Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Atentat për vrasje ndaj gazetarit të News 24, Artur Çani

    Dështon një atentat me armë ndaj gazetarit të News 24, Artur Çani: Ngjarja për shkak të emisionit “Kaktus”



    TIRANË- Gazetarit të News 24, Artur Çani i kanë bërë një atentat me armë, fatmirësisht i dështuar. Një person i maskuar dhe i pajisur me pistoletë me silenciator ka tentuar ta qëllojë.
    Mësohet se personi ende i paidentifikuar, i kishte zënë pritë drejtorit të emisionit ‘Kaktus’ në News 24, Artur Çanit, në hyrje të pallatit ku banon.
    Atentati ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:32 në rrugën ‘Faik Konica’, ndërsa zoti Çani ka shpëtuar mrekullisht, pasi siç deklaron ai, pistoleta me silenciator nuk shkrepi.
    Menjëherë për ngjarjen u njoftua edhe policia e kryeqytetit, ku vetë kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa dhe shefi i Komisariatit nr. 1 Artjon Duka shkuan në vendngjarje. Për hetimin e ngjarjes u interesua dhe Kryeministri Edi Rama.

    Ndërkaq që policia dhe prokuroria sekuestruan kamerat e sigurisë dhe vijojnë ende hetimet për të identifikuar atentatorin.

    “Ngjarjen e kam parë në kamera, nuk nuhata asgjë. Shkoja në shtëpi në orën 20 e 30, ishte errësirës. Roja me njoftoi ishin 3 veta, më thanë që ka ardhur një njeri që ka dashur të vrasë. Një djalë i pallatit rreth të 20-tave e ka parë personin më armë kur ka dalë nga pallati. Pastaj kanë parë kamerat për të identifikuar kujt i kanë qëlluar. Unë hyra në ashensor tek dera dëgjova një zhurmë që si dhashë rëndësi. Kamerat kishin filmuar këtë personin me pistoletë në dorë që hynte pas meje. Ai më kishte drejtuar armën, është përpjekur të qëllojë por nuk i ka shkrepur, është ulur e ka mbushur sërish por unë hyra direkt në ashensor. Më ndoqi deri tek dera, por unë nuk e pashë. Unë lajmërova policinë, ministrin Tahiri, më tha që mos u bë merak do kesh mbështetjen tonë. Më erdhën gjithë drejtuesit e policisë më pas në shtëpi, ndenjtën u përpoqën të më qetësonin. Veprimet e tyre ishin profesionale e vlerësuan rastin me seriozitet. Çfarë mora vesh më pas, ishte një rastësi ajo që më shpëtoi”, rrëfeu Çani të gjithë skenën e atentatit të dështuar.
    Më tej gazetari rrëfen se ai nuk ka ndonjë armik konkret, por quan armiq potencial të gjithë ata që ngacmohen nëpërmjet emisionit ‘Kaktus’. Artur Çani beson se edhe ky atentat mund të jetë bërë për shkak të emisionit të ri investigativ që ka nisur në “News 24”.
    “Jam menduar gjatë mos ndonjë njeri ka mëri personale me mua. Vetëm me regjisorin mes miqsh kam folur me zë të lartë, me asnjë tjetër. Por ne kemi armiq potencial këdo që ngacmojmë nëpërmjet emisionit. Një gazetar i ‘Kaktus’ është larguar nga presioni i madh që i është bërë, bëhet fjalë për një çështje ende të patransmetuar. Besoj që ka lidhje me emisionin, jo me ngjarje të tjera. Unë më herët nuk kam pasur asnjë presion”, thotë Çani.
    E ndërsa duke u kthyer tek pamjet në videon e kamerës së sigurisë, gazetari Çani shprehet se në ato momente zoti ka qenë me të. Ai thotë se këto pamje i janë dorëzuar grupit të hetimit dhe për momentin nuk mund të publikohen.
    “Do vijë një ditë që pamjet do publikohen, aty duket fare qartë që një person me armë e ka shtrirë dorën për të më qëlluar. Nuk i ka shkrepur arma, është ulur e ka rregulluar dhe kur është ngritur sërish nuk më ka gjetur se unë hypa në ashensor. Është shqetësuese që krimi ka arritur në këtë nivel sa të marrësh sulm ndaj një gazetari”.
    I pyetur nëse do vazhdojë të drejtojë emisionin “Kaktus”, Çani shprehet pa më të voglin dyshim se, “Nuk kam ndërmend të lëviz gjë, do ta vazhdoj emisionin tim”.
    Ai nuk nguron të përmendë edhe një shprehje të kryeministrit Rama, në momentin që ka kontaktuar me të. “Ed Rama më tha që jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”.

    (m.arapi/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Atentat për vrasje ndaj gazetarit të News 24, Artur Çani

    Dëshmia e Çanit: Si i shpëtova atentatit, telefonata me Kryeministrin

    Emri:  Artur-Cani11-300x160.jpg

Shikime: 323

Madhësia:  9.3 KB
    Gazetari Artur Çani, drejtues i emisionit “Kaktus” në ‘News 24′

    UPDATE-Pas atentatit me armë që iu bë nga persona të maskuar pranë banesës së tij në Tiranë, gazetari Artur Çani deklaron detajet nga ngjarja e mbrëmshme. Sipas tij, pamjet filmike tregojnë se ka qenë me fat që i ka shpëtuar atentatit. Në një intervistë televizive për “News24”, Çani ka thënë se pas ngjarjes ka pasur një interesim të madh nga strukturat e policisë, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e kanë marrë në telefon. Nga një bisedë që ka pasur me Kryeministrin, Çani tregon se kreu i qeverisë i ka thënë së “jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”.

    Artur Çani
    “Teksa hyja me shpëjtësi për të kapur ashensorin, për fat të mirë e gjeta të hapur derën dhe u ngjita. Dëgjova një zhurmë tek dera, por u ngjita lart. Ndërsa nga kamera duket se ky personi me armë në dorë, është përplasur tek dera. Ai ka hyrë nga mbrapa dhe ka tentuar të qëllojë, por nuk i ka shkrepur arma. Ka tentuar prap por… lajmërova ministrin Tahiri, i cili më mori vetë në telefon. U tregua shumë i gatshëm. Në shtëpinë time kanë ardhur të gjithë drejtuesit e policisë. Unë mendoj se veprimet e tyre ishin shumë profesionale. Sipas tyre, ka qenë një rastësi që unë të shpëtoj”,-tha gazetari Artur Çani në një intevistë televizive në televizionin “News24”.

    Sipas tij, ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e gazetarit dhe si drejtues i emisionit investigativ ‘Kaktus’. “Një nga gazetarët e ;Kaktusit’ është larguar nga emisioni për shkak se tha se nuk e mbante dot presionin. Mendoj se ka ndodhur për motive që lidhen me profesionin”,-deklaroi Çani. Për këtë çështje kanë nisur hetimet nga policia dhe prokuroria.

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Atentat për vrasje ndaj gazetarit të News 24, Artur Çani

    Atentati ndaj Çanit, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Një akt tronditës mbi gazetarët, të gjendet autori

    Me anë të një deklarate për mediat, ka reguar edhe Unioni i Gazetareve Shqiptarë, duke i cilësuar tentativat për atentat ndaj gazetarit investigues Artur Cani, si është një akt tronditës i krimit mbi gazetarët. Në deklaratë thuhet se duhen zbardhur motivet e ngjarjes dhe të gjendet autori me maskë.

    Më herët, gjatë mbrëmjes së djeshme është tentuar një atentat me armë ndaj gazetarit të njohur Artur Çani pranë banesës së tij në Tiranë. Sipas gazetarit Çani, nga pamjet e analizuara nga kamerat e sigurisë, ka qenë me fat që ai i ka shpëtuar atentatit nga një person i maskuar me silenciator. Lidhur me ngjarje, kanë reaguar edhe forcat e rendit, të cilët kanë nisur hetimet.

    Deklarata për mediat
    Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte tejet i tronditur nga akti kriminal i mbetur ne tentative, i cili rrezikoi jeten e anetarit te organizates sone si dhe te njerit prej gazetareve me aktive ne gazetarine investiguese ne vend, gazetarit Artur Cani, drerjtues i emisionit me te ri investigativ “Kaktus” ne TV News 24.. Krimi, arma e te cilit mbeti per fat pa u shkrehur, me maske dhe ne oret e mbremjes se erret, tentoi te ekzekutonte nje gazetar shqiptar. Eshte rasti i pare i nje ngjarjeje te tille qe le dyshime per nje tentative per vrasje te organizuar gazetari.

    Ky rast i paprecedent ne jeten dhe realitetin e gazetarise shqiptare, shpreh perballjen e gazetareve investigues shqiptare me rreziqe te skajshme.

    Gazetaria shqiptare po deshmohet kurajoze dhe ne perballje me sfidat dhe rreziqet qe ofron realiteti i nje politike agresive dhe krimi qe shfaqet here pas here permes goditjeve apo kercenimeve serioze.

    Unioni i gazetareve Shqiptare vlereson reagimin e menjehershem te organeve te Policise se Shtetit dhe interesimin institucional per marrjen e masave te sigurise ndaj kolegut dhe familjes se tij.

    Unioni i Gazetareve Shqiptare kerkon me kembengulje hetimin e thelle te ngjarjes dhe investimin e te gjitha mundesive dhe kapaciteteve profesionale per zbardhjen e autoreve dhe motiveve te ketij atentati te mbetur ne tentative.

    Zyra e Shtypit/Unioni i Gazetareve Shqiptare

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Atentat për vrasje ndaj gazetarit të News 24, Artur Çani


    PD: Atentati ndaj gazetarit Çani është atentat ndaj fjalës së lirë


    Pas lajmit të dhënë për atentatin me armë ndaj gazetarit Artur Çani, të ndodhur mbrëmjen e së hënës pranë banesës së tij në Tiranë, ka reaguar edhe Partia Demokratike me anë të zëdhënëses, Nebijaj. Në një deklaratë për medita, Nebijaj i kërkoi prokurorisë të hetojë shpejt e të vërë para ligjit autorët e porositësit e atentatit ndaj gazetarit Çani, i cili ka investiguar mbi vrasjen mafioze të bankierit Santo, aferën korruptive me CEZ, kontrabandën e naftës së Albpetrol, e shumë dëshmi tronditëse që kanë prishur humorin e qeverisë.

    Atentati i organizuar ndaj gazetarit Artur Çani, tha zëdhënësja e PD-së, është një dëshmi e realitetit që jetojmë sot ku bandat mafioze në vend po fitojnë cdo ditë e më shumë pushtet.

    “Me Edi Ramën, bandat mafioze në vend, kanë arritur deri aty sa të tentojnë ekzekutimin e një gazetari që guxon të flasë, të denoncojë, të tregojë të vërteta tronditëse. Artur Çani nxorri në publik dëshminë e qytetarit që kishte dijeni për vrasësit e bankierit Santo, dëshmi që implikoi drejtuesit më të lartë të Policisë dhe segmentet qeveritare. Me emisionin e tij ai ka denoncuar afera skandaloze të qeverisë, si ajo me 8 milionë euro te kompanisë CEZ.Çani ka denoncuar kontrabandën e naftës së Albpetrolit të Koco Kokëdhimës, një skandal me përmasa të jashtzakonshme”,-deklaroi Nebijaj.

    Sipas saj, gazetari investigues ka një seri emisionesh, që kanë prishur në mënyrë të përsëritur humorin e qeverisë. Nebijaj tha se atentati i organizuar ndaj gazetarit është një alarm për rendin, dhe tregon se pasiguria është ulur këmbëkryq. “Një mesazh i qartë, primitiv e kriminal që bandat mafioze me krahë të ngrohta qeveritare i bëjnë kujtdo që guxon të flasë. Asgjë më shumë nuk kanë regjimet dhe sistemet autoritariste e kriminale në botë, se sa kjo përmasë që ka tashmë dhe vendi ynë me Edi Ramën Kryeministër. Një rastësi fatlume, e ka shpëtuar gazetarin Artur Çani nga atentati mbrëmë”,-deklaroi zëdhënësja e PD-së.

    Më tej ajo shtoi se Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të hetojë ngjarjen dhe të zbulojë autorët dhe porositësit. “Ti shkojë deri në fund këtij mekanizmi kriminal. Atentati ndaj gazetarit është atentat ndaj fjalës së lirë, ndaj demokracisë, ndaj gjithë vlerave evropiane që Shqipëria aspiron. Partia Demokratike inkurajon gazetarin Çani në misionin e tij, dhe ne e përgëzojmë për kurajon e shprehur edhe pas kësaj ngjarje, kur deklaroi se nuk do të heqë dorë nga puna e tij, nga investigimi dhe kërkimi i të vërtetës”,-deklaroi Nebijaj.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Atentat për vrasje ndaj gazetarit të News 24, Artur Çani

    Berisha: Atentat qeveritar ndaj Artur Çanit!

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të lajmit për tentativën për atentat me pistoletë ndaj gazetarit të njohur Artur Çani. Duke thënë se gazetari Çani është i njohur për hetimet e kryera, dokumentat, faktet e paraqitura në emisionin e tij në News 24, për lidhjet e zyrtarëve më të lartë me krimin, Berisha akuzon kryeministrin Rama për terror policor ndaj mediave.

    Komenti i Berishës
    “Mediat njoftojne se mbreme gazetarit Artur Çani iu organizua nje atentat tek dera e pallatit te tij. Çani eshte i njohur per hetimet e tij, dokumentat, faktet e paraqitura ne emisionin e tij “Ajsberg” ne News 24 per lidhjet e zyrtareve me te larte me krimin si ne rastin e pedofilit te Koço Kokedhimes, bandes se tritolit te Partise per te cilen Policia ne nivelet me te larta nuk pranonte te merreshin deshmite e Gjokones, vrasjes se Santos, tenderave te majme te qeveritareve.

    Me sa duket qeveritaret mbreme e derguan nje selam me ndonje Kostandin te tyre. Po rikujtoj ketu se Telnis Skuqit koken e gjelit tek dera e shtepise ja dergoi Saimir Tahiri nepermjet Kostandin Xhuvanit pasi deshtoi ta blinte denoncimin e rrjetit te trafikut te serezit te tije me 20 mije euro qe ja ofroje me nje ndrikull pupulake ne mediat shqiptare . Thuhet se Rama, pas deshtimit te atentatit, i ka telefonuar Çanit dhe i ka thene: “Jetegjati nuk behet jeteshkurter si Santo”. Kurse Tahiri i ka thene egzakt te njejtat fjale qe qe i ka thene Telnisit pasi i hodhi koken e gjelit: “Jam i gatshem per çdo ndihme qe te keni nevoje (pasi nuk te hoqem qafe).

    Te dashur qytetare, ky eshte nje terror policor i papare i Edi Rames ndaj mediave qe guxojne te ngrene zerin dhe te denoncojne ate si kreun e meduzes dhe kupolen ne krye te qeverisjes se shtetit policor. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te shtetit policor, ju bej thirrje qytetarve te largojme me protetsa te fuqishme sa me pare nga pushteti,kete klike te lidhur koke e kembe me krimin,si rruga e vetme e shpetimit te vendit prej saj!”,-ka shkruar Berisha në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-12-2014 më 16:39

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Atentat për vrasje ndaj gazetarit të News 24, Artur Çani

    Atentat me silenciator gazetarit Artur Çani, policia nis hetimet

    Gazetari i njohur Artur Çani është kërcënuar me armë nga persona të maskuar pranë banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:31 pranë rrugës ‘Faik Konica’ në Tiranë. Drejtues i emisionit “Kaktus” në ‘News24’ ka thënë se dy persona i kishin zënë pritë, ndërsa ishin të maskuar. Sipas tij, njëri ka tentuar ta qëllojë, por arma nuk ka funksionuar në atë moment.

    Emri:  policia-tirane-naten-280x200.jpg

Shikime: 458

Madhësia:  14.7 KB

    Në vendngjarje shkuan forcat e policisë bashkë me drejtuesit e Komisariatit të Tiranës. Sipas gazetarit Çani, për këtë ngjarje e mori edhe Kryeministri Edi Rama në telefon. Pas njoftimit të bërë pranë organeve kompetente, policia dhe prokuroria nisën hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet se atentati të jetë bërë për shkak të profesionit të tij.

    Panorama

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Atentat për vrasje ndaj gazetarit të News 24, Artur Çani

    e c'te ka gjet o i uruar ngele duke shkrujt me veten, kete pisin po te kishin shkuar per ta vrar e kishin vrare me kohe po ky e ka sajuar vete kete gje. po shoke spiunin e vrau miloja e njejta gje edhe me kete
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Atentat për vrasje ndaj gazetarit të News 24, Artur Çani

    Ata qe kane marre parate, do e mbarojne punen se s'ben. perndryshe u iken koka.
    Edhe jeteshkurtri nuk behet jetegjate i thoni Rames.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •