministri bëhet me dije se nisma e qeverisë synon zbatimin e kuadrit ligjor dhe zbatimin rigoroz të ligjit në fushën e transportit. Sipas ministrisë kjo nismë do i japë fund konkurrencës së pandershme në transportin ndërurban.

    “Duke vënë re përpjekjet për ta instrumentalizuar politikisht nismën e qeverisë për formalizimin dhe modernizimin e transportit ndërurban, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës sqaron si më poshtë:

    1. Nisma e qeverisë synon zbatimin rigoroz të kuadrit ligjor ekzistues në fushën e transportit për të gjitha kategoritë e automjeteve, përfshirë edhe automjetet taksi (8+1), apo siç quhen në gjuhën popullore ‘furgonëve’.

    2. Kjo nismë sjell rritjen e ndjeshme të standardeve të sigurisë së qytetareve që përdorin transportin ndërurban, siguri e dëmtuar rëndë nga përdorimi i mjeteve të paliçensuara dhe nga drejtues mjetesh të paçertifikuar.

    3. Nisma e qeverisë synon dhënien fund të konkurencës së pandershme në transportin ndërurban, dhe dëmtimin e padrejtë të dhjetra operatorëve të liçensuar për transportin ndërqytetas.

    4. Nisma e qeverisë synon modernizimin e transportit ndërurban përmes krijimit të kushteve të parashikuara nga ligji për udhëtimin e sigurtë e komod, me automjete të përshtatshme, në linja me orare të përcaktuara, dhe me cmime të lira për qytetarët.

    5. Nisma e qeverisë synon luftën kundër evazionit dhe formalizimin e sektorit.

    6. Pjesë e kësaj nisme do të jetë edhe përmirësimi i infrastrukturës së stacioneve të autobuseve pranë secilës bashki, me standarde që ka rajoni dhe Bashkimi Evropian, përsa u përket shitjes së biletave, informacionit për oraret e linjave si dhe shërbimeve të higjenës, të domosdoshme në çdo stacion autobusi bashkiak.”- bën me dije Ministria e Transporteve.

    Sipas kësaj ministrie nisma e qeverisë mbron qytetarët. “Nisma e qeverisë para së gjithave mbron qytetaret, jetën dhe xhepin e tyre nga abuzuesit, mbron përdoruesit e ligjshëm e të liçensuar të mjeteve, investimet e kujtdo që punon në këtë sektor me dokumentacion të rregullt, si edhe lirinë e të drejtën e zhvillimit të sektorit përmes konkurencës së ndershme e të garantuar për çdo investim në këtë fushë që jep siguri, sjell inovacion, garanton progres. Epoka e anarkisë, pasigurisë, e punës në të zezë apo veprimtarisë jashtë ligjeve dhe standardeve teknike në këtë sektor jetik për sigurinë e qytetareve si edhe për zhvillimin e vendit, do të mbyllet”- theksohet në njoftimin e MTI.

    d.b/a.n/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #-5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    'Furgonat', Shoferët: Na mbajnë me bukë. MTI: Fund konkurrencës së pandershme

    TIRANE-Në ditën e 7 të protestës, drejtuesit e furgonave 8+1 kanë reaguar dhe mbi deklaratat e ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto dhe atij të Brendshëm, Sajmir Tahiri, që kërkuan ndalimin e transportit me furgona.

    Nga Korca, shoferët shprehen se janë tepër të indinjuar me vendimin drastik që përfshin paketa e re e masave mbi sigurinë rrugore që pritet të miratohet nga qeveria. Sipas drejtuesve të furgonave, me këtë punë mbahen familjet.

    “Me këtë punë mbajmë me bukë fëmijët. Tahiri tgë ndëshkojë përgjegjësit e aksidenteve dhe jo njerëzit e ndershëm”.
    Më tej shoferët protestues i bënë thirrje qeverisë të mbajë premtimet për përmirësimin e ekonomisë së shqiptarëve dhe jo të rrënojë më tej jetët e tyre.

    Protestës së drejtuesve të furgonave taksi 8+1 të Korcës i janë bashkuar sot dhe ata të Kukësit.

    “Është e pafalshme, nuk duhen bllokuar furgonat. Për ne janë buka e gojës, kështu mbyllen vende pune nuk hapen vende pune. Kjo qeveri të kontrollojë transportin e paligjshëm jo ne të ligjshmit”, u shprehën drejtues të furgonave të transportit të pasagjerëve në Kukës. Sipas shoferëve, nëse ky vendim i qeverisë do të zbatohet atëhere protesta do të përshkallëzohet deri në bllokim të rrugëve nacionale.

    MTI: Fund konkurencës së pandershme në transportin ndërurban
    Ministria e Transporteve ka reaguar për protestën e furgonave 8+1 që tashmë vazhdon prej disa ditësh dhe ka marrë shtrirje thuajse në të gjitha qytetet e vendit. Në një njoftim për shtyp nga kjo ministri bëhet me dije se nisma e qeverisë synon zbatimin e kuadrit ligjor dhe zbatimin rigoroz të ligjit në fushën e transportit. Sipas ministrisë kjo nismë do i japë fund konkurrencës së pandershme në transportin ndërurban.

    “Duke vënë re përpjekjet për ta instrumentalizuar politikisht nismën e qeverisë për formalizimin dhe modernizimin e transportit ndërurban, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës sqaron si më poshtë:
    1. Nisma e qeverisë synon zbatimin rigoroz të kuadrit ligjor ekzistues në fushën e transportit për të gjitha kategoritë e automjeteve, përfshirë edhe automjetet taksi (8+1), apo siç quhen në gjuhën popullore ‘furgonëve’.
    2. Kjo nismë sjell rritjen e ndjeshme të standardeve të sigurisë së qytetareve që përdorin transportin ndërurban, siguri e dëmtuar rëndë nga përdorimi i mjeteve të paliçensuara dhe nga drejtues mjetesh të paçertifikuar.
    3. Nisma e qeverisë synon dhënien fund të konkurencës së pandershme në transportin ndërurban, dhe dëmtimin e padrejtë të dhjetra operatorëve të liçensuar për transportin ndërqytetas.
    4. Nisma e qeverisë synon modernizimin e transportit ndërurban përmes krijimit të kushteve të parashikuara nga ligji për udhëtimin e sigurtë e komod, me automjete të përshtatshme, në linja me orare të përcaktuara, dhe me cmime të lira për qytetarët.
    5. Nisma e qeverisë synon luftën kundër evazionit dhe formalizimin e sektorit.
    6. Pjesë e kësaj nisme do të jetë edhe përmirësimi i infrastrukturës së stacioneve të autobuseve pranë secilës bashki, me standarde që ka rajoni dhe Bashkimi Evropian, përsa u përket shitjes së biletave, informacionit për oraret e linjave si dhe shërbimeve të higjenës, të domosdoshme në çdo stacion autobusi bashkiak.”- bën me dije Ministria e Transporteve.

    Sipas kësaj ministrie nisma e qeverisë mbron qytetarët. “Nisma e qeverisë para së gjithave mbron qytetaret, jetën dhe xhepin e tyre nga abuzuesit, mbron përdoruesit e ligjshëm e të liçensuar të mjeteve, investimet e kujtdo që punon në këtë sektor me dokumentacion të rregullt, si edhe lirinë e të drejtën e zhvillimit të sektorit përmes konkurencës së ndershme e të garantuar për çdo investim në këtë fushë që jep siguri, sjell inovacion, garanton progres. Epoka e anarkisë, pasigurisë, e punës në të zezë apo veprimtarisë jashtë ligjeve dhe standardeve teknike në këtë sektor jetik për sigurinë e qytetareve si edhe për zhvillimin e vendit, do të mbyllet”- theksohet në njoftimin e MTI.

    (d.b/a.n/BalkanWeb)

  6. #-4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    Paketa për sigurinë rrugore: 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Hiqen furgonat

    Emri:  80535_3.jpg

Shikime: 429

Madhësia:  24.3 KB
    TIRANË-Qeveria ka gati paketën e re për sigurinë rrugore. Drafti u prezantua nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ai Brendshëm, Sajmir Tahiri të cilët do e prezantojnë sot në qeveri për miratim.

    Sipas ministrave, cdo drejtues mjeti do të kryejë një sërë testesh që të meritojë patentën e drejtimit të mjetit, por sipas ministrave, kjo paketë do të shmangë njëherë e përgjithmonë pagesat nën dorë.

    Haxhinasto
    Siopas ministrit Haxhinasto, paketa e re për sigurinë rrugore ka një qëllim, të krijohet siguri në rrugë si për drejtuesin dhe për kalimtarin, si dhe të shmanget njëherë e përgjithmonë pagesa nën dorë.
    “Ndërhyrje në sigurinë rrugore, qëllimi i kësaj pakete është që të krijojmë një siguri më të madhe në rrugët e vendit dhe do të merremi me të gjithë elementët përbërës që e realizojnë këtë qëllim. Do të merremi me vetë rrugën, automjetin, drejtuesin e automjetet. Do vendosim një sistem të tillë cilësie që të mos korruptohet më”.

    “Do merremi me zbatimin e ligjshmërisë, aftësimin për ndërhyrje në raste emergjencash dhe me ndërgjegjësimin e publikut sepse mendojmë që para së gjithash kjo është një cështje me përmasa kombëtare. Kontroll të detyrueshëm edhe për elementë të tillë si cilësia e motorëve dhe per cilësine e gazrave”- tha gjithashtu Haxhinasto.

    Sipas tij do të ketë rikonceptim te elementëve të testimit, prezantim të teknologjisë së informacionit, do të kemi një teknologji shumë konkrete që askush të mos abuzojë me ata që janë persona të aftë e që mund të marrin provimet, praktikë e teori, t’ i japim fund njëherë e përgjithmonë pagesave nën dorë.

    “Do prezantojmë edhe një testim të domosdoshëm në procesin e aftësimit që është ai psiko fizik, një mjet shumë i rëndësishëm për të dalluar aftësinë e individëve në funksion të aftësive të tyre për drejtimin e automjeteve dhe për të mos shkaktuar aksidente. Ndërhyrje do të ketë sa i takon sinjalistikës në rrugë dhe elementeve të tjera të sigurisë”- tha ai.

    Tahiri
    “10 ditë burg nëse do të kapesh duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur”. Sipas ministrit të Brendshëm, Tahiri kjo është masa më drastike e marrë ndaj një drejtuesi mjeti.
    Po kështu Tahiri theksoi se do të ndalet përdorimi i transportit me furgon. “Do të ndalet për të shmangur aksidentet me pasoaj ët rënda. Kur them tani, them menjëherë!”, tha Tahiri.

    “Kjo është paketa më e plotë në ndërhyrje dhe e ndërgjegjësimit tonë për të garantuar jetën dhe shëndetin e drejtuesve të pasagjerëve dhe kalimtarëve. Jemi të vetëdijshëm që siguria rrugore është një problem, e njohim si problem duam ta adresojmë dhe ndaj së bashku me kolegun Haxhinasto, do prezantojmë në qeveri, një paketë masash të plotë për administrim”.

    Sipas Tahirit, masat do të mbeten në letër nëse nuk zbatohen ndaj kërkoi që ndaj cdo shkelësi të jepet dënimi që parashikon ligji.
    “Masat do mbeten në letër nëse nuk kujdesen dhe nëse nuk zbatohen dënimet për gjithë shkelësit e qarkullimit rrugor. Aksidentet rrugore dhe masat do jenë prioritet i qeverisë”.

    Tahiri theksoi që para kolaudimit, drejtuesi duhet të ketë shlyer një për një të gjitha detyrimet që ka në shtet.

    Po kështu Tahiri shpjegoi se fotografimi i shkelësve në qarkullimin rrugor do të jetë një praktikë që do të ndiqet në vazhdimësi nga policia.
    “Fotografimin e shkelësve dhe njoftimin e shkelësit nëpërmjet postës ku do i bëhen të ditur shkeljet sëbashku me fotografi të shoqëruar. Dhe kështu do të eliminohen dhe debatet e ndryshme mes qytetarit dhe policit rrugor”.

    Janë mbi 50 masa që do të ndërmerren në mënyrë të përshkallëzuar, nga më emergjentet te më pak problematiket, për të zgjidhur çështjen e sigurisë në rrugë.
    Një hap tjetër që do të mbikëqyret në mënyrë specifike është edhe pjesa e testimit të kandidatëve. “Kontrolli i procesit të testimit të kandidatëve për drejtues mjeti nëpërmjet sistemit online për vlerësimin e kandidatëve, regjistrimin dhe administrimin e gjithë procesit në autoshkolla”, thuhet në masën numër 25.

    (d.b/BalkanWeb)

  7. #-3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    Policia: Heqje patente furgonave që dalin nga qyteti me pasagjerë

    TIRANE- Policia e Tiranës ka nisur sot një kontroll ndaj furgonave që transportojnë udhëtarët, me qëllim zbatimin e urdhëresave të Këshillit Bashkiak.

    Sipas policisë, furgonat 8+1 janë lejuar të futen në qytet me pasagjerë, por nuk janë lejuar të dalin me pasagjerë në kthim.

    Po sipas policisë autobusët nuk janë lejuar të futen brenda qytetit, pasi nuk kanë stacione të miratuara nga Bashkia.

    Po sipas të njëjtave burime, të gjithë ata që kanë shkelur këto urdhëresa janë penalizuar me heqje të patentës.

    (m.a/BalkanWeb)

  8. #-2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    'Furgonat', Shoferët në ditën e shtatë të protestës: Na mbajnë me bukë


    Në ditën e 7 të protestës, drejtuesit e furgonave 8+1 kanë reaguar dhe mbi deklaratat e ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto dhe atij të Brendshëm, Sajmir Tahiri, që kërkuan ndalimin e transportit me furgona. Nga Korca, shoferët shprehen se janë tepër të indinjuar me vendimin drastik që përfshin paketa e re e masave mbi sigurinë rrugore që pritet të miratohet nga qeveria. Sipas drejtuesve të furgonave, me këtë punë mbahen familjet.

    Balkanweb

  9. #-1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    PD: Rama dënon kolektivisht 21 mijë familje shqiptare

    TIRANË-Deputeti Gjergji Papa është shprehur kundër vendimit të qeverisë për bllokimin e transportit të pasagjerëve me automjete të tipit, furgona. Sipas Gjergji Papa, në këtë formë penalizohen të ardhurat dhe ekonomia e 21 mijë shqiptarëve.

    “Edi Rama ka vendosur të lerë pa punë, mbi 21 mijë shqiptarë, të cilët ofrojnë shërbimin e transportit me anë të furgonave.
    I paaftë për të ofruar siguri rrugore, Kryeministri po dënon kolektivisht, të gjithë këtë kategori, që jetojnë dhe mbajnë edhe familjet e tyre me këtë biznes.

    Pasi corientoi Policinë e Shtetit dhe strukturat që merren me sigurine në rrugë, duke shkelur ligjin, sot Edi Rama po krijon një plagë të re sociale, me urdhërin e tij për të bllokuar transportin interurban të pasagjerëve me furgona.
    Pjesa më e madhe e drejtuesve të furgonave janë të licensuar dhe paguajnë taksa.

    Ata ofrojnë një shërbim të çmuar për mijëra qytetarë shqiptarë cdo ditë, të cilët qarkullojnë dhe kryejnë nevojat e tyre nga periferitë më të largëta në qendrat urbane dhe anasjelltas.
    Por Bllokuesi serial, Kryeministri i vendit, me pretekstin e sigurisë rrugore, ka vendosur dënimin kolektiv, largimin e furgonave nga qarkullimi”.

    Partia Demokratike, shprehet se e dënon këtë akt të Edi Ramës, dhe i kërkon atij ta rishohë me shpejtësi dhe të heqë dorë.
    “Hi dorë nga ky arbitraritet, që do të zhysë në krizë dhe në varfëri më shumë se 21 mijë familje shqiptare që ushqehen nga ky sektor.
    Ne do të jemi në krahun e të gjithë qytetarëve, që po bëhen cdo ditë e me shume, viktima të bllokuesit kryeministër, të arbitrarit kryeministër”, tha Papa.

    (d.b/BalkanWeb)

  10. #0
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria Rama në "luftë" me shoferët e furgonave në mbarë vendin

    Berisha: Shoferët e furgonave t’i bashkohen marshit të 20 shkurtit

    TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për heqjen e furgonave të udhëtarëve, duke akuzuar qeverinë se po shkatërron së paku 17 mijë deri në 20 mijë vende pune.

    “Të dashur miq, beteja me furgonat e qeverisë Rama-Meta, është një akt shumë i papërgjegjshëm dhe fund e krye korruptiv që shkatërron më së paku 17-20 mijë vende pune. Unë ju bëj thirrje të gjithë shoferave të furgonave, familjarëve të tyre, të mos përkulen por të përdorin të gjitha mjetet demokratike, demostratat dhe grevat për të mbrojtur vendet e tyre të punës. Ju bëj thirrje qytetarëve të solidarizohen me shoferët e furgonave dhe familjet e tyre në protestën e tyre të drejtë”, shprehet Berisha.

    Duke nxitur protesta masive, Berisha shprehet, “Unë ftoj të gjithë shoferat e furgonave, familjarët e tyre të bashkohen me ne në marshin mbare popullor të 20 shkurtit kundër mashtrimeve të mëdha elektorale, shkatërrimit masiv të vendeve të punës dhe rritjes të pandalshme të papunësisë, vendosjes së faturës aforfe të energjisë që detyron qytetarët të paguajnë 2.5 herë për energjinë më shumë se sa kreu i qeverisë, kundër vendimit për furgonat që i pret bukën e gojës 17-20 mijë familjeve shqiptare. Marshi i 20 shkurtit është antidodi, përgjigjia më e merituar ndaj revanshit të qeverisë Rama – Meta”, përfundon mesazhi i tij në faqen e facebook-ut.

    (m.a/BalkanWeb)

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •