Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Vdes kengetari Dr. Flori nga overdoza e droges

    Kėngėtari Floran Kondi i njohur si Dr. Flori, i cili ka ndėrruar jetė sot nė spitalin universitar tė Tiranės, ka lėnė pas dy fėmijė, njė vajzė dhe njė djalė i cili ka vetėm disa javė qė ka lindur.

    I lindur nė Tiranė mė 29 shkurt 1979, Flori, gjithė veprimtarinė e tij e ka zhvilluar nė Tiranė.

    Dr. Flori ishte themelues i grupit West Side Family, pėrmes tė cilit edhe u bė i njohur.

    Shkak i vdekjes sė kėngėtarit dyshohet njė takikardi, ku nga konstatimi i mjekėve mund tė ketė ardhur nga pėrdorimi i substancave narkortike. Sakaq, qendra spitalore Universitare Nėnė Tereza pritet tė kryejė ekspertizėn, nėse familja e tij do tė japė dakordėsinė.

    Vdekja e tij e papritur e tij, ka shkaktuar shumė keqardhje.

    Kjo, jo vetėm pse ai ishte shumė i ri, por edhe pėr faktin se Flori ka qenė njė personazh shumė i dashur pėr publikun. Dr. Flori ishte njė ndėr tre anėtarėt e rep grupit shqiptar tė njohur me emrin Ėest Side Family. Rolandi, Miri dhe Flori, dikur shokė nė njė klase, tė cilėt u bėnė anėtarė tė njė prej grupeve mė tė njohura muzikore tė Shqipėrisė.

    Pas suksesit tė madh me kėngėn hit ‘Mesazh’, shikohen nė skenėn e festivalit tė “Kėngėve tė stinės”, por tashmė jo pėr tė kėnduar, por pėr tė prezantuar.

    Ndėrsa kėnga mė sė shumti qė bėri jehonė ishte “Tirona”, nė tė cilėn ishte pjesėmarrės edhe kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, tani kryeministėr i Shqipėrisė.

    Teksti i kėngės i shkruar nga 34-vjeēari, “Zjarr e Ftohtė”, i kėnduar nga kėngėtari, Luiz Ejlli, fitoi nė “Festivali i Kėngės 44” dhe mė vonė pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė “Eurovision Song Contest 2006”.

    Kohėt e fundit Doktor Flori shfaqej shpesh me Ermal Mamaqin, me tė cilin pati disa bashkėpunime.

    Madje, ai deklaronte se kishte hequr dorė nga tė gjithė veset, pasi me Ermalin shkonte nė njė kishė ungjillore dhe ishte bėrė besimtar i devotshėm.

    Ja disa nga hitet e Dr.Florit:

    2010 – Origjinale (feat. Aurela Gaēe & Marsel)

    2011 – Ca po menon (feat. Anila Jonuzi)

    2011 – Ca na ke

    2011 – S’ma ndjen

    2011 – Bota nuk ėshtė bardhė e zi

    2011 – Personale

    2012 – Pasion (feat. Fatima Ymeri)

    2012 – Tune tune (feat. Fatima Ymeri)

    2012 – Ka kalle (feat. Noga)

    2012 – Ku ka si Tirona (feat. Ermal Mamaqi)

    2012 – Jam ti! (feat. Fabi)

    2013 – Zemėrthyer (feat. Tiri)Emri:  1_2227.jpg

Shikime: 4982

Madhėsia:  50.5 KB
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Dr. Flori la pas njė vajzė dhe djalin disajavėsh

    Ky kengetari vdiq pasi piu nje overdoze kokaine, thane mjeket e spitalit sot.

    Kurse dje, nuk ngeli njeri i politikes, qe nga Rama, Basha e Berisha pa i shprehur ngushellime dhe pa bere deklarata publike per vdekjen e artistit.

    Eshte humane te ngushellosh familjen per humbjen e te afermit, por nuk eshte normale qe gjithe figurat publike te vendit, te ngushellojne e nderojne aktin e nje narkomani. Arsyeja eshte e thjeshte: duke folur e nderuar me shume sec duhet kete njeri, mesazhi qe po i jepni rinise se atij vendi eshte i qarte: Dr. Flori bente droge, beni edhe ju droge!

    Nuk degjova sot te njejtet politikane te dalin e thone ne media qe droga vret dhe duhet te mobilizohemi te gjithe si shoqeri per te ndalur e parandaluar kete fenomen sa te mundim!

    Shoqeri me moral te kalbur.

    Albo

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Irenna (18-11-2014)

  4. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Dr. Flori la pas njė vajzė dhe djalin disajavėsh

    Bravo Albo !! Jo vetėm aq, por do tė shtoja se : Pėrse gjithė ky bashk-hidhėrim pėr Florin dhe jo pėr gjithė ata qė vdesin ēdo ditė tė droguar ?! Apo ata nuk janė VIP-a ?!!! Edhe nėse nuk janė VIP-a pėr publikun, janė VIP-a pėr prindrit dhe tė afėrmit e tyre. A nuk e meritojnė edhe ata njė respekt tė tillė ? Apo ata trajtohen si mbeturina shoqėrore ? TURP. E njėjta gjė ndodh nė ēdo lloj forme nė Shqipėri mes klsave. DISKRIMINIM
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Wordless pėr postimin:

    *~Rexhina~* (19-11-2014)

  6. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Dr. Flori la pas njė vajzė dhe djalin disajavėsh

    Shefi i Urgjencės: Shkuam 3 min pas telefonatės. Ishte i vdekur, arrest kardiovaskular nga overdoza

    TIRANE- Shefi i Urgjencės sė Tiranės mohon akuzat pėr vonesė tė ambulancės dhe tė dhėnies sė ndihmės sė shpejtė pėr Doktor Florin.

    Nė njė sqarim pėr mediat, Naim Lusha ka deklaruar se ambulanca ka shkuar nė banesėn e tė ndjerit, 3 minuta pas telefonatės qė ėshtė marrė dhe pėr kėtė, provė janė tabulatet telefonikė.

    “Nė orėn 09.45 minuta ka ardhur nė Urgjencė njė grua dhe ka kėrkuar ndihmė pasi sipas saj burri ishte i alkoolizuar dhe i axhituar. Mjeku primar ka thėnė se duhet tė shoqėrohen nga policia e rendit, si duhet nė raste tė tilla. Ajo ėshtė larguar pa dhėnė asnjė argument. Nė 10.05 minuta jemi njoftuar me telefon dhe nė 10.08 ne shkuam nė vend. Konstatuam pacientin me arrest kardiovaskular nga overdoza, kjo ėshtė e vėrteta. Ai u konstatua i vdekur dhe pėr procedura tė tjera u dėrgua nė QSUT”- tha Lusha.

    Ai ka sqaruar se deri mė tani nuk ka ardhur asnjė kėrkesė pėr hetim nga policia apo prokuroria pėr kėtė rast. “Ne jemi tė gatshėm dhe denoncojmė edhe akuzat qė bėhen ndaj shėrbimit tonė, qoftė ndaj personave qė kanė deklaruar nė mėnyrė tė papėrgjegjshme dhe tė tjerė qė trillojnė probleme qė nuk kanė qenė. Pėr vertetėsinė e kėsaj janė tabulatet qė verifikohen lehtėsisht”- tha ai.

    Panorama

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Dr. Flori la pas njė vajzė dhe djalin disajavėsh

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Shefi i Urgjencės: Shkuam 3 min pas telefonatės. Ishte i vdekur, arrest kardiovaskular nga overdoza

    TIRANE- Shefi i Urgjencės sė Tiranės mohon akuzat pėr vonesė tė ambulancės dhe tė dhėnies sė ndihmės sė shpejtė pėr Doktor Florin.

    Nė njė sqarim pėr mediat, Naim Lusha ka deklaruar se ambulanca ka shkuar nė banesėn e tė ndjerit, 3 minuta pas telefonatės qė ėshtė marrė dhe pėr kėtė, provė janė tabulatet telefonikė.

    “Nė orėn 09.45 minuta ka ardhur nė Urgjencė njė grua dhe ka kėrkuar ndihmė pasi sipas saj burri ishte i alkoolizuar dhe i axhituar. Mjeku primar ka thėnė se duhet tė shoqėrohen nga policia e rendit, si duhet nė raste tė tilla. Ajo ėshtė larguar pa dhėnė asnjė argument. Nė 10.05 minuta jemi njoftuar me telefon dhe nė 10.08 ne shkuam nė vend. Konstatuam pacientin me arrest kardiovaskular nga overdoza, kjo ėshtė e vėrteta. Ai u konstatua i vdekur dhe pėr procedura tė tjera u dėrgua nė QSUT”- tha Lusha.

    Ai ka sqaruar se deri mė tani nuk ka ardhur asnjė kėrkesė pėr hetim nga policia apo prokuroria pėr kėtė rast. “Ne jemi tė gatshėm dhe denoncojmė edhe akuzat qė bėhen ndaj shėrbimit tonė, qoftė ndaj personave qė kanė deklaruar nė mėnyrė tė papėrgjegjshme dhe tė tjerė qė trillojnė probleme qė nuk kanė qenė. Pėr vertetėsinė e kėsaj janė tabulatet qė verifikohen lehtėsisht”- tha ai.

    Panorama
    me vjen keq , por kur vete konstaton nje vdekje kurre nuk e din shkakun e vdekjes , pervecse nje traumatsime i dukshem
    ne rast te kundert jane thjesht hipoteza qe konfirmohen apo infirmohen nga otopsia
    gjynah femijet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Marya : 18-11-2014 mė 12:11
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anėtarėsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pėr: Vdes kengetari Dr. Flori nga overdoza e droges

    Ishte narkoman por ishte njeri i sinqerte !

    Shume keq ... RIP Flori
    Rri qetė dhe fol Shqip !

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Vdes kengetari Dr. Flori nga overdoza e droges

    Ju qe thoni qe nuk meriton respekt se vdiq nga droga s'mbushni me duket. Nuk eshte as i pari e as i fundit qe vdes nga droga, fatkeqesisht. Ai respektohet se eshte artist dhe jo se ishte i droguar. Nuk ka pse fshihet kjo gje, perkundrazi. Ti sherbeje rinise si mesim qe droga vret! RIP Flori. Do i mungosh muzikes shqiptare dhe gjithe dashamiresve te muzikes tende!
    Feelings change - memories don't.

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Vdes kengetari Dr. Flori nga overdoza e droges

    Dr.Flori iku dhe na la dhe eshte nje fatkeqesi per boten e kultures shqiptare!
    Por duhet thene se Dr. Flori bente droge dhe jo muzike, ritem dhe jo tinguj muzikal, pra rep dhe jo muzike.
    Te pish droge do te thote te jesh natyre rebele nese nuk e tradheton ate, dmth nese nuk e le por edhe nuk e tepron me te.

  11. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Vdes kengetari Dr. Flori nga overdoza e droges

    Sė pari ėshtė detyrė morale qė kur dikush humbet jetėn, pa marrė parasysh rrethanat, duhet qė familja e tij, miqtė dhe tė afėrmit tė ngushėllohen. Kėshtu ėshtė tradita jonė shqiptare kėshtu ėshtė nė tė gjitha kulturat.

    Dr. Flori ishte njė faqe mė tepėr nė kapitullin e artistėve pas viteve nėntėdhjetė. Imazhi qė pėrcjell vepra e tij ėshtė pasqyrim i mirėfilltė i realitetit nė Shqipėri.
    Mendoj qė njerėzit nuk duhet ti gjykojmė sepse nuk jemi ne vendin dhe rrethanat e tyre pėr tė pasur njė panoramė tė plotė por media bėn njė gabim tejet tė pafalshėm kur shkruajnė se Dr. Flori vdiq nga overdoza ndėrkohė qė shumė mirė mund tė paraqitet si njė atak kardiovaskular ashtu siē nė tė vėrtetė ndodhi.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  12. #10
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Pėr: Vdes kengetari Dr. Flori nga overdoza e droges

    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Ju qe thoni qe nuk meriton respekt se vdiq nga droga s'mbushni me duket. Nuk eshte as i pari e as i fundit qe vdes nga droga, fatkeqesisht. Ai respektohet se eshte artist dhe jo se ishte i droguar. Nuk ka pse fshihet kjo gje, perkundrazi. Ti sherbeje rinise si mesim qe droga vret! RIP Flori. Do i mungosh muzikes shqiptare dhe gjithe dashamiresve te muzikes tende!
    Nuk mund te shtoj apo te heq asgje nga shkrimi i mesiperm!

    ...RIP!!!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •