Intervistë me muzikantin, Dritan Papa:-Pa këngë nuk ka liri, pa liri nuk ka këngë

- Një shprehje e vjetër thoshte:” Te gjitha rrugët te çojnë në Rome”. Në ditët e sotme Neu York e ka zëvendësuar kryeqytetin Romak me qytetin Amerikan

- Kam shoqëruar në Amerikë të gjithë personalitet e muzikës shqiptare, që nga Eli Fara deri tek Merita Halili

- Gjë ja e parë që bie në sy në hyrje të Neë York-ut është “Statuja e Lirisë” gjigande

- Robert Radoja, u shpreh: “E gjetëm pedagogun e ardhshëm te fizarmonikës për në Akademi

- Suksesi i madh i disqeve “Këngë dhe lot”, “Te fala nga mërgimi”

- Më 19 Mars 2005, me grupin “Alba” dhamë koncert plot sukses në Pallatin e Kongreseve në Tiranë


Albert Z. ZHOLI

Talenti dhe dëshira ime për fizarmonikën ju shfaq që në vogëli, ku ndiqte pas babanë, Thanasin, për të dëgjuar meloditë e këngëve dhe fizarmonikën, me te cilë n përgatiste grupet diletante në Repartin Ushtarak, si dhe aktivitete për nder të festave. Kishte një vesh absolut për muzikën, ku babai më vonë ia edukoi duke ja futur më shumë në gjak dashurinë për instrumentin e fizarmonikës dhe për muzikën në përgjithësi. Në Krujë kaloi vitet e fë mijë ris dhe të rinisë . Këtu kreu shkollën fillore e 8 – vjeçare. Gjate kësaj kohe u regjistrua edhe ne rrethin e muzikës pranë Shtëpisë se Pionierit dhe më vonë në Pallatin e Kulturës. Fillimet e punës si artist amator i gjejmë herët qysh ne vitin 1982. Pjesëmarrja ime ne aktivitetet kulturore është evidentuar qysh ne moshën 13 vjeçare. Ne moshën 10 vjeç nisi të mësoj fizarmonikën në familje. Punoi me një program të veçantë në n kujdesin e babait dhe në n mbikëqyrjen e motrës, Lindita Papa, e cila kish studiuar për violinë në shkollën e mesme të muzikës “Mujo Ulqinaku”, Durrës. U aktivizua në koncerte edhe pranë Pallatit të Kulturës, me estradën dhe recitale të ndryshme. Në shkollën artistike “Jordan Misja”, Tiranë , mori edukimin muzikor me baza, në vitet 1985 – 1989, me specialitetin fizarmonicist me notën maksimale 10 për te katër vitet. Pedagog i tij ka qenë Todi Dori, për të cilin ka shumë respekt. Gjatë kohës që ka qenë në Shqipëri ka përcjell me dhjetëra koncerte, recital, takime artistesh si dhe kam drejtuar kursin e fizarmonikës në Pallatin e Kulturës, Krujë .

Jam rritur bashke me muzikën. Atë nuk e kam ndare për asnjë çast dhe tani që jeni jashtë shtetit, këtu në SHBA?

Po jam rritur me kënëgën. Në vitin 1989 krijova grupin muzikor “Kastrioti”, i përbëre prej instrumentisteve: Dritan Papa – fizarmonicist – organo, Selman Selmani – Klarinete, Mirgjen Darova – kitar solo – bas, Artur Nuredini – ne bateri saks , Paulin Trieshi , Këngëtar, Hajredin Gjeta, Rakipe Kalaja

Me këtë grup zhvilluam një sere aktivitetesh kulturore si brenda dhe jashtë vendit, bëmë regjistrime edhe në radio televizion. Zëri i bukur, meloditë e këngëve qe luaja me fizarmonike ne këto aktivitete erdhën duke u rritur. Dalloheshin për pastërtinë e vijës melodike, për ë mbë lsinë e harmoninë dhe kur vinte puna meloditë çanin sallën, sheshet e shkonte tutje atje poshtë ne lagje. Ne vitet 1990 – 1994 ndoqa studimet e larta ne Akademinë e Arteve te Bukura dhe diplomohem Menaxher Arti. Specialiteti fizarmonikë me rezultate te shkëlqyera ne kulturën profesionale e ne instrumentin e fizarmonikës, ku si ne Liceun Artistik dhe ne Akademinë e Arteve te Bukura për 8 vjet rresht jam vlerësuar me notën maksimale 10.

Si arriti Dritani te konkurroj për në Akademine e Arteve?

Dritani: Si ne Liceun Artistik edhe ne Akademinë e Arteve te Bukura jam futur me konkurs duke marre piket maksimale. Ne konkursin e Liceut Artistik, Tirane, kryetar komisioni ishte Profesor, Agim Krajka. Në këtë konkurs dola i pari ne liste. Po ashtu me dinjitet u përgatita edhe për konkursin e Akademisë se Arteve. Me mua kanë punuar mësime e kontrolle teknike mjeshtra te mëdhenj të muzikës Shqiptare si: Prof. Çesk Zadeja, Prof. Tonin Harapi, Prof. Agim Krajka, Prof. Limoz Dizdari, Prof. Todi Dori etj. Ne ditën e pare te konkursit zhvilluam temën me shkrim “Kultura force e madhe për përparimin e vendit”. Tema u vlerësua prej një komisioni prej 7 vetash. Razi Brahimi – Kryetar, Xhevdet Mahila, Ruzhdi Mata, Genc Hoxha, Marika, Sander Çefa, Qiriako Meniko . Në provimin për instrumentin e fizarmonikës luajta këto pjese me kërkesa te specialitetit. Moto perpeto – Paganin,Suite angleze – Bah, Valle instrumentale e jugut – Agim Krajka Në komisionin e vlerësimit te fizarmonikës ishin: Robert Radoja, Sander Çefa, Agim Çumani.Të tre anëtaret e komisionit unanimisht dhanë vlerësim maksimal me notën 10, madje shefi i pianos, Z. Robert Radoja, u shpreh si me shaka: “E gjetëm pedagogun e ardhshëm te fizarmonikës për ne Akademi”. Kështu ne tetor te 1990, unë fillova mësimet ne Akademinë e Arteve te Bukura. Dega e Menaxhereve, specialiteti fizarmonikë, te cilin e mbarova me sukses. Në fund të katër viteve mbrojta diplomën me temë : “Problemet social-ekonomike dhe artistike te artisteve shqiptare qe kane emigruar ne SHBA”. Përgatita një diplom me vlera njohëse dhe nivel teorik e praktik. Veç te tjerave nëpërmjet një materiali konkret si psh. të kasetave – videokasetave dhe fletë-volanëve të sjella direkt nga SHBA-ja, vërtetohet se, Dritan Papa, është organizator e muzikant profesionist në të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar dhe po zhvillohen nga emigrantët në SHBA.

Komisioni i vlerësimit te diplomës time përbehej nga: Dashnor Kokonozi – Kryetar, Xhevdet Mahila – Udheheqes i diplomës, Bajram Lapi – Oponent muzikant, Vangjush Furxhi – Anëtar, Zydi Dervishi – Anëtar. Diploma vlerësohet me notën 9 (nëntë). Nota e Specialitetit 10 (dhjetë ).



Përse shkuat ne Amerike dhe në ccfarë mënyre? Cila ishte përshtypja e ditës së parë

Dritani: Një shprehje e vjetër thoshte:” Te gjitha rrugët te çojnë në Rome”. Në ditët e sotme Neu York e ka zëvendësuar kryeqytetin Romak me qytetin Amerikan. Ne tetor te vitit 1992 erdha ne Amerike se bashku me grupin muzikor “Kastrioti”, ne kërkim te një jete me te mire, me këtë rast mu hap edhe një dritare e re te cilën e ëndërroja prej kohesh. Me një ftese nga restoranti “Il Galeto”, me kontrate pune te rregullt te miratuar nga Departamenti i Shtetit dhe Zyra e Emigracionit te SHBA, me pronar. Z. Ali Brunçaj, i cili mundësoi dhe vizën e punës H2B, për të punuar me muzike shqiptare ne restorantin e tij. Il Galeto ndodhet ne shtetin Neu Jersey. Ne SHBA un shkova fillimisht edhe për tu larguar nga atmosfera ne te cilën ndodhej ne atë kohë Shqipëria. Veçanërisht mjaft artiste ëndërronin prej kohesh te dilnin jashtë shtetit për te pare vepra arti, për tu njohur me zhvillimet kulturore te vendeve te tjera, për tu kualifikuar apo zgjeruar njohuritë e tyre. Procesi i largimit ishte pasqyrimi i drejtpërdrejte i krizës politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore qe përjetoje Shqipëria.(Tetor 1992) Ishte hera e parë që po merrja një udhëtim kaq te gjate, nga Shqipëria në Amerikë . Amerika është e paimagjinueshme. Te paret tanë kur kane folur për parajsën kane patur parasysh Amerikën. Këtu i ke te gjitha, peme e perime ne te katër stinët e vitit, buke, mish, ujë të ngrohte natën e ditën. Ne fund të udhëtimit si hymë ne kontinentin e ri na del përpara “Statuja e Lirisë”. Një madhështi tokësore dhe qiellore bashke. Pas kësaj, Neu York-u, te mbeten sytë ne atë hapësire pa ditur nga ç’magji t’ja nisë sh zbulimin. Gjë ja e parë që bie në sy në hyrje të Neë York-ut dhe qe meriton te shihet e para është “Statuja e Lirisë”. Kur sheh Neë York-un ëndrra për te pare një qytet tjetër te ulët. Zbret nga aeroporti “Kenedi”, sheh gjithçka e nguron te nxitosh për diku. Aeroporti është një qytet me vete. Tek aeroporti “Kenedi”, truri i njeriut ka riprodhuar ne përmasa vigane veten. Rreth çdo 30 sekonda ngrihet një avion. Neu York-u është vazhdimisht në lëvizje, atë se sheh te ndale gjëkundi. Nen hijen e pallateve te mëdha ndihesh disi i vogël. Kur e pame për here te pare jemi tkurrur te hutuar. Pallate te mëdha ne Manhatan te rrinë si qenie mitologjike. Ne mbrëmje ne qendër te Broadë ai e kompleksi Rockfeler ke përshtypjen se je ne mes te nje yllësi. Kufiri mes natës dhe ditës është shkrire. Kush njeh Neu York-un, njeh Amerikën. Viziton Neu York-un e gjithmonë mbetet i pa vizituar. (Marre nga Agim Shehu)

Me sa këngëtare shqiptarë ke bashkëpunuar?

Kam mbaruar Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tirane si dhe Akademine e Arteve te Bukura, Tirane. Kam përcjelle shume koncerte, festival, recital dhe incizime ne radiotelevizion. Kam marre pjese ne shume evente e debutime, koncerte muzikore te zhvilluara Brenda dhe jashtë vendit, si ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Zvicër, Kroaci, Greqi, Turqi, Amerike, Kanada e Australi. Një jete me koncerte, puna ne lokal, festimet e përvjetorëve, festat e flamurit, festa e Independencës ne SHBA, dasmat e gëzimet familjare ne Neë York, Neë Jersey, Texas, Detroid, Florida, Boston, Pensilvania, Conektika, Utah, Chikago e Michigan, kanë ndikuar në repertorin tim. Bej muzike nga te gjitha trevat e Shqipërisë. Tani pa asnjë vështirësi prezantoj këngën shqiptare ne çdo shtet ku kam shkuar dhe jo vetëm kaq, por duke qene ne qendër te te gjitha aktiviteteve qe organizohen ne SHBA, mund te them qe i kemi bere Amerikanet te këndojnë e te vallëzojnë këngët dhe vallet tona. Kam përcjelle muzikën popullore Shqiptare ne dhjetëra festival te vendit e skena ndërkombëtare, jo vetëm për komunitetin, i cili ka shume nevoje por edhe për artistet shqiptare qe ta kenë afër spektatorin e huaj, i cili na ka dëgjuar dhe për këtë unë jam shume i lumtur. Megjithatë të besh Amerikanet te vëmendshëm ndaj muzikës etnike te një vendi pothuajse te panjohur nuk është kaq e lehte. Kam një aktivitet te dendur dhe te pasur ne vlera duke shoqëruar pothuajse te gjithë këngëtaret me te mire te Shqipërisë, si: Eli Fara, Artiola Toska, Merita Halili, Hajredin Gjeta, Aurela Gaçe, Eli Gjezo, Gezim, Elsa Lila, Parashqevi Simaku, Liri Rasha , Sinan Hoxha , Shpat Kasapi, Anita Bitri, Adelina Ismaili, Vellezerit Zena, Valbona Mema, Maja, Poni, Ftamira Breccani, Mihrije Brahja, Kastriot Tusha, Rovena Stefa, Bleona Qerreti, Soni Malaj e të tjerë, Te gjithë këngëtaret e mësipërm, ku kam klikuar janë edhe me te preferuarit nga komuniteti i emigracionit dhe me te gjithë këta kam punuar ne SHBA, qofte me kontrata pune apo me raste festash te ftuar nga komuniteti Shqiptaro-Amerikan, ne raste përvjetorësh, si: festa e çlirimit, festa e flamurit, çlirimi i Kosovës, festa e independencës se SHBA, përvjetori i gazetës”Iliria”, dita e Shën Valentinit, festa e 8 Marsit, Viti i Ri e shume e shume festë atë tjera.

A te mungon Shqipëria?

Dritani: Kur shkova ne Amerike, karriera ime artistike ne Shqipëri ishte ne majat e saj. Një çmenduri e radhës ne politiken dhe ekonominë Shqiptare, me detyroje te emigroj për ne SHBA. Financiarisht ndihem me i lumtur se ne Shqipëri. Atë dite qe jam nisur për ne SHBA me është dukur sikur humba gjë në me të shtrenjte. Me erdhi keq, shume keq dhe u emocionova shume nga ndarja me familjen, po me duket sikur po le shume, shume gjera prapa, dmth sikur po le jetën time, vendin ku jam rritur. Ne Shqipëri sado te mundohesh te besh diçka, duhet te kalosh vështirësi, ndofta qe truri i njeriut nuk pranon dot dhe vjen një moment qe ti lodhesh dhe ndonjëherë i thua vetes: “Për çfarë luftoj?”. Ajo qe unë kam patur këtu nuk ma merr mendja qe ta gjej ne një vend tjetër, d.m.th te shkoj ku te dua, nuk kam për ta gjetur, por problem është qe atje ti lufton, lufton dhe nuk merr asgjë mbrapsht dhe e vetja gjë qe unë kam marre deri me sot kane qene vetëm duartrokitjet dhe asnjë gjë tjetër. Thuhet se artisti triumfon në vendin e vet dhe perëndon ne dhe te huaj. Por kjo duket se nuk ndodh me artistet shqiptare. Edhe pse ne dhe te huaj, artisti Shqiptar gjithmonë ka qene ne gjendje tu dhuroje artdashësve atë c’ka ata dëshirojnë. Është spektatori Shqiptare ai qe nuk i le artistet te bien poshtë. Duartrokitjet janë frymëzimi me i mire për artistet. Ne Artistet kemi shume nevoje për duartrokitjet e spektatoreve Shqiptare. Edhe pse jam ne qendër te aktiviteteve qe zhvillohen ne Amerike por prapë se prapë kam vite qe kam jetuar këtu (Në Shqipëri) dhe unë do te vazhdoj te këndoj shqip në Neu York, jo vetëm për te fituar por ndoshta edhe për te kontestuar pak mallin qe kam për vendlindjen time. Edhe ne Amerikë duartrokitem nga publiku, por këtu dola qe fëmijë ne skene dhe nuk e harroj këtë publik. Aq shume me mungon publiku Shqiptar saqë unë me grupin “Alba” të larguar nga Shqipëria, një dekade me parë, artistë profesioniste të këtij grupi u rikthyem në skenën shqiptare me mallin për vendlindjen, si dhe për publikun Shqiptar. Emra te tillë të njohur si këngëtarët: Merita Halili, Eli Fara , Gezim Nika, Fitore Mamaqi, Eli Gjezo, Vëllezërit Zena si dhe muzikantet e talentuar, Edmond Xhani – Kitarist, Dritan Papa – Organist, Ilir Dangellia – Organo, Maks Vathi - Klarinet, Artan Kushi – Bateri, Murat Rama – Klarinetë. I mungojnë publikut prej një kohe shumë të gjatë . Më 19 Mars 2005, me grupin “Alba” dhamë koncert në Pallatin e Kongreseve në Tiranë Koncerti u pëlqye dhe u duartrokit nga spektatori artdashës Tiranas. Nga Shqipëria me mungojnë shume gjera: prindërit, motra, te gjithë miqtë e shokët, publiku, janë te gjitha këto arsyet për ta vizituar Shqipërinë, megjithatë mundësia për ta rifilluar jetën ne Shqipëri duket shume e largët.

Si e fillove aktivitetin artistik në Amerikë ?

Pa këngë nuk ka liri, pa liri nuk ka këngë. Ne vitin 1992 me grupin artistik “Kastrioti”, mbërrita ne Neu York të SHBA. Ne fillim një muaj rresht me grupin bëmë turne me koncerte ne disa shtete te SHBA si Detroid 31 Tetor + 1 Netor ; Chikago 8 Nëntor ; Neu York 14 Nëntor; ; Ny staten Island 15 Nëntor. Gjashtë muaj rresht punuam në lokalin “Il Galeto” në Neu Jersay me këngëtaret: Ilir Shaqiri, Skënder Hasi, Mirela Llabani, Gentiana Paparisto e Paulin Trieshi. Shume mbreslënëse kanë qenë këto koncerte ku ne jemi pritur me shumë mall nga bashkatdhetarët tanë në Amerikë . Gjatë kësaj kohe ne bëmë dhe një seri kasetash audio, si dhe video “Një mbrëmje në Neu York”, “Pret nena trimin”, “Këngë dhe lot”, “Te fala nga mërgimi” etj.

A ke njohur racizëm në Amerikë?

Dritani: Ne Amerike takohen te gjitha kulturat: anglo-saksone, italianet, shqiptaret, irlandezet, afrikanet, kinezet, çifutet etj. Dhe kjo e bën këtë vend te veçante ne te gjitha mënyrat. Amerika nje shtet i krijuar me përzierjen e tere racave. Miliona emigrante gjate historisë pasi kanë ardhur ne Amerike dhe kane gjetur këtu atë qe u mungon, lirinë e mohuar ne vendet e tyre, dalëngadalë u janë përshtatur kushteve te këtij vendi, shume shpejt ndihen si Amerikane me te gjitha te drejtat. Ata qe e kane provuar Europën e dine sesa e ftohte është ajo ndaj te huajve.

Ju vini dhe ne Kosove, çfare ju lidh me Kosovës?

Dritani: Mes turmave te njerëzve qe nxitojnë për te arritur diku, janë edhe artistet Shqiptare. Nuk dimë se ku do te arrijnë, por ne kozmopolitin me te madh ne bote edhe ata kërkojnë te mbijetojnë. Ne Qershor te vitit 1994 ne Neu York te SHBA, u organizua festivali i pare i këngëtareve interpretues, te këngës popullore Shqiptare. Ne te morën pjese këngëtare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e diaspora, si: Shqipe Kastrati, Haxhi Maqellara, Eli Gjezo, Gezim Nika etj. Një bashkim këngëtaresh nga te gjitha trevat Shqiptare, ne skenën e shkollës “Klinton” me rreth 2.000 vende ne Manhatan. Ne këtë salle kënduan te gjithë shqiptaret nga Prizreni, Ferizaj, Kërçova, Dibra e Madhe, Hoti e Gruda, nga Tropoja e Tirana. Kënga i rrezon kufijte, pengesat, cenga te bashkon. Ne SHBA u dha një festival, Gëzim Nika, këngëtar i grupit “Kastrioti”, fitoi çmimin e dyte te festivalit, i shoqëruar nga orkestra “Kastrioti”, nen drejtimin tim. Është ky komunitet artistesh qe punojnë ne SHBA, prej vitesh që na lidh edhe me Kosovën. Këta njerëz kane te afërmit e tyre ne Kosove dhe qe i mbajnë lidhjet me vendin e tyre. Edhe këta festojnë. Na lidh e njëjta gjuhe e folklor. Ne shkojmë atje për te kënduar këngë te përbashkëta, kënga na bashkon.