Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Prokuroria rrëzon policinë: Banda e arrestuar s’po trafikonte armë në Siri

    Emri:  trafik-armesh2-655x356.jpg

Shikime: 1814

Madhësia:  27.3 KB

    Deklarata e Drejtorit të Policisë së Tiranës për trafikun e armëve nga Shqipëria për në Siri, është kthyer brënda pak minutash një head line për median ndërkombëtare duke vënë dyshime të forta për një rrjet të trafikut të armëve drejt Sirisë dhe Irakut ku është aktiv shteti islamik.
    Por e pyetur nga Ora News, zyra e shtypit të organit të akuzës rrëzoi çdo hipotezë se grupi i arrestuar të premten po trafikonte armë në drejtim të ndonjë vendi jashtë Shqipërisë përfshirë Sirinë.
    “Agjenti i infiltruar i prokurorisë së krimeve të rënda nuk ka provuar një fakt të tillë. Madje në dy rastet kur ai duke u shtirur si trafikant ka blerë dy armë duke i deklaruar si destinacion Italinë dhe Greqinë, por në asnjë rast Sirinë.
    Ka pasur disa dyshime se të arrestuarit, një pjesë të armëve i siguronin në Serbi por në shumicën e rasteve brënda vendit.”
    Megjithatë edhe policia e Tiranës minimizoi rastin duke deklaruar se deklarata e kreut të policisë kishte të bëntë me dyshime se ky grup i arrestuar ka pasur një aktivitet trafikimi drejt Sirisë, dhe jo në rastin konkret të armëve të bllokuara në operacion.
    Të premten pas një hetimi 20 ditor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u vunë në pranga 7 persona të cilët u kapën në flagrancë ndërsa trafikonin armë të llojëve të ndryshme në kryeqytet dhe Shijak.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prokuroria rrëzon policinë: Banda e arrestuar s’po trafikonte armë në Siri

    Shpartallohet banda e trafikut në Shijak, armë nga Serbia drejt Sirisë



    Forcat e policisë gjatë një operacioni të realizuar mbrëmjen e sotme kanë finalizuar me sukses sekuestrimin e një arsenali armësh luftarake, ndërsa ka vënë në pranga 8 persona, pjesë e grupit që trafikonte armë luftarake.
    Të arrestuarit

    1. Sami Mema 44 vjeç banues në Shijak
    2. Artan Aruçi 44 vjeç banues në Shijak
    3. Alban Mançja 29 vjeç banues në Durrës
    4. Hergi Buli 18 vjeç banues në Shijak
    5. Festim Mema 19 vjeç banues në Shijak
    6. Shkëlqim Varaku 44 vjeç banues në Shijak
    7. Çlirim Xhaja 39 vjeç banues në Tiranë
    8. Ervin Xhaja 28 vjeç banues në Tiranë

    Operacioni u finalizua me sukses nga Njësia e Posaçme Operacionale në DPPSH, ndërsa mësohet se policia sekuestroi automatikë, pistoleta dhe fishekë, perkatesisht:
    -6 armë zjarri automatike tip kallashnikov
    -1 pistoletë TT
    -3 pistoleta tip miniblou
    -1 automatik tip skorpions me silenciator
    -5 granata
    -2 armë gjahu tip shotgan si dhe një sasi e konsiderueshme fitili zjarrëpërcjellës dhe municione
    Në daljen për median, drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, tha se blutë kanë shpallutr në kërkim katër shtetas të tjerë si bashkëpunëtorë të të arrestuarve në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve dhe municioneve.
    Sipas Çipës, hetimi dhe goditja e këtij grupi kriminal është bërë duke aplikuar metodat e specilaizuara të hetimit.
    Nga të dhënat e administruara ky grup kriminal dyshohet se mund të ketë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion final Sirinë.
    “Aktualisht po punohet me Prokurorinë për Krime të Rënda për hetimin e mëtejshëm të veprimtarisë kriminale të këtij grupi kriminal për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve””përfundoi Çipa.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prokuroria rrëzon policinë: Banda e arrestuar s’po trafikonte armë në Siri

    Trafiku i armëve, policia “ngatërron” Sirinë me Serbinë

    Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa tha se policia ka arrestuar 8 persona, që dyshohet se kanë trafikuar armë në Siri. Burime të Prokurorisë pohuan se të arrestuarit kishin trafikuar disa armë nga Serbia.

    Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa njoftoi mbrëmjen e djeshme se policia kishte shkatërruar një rrjet të trafikut të armëve që dyshohet se kishte çuar armë deri në Siri. Çipa tha se në kuadër të operacionit të koduar “Armëtari”, ishin vënë në pranga 8 persona dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim për akuzën e “trafikut të armëve”, kryer në bashkëpunim. Në momentin e arrestimit, të dyshuarve iu sekuestruan 12 armë zjarri, 5 granata dy armë gjahu dhe një sasi e konsiderueshme municionesh. Sipas hetimit, rezulton se grupi kriminal kryente veprime të trafikut të armëve brenda dhe jashtë vendit. “Nga të dhënat hetimore të administruara, ky grup kriminal dyshohet se mund të ketë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion edhe Sirinë”, – tha kreu i Policisë së Tiranës, duke saktësuar se hetimet për zbulimin e këtij rrjeti janë kryer me metoda speciale të hetimit. Por burime të gazetës “Mapo” konfirmuan se nga hetimi 2-mujor i kësaj çështjeje nuk është evidentuar asnjë e dhënë që tetë të arrestuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre të shpallur në kërkim të kenë trafikuar armë drejt Sirisë. “Nga hetimet e deritanishme rezulton se të dyshuarit, në të paktën një rast kanë blerë armë automatike në Serbi”, – pohuan burime të rezervuara. Sipas tyre mësohet se hetimi për këtë çështje ka nisur rreth dy javë më parë, pas informacioneve se të dyshuarit kryenin veprimtarinë kriminale të trafikut të armëve. Me autorizim të prokurorit, një agjent policie është infiltruar në radhët e të dyshuarve, duke porositur një javë më parë blerjen e të paktën 7 armëve. Të dyshuarit kanë siguruar sasinë e armëve të kërkuar nga “blerësi” me premtimin se ai do të porosiste një sasi tjetër më të madhe armësh. Disa ditë më parë, agjentët e policisë kishin porositur blerjen e rreth 30 armëve, mes të cilave, automatik “Kallashnikov”, automatik “Scorpions”, si dhe pistoleta. Pasditen e djeshme do të kryhej edhe shkëmbimi i armëve me paratë, por të dyshuarit nuk kanë mundur të sigurojnë sasinë prej 30 armësh të kërkuara nga “blerësi”. Në momentin e shkëmbimit kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat mundën të arrestojnë 8 prej të dyshuarve, ndërsa 4 prej tyre kanë mundur t’i shpëtojnë policisë.

    Të arrestuar

    Sami Mema, 44 vjeç, me banim në Shijak

    Artan Aruçi, 42 vjeç, banues në Shijak Durrës

    Alban Mançja, 29 vjeç, banues në Durrës

    Hergi Buli, 18 vjeç, banues në Shijak

    Festim Mema, 19 vjeç, banues në Shijak

    Shkëlqim Varaku, 44 vjeç, banues në Shijak

    Çlirim Xhaja, 39 vjeç, banues në Tiranë

    Ervin Xhaja 28 vjeç, banues në Tiranë

    MAPO

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •