Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Ndërron jetë këngëtari i njohur, Dr Flori.

    Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Floran Kondi, ose i njohur ndryshe si Doktor Flori, ka humbur jetën ditën e sotme. Lajmi tronditës është konfirmuar nga burime pranë urgjencës së spitalit në QSUT.

    Doktor Flori ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një moshë të re, dhe la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të vogël, i cili kishte vetëm disa javë që kishte lindur.

    Urgjenca e QSUT-së konfirmoi se i riu mbërriti pa jetë rreth orës 10:30 minuta në spital. Doktor Flori ishte pjesë e grupit muzikor “West Side Family”, së bashku me Landin dhe Mirin.

    Floran Kondi ose Dr. Flori ka lindur më 28 shkurt 1979.

    ***

    Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga përdorimi i drogës

    Në botëthuhet se ekziston një mallkim për këngëtarët e famshëm, ku shumë prej tyre nuk arrijnë dot të kapërcejnë moshën 27 vjeç. Shumë prej emrave të njohur të muzikës kanë vrarë veten me armë apo kanë vdekur nga përdorimi i drogës apo alkoolit. Flori e kapërceu këtë “pengesë”, por u nda nga jeta për shkak të përdorimit të substancave narkotike në moshën 35-vjeçare.

    Të paktën kjo është arsye për të cilën mjekët dyshojnë se ai ka gjetur vdekjen. Sipas mjeteve të QSUT-së, thuhet se Flori ka humbur jetën për shkak të takikardia-s (achycardia), rrahjeve të shpejta dhe të çrregullta të zemrës dhe kjo dyshohet se i ka ardhur nga përdorimi i drogës. 35-vjeçari ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, i cili ka vetëm dy javë që ka lindur. Si për ironi të fatit, këngëtari që aq shumë i ka kënduar Tiranës, u shua pikërisht në ditën e Çlirimit të Tiranës.

    ***

    Dr. Flori: Anonim nuk do të jem

    Florian Kondi, emri i artit i të cilit ishte Dr. Flori e nisi karrierën e tij artistike me grupin Westside Family.

    Tre çunat e Westside Family realizuan këngë të cilët tërhoqën vëmendjen e publikut. Një prej këngëve më të njohura të tyre është “Në krahët e tua do të jem”. Gjithashtu dhe kënga e realizuar me Edi Ramën, “Tirona”.

    Dr. Flori ishte autori i teksteve të këngëve të grupit, si dhe i shumë këngëve të kënduar solo apo nga këngëtarë të tjerë. Tekstet e tij ishin shumë të ndjera dhe filozofike.

    Në një prej këngëve me grupin Westside Family me titull “Mirëmëngjesi”, ai flet për peripecitë e jetës në ‘Tiranë e re’, ku ai thotë se nuk do të mbesë anonim.

    Kurse kënga e tij më e re, e cila fatkeqësisht do të jetë dhe e fundit është ajo me titull "Toke Toke".

    Shekulli.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Ndërron jetë këngëtari i njohur, Dr Flori.

    Sa keq. I qofte dheu i lehte.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Prudence për postimin:

    Irenna (20-11-2014)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Ndërron jetë këngëtari i njohur, Dr Flori.

    Po lexoja sot ate pastorin qe kish fol te Opinioni.
    Skandal. Sherbimi urgjences katastrofe.
    Ku eshte ai ministri i shendetesise me premtimet e veta dhe deklaratat e veta per sherbim cilesor?
    Kishte vajt e shoqja ne kembe ne urgjence me cunin e vogel fare ne krahe dhe ne vend qe te shkonin mjeket me te, i thone qe duhet ta conin aty? vetem 5 min larg?!!

    Ku eshte ky zoti Beqja per keto raste? Ku eshte urgjenca qe kishte vajtur pasi personi kish vdekur?
    Keto te shohi Beqja dhe mos te na jape deklarata pa lidhje.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Ndërron jetë këngëtari i njohur, Dr Flori.

    Aurela Gaçe: Ata që po shesin moral për dashnore kanë gratë e shokëve

    Nën titullin “Morali dhe të ndershmit”, Aurela Gaçe, shkruan një koment të gjatë për vdekjen e Dr Florit dhe deklaratat që pasuan këtë humbje të muzikës shqiptare. Aureola është shumë kritike me disa njerëz që bënë moralistët dhe thotë se “pikërisht këta qe sot na shesin moral, janë pikërisht ata që për dashnore kanë gratë e shokëve… madje ka raste edhe i ndërrojnë dashnoret me njeri-tjetrin”.

    Aurela në këtë koment ku shpreh edhe dhimbjen për humbjen e Dr Florit me të cilin kishte realizuar një duet të arrirë, flet edhe për të ndjerin teksa thekson: “Ai iku. Por kurrë s’ u shfaq dikush qe nuk ishte. Kurrë nuk tha jam i ndershëm. Kurrë nuk gjykoi askënd. Madje ne këngët e tij thoshte”jam po i njëjti, vazhdoj te pi prape Jack”…. foli hapur për atë që ishte…. për çfarë besonte, çfarë jetonte”. Gjithashtu Aurela ka publikuar edhe disa foto që i gjeni më poshtë.

    Ja komenti i plotë i Aurela Gaces në Facebook
    Morali dhe të ndershmit Ai iku. Por kurrë s’ u shfaq dikush qe nuk ishte. Kurrë nuk tha jam i ndershëm. Kurrë nuk gjykoi askënd. Madje ne këngët e tij thoshte”jam po i njëjti, vazhdoj te pi prape Jack”…. foli hapur për atë që ishte…. për çfarë besonte, çfarë jetonte. Edhe kur e mundi demonin e tij, atë qe vetëm ai e familja e dinte sa shume luftoi, ai përsëri doli hapur ne tv, dhe deklaroi se ishte fitimtar. Cili artist ka qene kaq troç e kaq i vërtetë e kaq i hapur te linte këdo ta shikonte siç ishte? Cili artist ishte kaq i gatshëm te lejonte këdo te kuptonte qofte edhe problemet e tij bashke me shpirtin e tij plot dashuri. Ai ashtu ishte e iku i njëjtë. Prandaj dhe e deshëm. Puna eshte tek ata-ato te “ndershmit” te “moralshmit”. Si i behet qe pikërisht këta qe sot na shesin moral, janë pikërisht ata qe për dashnore kane grate e shokeve…, si i behet me ata qe per hir te te qenit “modernë” ka raste edhe i ndërrojnë dashnoret me njeri-tjetrin….qe grave te tyre ne shtëpi u flasin me fjalorin me te ulet, pikerisht sepse s’ kane respekt per to….sepse e dine qe edhe ato rrinë me ata sepse u sigurojnë jeten….si t’ia u bëjmë atyre qe rrinë me gratë e tyre e anasjelltas, për hir te “fëmijëve” ose me sakte per sytë e botes….si t’ja u bëjmë atyre qe flenë me burrat e tyre dhe bejne sikur nuk dine qe burri fle me një, dy, tre….madje impotenca e bën te përdorë edhe viagra. Ketyre te moralshmeve te pa moralshëm si t’ja u bëjmë??? Qe sigurisht thithin nga pak kokaine tavolinave ku flasin per moral, ku mes tymit te purove e gllënjkave te whiskey-t, na shesin aq shume moral se si duhet te jete artisti, e pikërisht ai qe kurrë nuk e fshehu veten përpara askujt. Pra, na shesin aq shume moral sa *ordhët e tyre te “ndershme” mbajnë aq shume erë sa na qelben ajrin. Lëreni or dreqër te prehet i qete. Lëreni or djaj familjen te qaje djalin e vete. Lëreni edhe veten tuaj te lire ndonjëherë po ja u mbajti e dilni hapur ashtu siç jeni…por s’ mundeni se e dini shume mire te vërtetat e jetëve tuaja te mbushura me bosh, te mbushura me trishtim… e kujtohuni qe rrisni fëmije edhe ju e mund t’ju dhembe zemra njësoj ndonjë ditë. Nuk mundeni te jeni te lire si ai qe u kënaqet duke gjykuar, as ne ëndrrat tuaja me te shfrenuara. Ai ishte i lire, dhe vetja e vete. Shpirt i lire, pranoi Zotin ne jetën e tij, dhe Zoti e mori ne gjirin e tij. Unë kam hallin tuaj ku do te shkoni kur te ikni nga kjo jetë….sado tym të bëjë puroja juaj, nuk mund të bëhet re e t’ju ngrejë deri tek Zoti. Mesazh i qarte për ju qe hodhët sado pak balte mbi dhimbjen e një njeriu qe ju dha veçse dashuri mes artit te tij…qe hodhët balte mbi dhimbjen e familjes….karma mund të vije t’ju takoje ndonjë ditë….”, – përfundon komenti i Aurela Gaçes.

    (d.b/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anëtarësuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Për: Ndërron jetë këngëtari i njohur, Dr Flori.

    Ngushellime familjes.
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •