Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    “Sherr” për Kosovën, Shqipëri-Serbi përplasje në OSBE

    "Gazeta Shqiptare" zbardh sot, debatin që u zhvillua në mbledhjen e OSBE-së në Vjenë, ku përfaqësuesit e Shqipërisë dhe SHBA-ve kanë kërkuar pranimin e Kosovës në këtë organizatë, ndërsa ambasadori i Serbisë e ka refuzuar atë.

    Ambasadori shqiptar, Spiro Koçi ka propozuar pranimin e shtetit më të ri në Evropë si pjesëmarrës, kërkesë e mbështetur edhe nga zv/ambasadorja amerikane, Kate Byrnes, por kjo u kundërshtua fort nga ambasadori i Serbisë në OSBE, Vuk Zugiç, i cili ka mundur të bllokojë sërish kërkesën e tyre. Më 13 nëntor 2014 në Vjenë, Këshilli i Përhershëm i OSBE-së mbajti takimin e radhës, ku një prej shqetësimeve të delegacionit të Bashkimit Evropian, është fakti që në Kosovë, edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga zgjedhjet, nuk është formuar ende qeveria dhe institucionet e tjera. Sipas delegacionit të BE-së në Këshillin e Përhershëm, kjo situatë e krijuar po pengon reformat dhe proceset integruese të Kosovës, si dhe procesin e dialogut me Serbinë.

    QENDRIMI SHQIPTAR

    Pikërisht pas kësaj deklarate kanë reaguar ambasadori i Shqipërisë dhe zv/ambasadorja e SHBA-ve. Ata kanë shprehur keqardhjen që përfaqësuesit e Kosovës nuk janë të pranishëm në Këshill për të marrë mesazhin dhe për të ndërvepruar me delegacionet e tjera. "Shpreh keqardhjen që sërish në këtë Këshill mungojnë përfaqësuesit e Kosovës, për të marrë mesazhin, për të dhënë dhe ata informacionet e tyre, për të falënderuar BEnë, për gatishmërinë, për mbështetjen, si dhe për ta përcjellë në Prishtinë gjithë diskutimin e këtushëm", - tha ambasadori shqiptar pranë OSBE-së, Spiro Koçi. Referuar të njëjtave burime diplomatike në Këshillin e Përhershëm, ambasadori i Shqipërisë ka përsëritur thirrjen për t'i mundësuar sa më shpejt Kosovës vendin e saj në OSBE, si shteti i 58-të i saj. "Të dyfishojmë forcat të gjitha delegacionet së bashku, për të punuar në këtë drejtim e për ta bërë të mundur anëtarësimin e Kosovës në OSBE", - ka thënë Spiro Koçi. Me të njëjtat terma është shprehur dhe zv/ambasadorja amerikane, Kate Byrnes. "Ne përsërisim thirrjen tonë, që Kosova të pranohet si shtet pjesëmarrës i OSBE-së", - është shprehur ajo.

    QENDRIMI SERB

    Sigurisht që deklaratat e ambasadorit shqiptar dhe zv/ambasadores amerikane u kundërshtuan fort nga Ambasadori i Serbisë në OSBE, Vuk Zugiç. "Anëtarësimi i Kosovës në organizatë nuk është pjesë e marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar nën kujdesin e BE-së", - ka thënë Zugiç, duke insistuar fort që Kosova s'duhet të jetë pjesë e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Sipas burimeve diplomatike pranë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Serbia e ka bllokuar këtë kërkesë me të njëjtat argumente, ndërsa ka kërkuar që OSBE të vijojë qëndrimin e saj neutral ndaj statusit të Kosovës dhe të respektojë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Vendimet në këtë organizatë merren me konsensusin e 57 shteteve pjesëmarrëse të saj.

    GSH/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: “Sherr” për Kosovën, Shqipëri-Serbi përplasje në OSBE

    Shefja e grupit negociator të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), Tanja Mishçeviq, ka thënë se i vetmi shtet i BE-së që nuk e ka dhënë dritën e gjelbër për hapjen negociatave është Gjermania.

    Mishçeviq ka thënë për mediat serbe se Gjermania kërkon që para hapjes së kapitullit 32 që lidhet me kontrollin financiar të udhërrëfyesit të BE-së për Serbinë, duhet të negociohet kapitulli 35 që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

    “Ne i kemi përfunduar të gjitha përgatitjet teknike për kapitullin 32, që ka të bëjë me kontrollin financiar, por Gjermania ka vendosur që ai të mos hapet për bisedime”, ka thënë Mishçeviq.

    “Gjermania është duke e zbatuar qëndrimin e Bundestagut, nëpërmjet të cilit kërkon që së pari të hapet kapitulli 35, që lidhet me normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, dhe kapitujt 23 dhe 24 për sundim të ligjit”, ka thënë Mishçeviq.

    lajmi.net.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •