Projekti, shpërblim për të dënuarit $206 në muaj për punën në burg
TIRANE - Të burgosurit shqiptarë, të cilët zgjedhin të kryejnë punë të ndryshme gjatë periudhës që kryejnë dënimin, pritet të shpërblehen dhe me një pagë mujore prej 206 dollarë.
Ky është një projekt i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili ende nuk ka marrë formën zyrtare, por është prezantuar këtë të hënë si pjesë e raportit të vlerësimit mbi veprimtarinë e formimit profesional brenda sistemit të burgjeve.
Në kopjen e e raportit të cilin A1Report e siguron, në faqen 30 në paragrafin “shpërblime” thuhet si më poshtë: “DPB-ja, aktualisht, nuk ka një sistem formal shpërblimi. DPB-ja i shpërblen të burgosurit duke i ulur dënimin me 3,9 ditë në muaj”
E për t’iu përshtatur standardeve rajonale dhe europaine, shpjegon më tej Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, një grup pune ka prezantuar në Ministrinë e Drejtësisë projektidenë në strategjinë 2014-2017. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve parashikon t’iu japë të burgosurve që punojnë pagën minimale që zbatohen në shkallë kombëtare në Shqipëri dhe që, aktualisht, është 22,000 Lekë në muaj ($206USD)”
Referuar raportit të bërë publik nga administrate e burgjeve vihet re se aktualisht nga afro 6000 të burgosur që ndodhen në Shqipëri, në programet e rehabilitimit 5 % e tyre përfshihen në arsimim, 8 % e tyre në marrjen e një zanati dhe 9 % në punë direkte.
Shqiptarja
Krijoni Kontakt