Close
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 194
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Rama viziton Beogradin, incident diplomatik ne konferencen per shtyp



    TIRANE- Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe delegacioni qė e shoqėron kanė mbėrritur rreth orės 10:00 nė aeroportin e Beogradit, i cili ishte blinduar nga forca tė shumta policore dhe helikopterė qė monitoronin nga ajri.



    Emri:  97601_1.jpg

Shikime: 6177

Madhėsia:  99.2 KB

    Zv/kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Tedi Blushi raportoi nga Beogradi se kryeministri Rama u prit me ceremoni nderi nė aeroport nga ministri i Jashtėm i Serbisė Ivica Daēiē. Forca tė shumta policore kishin rrethuar zonėn, ndėrsa kryeministri shqiptar shoqėrohet nga 6 truproja shqiptare. Mėsohet se nė aeroport nuk ėshtė ngritur flamuri shqiptar, por valėvitej vetėm flamuri serb. Ajo qė tė bie nė sy ėshtė veshja e kryeministrit shqiptar, njė kostum i zi dhe kollare tė kuqe. Nėrkaq, mediat nga Beogradi raportojnė pėr njė interesim tė madh pėr vizitėn nė fjalė, e cila do tė ndiqet nga rreth 200 gazetarė.Vizita e Ramės nė Serbi ėshtė shoqėruar me polemika tė shumta, pas incidentit tė 11 tetorit nė Beograd, gjatė ndeshjes Serbi-Shqipėri, ku kombėtarja shqiptare u bė pre e dhunės dhe racizmit nė stadium, pas valėvitjes sė njė droni me simbole shqiptare, qė u cilėsua si provokim nga ana e serbėve. dacic pret ramen

    RAMA DHE DELEGACIONI SHQIPTAR NISET DREJT BEOGRADIT

    Ora 08:45 - Vizita dy ditore e kryeministrit Rama ėshtė e para e kreut tė qeverisė shqiptare pas 68 vjetėsh nė Serbi. Avioni me tė cilin udhėtoi delegacioni shqiptar u nis nga aeroporti “Nėnė Tereza” i Rinasit, nė orėn 08.45, ndėrsa kryeministri shoqėrohet prej njė delegacioni qė pėrbėhet nga: Ministri i Jashtėm Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes, Arben Ahmetaj. Me tė mbėrritur nė Beograd Edi Rama, do tė ketė takim me homologun e tij serb, Aleksandėr Vuēiē, ndėrsa nesėr do tė vizitojė Luginėn e Preshevės, e banuar nga shqiptarė, ku do tė takohet me drejtuesit vendorė si dhe do tė bashkėbisedojė me qytetarėt.

    AXHENDA E VIZITĖS SĖ RAMĖS

    Sipas axhendės, me arritjen e Kryeministrit shqiptar, nė orėn 11:00, nė selinė e qeverisė serbe do tė fillojė ceremonia zyrtare. Mė pas do tė vazhdohet nė takimin kokė mė kokė mes dy kryeministrave dhe mė pas do tė bėhet nėnshkrimi i marrėveshjeve nga Ministrat e Jashtėm”. Nė 12:15 minuta, do tė mbahet konferenca pėr shtyp e kreut tė qeverisė sė Tiranės dhe Beogradit. Axhenda vijon mė tej me njė takim tė shefit tė qeverisė shqiptare nė orėn 16:00 me gazetarėt. Pasditja rezervon gjithashtu axhendė tė ngjeshur, ku Rama do tė jetė i pranishėm nė forumin e biznesit serbo-shqiptar dhe ora 18 e zhvendos Kryeministrin nė Bashkinė e Beogradit. Nė axhendė nuk pėrfshihet ecja nė kėmbė e kryeministrit Rama nė rrugėt e Beogradit. Ky takim pėrmbyllė axhendėn e Kryeministrit pėr ditėn e pare. Ndėrsa me presidentin Timosllav Nikoliē, kryeministri Rama nuk do tė takohet, po ashtu ėshtė anuluar ecja nė kėmbė e Kryeministrit shqiptar nė rrugėt e Beogradit. Ditėn e martė nė orėn 05:00 tė mėngjesit do tė bėhet nisja pėr nė Preshevė e delegacionit shqiptar Pas mbėrritjes nė Preshevė, axhenda pėrcakton orėn 11.00, ku Kryeministri Rama do tė takojė kryetarin e komunės. Rama nė kėtė takim shoqėrohet nga disa ministra, si dhe dhjetėra gazetarė shqiptarė. Gjatė qėndrimit tė delegacionit shqiptar nė Beograd pritet nėnshkrimi i tri marrėveshjeve dypalėshe.

    BalkanWeb
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Rama vizitė nė Serbi, ja axhenda. Mediat: Merr ‘Qytetar Nderi’ nė Preshevė

    Kryeministri i Shqipėrisė Edi Rama niset nga aeroporti i Rinasit, pėr vizitėn zyrtare 2-ditore nė Serbi, ku sot do tė pritet nga homologu serb Vuēiē. Ndėrkohė ėshtė konfirmuar qė nė ditėn e dytė tė vizitės, pra tė martėn, kryeministri do tė vizitojė edhe Preshevėn. Grupi i protokollit tė shtetit ka mbėrritur nė Beograd paraditen e tė premtes nė njė kohė kur mediat dhe opinioni publik serb janė tė pėrfshirė plotėsisht nė ēfarė pritet tė ndodhė kėto dy ditė, kur njė kryeministėr shqiptar do tė zbresė nė Beograd pėr herė tė parė pas 68 vjetėsh. Sakaq ka tė dhėna se Presidenti Nikoliē do tė lėvizė jashtė Serbisė atė ditė pėr tė mos i dhėnė dorėn Edi Ramės, nė njė kohė kur perceptimi i pėrgjithshėm ėshtė se Edi Rama po e sfidon Serbinė duke mos shprehur asnjė luhatje pėr ta bėrė vizitėn.

    Burimet informojnė se autokolona e vogėl shqiptare do tė tejzgjatet me mjete policore dhe rruga drejt vendbanimeve shqiptare, do tė ruhet nga mijėra trupa pėrfshire edhe ato ushtarake. Pala shqiptare nuk ka pranuar tė japė asnjė shpjegim mbi atė se ēfarė Edi Rama do t’u thotė shqiptarėve tė Preshevės dhe duket se kjo vazhdon ta mbajė nė pikėpyetje konfirmimin nga ana serbe tė vizitės sė kreut tė ekzekutivit shqiptar nė krahinėn e banuar nga shqiptarėt. Mediat serbe i kanė kushtuar njė rėndėsi tė veēantė vizitės sė tij nė Preshevė, duke cituar ministrin e Jashtėm, Ivica Daēic, qė tha se nuk ėshtė problemi tek vizita e Ramės nė Preshevė, por tek mesazhi qė ai do tė pėrcjellė.

    Axhenda

    Nė ditėn e parė kreu i ekzekutivit shqiptar do tė mbėrrijė nė aeroportin e Beogradit nė orėn 09:30. Kreu i qeverisė shqiptare, sipas axhendės, do tė pritet nė takim nė orėn 11:00 nga Kryeministri i Serbisė, Aleksandėr Vuēiē, nė pallatin e Federatės Serbia me tė cilin do tė bisedojė kokė mė kokė, takim qė do tė pasohet nga ai i dy delegacioneve. Nė axhendė bie nė sy fakti se lista e takimeve ėshtė modifikuar nė krahasim me axhendėn e 22 tetorit, dhe ėshtė vendosur qė Kryeministri Rama nuk do tė takohet me Presidentin Tomislav Nikoliē, pasi ky i fundit nuk do tė jetė nė Serbi, duke shmangur nė kėtė mėnyrė takimin me kreun e qeverisė shqiptare. Po ashtu nė axhendė ėshtė hequr edhe takimi me kryetaren e Asamblesė Kombėtare tė Serbisė, Maja Gojkoviē. “Delegacioni mbėrrin nė Pallatin Serbia. Kryeministri i Republikės sė Serbisė i uron mirėseardhjen Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė. Sė bashku asistojnė nė luajtjen e himneve kombėtare dhe parakalojnė nė revistė rojėn e nderit”, thuhet nė axhendėn e takimeve. Mė pas, nė 30 minuta do tė zhvillohet fillimisht takimi kokė mė kokė Rama-Vuēiē e mė pas takimi mes dy delegacioneve. Nė orėn 12:15 ėshtė parashikuar konferenca e pėrbashkėt mes dy kryeministrave. Axhenda vazhdon me bashkėbisedim mes Kryeministrit Rama dhe dy ministrave, Bushati dhe Ahmetaj me gazetarėt nė hotel “Hyatt”.

    Mė pas delegacioni shqiptar do tė marrė pjesė nė Forumin pėr Etikė dhe Marrėdhėnie ku do tė diskutohet pėr “bashkėpunimin mes Shqipėrisė dhe Serbisė”. Delegacioni shqiptar do ta mbyllė axhendėn e takimeve, nė 19:35, ku do tė pritet nga kryebashkiaku i Beogradit. Ndėrsa mė datė 11 nėntor, delegacioni shqiptar do tė niset pėr nė Preshevė. Delegacioni shqiptar pritet tė shoqėrohet nga masa tė forta sigurie, qė sipas mediave serbe do tė jenė mė tė shumta se nė vizitėn e fundit tė Presidentit rus Vladimir Putin. Ditėn e dytė tė vizitės, Edi Rama ia ka dedikuar qendrave shqiptare nė Luginėn e Preshevės. Mysafiri nga Tirana do tė pritet me 2.000 policė nė Beograd, kurse ne Preshevė me 200 policė. Sipas tė njėjtave burime, ambasada shqiptare ka marrė njė autobus privat me qira nė Beograd ku do tė transportohet delegacioni shqiptar me rreth pesėdhjetė veta sė bashku me Ramėn drejt Preshevės, ku nė krye do tė jetė njė flamur shqiptar.

    Pas takimit me krerėt vendorė, zoti Rama do tė mbajė njė fjalim nė sheshin qendror tė Preshevės e mė pas do tė ecė nė kėmbė, ku do tė takohet edhe me qytetarė. Ndėrsa mė pas do tė vizitojė edhe maternitetin e financuar pjesėrisht nga qeveria shqiptare. Mė pas zoti Rama do tė udhėtojė drejt Bujanovcit, qytetit tjetėr tė Luginės, ku takohet me zyrtarėt lokalė, si dhe do tė vizitojė edhe njė shkollė tė mesme.

    Tė hėnėn

    11:00 Delegacioni mbėrrin nė Pallatin Serbia. Kryeministri i Republikės sėSerbisė i uron mirėseardhjen Kryeministrit te Republikės se Shqipėrisė. Sė bashku asistojnė nė luajtjen e himneve kombėtarė dhe parakalojnė nė revistė rojėn e nderit.

    11:10 Takim kokė mė kokė midis dy Kryeministrave

    11:30 Takim midis dy delegacioneve

    12:15 Konferencė pėr shtyp e dy Kryeministrave

    16:00 Bashkėbisedim me gazetaret

    17:00 Panel i organizuar nga Dr. Dusan Janjic dhe Forum for Ethnic Relations me temė “Cooperation between Albania and Serbia” nė prani tė rretheve intelektuale, biznesmenėve, trupit diplomatik, parlamentarėve serbė, pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile dhe mediave.

    19:35 Pritje nga Kryebashkiaku i Beogradit.

    Tė martėn
    Vizita nė Preshevė


    Konfirmohet vizita ne Presheve

    “Kryeministri shqiptar Edi Rama pas vizitės sė sotme nė Beograd, mėngjesin e sė martės do tė udhėtojė pėr nė Preshevė..” ka deklaruar pėr agjencinė e lajmeve “Presheva jonė” znj. Suzana Vasilevic shefe e kabinetit tė qeverisė serbe. Me kėtė konfirmim zyrtar pėr vizitėn e kryeministrit Rama nė Preshevė hiqen dilemat dhe shkrimet spekulative se Edi Rama nuk do tė shkojė apo nuk do t’i lejohet tė vizitoj qytetet shqiptare nė Jugun e Serbisė, respektivisht nė Preshevė dhe Bujanovc, nė tė cilat janė bėrė pėrgatitjet e duhura pėr kėtė vizitė tė pritur prej kohėsh. Sipas mediave, kryeministri shqiptar do tė shpallet qytetar nderi i qyteti tė Preshevės ose i Bujanocit. Ndėrsa, ēelėsi i Preshevės ėshtė gati pėr Ramėn, bėn gjithashtu tė ditur agjencia e lajmeve "Presheva jonė" referuar burimeve tė komunės.

    Presheva gati tė presė Ramėn

    Presheva zgjohet me Edi Ramėn…”Mirė se na vjen kryeministėr”. Tashmė vizita e kryeministrit shqiptar nė Serbi ėshtė konfirmuar nga tė dy palėt. Ndėrkohė nuk do tė mungojė vizita e Ramės nė Preshevė. Nė qytetin e shqiptarėve tashmė janė nė pėrfundim e sipėr pėrgatitjet pėr pritjen e kryeministrit tė tyre, shkruan agjencia e lajmeve ‘Presheva Jonė”. Billboard-at ku vihet re fytyra e Ramės janė vendosur nga gjimnazi “Skenderbeu » e deri lart tek qendra, komuna e Preshevės nė sheshin e deshmorve te UCPMB-sė. “ I dėshirojmė mirėseardhjen kryemnistrit tone Edi Rama nė Kosovėn Lindore…” ka pohuar per agjencine Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal tė Bujanocit.

    Emri:  217461.jpg

Shikime: 759

Madhėsia:  42.7 KB

    Vizita u shty pas ndeshjes

    Vizita nė Beograd ishte parashikuar nė muajin Tetor, por pas ndeshjes sė dhunshme tė futbollit Serbi-Shqipėri, kjo vizitė u shty pėr nė 10 Nėntor. Pala serbe akuzoi qeverinė shqiptare si joserioze me deklaratat qė bėri mbi ndeshjen e futbollit dhe madje hodhi akuza se njė prej organizuesve tė dronit qė u lėshua nė stadiumin ‘Partizani” nė Beograd kishte gisht vetė vėllai i kryeministrit Olsi Rama. Pavarėsisht deklaratave tė njėpasnjėshme nga Beogradi zyrtar, Rama u shpreh se do e kryejė vizitėn e planifikuar nė Serbi.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  3. #3
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    arriti Skėnderbeu ne Lezhe

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    ec aty edramovic

    Emri:  10690156_10152416973305785_7478171447443053019_n.jpg

Shikime: 735

Madhėsia:  53.9 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 10-11-2014 mė 07:55

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Dėgjova direkt konferencėn e dy kryeministrave. E ēfarė mund t'i them tjetėr kryeminstrit tone pėrveē se njė TĖ LUMTĖ tė madhe !!!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Pėrmendja e Kosovės nga ana e kryeministrit Rama duket se e prishi "magjinė" e mesazheve pėr bashkėpunim e paqe qė vinte direkt nga Beogradi. Deklarata e Ramės se Kosova e pavarur ėshtė tashmė njė e vėrtetė e pamohueshme, u cilėsua si provokim nga kryeministri serb Vuēiē, i cili u hodh nė mbrojte duke thėnė: “Sė pari nuk kam pritur njė provokim dhe qė do fliste pėr Kosovėn. Nuk do ia lejoj askujt ta ulė Serbinė kėrtu nė mes tė Beogradit, mė vjen keq qė ka folur pėr tema qė s’ishte parashikuar tė flisnim”.

    Ndėrsa Rama kometoi menjėherė pas tij, duke u shprehur sėrish se Kosova ėshtė njė realitet i pandryshueshėm. “Pėr sa i takon Kosovės, realiteti ėshtė i pandryshueshėm, sado qė kemi mendime tė ndryshme kjo s’na pengon t’ja themi njeri-tjetrit nė sy atė qė mendojmė dhe qė tė bashkėpunojmė se rruga e secilit prej nesh ėshtė njė korsi nė rrugėn e pėrbashkėt. Sa mė serioz tė jemi aq mė seriozisht do na marrė edhe Europa”.

    RAMA: PRESHEVA TĖ SHĖRBEJĖ SI URĖ, KOSOVA E PAVARUR REALITET I PAMOHUESHĖM

    Nė njė deklaratė mė tė gjatė se homologu i tij serb, kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi vendosmėrinė e qeverisė shqiptare pėr tė parė nga e ardhmja e pėrbashkėt evropiane, duke nėnvizuar se shqiptarėt kanė kurajėn, vizionin dhe besimin se bashkė me Serbinė duhet tė ecin pėrpara drejt Bashkimit Europian. Shefi i qeverisė shqiptare nuk la asnjė temė pa prekur, duke pėrmendur edhe pavarėsinė e Kosovės, pėr tė cilėn theksoi se tashmė ėshtė njė realitet i pamohueshėm, i ligjėruar dhe qė i ka shėrbyer sigurisė sė Ballkanit.

    “Pėr Kosovėn kemi dy qėndrime krejt tė ndryshme. Por realiteti ėshtė njė dhe i pandryshueshėm, Kosova e pavarur ėshtė njė realitet i pamohueshėm rajonal dhe evropian, ajo duhet respektuar. Njohja e Kosovės nga vendet evropiane qė ende nuk e njohin atė ėshtė e rėndėsishme. Pavarėsia e Kosovės e ka bėrė Ballkanin mė tė sigurtė. Ēdo perceptim i ri i Serbisė ndaj kėtij realiteti ėshtė i mirėpritur prej nesh. Ne e ēmojmė dhe promovojmė dialogun Kosovė-Serbi. Ky dialog ėshtė njė sukses evropian.”- deklaroi Rama.

    Kryeministri shqiptar theksoi se shpreson qė gjenerata e re qė qeveris Serbinė do t’i respektojė shqiptarėt e Luginės sė Preshevės si njė urė me rėndėsi strategjike pėr lidhjen e fateve evropiane tė dy vendeve.

    Shefi i qeverisė shqiptare nėnvizoi se shqiptarėt kanė kurajėn, besimin dhe vizionin pėr tė shtrirė dorėn e bashkėpunimit tė sinqertė.

    “Rastėsia desh qė njė ditė pas kremtimit tė 25 vjetorit tė murit tė Berlinit tė ngrihet sot kėtu nė Beograd flamuri kombėtar i Shqipėrisė dhe tė nderojmė himnet e njėri-tjetrit pėr tė parin takim mes dy kryeministrash pas 68 vitesh. Sa shumė varet sot e ardhmja jonė nga sa mundet tė bėjmė sė bashku nė rrugėn e bashkimit me Europėn qė veē e veē do tė jetė shumė v vėshtirė pėr secilin prej nesh. Do tė na duhet vizion, kurajo, besim i ndėrsjellė, por sidoqoftė nuk do tė jemi vetėm nėse nuk do tė lejojmė qė historia tė ndikojė negativisht marrėdhėniet mes nesh dhe qėndrimin e Europės ndaj nesh. Ne Ballkani kemi nevojė pėr Europėn e bashkuar, por edhe Europa ka po aq nevojė pėr ne. Vizioni i Europės sė bashkuar na ka bashkuar mė nė fund tė gjithėve nė rrugėn e paqes. Ne shqiptarėt e kemi edhe kėtė vizion dhe kėtė kurajo. Ju shtrijmė dorėn e njė bashkėpunimi po aq tė sinqertė saē ėshtė e sinqertė bindja jonė se fėmijėt tanė nuk duhet tė vuajnė prej sė shkuarės. Tė krijojmė sė bashku kushte tė reja tė favorshme pėr zhvillimin ekonomive dhe shoqėrive tona”- deklaroi Rama.

    VUCIC: KA ARDHUR KOHA TE SHOHIM NGA E ARDHMJA

    Kryeministri i Serbisė, Aleksandėr Vuēiē ka qėnė i qartė gjatė deklaratės sė tij nė konferencėn e pėrbashkėt me homologun Edi Rama, kur tha se ka ardhur koha qė dy vendet tona tė shohin nga e ardhmja nga BE. Problemet tona tha Vuēiē mund tė zgjidhen vetėm me komunikim.

    “Ėshtė njė lajm i rėndėsishėm se pas kaq 68 vitesh takohen kryeminsitat e dy shteteve. Unė jam i bindur qė problemet tona tė pėrbashkėta mund tė zgjidhen vetėm me komunikim. Kemi biseduar pėr tė nėnshkruar marrėveshje tė tjera pėr shkėmbime, do punohet edhe nė marrėveshjen ku qytetarėt tanė do lėvizin vetėm me karta identiteti. Duam qė komunitetet tona tė jenė nė nivelet mė tė larta, nė kuadėr tė integrimit tė vendeve tona nė BE. Kemi biseduar pėr hekurudhėn qė do kalojė nga Beogradi Podgorica dhe Tiorana, njė project qė presim tė marrim fonde nga BE”, tha Vuēiē.

    Vizitėn e Ramės ai e konsideroi njė moment tejt tė veēantė qė hap njė kapitull tė ri marrėdhėniesh mes dy shteteve

    “Sot edhe nė Shqipėri edhe nė Serbi ėshtė shumė e lehtė tė ngrihen tensione shovisniste, sepse kjo sjell edhe pikė politke por unė kam zgjedhur tė sjell mendime demokratike tė mendoj pėr zhvillimin e Serbisė pėrsa i pėrket ekononmisė dhe intergrimit nė BE. Kjo i takon prespektivės sė re tė rajonit, tė mos shohė nga e shkuara por tė shikojmė nga e ardhmja dhe njė rrugė qė na ēon drejt BE”, tha Vuēiē.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Rama: Kosova e pavarur, fakt. Vuēiē: Provokim


    Kosova ėshtė bėrė shkak pėr deklarata shumė tė forta nga ana e dy kryeministrave atij shqiptar dhe kryeministrit serb gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr media zhvilluar nė Beograd, pas njė takimi 40-minutėsh kokė mė kokė mes tyre.

    Emri:  ramavuciciaia.jpg

Shikime: 787

Madhėsia:  23.0 KB

    Nė fjalėn e tij, Rama theksoi se Kosova ėshtė e pavarur dhe ky ėshtė njė fakt. Por nė kėtė moment kryeministri Alaksandar Vucic, nė shenjė demonstrative me njė nėnqeshje nė fytyrė hoqi kufjen e pėrkthimit.

    Pas pėrfundimit tė deklaratave respektive, duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve, nė mė tė parin rast, Vucic deklaroi: "Nuk kam pritur provokime dhe nuk kam pritur qė tė flas pėr Kosovėn, por duhet tė pėrgjigjem se nuk do ta lejoj askėnd ta nėncmojė Serbinė nė Beograd".

    I menjėhershėm ka qenė edhe reagimi i Ramės, i cili me qetėsi tha: "Pėr sa i takon Kosovės, unė besoj se realiteti mbetet njė dhe i pandryshueshėm, pavarėsisht perceptimeve tė ndryshme dhe mosdakordėsisė sė plotė".


    / Top Channel
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Wordless pėr postimin:

    mesia4ever (10-11-2014)

  9. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Rama mbron Kosovėn nė Beograd, Vuēiē: Eshtė e jona, s’lejoj askėnd tė ulė Serbinė


    Kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi nė Beograd se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė realitet i pamohueshėm, qė i ka shėrbyer sigurisė dhe stabilitetit nė rajon. Ka mjaftuar kjo fjali e kryeministrit shqiptar pėr tė tensionuar konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me shefin e qeverisė serbe, i cili ka hequr kufjen, duke mos e dėgjuar mė deklaratėn e homologut tė tij.

    Kryeministri serb reagoi ashpėr, duke e cilėsuar si provokim deklaratėn e Ramės pėr Kosovėn. Duke pėrsėritur qėndrimin se Serbia do ta konsiderojė gjithnjė Kosovėn si pjesė tė sajėn, Vuēiē tha se nuk do lejojė askėnd qė tė ulė Serbinė nė mes tė Beogradit.

    “Sė pari nuk kam pritur njė provokim dhe qė do fliste pėr Kosovėn. Nuk do ia lejoj askujt ta ulė Serbinė kėtu nė mes tė Beogradit, mė vjen keq qė ka folur pėr tema qė s’ishte parashikuar tė flisnim. Kosova ėshtė pjesė e Serbisė. Ėshtė bukur tė flasim hapur qė ti themi njėri tjetrit sy mė sy se ēfarė mendojmė”- tha Vuēiē.

    Ndėrsa kryeministri Rama kometoi menjėherė pas tij, duke u shprehur sėrish se Kosova ėshtė njė realitet i pandryshueshėm. “Pėr sa i takon Kosovės, realiteti ėshtė i pandryshueshėm, sado qė kemi mendime tė ndryshme kjo s’na pengon t’ja themi njeri-tjetrit nė sy atė qė mendojmė dhe qė tė bashkėpunojmė se rruga e secilit prej nesh ėshtė njė korsi nė rrugėn e pėrbashkėt. Sa mė serioz tė jemi aq mė seriozisht do na marrė edhe Europa”.

    DRONI, VUCIC: I MIRĖORGANIZUAR, RAMA: POLITIKA S’BĖHET NĖ FUSHĖ FUTBOLLI

    Nė lidhje me hetimet e policisė serbe pėr dronin e ngritur nė stadiumin “Partizan tė Beogradit”, Vuēiē nuk ka dashur tė komentojė. “Sa pėr temėn nuk duam tė flasim pėr tė kaluarėn por pėr tė ardhmen. Droni ishte njė ngjarje shumė mirė e organizuar, shumė ditė mė parė ka pasur organizim. Ne e dėnojmė kėtė akt”, tha ai.

    Ndėrsa Rama, u shpreh se politika e shteteve kurrėsesi nuk mund tė bėhet nė njė fushė futbolli.
    “Politika e shteteve nuk lind, nuk zhvillohet dhe diktohet nė njė fushė futbolli. Ajo qė ndodhi ėshtė tregues i brishtėsisė sė jashtėzakonshme, i njė marrėdhėnie tė re qė ne kemi synimin ta vendosim. Qeveria e Shquipėrisė dhe unė si kryeministėr kemi vullnet tė plotė ta jetėsojmė pėrmes njė pėrpjekje tė pėrbashkėt konkrete qė njerėzit tanė serbėt dhe shqiptarėt, fėmijėt tan, serbėt dhe shqiptarėt tė marrin pėrfitimin e madh nga potenciali I njė paqeje tė arritur. Ne nuk jemi armiq tė njėri-tjetrit, kemi armiq tė pėrbashėkėt, varfėria, borxhi publik e deficiti. Sfida jonė e pėrbashkėt ėshtė qė tė bashkojmė forcat tė flasim me njė gjuhė, sic kemi ne nevojė pėr Europėn, Europa ka nevojė pėr Ballkanin”.


    balkanweb/
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Vizit koti.
    Shqiperin duhet ta prezantonte LSI.

  11. #10
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Pėr: Rama mbėrrin nė Serbi, pritet nga Daēiē nė aeroportin e ‘blinduar’ tė Beogradit

    Te Lumte qe u perule perpara flamurit gjakatar Serb!

    Aq duhet te kuptonte se perse nuk ishte vendosur flamuri i Shqiperise.

    TURP TURP dhe vetem TURP!!!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •