-
Arkitekti i Rilindjes: "Të legalizojmë kultivimin e hashashit!"
Koço Kokëdhima kërkon legalizmin e hashashit

Deputeti Koço Kokëdhima i ka kërkuar Ministrit të Bujqësisë Edmond Panaritit të liçensohet brandi shqiptar i hashashit si një mënyrë për tu mbjell dhe kultivuar në rrugë ligjore.
Deklarata, e cila ka zënë në befasi gjithë Komisionin e Ekonomisë ku Kokëdhima ka bërë deklaratën, është pritur fillimisht me rezerva nga Ministri Panariti.
Ai ka theksuar se për Lazaratin qeveria ka menduar t'i ofroj disa kultura të tjera përfshi dhe bimë medicinale.
Por, Kokëdhima ka këmbëngulur për liçensimin e varietitit shqiptar të hashashit dhe mundësinë e mbjelljes së tij me liçencë.
Pas kësaj, Ministri Panariti ka qenë i prerë, duke theksuar se qeveria është e vendosur kundër ekonomisë kriminale në vend.
Debati u zhvillua në Komisionin e Ekonomisë para gjithë deputetëve. “Ju shkon mendja ju që ta ruani këtë gjë dhe të licenconi për eksport për industrinë farmaceutike një prodhim të arsyeshëm, apo thjesht ne duhet ta zhdukim sepse kemi frikë. Europianët nuk kanë frikë të licencojnë njerëzit e tyre që të prodhojnë duke paguar taksa, ndërsa ne kemi frike se mos na quajnë të tjerët që mos na identifikojnë me këta që prodhojnë drogë dhe kanabis ilegalisht”,-tha Kokëdhima.
Por ministri i Bujqësisë si dhe deputetë të maxhorancës nuk e mirëpritën një deklaratë të tillë.
Panariti: Llogjika që ishte një aktivitet fitimprurës dhe dëmtoi fermerët nuk shkon për arsye sepse i bie që edhe trafikantët që sigurojnë të ardhura, po ata bëjnë një aktivitet të paligjshëm dhe kriminal.
Angjeli: Nuk besoj se është momenti për të kthyer kokën parapa te ekonomia e kanabisit, te ekonomia të cilën ne shyqyr që po e çrrënjosim në këtë moment.
Koha Jone
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt