Emri:  edison-ypi-shshqip_9611.jpg

Shikime: 2522

Madhėsia:  32.8 KB

Sa mė tepėr klithin imamėt e Kosovės, aq mė tepėr i zbulojnė ēikat e Tiranės cicat, dhe aq mė tepėr i zvogėlojnė breēkat. Zbulimi progresiv i cicave dhe zvogėlimi galopant i breēkave tė ēikave tė Tiranės ėshtė njė kundėrpėrgjigje e klithmave tė imamėve tė Kosovės.

Mafja, korrupsioni, hajdutllėqet, dallaveret, atentatet, plagosjet, vrasjet, fukarallėku, mungesa e shpresės, mungesa e perspektivės, ma kanė largu Kosovėn ku tash sa vjet nuk kam shku.

Por tash sa muaj qė po shoh me tmerr se serbėt vrasės e genocidistė munden me bo qeveri, e kosovarėt e shumvuajtur jo, Kosova e Prizrenit elegant, Pejės sė ēikave shtatnalta, Mitrovicės sė therur, Prishtinės fantastike, pasulit madhėshtor, mirjelljes, qytetarisė, urtėsisė, dhimbjes, vuajtjes, durimit, heroizmit, sakrificave, mė ėshtė bėrė edhe mė e largėt. Prandaj ende nė Kosovė nuk mundem me shku. Se mė vjen me qa, e Kosovėn pėrmes lotėsh nuk mundem me e pa.

Por Kosovėn nuk mundem me e harru.

Kosovėn qė nuk mundem me vajt me e pa me sy, po e kqyri pėrmes Internetit.

Po ēfar me pa ?!

Mė pat’ rėnė nė sy aty-kėtu ndonjė Imam Kosove duke predikuar broēkulla. Pėr shembull duke thėnė se maca e zezė qė tė del para kerrit nuk ėsht kurrnisen, ėshtė bestytni, e frikėn nuk duhet me ja pas macės, por tjerave sene, qė i di Imami.

Por nuk i pata dhėnė rėndėsi. Mė janė dukur episode sporadike brenda lirisė qė gjithkush mundet tė thotė gjithēka.

Mirpo Imam pas Imami, broēkull pas broēkulle, konstatova se Imamėt e Kosovės dhe broēkullat e tyre vetėm sporadike nuk janė.

Kėshtu mes broēkullash dhe imamėsh rrėshqita nė njė gropė tė thellė e tė errėt plot me ēudira tė papara dhe tė padėgjuara, dhe interesimi pėr imamėt mu shtua.

Dihet se po tė kėrkosh nė Internet diēka, bashkė me atė qė kėrkon tė dalin edhe gjėra tė tjera tė pėrafėrta qė me gjasė mund tė tė interesojnė. Kėshtu e ka bėrė kaurri Internetin. Meqėnse fjala erdhi tė kaurri, pėr me i qetėsu dyshimtarėt, po u them se emrin e kam, por kaurr nuk jam, Allahun e besoj, nėnė e babė musliman i kam, dhe synet jam, tė interesuarve dyshimtarė pa problem mund tua demonstroj.

Pra mund tė kėrkosh nė Internet, ta zemė, kompjuter, dhe Interneti tė nxjerrė kompjutera, e bashkė me kompjuterat tė sugjeron edhe tableta, modema, kamera dhe tė tjera gjėra.

Tė kėrkosh nė Internet pėr Imam Kosove gjen vetėm imam Kosove, asgjė tjetėr.

Imami i Kosovės nuk ka tė pėrafėrt apo tė ngjajshėm.

I vetmi i ngjajshėm me Imamin e Kosovės ėshtė Imami i Kosovės.

Tullat, tjegullat, kompjuterat, veshjet, tė ngrėnat, kondomat, vibratorėt, ushqimet, janė gjithfarėsh. Imamėt e Kosovės jo, ata janė tė gjithė identikė.

Ngjajshmėria rrėnqethėse e imamėve tė Kosovės, secili veē e veē si tė gjithė bashkė, dhe tė gjithė bashkė si secili veē e veē, tė fut drithmat.

Bėrtitės, uluritės, arrogantė, kėrcėnues, imponues, invadues, imamėt e Kosovės tė kallin tmerrin.

Fjalori i njėllojtė, lėvizjet nervoze tė gjymtyrėve, gjestet e rrėmbyera si tė Hitlerit dhe Musolinit, argumentat banale deri nė turp e neveri, deri edhe shėndeti i imamave tė Kosovės, janė identikė. Ke parė njėrin, i ke parė tė gjithė. Ke dėgjuar njėrin i ke dėgjuar tė gjithė.

Nėse tė ka marrė malli pėr uniformitetin, linearitetin, gjithpėrfshirjen, krekosjen, burracakėrinė e Shqipėrisė diktatoriale, shko se e ke tė tėrėn nė krismat e ēartuna tė predikimeve tė Imamit tė Kosovės.

Zėvendėsoje pėr njė moment nė tė folurėn e Imamit tė Kosovės, Muhametin me kurvin, xhaminė me Komitetin e Partisė, vetė Imamin me sekretarin e partisė, ata qė e dėgjojnė Imamin me njė “kolektivin punonjės” tė ndonjė ndėrmarrje shqiptare. Pa mė tė voglin ndryshim, as nė sipėrfaqe as nė thellėsi, as nė qėndėr as nė margjina, lart e poshtė, majtas e djathtas e rretheqark, pa absolutisht asnjė dallim, asnjė ndryshim, asnjė diferencė, asnjė distancė, ngjajshmėria ėshtė frymėndalėse, para sysh tė ka dalė zezona mė e madhe e historisė njerėzore, vetė ferri, me tė gjitha ligėsitė dhe egėrsitė e saj, Shqipėria e viteve ’70.

Imami, apo Hoxha, si e njohin historikisht shqiptarėt, ėshtė mėshirimi i urtėsisė dhe pėrunjėsisė.

Tek predikon, Imami i Kosovės ka krejt tiparet e njė sekretari partie apo tė njė agjenti tė Sigurimit qė po flet kėrcėnueshėm para njė tufe budallenjsh, para njė kopeje bagėtish.

Imami i Kosovės flet pėr Allahun krejt njėsoj si pėr kurvin, Stalinin apo Leninin.

Imami i Kosovės bėrtet, uluret, urdhėron, detyron, imponon, si diktator, si komisar ushtarak, si komandant burgu.

Imami i Kosovės deri edhe “ēikat e mbuluara” i quan leperica, magarica, kurva, rruspia pėr tė vetmen arėsye se kanė dalė shėtitje me dy frajera.

Qė “ēika e Kosovės” duhet me qėnė e mbuluar, kėtė, me tė njėjtėn masė arrogance dhe kėrcėnimi, Imami i Kosovės e quan tė padiskutueshme dhe tė detyrueshme si kurvi konsideronte shallin e pionierit. Madje Imami i Kosovės futet edhe mė thellė. Tek nėna e ēikės sė Kosovės. Qė edhe ajo, sipas Imamit, ėshtė njė lepericė e magarisė, sepse nuk lejon ēikėn e vet me marr pėr burrė njė si budalli qė ajo vetė, nėna e ēikės, ka marrė, por ndonji me pare, me biznes, me kerr.

S’po zgjatem me gomarllėqet e pafundme pėr “Mbulesėn” se s’dua ta le lexuesin pa gjumė njė muaj rresht. Ama njė pyetje lidhur me mbulesėn e kam;

Sa kohė tundimet mishtore janė reciproke dhe identike, pse Imami nuk predikon edhe mbulimin e mashkullit por vetėm mbulimin e femrės ?

Nuk po them, Allahu mė ruajt, tė mbulohen tė dy, qė bota tė sterrosej, e aq mė pak, tė zbulohen tė dy, qė qytetėrimi tė shembej. Thjesht bėra njė pyetje.

Prej kohėsh pata konstatuar se hera-herės vihet re njė hov i shtuar i ēikave tė Tiranės pėr t’i zbuluar edhe mė tepėr cicat, pėr t’i zvogėluar edhe mė tepėr breēkat.

Pasi bėra disa paralelizma kohore, kėtė enigmė arrita ta zbėrthej.

Sa mė tepėr klithin imamėt e Kosovės, aq mė tepėr i zbulojnė ēikat e Tiranės cicat, dhe aq mė tepėr i zvogėlojnė breēkat. Zbulimi progresiv i cicave dhe zvogėlimi galopant i breēkave tė ēikave tė Tiranės ėshtė njė kundėrpėrgjigje e klithmave tė imamėve tė Kosovės.

Nga ana tjetėr, cicat e zbuluara dhe breēkat e zvogėluara tė ēikave tė Tiranės, si kundėrpėrgjigje e kundėrpėrgjigjes sė ēikave tė Tiranės, provokojnė klithma edhe mė tė forta nga imamėt e Kosovės, tė cilėt, si vigjilentė tė mėdhenj tė cicave dhe breēkave qė janė, ndaj kėtyre zbulimeve dhe zvogėlimeve respektive s’mund tė rrinė duarkryq.

Se ku do pėrfundojė kjo garė cicash qė zbulohen, breēkash qė zvogėlohen, dhe imamėsh qė tėrbohen, Allahu e di.

Muslimanizmi si marksizėm leninizmi, Muhameti si kurvi, Meka si Komiteti Qėndror, xhamia si hetuesia, Imami i Kosovės si Koēi Xoxja i Shqipėrisė, si e thashė nė krye, tė gjitha i kam nga Interneti, i cili, siē dihet, ėshtė i kaurrit qė mund tė ketė bėrė ndonjė hile tė cilėn unė s’e kap dot, mua thjesht mė dėshpėron.

Data: 21 Nentor 2014 11:26
Autori: Edison Ypi

http://www.gazetaexpress.com/shkurt-...-kosove-61227/