I ashtuquajturi historian, Romeo Gurakuqi në shkrimin e tij të ditës së premte të dt.20 nëntor tek Panorama me titull ‘Lufta nacional-clirimtare dhe lufta civile në Shqipëri’, por dhe në debatet e tij televizive, vazhdon të nxisë debate shterpë por ajo që është më seriozja, nëpërmjet këtij shkrimi ashtu sikurse dhe në debatet e disa ditëve më parë tek Klan, po tregon edhe njëherë se sa vështirë e ka një person të quhet historian kur në fakt personi nuk ka njohuritë bazë se cfarë quhet luftë civile dhe cfarë quhet luftë clirimtare, se kush është hero e kush është tradhëtar. Pa këto njohuri bazë na del problemi i vjetër alla ‘Shaban Memia’ ku personi mbaron shkollën e lartë pa mbaruar të mesmen.
Sidoqoftë, pa i hyrë problemit për arsimin dhe kulturën personale të personit i cili mban një mbiemër të madh (por vetëm e mban dhe nuk e meriton deri tani), dhe megjithë respektin për cfletimin e literaturës anglo-amerikane (sipas tij), sepse nuk është njëlloj të cfletosh letrat dhe të dhënat e arkivit por kur je në rolin e ‘Din Pakut’ sigurisht do të nxjerrësh konkluzione ‘Din Paku’, dhe tjetër është në pozitën e një profesionisti që kur del në media flet gjëra serioze e jo marrëzira.
Sa për kureshtje të shohim se cthotë Konventa e Gjenevës dhe Kryqit të kuq për luftën civile.
Konventa e Gjenevës nuk e përcakton egzaktësisht se cfarë është lufta civile por përmënd se Lufta civile është:... një përgjegjësi e partive që marrin pjesë në një konflikt të armatorsur por jo të karakterit ndërkombëtar.!! Kjo përfshin luftrat civile, pa ndonjë përcaktim specifik . Gjëndjet që pranohen si luftë civile nga ICRC (International Committy of the Red Cross) janë:
-Partia në revoltë kundër qeverisë de jure zotëron një forcë të organizuar ushtarake, një autoritet përgjegjës për këto veprime të cilat janë brënda një territori të caktuar dhe që kanë mjete të respektimit për Conventat.
-Qeveria Ligjore detyrohet që të ketë mbështetje të forcave të ushtrisë së organizuar të saj kundër kryengritësve po të organizuar dhe ata si një ushtri dhe në zotërim të një pjese të territorit kombëtar.
-Qeveria de jure t’i ketë pranuar ti njohë kryengritësit si ndërluftues; ose ashtu si pretendojnë kryengritësit për të drejtat e tyre si palë ndërluftuese; ose ka pranuar njohjen e kryengritësve si palë ndërluftuese për qëllime vetëm bazuar në Konventat e pranishme; ose që konflikti ka qënë pranuar në axhendat e Këshillit të Sigurimit ose në Asamblenë e Përgjithshme të kombeve të bashkuara si një kërcënim për paqen apo për prishje të paqes, ose si një akt agresioni.
-Kryengritësit të kenë një organizatë që kanë qëllime dhe karakteristike të njëta me ato të një shteti (ligjor); Autoritetet civile të kryengritësve të ushtrojnë de facto, autoritet mbi popullatën brënda një pjese të përcaktuar të territorit kombëtar; Forcat e armatosura të jenë nën drejtimin e një autoriteti të organizuar dhe të jenë të të përgatitur për të observuar ligjet e zakonshme të luftës; Autoritetet civile të kryengritësve të pajtohen dhe të jenë të lidhur m dispozitat e Konventës ( http://en.ëikipedia.org/ëiki/Civil_ëar).
Autorë të tjerë kanë shprehur afërsissht të njëjtat ide për luftën civile si p.sh., James Fearon
një profesionist për luftrat civile në Universitetin e Stanfordit e përcakton luftën civile si një ’konflikt violent brënda vëndit në të cilin luftojnë grupe të organizuara me synimin që të marrin pushtetin në qëndër apo rajon apo të ndryshojnë politikat aktuale qeveritare’.
Profesori tjetër Ann Hironaka (autor i librit ‘Neverending wars’) specifikon më tej se... njëra anë e luftës civile është shteti… Intensiteti në të cilën problemet civile transformohen në luftë civile është e kontestuar nga akademikët. Disa profesorë të shkencave politike e përcaktojnë luftën civile si pasjen e më shumë se 1000 viktima, ndërsa disa të tjerë specifikojnë se edhe të paktën 100 viktima për secilën palë përbëjnë luftë civile (Collier, Paul; Sambanis, Nicholas, eds. (2005). Understanding Civil War vidence and Analysis. 1: Africa. Ëashington, DC: The Ëorld Bank. ISBN 978-0-8213-6047-7.).
Merreni me mënd të nderuar lexues se cfarë argumentsh sjell i nderuari Gurakuqi për luftën nacional-clirimtare. Asnjë nga argumentat e tij nuk i afrohet asnjë definicioni për luftën civile në të cilën luftë civile quhet tekstualisht si një luftë e dy ose më shumë grupeve të organizuara për të marrë pushtetin , luftë e cila konsumon dhe shkatërron vëndin. Luftra civile kanë qënë nëSomalia, Burma (Myanmar), Uganda and Angola, Sudan, Kamboxhia, Siri.
Në asnje nga këto vënde nuk kishte pushtues sic ndodhi në luftën nacional-clirimtare në Shqipëri. Pra në Shqipëri lufta nuk lindi për të marrë pushtetin dhe as partitë e krijuara nuk kishin si përparësi marrjen e pushtetit por kishin përparësi clirimin e vëndit. Këtë partitë dhe organizmat e krijuara në Shqipëri e realizuan më formimin e Frontit Demokratik i cili e cliroi Shqipërinë madje cliroi dhe terrotore jashtë vendit, nën kryesimin e PK.
Argumentet e pseudo-historianit Gurakuqi janë kryekëput jo profesionale kur thotë se pati luftë civile. Jo i nderuar.
Në shkrimin e tij por dhe debatet e tij në televizion, sa jo-profesional, por dhe deformues për një histori fitoreje dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për të larguar pushtuesit është i bazuar në disa argumente sa diabolike ashtu dhe të pasakta:
-se luftën e drejtoi Enver Hoxha, në një kohë kur emri i Enver Hoxhës si person drejtues u cfaq për herë të parë në popull në vitin 1946!
-se përcarja paska filluar në 43 kur kapitulloi italia fashiste, dhe se lufta kundër Italisë na paskesh qenë clirimtare deri atëhere?! Kurse Gjermania sipas tij ishte ne kalim e siper.... dhe nuk paska qënë pushtuese?!
-Se Veriu nuk ishte me ‘komunistët’ e jugut të cilët e pushtuan veriun ( marrëzi të papara nga goja e një historiani),
- se pushtimi italian apo dhe ai gjerman krijoi mundësine që të realizohej Shqipëria etnike (?!), por ‘komunistët ‘ nuk deshën.
- mbivendos dhe ngatërron luftën nacional clirimtare me vendosjen e diktaturës komuniste pas vitit 1946, duke i atribuar Enver Hoxhës merita që nuk i kishte.
Argumenti luftë civile është një shpikje djallëzore për të justifikuar tradhëtinë e një organizate si Balli Kombatar dhe Legaliteti ndaj përpjekjeve për clirimin e vëndit. Për këtë arësye por dhe për ndonjë arësye tjetër individuale të tij (p.sh., ‘më mirë nami se syri’, për të vënë në dukje emrin e tij si historian për të mirë a për të keq), pseudo-historiani Romeo Gurakuqi nëpërmjet shpikjes ( gjithashtu jo të tij) të luftës civile dhe më qesharakja ajo e viteve 43-45 (?!), kërkon të bëjë apologjinë e tradhëtisë së drejtuesve të Ballit Kombëtar dhe të drejtuesve dhe atyre që muarën pjesë në qeverisjet kuislinge. Ky është një turp i vërtetë për ata që e dëgjojnë por më tepër për ata që e miratojnë këtë marrëzi. Në këtë mënyrë Historia e Shqipërisë mesa duket edhe në të kaluarën është deformuar, apo fshirë fare pikërisht nga njerëz të tillë të cilët duke patur në dorë disa mjete si media, apo miqësitë, pushtetarë bëhen apollogjetë të tradhëtisë duke e justifikuar me një argument edhe më të poshtër- luftë civile në një kohë që lufta ishte edhe nacional edhe clirimtare dhe se nuk e laun as topi dhe as marrëzitë e Din Pakëve.
Së fundmi argumentet për luftën nacional clirimtare ja sa të qarta aq edhe të njohura në të gjithë botën:
-L-n-cl ishte një luftë e drejtuar nga Fronti nacional-clirimtar kundër një pushtuesi të huaj,
-Fronti Demokratik në drejtimin e komunistëve u përfshi në koalicionin anti-fashist ndërkombëtartë drejtuar nga SHBA-Angli-BRSS dhe zbatoi urdhrat e tij në luftën kundër italo-gjermanëve,
-Prania e delegacionit anglez ne shtabin e përgjitshem të Ushtrisë nac-clirimtare si dhe të disa ushtarakëve amerikanë e konfirmon këtë (pa zënë në gojë bashkëpunimin e ushtrinë e Titos që ishte anëtare e koalicionit anti-fashist gjithashtu),
-Rënia e shumë dëshmorëve në luftë kundër pushtuesve shumica dërrmuese e të cilëve ishin pjesë e Frontit Demokratik dhe nuk ishin komunistë.
Në përfundim mund të them që i nderuar Gurakuqi duhet të rivlerësojë njohuritë e tij përsa i përket historisë dhe koncepteve bazë sepse dalja në media për hir të ‘namit’, nuk mund të justifikojë shijen e hidhur të amatorizmit të historiani si ai.